Tentativë vrasjeje e drogë, arrestohen 2 persona në kërkim

Gazeta Shqiptare - - VETINGU NE POLITIKE -

MALLAKASTËR - Efektivët blu kanë zbarkuar në terren për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kështu, në sajë të një operacioni të kryer nga policia e Mallakastrës dhe drejtoria vendore e Fierit e mbështetur nga FNSH kanë bërë kontrolle të befasishme në lokale e akse rrugore për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Burime zyrtare thanë se janë shoqëruar për verifikim 8 persona me precedentë penalë. Ndërkohë, në pranga ranë dy persona, që ishin shpallur në kërkim. Konkretisht u ndaluan shtetasit Fatmir Merkaj, 26 vjeç, banues në Kutë dhe Muharrem Saliaj, 65 vjeç, banues në Fier. Merkaj ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, për të cilën Gjykata e Fierit e ka dënuar me 6 vite burg. Kjo pasi ai në datën 20.08.2016, në fshatin Kutë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin T. A, 40 vjeç. Sakaq, Saliaj u ndalua për llogari të Policisë së Gjirokastrës, pasi ishte në kërkim për trafik narkotikësh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.