Debat në parlament, FSHF: Braçe sillet në Kuvend si tifoz, në stadium si deputet

Gazeta Shqiptare - - PARLAMENTI -

Federata

Shqiptare e Futbollit reagoi dje, duke thënë se ka ndjekur me vëmendje zhvillimet në Kuvend. "FSHF, ashtu sikurse edhe UEFA dhe FIFA është veçanërisht sensitive, sidomos kur shikon tendenca nga ligjvënës, edhe pse të veçuar, që synojnë në thelb të cenojnë standardet ndërkombëtare të vendosura me kohë në këtë organizatë, dhe pavarësinë e saj nga politika. Sot, fatkeqësisht, si edhe disa herë të tjera, në mënyrë të përsëritur nga i njëjti deputet, por fatmirësisht për reputacionin e parlamentit shqiptar, i vetmi që në parlament sillet si tifoz i një ekipi, dhe në shkallët e stadiumit si ligjvënës, pamë jo vetëm gjuhë ofenduese por edhe kërcënuese, që në subkoshiencë fshehin ëndrrën e vjetër të një segmenti të caktuar të politikës për të pushtuar me dhunë FSHF- në", thuhet në reagimin e FSHF. "FSHF jo vetëm garanton transparencën e saj përballë organizmave ndaj të cilave është e detyruar në bazë të rregullave t'i përgjigjet, por inkurajon, gjithashtu, punën e çdo institucioni shtetëror, apo qoftë dhe individi me pushtet, që në themel ka mirëfunksionim e kësaj organizate dhe jo ngritjen e ndonjë flamuri politik në ballkonet e saj. Duke ritheksuar besimin tonë tek institucionet e shtetit, nënvizojmë edhe njëherë se mesazhet e dala nga zëra të veçuar të politikës që baltosin jo vetëm imazhin e FSHF- së por edhe të UEFA- s do të përcillen dhe ndahen me të gjithë partnerët tanë në FIFA dhe UEFA", thuhet në deklaratën e FSHF.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.