Kushi: Në një nga udhëtimet me çarter isha unë dhe kryeministri

Denoncimi i Salianjit, socialistja mbron Ballën

Gazeta Shqiptare - - SKANDALI -

Deputetja

socialiste, Evis Kushi reagoi dje pas denoncimit të bërë nga kolegu demokrat, Ervin Salianji, mbi udhëtimet e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla me trafikantin e drogës. Referuar datave të një prej udhëtimeve në të cilat Salianji tha se Taulant Balla ka udhëtuar jashtë shtetit me trafikantin e drogës Edmond Bego, Kushi shkruan se bashkë më kryeministrin Rama, vetë ajo dhe deputetët Balla e Kryemadhi janë nisur për një udhëtim, vizitë pune, në Bruksel, në 8 dhjetor 2014, ora 12: 23. "Lexova në media se deputeti Ervin Salianji, person në hetim ' për kallëzim të rremë në bashkëpunim' me ' Babalen', kishte hedhur përsëri baltë pa pikë turpi mbi kryetarin e grupit dhe kolegun tim, Taulant Balla. Meqenëse në një nga udhëtimet për të përfaqësuar Shqipërinë kam qenë edhe unë më datat 8- 9 dhjetor 2014, e sqaroj opinionin publik që më datë 8 dhjetor 2014 ora 12.23 jemi nisur bashkë me kryem- inistrin Rama, deputetët Taulant Balla, Monika Kryemadhi dhe unë për në Bruksel", - shkruan Kushi. Ajo i konsideron një çmenduri shpifjesh deklaratat e deputetit demokrat. Kushi i kujton atij paketën antishpifje të propozuar nga kryeministri Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.