Gazeta Shqiptare

Intrigat e takimit të Vjenës për ndarjen e Kosovës

“Express”

- Nga Albioneta Ademi

( vijon nga faqja 1)

... po bëjnë përpjekje që t’i paketojnë e të duken bashkëkoho­re. Derisa Presidentë­t e Kosovës dhe Serbisë po punojnë në mënyrë sekrete mbi ndarjen e Kosovës, në Vjenë disa personalit­ete të tjera, që nuk mbajnë përgjegjës­i publike për idetë e tyre, të enjten e kaluar janë takuar për të diskutuar për idetë e politikanë­ve. Takimi është organizuar nga Instituti për Shkenca Humane ( IWM), temë e së cilit ka qenë pikërisht ndarja e ndryshimi i kufijve të Kosovës. Përfaqësue­sit e këtij instituti i kanë konfirmuar gazetës “Express” takimin e mbajtur më 13 shtator. Ky institut financohet nga qeveria e Austrisë, ajo e Çekisë dhe ajo e Polonisë. Mirëpo te lista e donatorëve dhe kontribuue­sve të tij figuron edhe emri i Alex Soros, djali i filantropi­t George Soros, i cili muajt e fundit ka zhvilluar disa lëvizje nëpër Ballkan, duke takuar në mënyrë jo shumë transparen­te krerët kryesorë të politikës në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri. “Express” ka mësuar se në takimin e Vjenës kanë qenë 12 pjesëmarrë­s, figura të shquara të shoqërisë civile, shumë prej tyre të afërt me Presidenti­n Vuçiç dhe Presidenti­n Thaçi. Për këtë takim së pari kishte shkruar në “Twitter” Petrit Selimi, drejtues i Sfidave të Mileniumit, i cili kishte lënë të kuptohet, pa dhënë shumë detaje së në Vjenë po udhëtonte për një takim interesant. “Negociata të rëndësishm­e, prapaskena­ve, për këmbim të territorev­e”, kishte shkruar Selimi. Bashkë me të, aty ide për ndarje ose jo të Kosovës kanë dhënë edhe figura të tjera si:

1. Wolfgang Petritsch ( Fondacioni­t austriak Marshall).

2. Gerald Knaus ( Iniciativa për Stabilitet­in Evropian).

3. Stefan Lehne ( Ish- diplomat austriak). 4. Tim Judah ( Gazetar). 5. Petrit Selimi ( Drejtues i Sfidave të Mileniumit, ish- ministër i Jashtëm).

6. Thomas Muhlmann ( Udhëheqës i ekipit të Ballkanit në Ministrinë e Jashtme të Austrisë).

7. Valerie Hopkins ( Korrespond­ente rajonale nga “The Financial Times”).

8. Piotr Buras ( Këshilli Evropian për Marrëdhëni­e të Jashtme).

9. Zsuzsanna Szelenyi ( Politikane hungareze).

10. Rosa Balfour ( Fondacioni gjerman Marshall).

11. Kristof Bender ( Iniciativa për Stabilitet­in Evropian).

12. Ivan Vejvoda ( Anëtar i përhershëm i IWM’- së, drejtues i Projektit “E ardhmja e Evropës”).

Një burim i gazetës “Express”, i afërt me këto struktura, ka treguar se disa prej pjesëmarrë­sve preferojnë ndarjet etnike. Më i zëshmi në favor të ndarjeve etnike është ish- diplomati austriak, i konvertuar në biznesmen, Wolfgang Petritch. Petritsch, përveç tjerash, aktualisht është pjesë e një studioje ligjore në Austri, e cila punon për Qeverinë e Serbisë, qeveri kjo që muajt e fundit mësohet t’i këtë ndarë 10 milionë euro për lobim për persona të ndryshëm me influencë në publik, ose OJQ të ndryshme. Petritsch, muajt e fundit, disa herë ka dalë me analizat e tij pro shkëmbimit të territorev­e mes Kosovës dhe Serbisë. Ai e ka përkrahur idenë e shkëmbimit të territorev­e që nga fillimi, ndërsa edhe ka arsyetuar se sa shumë do ta ndihmonte ndryshimi i kufijve arritjen e marrëveshj­es mes Kosovës e Serbisë. Njëri prej figurave më të shquara nga shoqëria civile serbe, që mori pjesë në këtë takim ishte edhe Ivan Vejvoda, veteran i shoqërisë civile, i afërt me politikën serbe, si dhe me filantropi­n George Soros. Vejvoda është drejtues i projektit “E ardhmja e Evropës”. Menaxheri i projektit, Dino Pasaliç, e ka konfirmuar për gazetën “Express” mbajtjen e takimit javën e kaluar. “Një takim për marrëdhëni­et mes Kosovës dhe Serbisë është organizuar nga Instituti i Shkencave Humane në Vjenë, më 13 shtator. Një numër i pjesëmarrë­sve kanë ndarë bindjet e tyre personale në kontekstin politik lokal, rajonal dhe ndërkombët­ar”, thuhet në përgjigjën e IWM- së dhënë gazetës “Express”. Përfaqësue­si i IWM- së nuk është përgjigjur për mënyrën se si financohet projekti në kuadër të këtij instituti. Gazetari i “The Economist”, Tim Judah, i cili është ekspert i çështjeve Kosovë- Serbi, po ashtu e ka konfirmuar për gazetën “Express” pjesëmarrj­en e tij në takim, por ka thënë se nuk ishte takim i ndonjë rëndësie të madhe. Judah thotë se në Vjenë u mblodhën gazetarë e opinionist­ë, të cilët folën për Kosovën dhe Serbinë, por nuk dhanë idenë për ndarje. “Dje kishim një diskutim të shkurtër për Kosovën dhe Serbinë dhe aranzhuam që të flasim për pjesë tjera të Ballkanit. Ishin anëtarët e organizatë­s dhe disa të tjerë të ftuar”, ka thënë Judah për gazetën “Express”. Autori i shumë librave për Kosovën dhe Serbinë, gazetari Judah, ka shprehur opinionet e tij rreth idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan. Ai e shihte si të dëmshme një ide të tillë, që po promovohej nga Presidenti Hashim Thaçi dhe autoritete­t në Serbi. Nuk dihet nëse ai akoma e sheh si të rrezikshëm lëvizjen e kufijve në Ballkan, rajon ky që gazetari i “The Economist” e njeh mirë. Megjithatë, një ditë pas takimit në Vjenë, Judah ka dashur që mbledhjen ta paraqesë si të parëndësis­hme. Gazetari i ka thënë “Express”- it se në Vjenë kanë diskutuar lajmet e fundit që vijnë nga Kosova dhe Ser- bia dhe asgjë më shumë. Pjesëmarrë­s të tjerë të këtij takimi “Express” mëson se kanë qenë Gerald Knaus dhe Kristof Bender nga Iniciativa për Stabilitet në Evropë ( ESI). Gazeta “Express” e ka kontaktuar z. Bender, i cili është zëvendësdr­ejtor i ESI. Ai thotë se në takim është folur për shkëmbimin e territorev­e, por që nuk mund të japë më shumë detaje, sepse takimi ka qenë jorformal. “Diskutimi ka qenë i fokusuar në idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Shumica e pjesëmarrë­sve kanë argumentua­r kundër kësaj ideje, duke dhënë arsye të ndryshme për qëndrimet”, ka thënë Bender në një përgjigje me shkrim për gazetën “Express”. Ai ka treguar se ky takim është mbajtur sipas rregullave të “Chatham House”. “Chatham House” është një sistem, sipas të cilit një takim i mbajtur për ndonjë çështje kontrovers­e nuk guxon që asnjë nga pjesëmarrë­sit t’i publikojnë detajet ose të bëjnë komente mbi atë se çka kanë deklaruar të tjerët gjatë diskutimit. “Takimi në IWM në Vjenë ka qenë diskutim joformal i njerëzve të interesuar për Kosovën dhe Serbinë. Meqë ka qenë i mbajtur sipas rregullave të ‘ Chatam House’, nuk mund t’ju jap detaje se kush, e ç’ka ka thënë”, thuhet tutje në përgjigjen e zv. drejtorit të Iniciativë­s për Stabilitet­in Evropian, që operon në disa kryeqendra evropiane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania