Zhupa: Shfaqja e fundit e Xhisielës, e detyruar të tërheqë denoncimin?

"Luksi i vajzës, makiazh i dhunës së Rexhepit"

Gazeta Shqiptare - - QEVERISJA -

Demokratët

përmes zëdhënëses Ina Zhupa reaguan dje pas kërkesës së Rexhep Rrajës për liri. Duke u ndaluar te shfaqja e fundit në publik e Xhisielës, Zhupa ngre dyshime se Xhisiela Maloku mund të jetë kërcënuar përsëri. "Rexhep Rraja ka kërkuar lirimin me pretekstin se Xhisiela ka tërhequr denoncimin! Po pse Xhisiela e paska tërhequr përsëri denoncimin? A u kërcënua përsëri ajo? A u vërtetua vallë se cigaren e kishte fikur vetë në trupin e saj? Xhisiela Maloku u filmua së fundmi teksa drejtonte një makinë të vitit 2017, që kushton mijëra euro. Gjithashtu, gazetarët vunë në dukje celular ' iPhone X' dhe syze ' Gucci', që po ashtu kushtojnë qindra euro. Ku mund t'i ketë gjetur Xhisiela kaq shumë para?! A janë këto indicie se Xhisiela Malokun e kanë detyruar të tërheqë denoncimin dhe a janë përfshirë nga prokuroria në hetim", shkruan Zhupa në një postim në "Facebook". Sipas saj: "Me Edi Ramën në krye të institucioneve, krimi është gjithmonë i pafajshëm dhe viktima fajtor".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.