Çështja çame, Idrizi: Harta që po i merr det e toka Shqipërisë

Kreu i PDIU: Bushati para 1 viti desh u anëtarësua në shoqatë si çam i konvertuar “Ne nuk harrojmë as miqtë, as armiqtë tanë”

Gazeta Shqiptare - - MARRËVESHJA - Valentina Madani

ështja çame është pika ndarëse tashmë mes PDIU- së dhe qeverisë "Rama". Kreu i PDIU- së, Shpëtim Idrizi tregon për "Gazeta Shqiptare" arsyet pse ikën nga koalicioni me PS- në dhe iu bashkuan aleancës së kryesuar nga Lulzim Basha. Idrizi thotë se kur mazhoranca mori mandatin, e kishte në program çështjen e gjenocidit çam, por më pas e hoqi, gjë që detyroi prishjen e marrëveshjes dypalëshe. Sipas tij, qëndrimi i qeverisë ndaj çështjes çame dhe ndryshimi total i kursit bën që PDIU të kalojë në opozitë. Me opozitën e drejtuar nga Lulzim Basha firmosi në prani të Presidentit të nderit të Asamblesë Parlamentare të OSBE- së, zotin Migliori. Garancia ishte e fortë për Shpëtim Idrizin, saqë nuk e "frikësoi" fakti se në të njëjtin front me të kundër Ramës është edhe Vangjel Dule i PBDNJ- së. "Unë e di shumë mirë cilët janë pjesëtarët e koalicionit, sepse lexoj edhe gazetat, por marrëveshja është programore dhe jo individuale. Kur ti punon për një marrëveshje programore, nuk mund të bësh negociatat në të pëlqen apo jo një tjetër anëtar i koalicionit. Ajo që më pëlqen është që çështja çame është në programin e opozitës dhe do të jetë në programin e qeverisë së saj", - tha z. Idrizi. mirë në masakrën e fundit elektorale, PDIU doli e vetme dhe haptas në program dhe qëllime kundër politikave qeveritare ndaj çështjes kombëtare, ekonomisë dhe zhvillimeve të tjera të natyrës tepsi. Po ju kujtoj që në këto zgjedhje PDIU u votua me mbi 76 mijë vota, 35 për qind më shumë se në vitin 2013, por u masakrua në mandate në Tiranë dhe në Fier dhe nga marrëveshja RamaBasha për mosformimin e koalicioneve në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Por, për shkeljen e Kodit Zgjedhor, për vjedhjen e mandateve të PDIU, për mospërfaqësimin e mbi 76 mijë votave nuk flet njeri.

Kjo do të thotë se nuk keni qeverisur me Edi Ramën?

Në fakt, nuk kemi qenë asnjëherë në qeveri, thjesht bashkëpunonim për reformën administrative dhe padyshim për çështjen çame. A e dini që në mandatin e kaluar kjo mazhorancë e kishte në programin e qeverisë çështjen e gjenocidit çam e sot nuk ka më? E dini besoj që deri dje Rama e Bushati flisnin e bërtisnin për çështjen çame sa na çudisnin edhe ne për këta "trima" që kishte nxjerrë Shqipëria, e sot thonë që "na falni pak se ashtu ishte loja e ne duhet ta përdornim çështjen çame si çakmak për të nxehur temperaturën me Athinën që të ulemi në tavolinë? E dini be- soj që deri dje Bushati bashkë me ne do e çonim çështjen çame në Bruksel te komisioneri Han, që së bashku me heqjen e ligjit të luftës të ishte një ndër çështjet kryesore të dialogut Athinë- Tiranë. E dini besoj që kur shoqata "Çamëria" e PDIU kërkuan publikisht e zyrtarisht të takoheshin me Bushatin e të informoheshin për ecurinë e bisedimeve, për çështjen çame, të ashtuquajturën marrëveshje e detit etj., Bushati nuk denjoi as të na takonte më, megjithatë para një viti desh u anëtarësua në shoqatën "Çamëria" si çam i kon- "Në fakt, nuk kemi qenë asnjëherë në qeveri, thjesht bashkëpunonim për reformën administrative dhe padyshim për çështjen çame. A e dini që në mandatin e kaluar kjo mazhorancë e kishte në programin e qeverisë çështjen e gjenocidit çam e sot nuk ka më?", tha z. Idrizi. vertuar. Po besoj e dini se ndërkohë që Bushati nuk denjoi të na takonte, përgjigjen na e jepte Ciprasi. Kotziasi e i "famshmi" Pamenos ( që një vit më parë i veshur me rroba ushtarake kërcënonte në kufi me trupa Shqipërinë): "Çështja çame nuk ekziston, nuk kemi folur kurrë për çështjen çame e jemi të kënaqur me marrëveshjen me Shqipërinë". E pastaj Rama që ka vendosur të bëjë marrëveshje të partneritetit strategjik me një vend që nuk njeh as çështjen çame e as shtetin e Kosovë. S'e di çfarë duhet më tepër sesa kaq për të kuptuar se nuk ka lëvizur PDIU, por ka lëvizur rilindasi ( po të dëgjonin aty ku u prehet shpirti rilindasit, që formësuan ideologjinë kombëtare e shtetin shqiptar s'e di çdo të ndodhte). Kur thashë ka edhe më, e kisha fjalën për marrëveshjen për toponimet që u bë për 700 pleq çamë, që janë të moshës 75 vjeç e sipër, do detyrohen të ndryshojnë vendlindjen e tyre në pasaportat e veta, pronë e shtetit shqiptar, apo implementimin e marrëveshjes së turpshme për ushtarët grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore që erdhën si pushtues dhe pranuan për reciprocitet që shqiptarët e Çamërisë, të cilët u vranë, u masakruan pleq, gra, fëmijë, burra jo në luftë, jo me armë në dorë, por në shtëpitë e tyre, të mos kërkohej të kish- in një varr si për çdo njeri që lë këtë botë e do nderuar nga të gjallët. Mirë për Ciprasin të rënët në luftë pushtuese vlejnë e ata të Çamërisë nuk vlejnë, por edhe për Ramën e Bushatin nuk vlejnë! Kjo e fundit është pika ndarëse, apo bashkuese. Qëndrimi i qeverisë ndaj çështjes çame dhe ndryshimi total i kursit të saj për këtë çështje na nxjerr automatikisht në opozitë.

Ku konsiston marrëveshja me PD- në dhe a ka bërë të pakënaqur brenda vetë PDIU- së kalimi në opozitë?

Pikat e marrëveshjes sonë tashmë janë bërë publike, sepse nuk është një marrëveshje kulisash netëve pa gjumë, por një marrëveshje programore, e cila sheh përtej opozitës. Pa dyshim në qendër të vëmendjes është çështja e gjenocidit çam si prioritet i PDIU- së dhe vlerësimi i prioriteteve programore reciproke. Më duhet të theksoj se me koalicionin me PD- në, ne jemi në një habitat të natyrshëm të spektrit politik. Për sa i përket pakënaqësisë, nuk e gjej një gjë të tillë, sepse bashkimin në koalicionin opozitar dhe marrëveshjen e kemi diskutuar në forumet e partisë, sidomos në Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar. Pra, nuk është një vullnet i thjeshtë i kryetarit të partisë, por forumeve të saj. Në këtë këndvështrim besoj se kemi përmbledhur aspiratën e anëtarësisë dhe votuesve tanë. Por, ne si PDIU nuk harrojmë as armiqtë dhe as miqtë tanë...

... Dhe tashmë keni zënë miq të rinj. Por në koalicion me PD- në është edhe PBDNJ e Vangjel Dule, a përbën për ju ndonjë problem bashkëpunimi me ta në të njëjtën llogore dhe a keni pasur mundësi që të flisni nga afër për këtë çështje me zotin Basha, apo qoftë edhe me vetë me zotin Dule? Cili ka qenë reagimi i tyre?

Tani, ne kemi nënshkruar një marrëveshje me Partinë Demokratike, me zotin Lulzim Basha dhe si garant kemi pasur Presidentin e nderit të Asamblesë Parlamentare të OSBE- së, zotin Migliori. Ne jemi në një koalicion opozitar, me atë përbërje që ka opozita, por marrëveshjen e kemi me kreun e opozitës dhe partinë e tij. Unë e di shumë mirë cilët janë pjesëtarët e koalicionit, sepse lexoj edhe gazetat, por marrëveshja është programore dhe jo individuale. Kur ti punon për një marrëveshje programore, nuk mund të bësh negociatat në të pëlqen apo jo një tjetër anëtar i koalicionit. Ajo që më pëlqen është që çështja çame është në programin e opozitës dhe do të jetë në programin e qeverisë së saj. Besoj se është e qartë që kemi bërë marrëveshje me kryetarin e PDsë dhe mesa di unë, PD ka edhe rreth 30 parti të tjera e gjysmat e tyre nuk i njoh. Ju mos prisni që unë t'i them Bashës fjala vjen ndonjë fjalë për Nard Ndokën, megjithëse edhe ky ka ankesa. Ne jemi politikanë që funksionojmë në bazë programesh, jo sentimentesh individuale.

Cila është përgjigja juaj për ata që PDIU- në e quajnë si parti klienteliste…?

Nuk kam asnjë përgjigje për njerëz punëkotë që merren me thashetheme. Ne nuk kemi qenë kurrë në pushtet, nuk kemi pasur asnjëherë 1 ministër dhe qenkemi "klientelistë"?! Na kanë vjedhur votat, na kanë djegur mandatet dhe qenkemi "klientelistë"?! As 1 për qind të pushtetit nuk ka ushtruar PDIU dhe qenka "klienteliste"?! Ne kërkojmë hapjen e dosjeve për politikanët dhe qenkemi "klientelistë"?! Ne kërkojmë bashkimin kombëtar dhe qenkemi "klientelistë"!.

Atëherë përse ju quajnë të tillë...?

Po, unë e di përse e bëjnë, kanë një agjendë denigruese,

"Bushati nuk denjoi as të na takonte më, megjithatë para një viti desh u anëtarësua në shoqatën ' Çamëria' si çam i konvertuar. Po besoj e dini se ndërkohë që Bushati nuk denjoi të na takonte, përgjigjen na e jepte Ciprasi", u shpreh kreu i PDIU.

Kreu i PDIU- së, Shpëtim Idrizi dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha pas firmosjes së marrëveshjes së përbashkët

Kreu i PDIU- së, Shpëtim Idrizi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.