Petrit Vasili: Parlamenti i uzurpuar, mazhoranca shkon për të ndarë paratë

Gazeta Shqiptare - - PARLAMENTI -

i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili u shpreh dje, se bojkoti i opozitës do të vazhdojë, pasi, sipas tij, nuk është parlamenti i qytetarëve, por i uzurpuar nga opozita. "Kjo mazhorancë ka zgjedhur të "hajë veten", pasi e ka të pamundur të bashkëjetojë politikisht me opozitën. Refuzon të marrë në shqyrtim nismat e opozitës. Mazhoranca miraton ligje të personalizuara, si ligji për teatrin, por për fat të mirë, presidenti e rrëzoi. Një tjetër problematik është se në këtë parlament shkohet vetëm për të rindarë paratë e buxhetit. Ky është një qëndrim i qartë i yni. Sa kohë ka një parlament që imponon dhe uzurpon, nuk ka vend për ne. Nuk është parlamenti i qytetarëve dhe nuk ka vend për ne",- tha Vasili, në emisionin "Top Talk", në Top Channel. Sa i përket çështjes "Babale", ai u shpreh se është një moment demaskimi i mazhorancës, shumë i qartë. "Kjo është një mazhorancë e ndërtuar mbi trafikantët dhe ata po e denoncojnë", tha Vasili. Vasili, ndër të tjera, foli edhe për kauzën e opozitës për të rrëzuar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama. "Kauza e opozitës për të rrëzuar Edi Ramën është shumë e qartë. Është një mazhorancë e inkriminuar deri në grykë. Që ta kuptojnë më mirë qytetarët duhet që të ja tregojmë me fakte dhe ngjarje konkrete. Ne e kemi bërë këtë. Pasi u denoncua çështja e "Babales", vëllai i deputetit shkoi në burg",- tha Vasili.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.