PROLOG

Gotti's Rules - - Xhorxh Anastasia - Xhorxh Anastasia Qershor 2014

Xhon Alite ishte vrasës, tra kant droge dhe gangster. Gjatë aktivitetit të tij kriminal, për plot njëzet e pesë vjet, ai u tregua shumë i dhunshëm me njerëzit: disa i goditi me thikë, disa i qëlloi me armë, shumë të tjerë i rrahu me tuba hekuri, shkopinj gome e bejsbolli. Nuk është krenar për të kaluarën e tij, por të paktën nuk e fsheh. Fundja, i tillë ishte. Por tani ka ndryshuar. Të paktën ky është pozicioni i tij sot, në vitin 2014, teksa përpiqet të llojë një jetë të re. Ky ish-gangster me nam, tani pesëdhjetë e pesë vjeç, ka vendosur të bëjë një jetë normale, ndërsa tenton të zbulojë se si doli nga binarët dhe se si mund të ndërtojë një të ardhme krejt ndryshe sot. - Ndonjëherë as vetë nuk e kuptoj se si ndodhi, - thotë ai. Shumë njerëz ia bëjnë këtë pyetje vetes. Përgjigjja është e thjeshtë. Ai e bëri atë punë për të tuar para, për të jetuar mirë dhe për të forcuar pozitën e tij në familjen ma oze Gambino. Shumicën e krimeve, sipas tij, i kreu me urdhër të Xhon A. Gotit ( Xhon Anxhelo Goti - i njohur si Xhuniori) dhe ndonjëherë me urdhër të Xhon Xh. Gotit ( Xhon Xhozef Goti), babait të Xhuniorit. Alite rrëfeu pjesë të kësaj historie përpara dy jurive të gjykatës federale në Nju Jork. Njëri gjyq përfundoi me dënimin e një krimineli të rrezikshëm. Në gjyqin tjetër juria nuk arriti të merrte vendim unanim.

Historia e Alites është një pasqyrim i vërtetë dhe mizor i krimit të organizuar. Teksa sjellim ndër mend gjithë këtë histori, kuptojmë se përvojat e tij, të detajuara gjatë seancave paragjyqësore të marrjes në pyetje nga FBI-ja, gjatë deponimit nga banka e dëshmitarit dhe gjatë intervistave për këtë libër, janë pjesë të tablosë së përgjakshme plot kurthe, pabesi, tradhti e dhunë, e cila përshkruan rënien e ma es amerikane. Kjo organizatë, dikur e fuqishme, e pacenueshme dhe e rrezikshme, ka humbur pushtetin e saj në botën kriminale amerikane, duke rënë pre e akuzave të shumta federale dhe duke pësuar një dobësim të sistemit të “vlerave” që e mbajti në këmbë për dekada me radhë.

Në vitin 2009, Alite dëshmoi në gjyqet e gangsterit Çarls Karnelia, dhe bosit të ma es, Xhunior Goti. Karnelia u akuzua për mashtrim, shantazh dhe vrasje, dhe u dënua me burgim të përjetshëm, të cilin është duke e vuajtur edhe sot e kësaj dite. Goti shpëtoi paq pasi juria e pati të pamundur të merrte një vendim përfundimtar për tri akuza. Ashtu si Alite, tani Xhuniori është i lirë dhe jep versionin e vet mbi këtë histori. Ai mohon shumicën e deklarimeve të bëra nga Alite, përfshirë akuzat se është marrë me tregtinë e drogës, ka vrarë ose ka urdhëruar disa vrasje.

Xhuniori ka mohuar gjithashtu bashkëpunimin me autoritetet. Një dokument i FBI-së, që do të detajohet më poshtë në këtë libër, e hedh poshtë këtë pretendim. Në këtë dokument pesëfaqësh, i njohur me përcaktimin numerik “302”, përshkruhet takimi i 18 janarit 2005, kur Xhunior Goti dhe dy avokatët e tij u takuan me prokurorë federalë dhe agjentë të FBI-së në prokurorinë e Manhatanit.

Xheri Kapisi, koka e gazetarëve investigativë në Amerikë, dha i pari lajmin për përpjekjen e Xhuniorit për të bashkëpunuar. Dokumenti “302”, që nuk është publikuar kurrë më parë, e kon rmon raportin e Kapisit, që bazohej në burime të sigurta. Takimi u përshkrua si një “seancë me propozime speci ke”, një negociatë gjatë së cilës një i akuzuar pranon të rrëfehet përpara autoriteteve me qëllim që të shfajësohet ose të arrijë një marrëveshje bashkëpunimi. Asgjë që thuhet gjatë këtyre

seancave, nuk mund të përdoret kundër të akuzuarit ose çdokujt tjetër nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Me sa duket, Xhuniori dhe avokatët e tij nuk ranë në ujdi me autoritetet, por kjo gjë nuk i pengoi ata që të vazhdonin përpjekjen e tyre. Siç pasqyrohet në këtë dokument, pavarësisht mosarritjes së marrëveshjes, Xhunior Goti dha informata për vrasje, policë e politikanë të korruptuar, in uencën e familjes së tij ma oze në prokurorinë e Kuinsit dhe matrapazllëqet e tij, përfshirë një plan që kishte me një bashkëpunëtor, për të shndërruar një vendgrumbullim mbeturinash në një qendër paraburgimi në Bronks, të cilën do t’ia shiste bashkisë për njëzet milionë dollarë.

Xhunior Goti dhe avokatët e tij mund t’i shtrembërojnë faktet si të dëshirojnë. Dokumenti në alë është i pakontestueshëm. Gjatë shkrimit të këtij libri nuk u tentua asnjëherë të intervistohej ndonjë nga kampi i Gotit. Përshkrimi i historisë së Alites në një narrativë të tipit “ai tha, ata thanë” do të ishte i padobishëm.

Gotët mohojnë çdo deklarim të Alites. Nga ana tjetër, Alite mohon shumë pak gjëra. Versioni i tij i ngjarjeve që kanë lënë gjurmë në jetën e tij – një version që autoritetet federale e miratuan kur ai u betua para trupit gjykues – është një histori me vrasje, para e tradhti. Kjo është jeta e një njeriu që bënte pjesë në botën e krimit, një jetë që e tundoi drejt pasurisë, që e bëri tmerrësisht të dhunshëm dhe që e përballi me situata nga të cilat shpesh shpëtoi për je të perit.

Mund të jetë gjithashtu një histori shpengimi, por kjo nuk mund të shpjegohet në këtë pikë.

Sfondi i kësaj historie është familja Goti dhe ma a amerikane; e shprehur më saktë, familja Goti dhe rënia e ma es amerikane. Asnjë individ nuk ka qenë aq i lidhur me botën kriminale, tashmë në grahmat e fundit, sesa Xhon Goti.

Goti ishte një bos ma oz, të cilit i pëlqente të ishte në qendër të vëmendjes; ishte një gangster i famshëm, i cili s doi traditën e padrinove të kohëve të ndritura të ma es. Padrinot synonin të shtonin pasurinë,

jo të dilnin në faqet e para të gazetave. Gotit ia mori mendja se mund t’i bënte të dyja dhe për shumë kohë ia doli mbanë. Ai dhe i biri ishin mishërimi i narcizmit ma oz. Xhuniori (në këtë histori ai referohet me emrin Xhunior, edhe pse ai me të atin kishin emra të dytë të ndryshëm) ishte një gangster kokëkrisur, agresiv, egocentrik dhe arrogant, i brezit të dytë. Donte të ishte sa më i privilegjuar dhe i pushtetshëm. E adhuronte të qenët gangster, por kurrë nuk mësoi se si funksiononte vërtet ma a.

Mendjemëdhenj dhe arrogantë, rrugaçë me kostume të shtrenjta, Gotët vepruan sipas rregullave të tyre. Bazuar në këto rregulla, ata mund të bënin gjithçka që dëshironin.

Kjo ishte pjesë e hipokrizisë së familjes ma oze Goti. Imazhi i projektuar prej tyre nuk përshtatej me realitetin. Sipas Alites, edhe nofka “Doni elegant” 1 nuk i shkonte aspak atij. Po të mos kishte pasur dikë që të ishte ekspert në zgjedhjen e rrobave dhe ta mësonte se si të vishej, ky ish-gangster do të vishte tesha me kuadrate, vija dhe ngjyra të ndezura dhe jo rroba të modës së fundit dhe elegante, prej nga mori edhe nofkën “Doni elegant”.

Natyrisht që mediet ndihmuan në krijimin e këtij imazhi. Xhon Goti ishte në kopertinën e revistës “Time”; kishte një artikull me germa të mëdha në faqen 6 të gazetës “New York Post”; ndonjë klip i shkurtër, ndonjë batutë e tij jepej në llim të edicionit të lajmeve. Xhon Goti ishte imazhi i ma es amerikane në fund të shekullit XX. I biri ndoqi gjurmët e të atit në zgjerimin e “perandorisë”. Mund të thuhet se Cosa Nostra kishte vendosur të shkëputej nga bota e krimit përpara se të shfaqeshin Gotët. Në fakt, italo-amerikanët e gjeneratës së dytë dhe të tretë nuk arritën kurrë të ishin gangsterë të vërtetë. Më të mirët dhe më të mençurit e atij komuniteti sot janë mjekë, juristë apo mësues. Në fund mbetet llumi. E kështu gangsterët përfundojnë më të këqijtë e komunitetit. 1 Goti u bë i njohur si “Doni elegant” (“The Dapper Don””) për rrobat e tij të shtrenjta dhe daljet e shpeshta në televizion. (Të gjitha shënimet janë të përkthyesit.)

Kësaj kategorie të fundit i përkisnin Gotët. Me shtimin e masave më të so stikuara për zbatimin e ligjit, mbikëqyrjen elektronike me teknologji të avancuar dhe ligjin RICO2, po bëhej çdo ditë e më e qartë se ma a amerikane po e humbte betejën me shtetin. Më pas i humbi vlera omerta-s, kodit të heshtjes që dikur mbronte burrat e nderit. Mos harroni asnjëherë se ma a ka qenë gjithmonë një fasadë. Mario Puzo, Frencis Ford Kopola dhe Martin Skorsese kanë krijuar histori rreth veprimtarisë ma oze, dhe publiku ka krijuar një perceptim duke u bazuar në këto vepra artistike të mrekullueshme.

Nëse ka ekzistuar ndonjëherë snikëria dhe nderi (unë personalisht nuk e besoj këtë gjë), këto tradita janë zhdukur dy apo tre breza më parë. Ma a amerikane mori sistemin e vlerave të komunitetit italo-amerikan dhe e bastardoi atë duke e përdorur për për timet e veta. Konceptet e nderit, besnikërisë dhe respektit, koncepte që vazhdojnë të karakterizojnë pjesën më të madhe të familjeve italo-amerikane, ashtu si makaronat dhe qoftet për darkën e së dielës, u deformuan në një kod sjelljeje që u jepte pushtet dhe status gangsterëve dhe ma ozëve.

Xhon Goti e luajti mirë këtë lojë. Xhunior Goti e shfrytëzoi atë, por asnjëherë nuk diti të luante si duhej. Në mënyrë krejt ironike, Alite, me prindër shqiptarë, e kuptoi këtë lojë më mirë sesa Xhuniori. Mësonte më shumë me kalimin e moshës. Në llim u tundua dhe u magjeps nga ma a, e tërhoqi pushteti dhe karizma e familjes Goti, por më pas u abuzua prej saj. Në fund, u shkëput fare. Mos vallë ai bashkëpunoi me drejtësinë për të shpëtuar lëkurën? T’i lëmë kësi pyetjesh. Kjo është pjesë e historisë së tij.

Por në këtë libër do të zbuloni më shumë se kaq; janë përpjekjet e përditshme për të mbijetuar ndërsa rritej rrugëve të Udhevënit, në Kuins, mundësia për t’u bërë lojtar bejsbolli në kolegj, tundimi për

2 Ligj kundër veprimtarisë së organizatave kriminale.

t’u marrë me tregtinë e drogës, para dhe dhunë si anëtar i zakonshëm i bandës e më pas në epiqendër të saj. Dhe më në fund, jeta e tij në arrati në disa shtete përpara se të vendosej në Brazil, një përvojë trevjeçare llimisht interesante dhe më pas pikëlluese. Si llim, ai shijoi plazhet fantastike dhe vajzat e bukura të Kopakabanës. Pastaj vuajti mes minjve në qelitë e lagështa dhe të qelbura të dy prej burgjeve më famëkeq të Brazilit. Alite kaloi dy vjet në atë ferr. Më në fund u ekstradua në SHBA, ku do të përballej me akuza për vrasje dhe mashtrim.

Pak kohë pas kthimit, në mars 2007, ai negocioi një marrëveshje dhe pranoi të bashkëpunonte. Dy vjet më vonë u ul në bankën e dëshmitarit.

- Besoja në diçka që nuk ekzistonte, - thotë ai teksa shpjegon vendimin e tij për të kallëzuar veprimtarinë kriminale të bandës. Këtë shpjegim ua paraqiti dy jurive federale. Po këtë shpjegim jep edhe gjatë seancave javore me një terapist.

Rregullat që referohen në mënyrë të përsëritur në këtë libër, kanë dalë në pah nga analiza personale e Alites gjatë veprimtarisë së tij kriminale në familjen ma oze Gambino. Këto qenë kodet e parashtruara nga Xhon Goti, që duhej të zbatoheshin nga Alite dhe kushdo tjetër në organizatë. Nuk ishin rregulla të shkruara. As nuk qenë gdhendur në pllaka guri. Qenë si urdhëresa të pandryshueshme. Atë që i shkelte, e priste vdekja. Për çudi, përjashtim bënin Gotët.

Kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime profesionale duke u marrë me gazetari. Kam mësuar të strukturoj një histori në bazë të përgjigjeve të katër pyetjeve kryesore që llojnë me “Kush?”, “Çfarë?”, “Ku?” dhe “Kur?”. Sidoqoftë, kam menduar gjithmonë se pyetja më e rëndësishme, ajo që e ushqen më shumë historinë, është një e pestë që llon me “Pse?”. Pse Alite veproi kështu? Pyetja vlen si për veprimtarinë e tij kriminale, ashtu edhe për vendimin e tij për të bashkëpunuar.

Ky libër mund të ofrojë një përgjigje. Ose, ashtu si në dëshminë e Alites, mund të rezultojë si juria e pavendosur që nuk i dha drejtim çështjes.

Por sigurisht që do të zhbëjë mitin e familjes Goti. Nder, besnikëri, snikëri? Nëse doni gjëra të tilla, më mirë lexoni “Kumbarin”. Ndërkohë që po shkruhej ky libër, itej përsëri për një lm që do të nancohej nga Xhuniori dhe motra e tij Viktoria, e cila, me sa duket, ka mësuar ta manipulojë medien. “Nën hijen e tim eti” është titulli i propozuar. Xhon Alite jetoi nën hijen e të dy Gotëve. Historia e tij është absolutisht e ndryshme nga trillimet e Xhuniorit dhe Viktorias.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.