"Babalja", Xhafaj: Të flasë drejtësia, opozita po sulmon policinë

Gazeta Shqiptare - - DOSJA "AGRON XHAFAJ" -

debatin mes pozitës dhe opozitës dje u përfshi edhe ministri i Brendshëm, i akuzuar nga demokratët se po shpërdoron detyrën për të mbrojtur vëllain trafikant. Në një deklaratë për mediat, pasi vizitoi ambientet e Task Forcës Speciale bashkë me zv. Presidentin e Policisë Kriminale Gjermane, Xhafaj u shpreh se po pret vendimin e prokurorisë dhe gjykatës për këtë çështje, ndërsa shtoi se opozita po sulmon policinë me llumin e këtij vendi. "Nuk preferoj të bëj komente për ' Babalen'. Kjo çështje i takon drejtësisë. Kam kulturën e nevojshme politike, institucionale dhe ligjore të respektoj Prokurorinë. Kjo çështje është në hetim të plotë. U takon atyre dhe gjykatës të japin verdiktin. Unë jam ministër dhe dua t'u shërbej qytetarëve. Jam i fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar. Për këtë kam zgjedhur instrumentet e nevojshme dhe partnerët e duhur. Pala tjetër ka zgjedhur një rrugë tjetër që t'i dalë në krah krimit dhe të sulmojë policinë. Këto janë instrumente dhe partnerë të gabuar. Janë llumi i këtij vendi", deklaroi Xhafaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.