"Babalja", Salianji në prokurori: Videon e dytë ma dha Florenc Hoxha

Gazeta Shqiptare - - SKANDALI -

Deputeti

demokrat, Ervin Salianji është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dje për të dhënë shpjegime lidhur me dy video të dosjes "Babalja". Salianji u pyet këtë herë si person nën hetim për akuzën e "kallëzimit të rremë". Pas daljes nga prokuroria, deputeti demokrat u shpreh se rrjedha e hetimit ka ndryshuar. "Prokuroria ishte po aq e qartë sa edhe publiku, që rrjedha e hetimit ka ndryshuar dhe kam dhënë edhe persona të tjerë që kanë dijeni për çështjen, apo fakte të tjera që gjenden në fashikullin e prokurorisë, që mund t'i kenë dalë nga vëmendja që Taulanti prej Librazhdi dhe Ard Veliu nga Delvina kanë paguar dhe kanë dhënë ' një pako të mirë' për dëshmitarin kryesor të prokurorisë, i cili në një bisedë të lirë relaksi, duket të plotë, ka treguar të gjithë historinë e vet se si ka ardhur dhe se si është fabrikuar nga Policia e Shtetit dhe nga vartësit e Fatmir Xhafajt, për të shpëtuar jo vetëm vëllain e vet, por edhe lëkurën e vet në krye të Ministrisë së Brendshme", tha Salianji. I pyetur se cilit nga versionet e Fredi Alizotit i besonte, Salianji pati këtë përgjigje: "Unë besoj në Zot, tek Alizoti beson Edi Rama". Por mësohet se gjatë marrjes në pyetje nga dy prokurorët, Gent Osmani dhe Përparim Kulluri, deputeti demokrat ka dëshmuar se videon e dytë ia ka dhënë ish- kreu i policisë bashkiake, Florenc Hoxha, ndërsa ai nuk ka më shumë material sesa ai i transmetuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.