Errësirë?

Gazeta Shqiptare - - MARRËVESHJA -

Pak ditë më parë ndërroi jetë poeti i njohur shqiptar Fatos Arapi. Është nga të pakët shkrimtarë shqiptarë, që pati fatin e madh të ndjente prej së gjalli se ishte pjesë organike e klasikëve të njohur shqiptarë. Ndaj, askush nuk u habit që Parlamenti shqiptar mbajti një minutë heshtje për të, kurse Biblioteka Kombëtare, çeli menjëherë një ekspozitë me veprat e tij.

Për shumë vite kishte heshtur dhe zgjedhja e tij ishte respektuar nga komuniteti i njerëzve të artit dhe jo vetëm. Duke e parandjerë ndoshta limitin e jetës, por edhe krizën e madhe morale të vendit, ai i ishte përshfaqur publikut vetëm përmes veprës së vet. Por, jo përmes komunikimit. Refuzonte për këdo...

Fatos Arapi mbetet një nga poetët më të vyer të gjuhës sonë, me një lirizëm të këndshëm, që mund të lexohet edhe për shumë fasha shoqërore. Nuk shqetësohej shumë për atë që mund të thoshin dhe të kumtonin të tjerët, sepse e quante misionin e vet të përfunduar në letërsi. Duhet thënë se vepra e Fatos Arapit nuk është masive ndaj tashmë për kritikët ka mundësi të shumëllojta për ta shqyrtuar e për të gjetur elementë dhe pika vlerësimi të ndryshme. Një ndihmë e madhe erdhi nga vetë i ndjeri që u nda ballëhapur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.