"Vrasja në Mat", Xhaçka: Barbare, Zoti iu dhëntë forcë familjeve

Gazeta Shqiptare - - QEVERISJA -

Ministrja

e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vizitoi familjet e tre të vrarëve në Shëlli, Burgajet dhe Zenisht të Matit. Ajo shprehu ngushëllime në familjet, ndërsa vlerësoi punën e të vrarëve në shërbim të komunitetit. Ministrja Xhaçka shprehu bindjen se drejtësia do të bëjë punën e saj dhe se autori do të marrë dënimin e merituar. Ministrja Xhaçka vlerësoi punën e tre punonjësve të bashkisë, të cilët ranë në krye të detyrës duke ndërtuar rrugët e fshatrave. Ajo e cilësoi ngjarjen si barbare, ndërsa u shpreh se duhet forcë për të tejkaluar këtë "masakër" të ndodhur në rrethin e Matit. "Kjo është në ngjarje barbare, Zoti iu dhëntë forcë familjarëve", theksoi ministrja e Mbrojtjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.