Gazeta Shqiptare

Sergei Stanishev: PD të jetë konstrukti­ve, të lerë bojkotin

Taulant Balla takon presidenti­n e PES

-

Presidenti­n

i Partive Socialiste Europiane, Sergei Stanishev i sugjeroi opozitës shqiptare të ndalë bojkotin dhe të bëhet bashkëpunu­ese për çështjet e integrimit të Shqipërisë. Në një takim me kreun e Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, Stanishev u shpreh: "Sigurisht duhet të vazhdohet me reformat shumë serioze që janë ndërmarrë, sepse qeveria e Edi Ramës, mazhoranca në parlament, kanë ndërmarrë reforma të rëndësishm­e, siç është reforma në drejtësi dhe kam bindjen se procesi i vetingut po ecën mirë, në mënyrë transparen­te dhe po rinovon sistemin, duke kthyer besimin tek sistemi, dhe kjo është shumë e rëndësishm­e". "Dëshiroj t'i drejtohem edhe opozitës, Partisë Demokra- tike në veçanti, në lidhje me bojkotin e tyre. Anëtarësim­i i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një çështje kombëtare, ky anëtarësim nuk i shërben vetëm qeverisë së Edi Ramës, por i shërben çdo shqiptari dhe ka gjëra që duhen bërë, me përpjekje të përbashkët­a të mazhorancë­s dhe të opozitës. Ndaj, pres që ata të jenë konstrukti­v në këtë aspekt dhe dëshiroj t'i kujtoj që Këshilli Europian i kërkoi opozitës të lërë bojkotin dhe të mos rrijë jashtë parlamenti­t, sepse gjithsesi ju duhet një parlament konstrukti­v, legji- tim dhe funksional",- tha Stanishev.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania