Ish- ministri: Nëse opozita ulet me Ramën, Balla është i pari që e ha

Gazeta Shqiptare - - QEVERISJA -

Ish-

ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, dje në emisio nin "Kjo Javë", në "News 24" u shpreh se kryeministri është sot nervoz, pasi nuk po gjen dot mekanizmin për të parë opozitën dhe parlamentin e ka bosh. "Opozita ka ende punë për të bërë, duhet racionalizuar mirë jo vetëm reagimi opozitar, por edhe përgatitja për të qeverisur nesër. Në këtë nervozitet Rama hedh shashka. Unë mendoj se me këtë qeveri nuk ka asnjë arsye për t'u ulur, por e zëmë se për një moment të caktuar, opozita ulet me Ramën, Taulant Balla është i parë që e ha nga Rama vetë. Fatmir Xhafaj nuk e shtyn dot më, jo vetëm për arsye të brendshme, por edhe për arsye ndërkombëtare. Ka ardhur edhe memoja e Fatmirit, e di ai shumë mirë, siç erdhi për Saimirin. Dhe hedh karrema për opozitën, po ju jap KLSH, po ju jap SHIK- un, përpiqet për të futur opozitën te logjika e pazarit politik dhe nëse partitë e opozitës së sotme bien në këtë logjikë, do bëjnë gabimin më të rëndë të mundshëm dhe do jetë me pasoja shumë të rënda për demokracinë në Shqipëri", theksoi Manjani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.