Fino nxehet me ministrin Bushati në Kuvend: Mos qesh, po bëj detyrën

Gazeta Shqiptare - - PARLAMENTI -

Interpelanca

e deputetit Erion Braçe me ministrin e Financave Arben Ahmetaj, për kontrollin financiar në FSHF duket se ka ' ndarë' edhe deputetët socialistë me njëri- tjetrin. Ndërsa disa shpërthyen në të qeshura pas përfundimit të fjalës së socialistit Braçe, kolegu i tij, Bashkim Fino e ka duartrokitur atë, ndërsa me tone kritike, siç duket edhe nga fotot e siguruara nga LSA, Fino i është drejtuar deputetëve me fjalët: "Mos qeshni po bëni detyrën". Nga karrigia e tij në sallën e seancave plenare, Fino nuk u kursye as ndaj ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, ndërsa i kujtoi këtij të fundit akuzat e kryedemokratit Basha, dy ditë më parë. "Ti, Ditmir, mos qesh se nuk po flasim për financa, por për ato të tjerat, se ti asnjë votë nuk ke shtuar" - mësohet të jetë shprehur Fino. Dy ditë më parë kryetari i PD Basha në bashkëbisedimin më gazetaret tha: "Sigurisht për çështje zgjedhore, për çështje politike, por edhe për çështje të zgjedhjes së kryetarit të ri të Federatës së Futbollit, Ditmir Bushati ka angazhuar përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, sigurisht me porosi të Edi Ramës, për hesap të Bashkim Finos, krerët e bandës së Bajrajve. Këto janë fakte të denoncuara dhe të bëra publike"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.