Ish- agronomi në pension: Vila i është shitur kryegjyqtarit

Gazeta Shqiptare - - VETINGU NE POLITIKE -

Një

ish- agronom në pension që kultivon lule dhe pemë dekorative në oborrin e marrë me qira të një shtëpie të vjetër përkrah vilës 3- katëshe e lidhi ndërtesën me gjyqtarin Artur Malaj. Por, ndryshe nga 87- vjeçarja, agronomi e kishte njohur Sokrat Dautajn. "Unë di që Sokrat Dautaj ia ka shitur vilën kryegjyqtarit të Vlorës shumë herët. Unë e njihja Sokratin se më pati lidhur një çështje e imja dhe u habita", tha ai me lëvdatë për avokatin e ndjerë. Agronomi në pension, i cili e nisi biznesin e tij të vogël të luleve në ' 97- ën "kur të tjerët merreshin me armë", përshkruan të njëjtin historik të pronës. Lidhur me gjyqtarin Malaj dhe familjarët e tij, ai tha se kanë jetuar për shumë vite aty, por ai nuk kishte njohje personale se "ishin të ardhur". Ish- boksieri Ervin Çeta, i cili në Vlorë e mban gjallë pasionin për sportin përmes stërvitjes së djemve të vegjël, kujton se familja Malaj erdhi aty në të njëjtën kohë me familjen Simoni ( rreth krushqie), e cila banon vetëm disa metra më tutje. Përballë vilës 3- katëshe ndodhet edhe një tjetër e ngjashme, e zotëruar nga të afërmit e tyre, të familjes Gërveni. "Shtëpia është ndërtuar nga i vëllai, por nuk ka qenë kështu siç e shihni ju sot. Vila është bërë më vonë", thotë Çeta. "Jetonin të gjithë këtu, gjyqtari, vëllai, mamaja", shtoi ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.