Kapen duke vjedhur vilën në Ishull- Shëngjin të Lezhës, arrestohen babë e bir nga Kurbini

Gazeta Shqiptare - - SKANDALI -

LEZHË - Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar "Vila", ndërsa ka arrestuar në flagrancë duke grabitur në një vilë babë e bir. Bëhet fjalë për 42- vjeçarin Bardhok Miza dhe djalin e tij E. M. 17 vjeç, banues në Kurbin. Mësohet se dy autorët e dyshuar janë kapur në momentin që po nxirrnin materialet nga vila e sh- tetasit N. K. në Ishull- Shëngjin të Lezhës për t'i transportuar. Blutë bëjnë me dije se në banesë nuk kishte njeri, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe pajisjet shtëpiake që po tentonin të vidhnin si frigorifer, tavolinë, karrige, lavatriçe, disa vegla pune dhe pajisje të tjera shtëpiake. Gjithashtu, policia ka bërë të mundur dokumentimin edhe të disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë, pas të cilave dyshohet se janë babë e bir. Mësohet se më datë 27 shtator ata dyshohet se kanë vjedhur me thyerje marketin në pronësi të E. L., në Shënkoll- Lezhë. Ndërsa më datë 9 tetor, dyshohet të kenë vjedhur dyqanin e elektrosh- tëpiakëve në pronësi të M. Xh. në Lezhë. Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale "Vjedhje" kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 134/ 2 i Kodit Penal. Gjatë operacionit të efektivëve të Lezhës u shoqëruan gjithashtu për verifikim 7 persona të tjerë, kryesisht me precedentë penalë të mëparshëm për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.