Mema lë Flamurtarin, gati stoli Tiranës

Timonier, një i familjes "bardheblu"

Gazeta Shqiptare - - EMIGRANTËT NË GREQI -

Ditën

e djeshme, trajneri Ze Maria është larguar zyrtarisht nga drejtimi i Tiranës dhe po dje është emëruar edhe trajneri i ri i bardhebluve. Ardian Mema do të nisë aventurën e tij në krye të stolit bardheblu, duke i dhënë fund në këtë mënyrë bashkëpunimit me Flamurtarin si zv. trajner. Lajmi për largimin e Memës u konfirmua nga vetë faqja zyrtare e Flamurtarit në "Facebook", ndërkohë që prezantimi i tij si trajner i Tiranës pritet të bëhet gjatë orëve në vazhdim. Ka qenë vetë Mema, ai i cili ka kërkuar që të largohet nga kuqezinjtë për të marrë drejtimin e bardhebluve, gjë të cilën kryesia e klubit e ka miratuar. "Klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin e dytë Ardian Mema. ' Flamurtari Football Club' dhe Ardiam Mema kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes palëve. Duke e falënderuar për bashkëpunimin, ' Flamurtari F. C' i uron suksese në karrierën e tij si trajner", shkruhej në njoftimin e klubit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.