Gazeta Shqiptare

Premier League, Mançester Siti shpallet kampion

Siti përfitoi nga humbja e Mançester Junajtid

-

Mançester

Siti është zyrtarisht kampion i Anglisë. Skuadra e Pep Guardiolës ka udhëhequr me meritë kampionati­n që nga fillimi i sezonit dhe tashmë ka korrur frytet e një pune kolosale. Por "qytetarët" nuk mund të gëzonin në fushë, pasi ata ndeshjen e tyre e luajtën ditën e shtunë dhje mposhtën Totenhemin në Londër me shifrat 1- 3, duke mos e vënë kurrë në diskutim suksesin. Por, dhurata e madhe Sitit i ka ardhur të dielën nga rivali më i madh, Mançester Junajtid. Pikërisht të besuarit e Murinjos janë befasuar nga vendi i fundit në renditje, Uest Bromuiç Albion, i cili në "Old Traford" ka korrur një sukses të jashtëzako­nshëm. WBA ka triumfuar 1- 0, sukses që e mban në valle në luftën për mbijetesë, por ndërkohë ka sjellë kapitullim­in e Junajtidit në kampionat, shpresat e të cilit i mbante gjallë vetëm matematika, pasi Siti ishte thjesht i pakapshëm. Ky është titulli i pestë në histori për Mançester Sitin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania