KAPITULLI 1

Gotti's Rules - - Rregullat E Gotit -

Në llim mbështolli tehun e thikës me shirit ngjitës, vuri mbi të një leckë të vajosur, pastaj e mbështolli sërish me shirit ngjitës dhe në fund e futi armën me kujdes në rektum. Nuk ishte momenti për të menduar se ç’marrëzi po bënte. Kjo ishte luftë për mbijetesë. Dhe në momente të vështira, Xhon Alite ishte i gatshëm të bënte gjithçka për të mbijetuar.

Mendja i thoshte se, po të gjendej përpara vdekjes, nuk do ta linte këtë botë pa luftuar. Kishte kërkuar një rrugëdalje nga kjo situatë dhe thika i jepte shpresë. Prej rreth gjashtë muajsh e kishin mbyllur në burgun “Ari Franko”, një nga burgjet më të tmerrshme të Brazilit. Deri tani kishte arritur ta përballonte atë ambient të skëterrshëm. Madje kishte bërë edhe emër aty. Statusi dhe paraja bënin punë edhe brenda mureve të burgut, dhe ndonjëherë, më shumë sesa jashtë.

Por tani e kishte punën pisk. Drejtori i korruptuar i burgut e kishte kapur keq me të, pasi e konsideronte ngatërrestar. Alite dhe disa nga të burgosurit e tjerë kishin organizuar një bojkot. Ata nuk do të blinin mallrat kontrabandë që bashkëpunëtorët e drejtorit i sillnin në burg çdo ditë. Duke e tensionuar edhe më tej situatën, ata kishin hapur alë se, nëse ndonjë i burgosur do të guxonte të blinte ndonjë gjë, do t’ia bënin turinjtë përshesh.

Kjo ishte vetëm përplasja e radhës që ndodhte në burg, por këtë herë drejtori po humbte shumë para; ndoshta dy apo tre mijë dollarë

amerikanë në javë. Prandaj kishte vendosur që Alite, ma ozi i krekosur nga Nju Jorku, duhej të ndëshkohej.

Pas pak orësh, tre apo katër gardianë të shoqëruar nga të burgosur që bënin si cuba kur drejtori kishte ndonjë hesap për të larë, do të vinin te qelia e tij. Një gardian tjetër, në kampin e Alites, mik i tij dhe i liderëve të “Komandës së Kuqe” 3, e kishte informuar për planin e thurur kundër tij. Ia merrte mendja se ç’do të ngjante, por në këtë rast ai me miqtë e tij të “Komandës së Kuqe”, një organizatë kriminale që kishte pushtet si në rrugë ashtu edhe në burg, i kishin duart të lidhura. Kështu që thika mbetej mundësia e vetme.

Gardianët dhe të burgosurit, njerëz të besuar të drejtorit, do ta fusnin në një qeli tjetër disa kate nëntokë për t’i dhënë një mësim të mirë. Kështu ndodhte gjithmonë me të burgosurit që krijonin probleme për autoritet e burgut. Më e pakta, mendonte Alite, do ta rrihnin mizorisht. Ekzistonte mundësia që edhe ta vrisnin.

Kishte menduar se reputacioni i tij si një i burgosur amerikan – për më tepër një ma oz me emër – do t’i krijonte njëfarë mbrojtjeje, por i kishte bërë llogaritë gabim. Po ta vrisnin në këtë vrimë minjsh, shpjegimi zyrtar do t’i shfajësonte autoritetet. Një sherr me thika mes të burgosurve? Një kon ikt për kontrabandë droge? Një aksident? Kishte dhjetëra mënyra për të “shpjeguar” vdekjen e tij. E kush do ta mësonte të vërtetën? E kush do ta vriste mendjen?

Në Shtetet e Bashkuara, agjentët federalë vazhdonin ndjekjen e Xhunior Gotit dhe të gjithë personave që punonin për të. Nëse Alite, dikur bashkëpunëtor i ngushtë i Gotit në botën e krimit dhe biznesit, nuk do të ishte arratisur, tani do të gjendej i mbyllur në një burg amerikan. Në vend të burgut amerikan, siç kishte bërë gjithë jetën, kishte zgjedhur të luftonte sipas mënyrës së tij. Pasi mori arratinë, përfundoi në Brazil dhe tani në këtë qeli.

“Ari Franko” njihej si një burg i skëterrshëm. Disa vjet më vonë, në

3 Komanda e Kuqe (Comando Vermelho) është një organizatë kriminale braziliane që merret kryesisht me trafik armësh dhe droge.

2011-ën, një hetim special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me problemet në sistemin e burgjeve të Brazilit, rekomandoi se burgu në alë duhej të mbyllej dhe një mijë e pesëqind personat që vuanin dënimin aty, duhej të transferoheshin në burgje të tjera. Kur të dhënat e raportit të OKB-së u bënë publike - itej për një sistem të korruptuar, qeli me parazitë, raste të shumta torturash dhe abuzimesh, dhunë e pamotivuar si dhe vrasje të të burgosurve - ministri i Drejtësisë së qeverisë së Brazilit, Hoze Eduardo Kardozo, u shpreh në këtë mënyrë: “Nëse do të më duhej të vuaja dënimin në një prej burgjeve tona, më mirë të vdisja”.

Kur u publikua ky raport, Alite ishte larguar prej kohësh nga ky burg, por nuk kishte nevojë që një panel i OKB-së t’i tregonte gjendjen e atjeshme. Ai i kishte përjetuar vetë tmerret që ndodhnin në atë burg. Ndërsa priste që të vinin gardianët, e dinte fare mirë se kjo mund të ishte dita e fundit e jetës së tij. Ishte pothuajse e pamundur të përshkruhej gjendja që po përjetonte. Ai ishte një gangster amerikan i arrestuar pas një urdhri të lëshuar nga Interpoli. Përpara se ta kapnin në Brazil, ai kishte udhëtuar në shumë vende; nga Shtetet e Bashkuara kishte shkuar në Europë, pastaj në Afrikë, e më në fund kishte përfunduar në Amerikën Latine. Gjatë gjithë këtij itinerari kishte shkuar tri herë në Kubë. Teksa çonte nëpër mend gjithë këtë aventurë, ndërkohë që mundohej të ambientohej me objektin e huaj të futur në prapanicë, Alite mendoi se do të kish qenë më mirë sikur të kishte qëndruar në Havanë. Kuba nuk ishte pjesë e rrjetit të Interpolit dhe kishte shumë pak mundësi për ekstradim.

Paratë i mjaftonin dhe kishte shumë miq kubanë. Prandaj mendonte se në Kubë do të kalonte një jetë të qetë e të sigurt.

Por në fund, kishte vendosur të jetonte në Brazil. Nuk është një zgjedhje e keqe kur mendon për jetën në atë vend. Banonte në Kopakabana, në Rio, kishte krijuar miqësi, kishte lluar punë si trajner boksi në një palestër dhe kishte një të dashur, e cila përfaqësonte gjithçka që dëshiron një burrë kur fantazon për femrat e bukura, seksi dhe pasionante të këtij vendi.

Por ai qëndroi më gjatë nga ç’duhej në Brazil. E dinte edhe vetë këtë. E kuptoi disa ditë përpara arrestimit. Xhon Alite kishte jetuar, kishte punuar dhe kishte kryer krime në shumë vende, ndaj ishte gjithmonë në dijeni për botën që e rrethonte. Qoftë kur ndodhej në një qoshe rruge në Kuins të Nju Jorkut, aty ku u rrit, qoftë kur udhëtonte me tren nga Amsterdami në Paris, e nuhaste menjëherë kur gjërat nuk shkonin sipas planit. Dhe në shumicën e rasteve, do të bënte ndonjë marifet për ta shmangur problemin ose do të përballonte situatën e krijuar.

Ulur në qelinë e burgut, ai mendonte për të kaluarën. Çfarë mund të kishte bërë? Çfarë duhej të kishte bërë? E dinte mirë se duhej të ishte shpërngulur më shpejt. Dhe në fakt e pati plani kuar largimin nga Brazili. Do të shkonte në Venezuelë, Argjentinë ose Kolumbi. Kjo do të ishte zgjidhja e duhur. Por papritmas, në një qoshe rruge jo shumë larg nga apartamenti i tij, u rrethua nga forca të shumta policore. Trupa të ndërhyrjes së shpejtë të policisë ushtarake braziliane u shfaqën gjithandej; dilnin nga rrugicat e hidheshin nga makinat. Një helikopter vërtitej sipër kokës së tij.

Lajmi për kapjen e tij u transmetua në të gjitha televizionet. Një nga krerët e rrezikshëm të ma es amerikane, i kërkuar për vrasje, vjedhje dhe mashtrim, ishte arrestuar në një rrugicë të Kopakabanës. “Mbreti i krimit të Nju Jorkut arrestohet në Rio,” ishte titulli kryesor i gazetave ditën e nesërme. Referimi si “mbret” ishte paksa i ekzagjeruar, Alite e dinte këtë, por ky “titull” e ndihmoi kur e rrasën në qelitë e errëta të burgut famëkeq “Ari Franko”. Të gjithë të burgosurit dinin shumë gjëra për Xhon Aliten, ndaj shumë prej tyre donin të zinin miqësi me të. Ata kishin dëgjuar dhe lexuar histori të ndryshme për Aliten, bashkëpunëtor kryesor i Xhunior Gotit dhe anëtar i hierarkisë së lartë të familjes ma oze Gambino, i cili ishte arrestuar dhe pritej të ekstradohej në Tampa të Floridës, ku do të përballej me shumë akuza për vrasje dhe me shumë gjasa e priste dënimi me vdekje.

Ai ishte një gangster i famshëm amerikan, një gringo me shumë

para dhe lidhje. Ishte dikush që ia vlente ta njihje. Kjo gjë e ndihmoi që ta përballonte më lehtë jetën e dhunshme të burgut.

Ai plani koi të paguante dorëzaninë për të dalë nga burgu brazilian, të kundërshtonte me çdo kusht ekstradimin dhe më pas të arratisej nga ky vend nëse gjërat nuk shkonin sipas planit. Lirimi me kusht dukej thuajse i pamundur, kështu që po kurdiste një arratisje. Jeta në burg ishte e papërshtatshme, por jo e papërballueshme. Ashtu si në çdo burg të botës, paraja i bënte gjërat më të lehta. Dhe për fat të mirë, ai kishte shumë para.

Ishin para të tuara nga tregtia e drogës dhe vëniet e gjobave. Një pjesë të tyre ia kishin sjellë familjarët. Sipas porosive të tij, të afërmit kishin shitur pronat që ai zotëronte në Nju Xhersi dhe ua kishin dërguar paratë bashkëpunëtorëve të tij në Brazil.

Gjashtë muaj pas arrestimit me urdhër të Interpolit, Alite vazhdonte të kundërshtonte ekstradimin, teksa gjendej në burgun “Ari Franko”. E dinte mirë se, nëse do të përfundonte në Tampa, kishte shumë pak mundësi për të dalë i larë. Atje kishte një juridiksion konservator me gjykatës dhe juri që merrnin vendime të ashpra dhe nuk i honepsin gangsterët njujorkezë. Nëse kthehej, do të kishte vetëm dy mundësi: burgim i përjetshëm ose dënim me vdekje me injeksion. Për këtë arsye, ai këmbëngulte që të qëndronte në Brazil. Ndërkohë, do të shtrydhte trutë se si të shfrytëzonte sistemin gjyqësor brazilian dhe do të vendoste për hapin e mëtejshëm. Arratisja ishte një alternativë, por kjo nuk mund të ndodhte në “Ari Franko”. Duhej të mendonte diçka sa më shpejt, që ta zhvendosnin në një burg me nivel më të ulët sigurie dhe këto gjëra realizohen vetëm me para.

Gjatë kohës që ishte në burg kishte menduar gjerë e gjatë dhe ndoshta atëherë i kishte lindur ideja për të luajtur kartën më të fortë. Do të bënte ç’të mundte për të mbijetuar. Do të bënte ç’të mundte për veten dhe familjen e tij. Kishte katër fëmijë nga dy marrëdhënie të ndryshme. Kishte një të dashur; në fakt, më shumë se një. Kishte nënën, babanë, vëllanë, motrat, mbesat, nipërit, xhaxhallarët dhe

hallat. Veçanërisht fëmijët, ata kishin nevojë për përkujdesjen e tij.

Nuk shqetësohej më për ma en si “familja” e madhe. Kishte arritur në këtë përfundim prej shumë kohësh, por kurrë më parë nuk e kishte pranuar haptazi. Ndërsa rrinte ulur në burg duke kaluar nëpër mendje vendet ku kishte qenë, çfarë kishte bërë dhe nëse do të ishte në gjendje të vazhdonte aty ku e kishte lënë, lloi të mendonte të paimagjinueshmen. Mos po kërkonte të justi konte veten për vendimin që mund të merrte? Ndoshta. Me shumë gjasa, kështu do të shpreheshin shumë njerëz pas ngjarjes që mund të pasonte, por Xhon Alites nuk i interesonte më asgjë e këtillë.

- Njerëzit që më njohin, e dinë se pse veprova në atë mënyrë, - thotë ai disa vjet më vonë, ndërsa gjerb kafenë në një restorant në pjesën jugore të Nju Xhersit, jo shumë larg nga Filadel a. – Të tjerët, ata që nuk më njohin, të shohin punën e tyre. Nuk kanë pse të fusin hundët.

Këta njerëz të tjerë nuk kishin parë ato që kishte parë Xhon Alite dhe as nuk kishin përjetuar ato që kishte kaluar ai. Më në fund, Alite vendosi të dëshmonte në favor të Departamentit të Drejtësisë kundër Xhunior Gotit dhe një tjetër ish-bashkëpunëtori.

Xhon Alite u dënua me dhjetë vjet burg dhe tani po përpiqet ta vërë jetën në vijë.

Kjo ishte karta e fortë me të cilën luajti. Tani duhet të jetojë me pasojat e atij vendimi. Por nuk e ka problem. Paratë kanë shteruar, por, në disa qarqe, gëzon statusin e dikurshëm. Në Nju Jork e kudo qarkullon pa teklif, si më parë. Vazhdon të jetë truplidhur dhe në formë të mirë zike, megjithëse mosha bën të vetën. Dhe, siç pohon vetë, është më i mençur. Ish-gangsteri – me okë të errët, sy kafe të mprehtë, 175 cm i gjatë, me trupin plot tatuazhe, ecën me kokën lart dhe shikon çdokënd në kokërr të syrit. Ai nuk fshihet; as që i shkon në mend të bëjë diçka të tillë. Është kthyer në lagjen e tij dhe ka festuar me shokët e vjetër në klubet e natës më të frekuentuara në Kuins dhe Manhatan. Ka njerëz që e shohin vëngër, por të tjerë e pranojnë krahëhapur Xhonin e vërtetë.

Teksa futej në rrethin e ngushtë të organizatës së Gotëve, Uilli Boi Xhonsoni, një prej gangsterëve më të njohur në atë kohë, i kishte dhënë një këshillë: - Hap sytë dhe mbyll gojën. Xhonsoni, ashtu si Alite, më pas u kthye kundër Gotëve. Nuk kaloi shumë kohë dhe Xhonsoni u gjet i vrarë. Xhon Alite është gjallë dhe gëzon shëndet të plotë.

Anxhelo Ruxhero, një anëtar i kupolës së familjes ma oze dhe një nga shokët më të ngushtë të Xhon Gotit, e kishte paralajmëruar kohë më parë. Ruxhero ndodhej në shtratin e vdekjes; e konsideronin persona non grata në familje.

– Xhon Goti nuk e vret mendjen për njeri tjetër veç vetes, - i kishte thënë Ruxhero. – Shkëputu sa më parë prej tij dhe të birit!

Alite gjendej mijëra kilometra larg Nju Jorkut, ndërsa sillte ndër mend këto biseda dhe ngjarje të tjera të jetës së tij që e kishin shpënë drejt burgut brazilian. Ndërkohë që zyrtarisht nuk mund të pranohej asnjëherë si anëtar me të drejta të plota në familjen kriminale Gambino, për shkak të prejardhjes shqiptare, e dinte fare mirë se në terren ishte një gangster më pragmatist dhe më i zoti se Xhunior Goti dhe shumica e pjesëtarëve të tjerë të organizatës. E dinte gjithashtu se familja Goti shqetësohej më shumë për formën sesa për përmbajtjen; babai ishte bërë personazh mediatik dhe nuk tregohej aspak realist; i biri ishte një ngatërrestar që nëse nuk do t’i përkiste kësaj familjeje, do t’ia bënin kurrizin më të butë se barkun ose do ta kishin hequr qafe kohë më parë; dhe e bija, Viktoria, një princeshë e llastuar e ma es, e cila çdo gjë e bënte për të rënë në sy.

Gotët ishin bërë personazhe telenovelash përpara se Viktoria të bëhej pjesë e serive televizive me ngjarje të vërteta nga jeta e familjes së saj. Përpara këtyre serive, Alite kishte qenë pjesë e historisë së vërtetë. E dinte se një ditë edhe ai mund të kishte fatin e Xhonsonit dhe Ruxheros; ishte thjesht një vegël e Gotëve, ndaj mund ta eliminonin në momentin kur nuk do t’u hynte më në punë. Kështu, vendimi për të

bashkëpunuar me drejtësinë, kur mendonte se ç’e priste, nuk ishte dhe aq i vështirë për t’u marrë. Kishte të bënte drejtpërdrejt me mbijetesën. Nëse bënte marrëveshje me autoritetet federale, ai do të shkelte rregullat e botës së krimit, por Gotët, atë e bir, vëllezër dhe xhaxhallarë, i kishin shpër llur këto rregulla prej kohësh.

Ma a nuk merret me drogë? Xhon Goti toi miliona dollarë nga tregtia e heroinës dhe iu kundërvu bashkëpunëtorëve të tij në këtë biznes jo sepse ishte kundër tra kut të drogës, por sepse rrjeti i tyre u zbulua nga FBI-ja. Alite e di mirë këtë sepse me urdhër të Gotit, ai u mor me zgjerimin e tregut dhe sepse i tregoi më vonë Ruxhero, një prej drejtuesve të këtij rrjeti.

Xhon Goti ishte një burrë i nderit? Sikur të pyesnim Pol Kastejanon për këtë? Ish-bosi i familjes ma oze Gambino u vra prej mikut të tij, Xhon Gotit, në një natë të ftohtë dhjetori.

Mbyllur në qelinë e burgut brazilian, Alite lloi të kuptonte se Gotët ishin ca njerëz anormalë, ca ma ozë ekscentrikë, që morën drejtimin e një prej organizatave kriminale më të fuqishme në Amerikë dhe e rrënuan atë. Nepotizmi, lakmia dhe tradhtia zëvendësuan nderin dhe besnikërinë që ditën kur Xhon Goti u vu në krye të organizatës. Xhunior Goti ndoqi gjurmët e të atit. Manipulues si i ati, por çuditërisht krejt i paaftë për të kuptuar jetën e rrugës, ky burracak, në më shumë se një rast, ndonëse bashkë me Aliten, ngaqë nuk e përballonte dot presionin e rrugës, zhdukej nga sytë këmbët.

- U pëlqen të thonë se ai ishte shoku im më i ngushtë, - u referohet Alite reportazheve mediatike në lidhje me marrëdhënien e tij me Xhuniorin. – Nuk është e vërtetë. Nuk e kisha shok. Unë thjesht e ruaja atë.

Sipas këndvështrimit të Alites, Xhunior Goti ishte shumë i pabesë dhe s’e kishte për gjë t’u ngulte thikën apo edhe t’u fuste plumbin personave të pafajshëm e më pas, kur të bëhej e madhe, t’ia hidhte fajin dikujt tjetër. Kur vinte puna për të për tuar, nuk ishte aspak ndryshe nga djemtë e tjerë të pasur e të përkëdhelur të baballarëve të famshëm.

Gjëra të tilla kishte menduar Alite gjatë arratisë për më shumë se një vit. Ishte koha kur dëgjoi se Xhuniori po përpiqej të negocionte me prokurorinë për të zhvilluar një “seancë me propozime speci ke”, në të cilën do t’u jepte prokurorëve informacione në këmbim të paprekshmërisë së tij. Këto mendime e përndiqnin gjatë orëve të qeta në qeli.

Hapat e rëndë të gardianëve u dëgjuan teksa po binte muzgu. Fillimisht i kërkuan të zhvishej lakuriq. E kishte parashikuar këtë gjë. Ishte pjesë e punës së tyre. Pastaj e nxorën nga qelia dhe e shoqëruan përgjatë korridorit. Hapën një portë dhe lluan të zbrisnin ca shkallë. Me shumë mundim përpiqej të ecte normalisht. Nuk donte që, nga e ecura, ta kuptonin se ishte i armatosur.

Ishin katër gardianë me pushkë dhe dy të burgosur, njerëz të besuar të drejtorit, që mbanin në duar shkopinj gome. Njërin prej tyre e njohu. Ishte një i dënuar me burgim të përjetshëm. Quhej Bomba dhe ishte një trupmadh që dendej me drogë. Drejtori e përdorte në kësi rastesh. Ai bënte ç’t’i thoshin. Në këtë rast, Alite ishte i sigurt se do të torturohej nga Bomba. Të paktën ky ishte plani i drejtorit.

Fundja, kjo ishte më se e kuptueshme. Gardianët nuk donin t’i hapnin telashe vetes. Duke përdorur Bombën, do ta kishin të lehtë të mohonin gjithçka. Gazetat akoma shkruanin për një biznesmen kinez, i cili qe arrestuar në aeroport me tridhjetë mijë dollarë të fshehur në rroba. E kishin paditur për pastrim parash. Biznesmeni donte të nisej për në SHBA, ku e prisnin e shoqja me të bijën. Për fatin e tij të keq përfundoi në “Ari Franko”. E vranë pas katër ditësh. Në raportin e autopsisë thuhej se e kishin rrahur dhe torturuar brutalisht. Alite mendonte se biznesmeni kinez kishte refuzuar të paguante gardianët. Shtatë prej tyre qenë akuzuar. Ky rast ishte shndërruar në incident ndërkombëtar.

Këtë herë nuk donin të ndodhte një incident tjetër i këtyre përmasave.

Prandaj kishin marrë Bombën me shokun e tij. Të besuarit e drejtorit ishin thjesht të burgosur, që në këtë rast gëzonin një status gjysmë

zyrtar. Por mbeteshin të burgosur dhe një sherr mes të burgosurve nuk ishte një ngjarje e pazakontë në një ambient të tillë.

Katër gardianët dhe dy kriminelët e futën Aliten në një birucë pa tualet, pa lavaman, pa energji elektrike. Kjo dhomëz gjendej poshtë shkallëve, në një pjesë të burgut ku rrallëherë shkelte njeri. Ndoshta vetëm në raste të tilla. Ata hapën derën dhe e shtynë Aliten brenda. Dera u mbyll me forcë. Alite qëndronte mes territ të asaj biruce. I vetëm. Priste. Çfarë do t’i ndodhte vallë?

U desh pak kohë derisa sytë t’i ambientoheshin me errësirën. I dukej sikur e kishin futur në një çark. Tre metra gjerësi, tre metra gjatësi. Vinte era jashtëqitje, urinë e gjak – ajo çka kishte mbetur, mendonte ai, nga viktima e fundit.

Duke e lënë vetëm, donin t’i fusnin frikën në palcë. Por çuditërisht Alite ishte i qetë. Eci përqark birucës për të krijuar një ide për hapësirën. Mezi shikonte, por sytë po i mësoheshin. Në një qoshe, u ul galiç dhe nxori thikën.

- Kur e mbështollëm thikën, lamë një copë spango që dilte nga shiriti ngjitës, - tregon ai duke shpjeguar se si e kishin ndihmuar disa të burgosur brazilianë, anëtarë të Komandës së Kuqe. - Ishte si një tampon. Tërhoqa spangon dhe doli thika.

Kishte një dorezë të vogël, ndërsa tehu, rreth pesëmbëdhjetë centimetra i gjatë, ishte mprehur si brisk në gur.

Alite e çmbështolli me kujdes. Rreckën e ndotur dhe shiritin ngjitës i hodhi në një cep ku nuk dukeshin. Kushedi sa do të rrëshqiste nëse i shkelte. Pastaj lloi të ushtrohej në përdorimin e thikës, duke goditur në mënyrë imagjinare. Bëri edhe disa pompa. Po i ziente gjaku kur dëgjoi se dikush po hapte derën. - Gati je, gringo? – tha Bomba, i pari që hyri brenda. Alite kërceu vrik duke i mbyllur derën të burgosurit tjetër që po bëhej gati të hynte pas Bombës. Iu vërsul Bombës, sytë e të cilit nuk qenë mësuar me errësirën. Në llim i çau tejpërtej dorën që mbante shkopin e gomës, i cili ra në dysheme.

I zënë në befasi, Bomba klithi nga frika dhe tërbimi. Alite nuk i dha kohë ta merrte veten. E preu dhe e çau gjithandej. Ndonëse u duk sikur zgjati shumë, sulmi mbaroi në pak minuta. Bomba rënkonte shtrirë në dysheme, kur Alite hapi derën e birucës. I burgosuri tjetër u tmerrua teksa Alite, me trupin lakuriq të larë në gjak, iu hodh përsipër. irri për të kërkuar ndihmë, por gardianët ishin larguar. Ata nuk donin të mbanin përgjegjësi për rrahjen e Alites. Këtë punë ua kishin lënë dy të burgosurve trupmëdhenj, të cilët nuk i kishin zhgënjyer kurrë. Ndodheshin aq larg sa nuk mund të dëgjonin se çfarë po ndodhte aty. Alite i nguli thikën këtij të dytit në stomak. Nuk arriti ta çante tejpërtej. Ai gjeti forca për t’ia mbathur. Pastaj ra një heshtje varri. Alite po kthehej i vetëm drejt qelive të katit të sipërm. Të burgosurit e tjerë e vështronin të habitur. Shumë prej tyre u gëzuan. Njëri prej tyre i zgjati dorën. - Hej, gringo, - tha ai. - Ma kalo mua thikën! Fillimisht Alite nuk e kuptoi. I kishte dalë nga mendja se në dorë mbante akoma thikën. Pastaj u kthjellua. I dha thikën të burgosurit dhe vazhdoi të ecte drejt qelisë së tij. Gardianët po e kërkonin, siç mund të kuptohet, por nuk mund ta gjenin.

- Për të mbijetuar duhet të bësh gjënë e duhur, - thotë Xhon Alite vite më vonë, ulur në një restorant në jug të Xhersit. – Nëse nuk i përjeton vetë këto gjëra, nuk mund ta kuptosh se ç’do të thotë mbijetesë.

Ishte e pamundur të kuptoje nëse Alite e kishte alën për incidentin në burg apo për jetën e tij si ma oz i konvertuar në dëshmitar në krah të drejtësisë.

Ndoshta e kishte alën për të dyja rastet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.