Gazeta Shqiptare

PD padit Veliajn: Dha 2.6 milionë euro për blerjen e 400 pishave

-

bëri dje kallëzim penal ndaj kryebashki­akut të Ti ranës, Erion Veliaj. Akuza konsiston në shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Sipas deputetit demokrat, Klevis Balliu, i cili ka paraqitur edhe padinë në prokuori, Veliaj ka shkelur ligjin duke i dhënë 2.6 milionë euro për blerjen e 400 pishave kompanisë "Fusha". "Erion Veliaj ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante për t'i dhënë miliona euro të tjera kompanisë ' Fusha', të njëjtës kompani që zgjodhën për të vjedhur tek sheshi ' Skënderbej', të njëjtës kompani që po përdorin për të grabitur tokën e Teatrit Kombëtar për të ndërtuar kullat me paratë e drogës dhe korrupsion­it. Ai i ka dhënë kompanisë ' Fusha'", 2.6 milionë euro për blerjen e 400 pishave. Ligji përcakton garë transparen­te, por kur bëhet fjalë për ' Fushën', për Maliqin e Bashkisë së Tiranës ligji shkelet dhe gara eliminohet", deklaroi z. Balliu. Deputeti njoftoi se kryebashki­aku ka pranuar që një pishë të blihet me një vlerë prej 6.500 euro copa. Balliu tha se ka paraqitur në Prokurori prova filmike dhe disa fotografi që tregojnë prerjen dhe tharjen e pishave, njësoj si palmat. Sipas Partisë Demokratik­e, pronari i kompanisë "Fusha", Shkëlqim Fusha është familjar i afërt me Petrit Fushën, që drejtonte Prokurorin­ë e Tiranës dhe mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt, ku bashkia kishte përgjegjës­i penale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania