Sherr me thika mes të rinjve, prangosen autori dhe i lënduari

Gazeta Shqiptare - - VETINGU NE POLITIKE -

MEMALIAJ - Një sherr me thika në Memaliaj ka përfunduar me plagosjen e një të riu. Burime nga policia lokale pohuan se u arrestua Klevis Saka, 20 vjeç, pasi ka kanosur me thikë e dëmtuar lehtë Klajdi Dervishin. Gjithashtu, është arrestuar edhe ky i fundit, pasi ka goditur me sende të forta Sakën si dhe ka thyer xhamin e parë të automjetit në pronësi të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.