Vrau me thikë të riun, në pranga 25- vjeçari

Gazeta Shqiptare - - SKANDALI -

TIRANË - Dy ditë pas vrasjes me thikë të 30vjeçarit Holti Hajdari në rrugën "Bego Hoxha" në Kombinat, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes. Policia bën me dije se është vënë në pranga Muhamet Sallahi, 25 vjeç, pasi mbrëmjen e 11 tetorit ka goditur me thikë disa herë 30vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale "Vrasja me dashje".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.