Presidenti shkon në Tropojë, pritet me këngë e valle

Gazeta Shqiptare - - VETINGU NE POLITIKE -

i Republikës, Ilir Meta nisi dje një vizitë në rre thin e Tropojës, duke bërë ndalesën e parë në fshatin Fierzë, ku mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rikonstruksionit të shkollës 9- vjeçare "Matosh Uka", ku ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj; ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Ky investim u realizua falë fondeve të Qeverisë japoneze dhe kompanisë së sigurimeve ' SIGAL'. Presidenti Meta, pasi u takua me nxënësit dhe mësuesit, të cilët e pritën me këngë e valle popullore të zonës, u shpreh: "Ndihem shumë i lumtur të marr pjesë në ceremoninë e rikonstruksionit të shkollës 9- vjeçare ' Matosh Uka' në Fierzë të Tropojës, që falë bujarisë së qeverisë japoneze dhe kompanisë së sigurimeve ' SIGAL', ka sot kushte plotësisht moderne. Me urimin për një vit të mbarë shkollor, jam besimplotë se këta nxënës të mrekullueshëm, duke ndjekur ëndrrat e tyre, do të jenë nesër elita intelektuale e vendit, ashtu si shumë prej të parëve të tyre, që ndër vite i kanë dhënë krenari Tropojës dhe Shqipërisë", - u shpreh Presidenti Meta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.