Qeveritë KosovëShqipëri, mblidhet për të pestën herë, takimi në Pejë

Gazeta Shqiptare - - VETINGU NE POLITIKE -

Qeveritë

e Shqipërisë dhe Kosovës do të mblidhen së bashku në Pejë, në muajin nëntor për të pestën herë së bashku. Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u zhvillua takimi përgatitor për mbledhjen e përbashkët të qeverive ShqipëriKosovë. Gjatë këtij takimi u vlerësua ecuria e deri tanishme e vendimeve të marra dhe u analizuan elementet që do të duhet të trajtohen gjatë mbledhjes së ardhshme të përbashkët të dy qeverive. Mbledhja e radhës do të mbahet në muajin nëntor në Pejë dhe do të ketë në fokus nënshkrimin e marrëveshjeve kryesisht me karakter ekonomik dhe që lehtësojnë jetën e qytetarëve të të dyja vendeve. Kjo është mbledhja e 5- të që zhvillohet mes dy qeverive. Mbledhja e fundit u zhvillua në qytetin e Korçës me 27 nëntor të vitit të shkuar në të cilën u nënshkruan dymbëdhjetë marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi në fushat si procesi i integrimit Euro- Atlantik, diplomacia, ekonomia, tregtia, diaspora, kultura, infrastruktura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.