Të vegjlit: S'hyjmë në zgjedhje pa depolitizimin e KQZ- së

Gazeta Shqiptare - - SKANDALI -

I zhgënjyer nga tryeza konsultative për reformën zgjedhore, Koço Kokëdhima kërcënoi dje se partitë e vogla joparlamentare nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, nëse nuk depolitizohet totalisht administrata zgjedhore, përfshirë KQZ- në. "Nuk do të pranojmë kurrë të futemi në zgjedhje dhe të marrim pjesë në votime kur votat tona t'i numërojnë Edi Rama dhe Lulzim Basha", deklaroi z. Kokëdhima. Kjo që po përgatitet sipas Kokëdhimës, është një farsë e re elektorale, e cila nuk është ajo që kërkon Bashkimi Europian për negociatat. "Në Tiranë nuk po përgatitet reforma e re zgjedhore, por farsa e radhës në zgjedhje", tha ai. Përfaqësuesi i Partisë Aleanca Demokratike, Eduard Abazi u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të ndikojnë për një ligj të drejtë zgjedhor. "Ndërkombëtarët duhet ta besojnë tashmë se dakordësia me të mëdhenjtë nuk ka sjellë rezultat, ndaj ndikimi në rregullimet ligjore të garantojë zgjedhje të lira dhe me standarde", deklaroi z. Abazi. Në këtë tryezë morën pjesë disa përfaqësues të partive joparlamentare, të cilat përpiluan një deklaratë ku kërkojnë përfshirjen e tyre në procesin e reformës zgjedhore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.