KAPITULLI 2

Gotti's Rules - - Rregullat E Gotit -

Xhon Goti ishte bërë si i tërbuar. I biri dhe disa prej pjesëtarëve të bandës së tij kishin bërë sherr jashtë “Arenës”, një klub shumë i frekuentuar në Kuins. Nuk e shqetësonte dhe aq shumë fakti se ata ishin sjellë si hajvanë. Kjo ishte një gjë e zakonshme. Problemi ishte se “Arena” ishte në pronësi të një anëtari të hierarkisë së lartë të familjes ma oze gjenoveze. Ajo lloj sjelljeje në atë vend konsiderohej si mungesë respekti.

Por Xhuniori dhe cubat e tij nuk mendonin aq gjatë. Ishin përplasur dy grupe të rinjsh: shtyrje, grushte, shqelma, shpulla, ulërima. Zënka të tilla ndodhin shpesh. Këtë herë, dikush nga kampi i Gotëve kishte nxjerrë një pistoletë dhe kishte qëlluar dikë në kofshë. Sapo qe dëgjuar krisma, të gjithë ia kishin mbathur nga sytë këmbët.

Doli që i plagosuri ishte nipi i Çiro Perones, kapoja i familjes ma oze gjenoveze.

- Tamam punë leshkosh! – bërtiste Goti. – Kur ke ndër mend të vrasësh dikë, qëlloje dreqin siç duhet. Kush e bëri?

Goti po i drejtohej Xhon Alites, njërit prej anëtareve më të rinj të bandës së Xhuniorit. Alite tha se nuk kishte parë gjë. Xhunior Goti rrinte ulur pranë të atit, pa guxuar të hapte gojë. Disa anëtarë të organizatës së Gotëve, si shoku i tij i ngushtë dhe kumbari i Xhuniorit, Anxhelo Ruxhero, dhe Uilli Boi Xhonsoni, qëndronin në anë të dhomës, duke pritur se ç’do të ndodhte.

- Të gjithë në atë dhomë e dinin se ishte ai ndyrësira, djali i tij, ai që kishte qëlluar, - thotë Alite ndërsa tregon historinë që përcaktoi marrëdhëniet e tij me Gotët. – Gjatë sherrit kisha dalë përpara Xhuniorit për ta mbrojtur. U futa mes Xhuniorit dhe atij djaloshit. Nga pas, Xhuniori nxori pistoletën, e kaloi dorën përqark trupit tim dhe qëlloi djaloshin. E shtënë kalamajsh. Babai i tij kishte të drejtë. Tamam punë leshkosh! Por nuk i tregova se qëlloi Xhuniori. E mbajta unë barrën. Le të më ndëshkonin. Nuk nxora asnjë alë nga goja.

Kur Goti u shfry mirë e mirë, thirri Ruxheron dhe Xhonsonin në cep të dhomës dhe bisedoi me ta duke pëshpëritur. Më pas, ata e shoqëruan Aliten në klubin “Berxhin”, ku rrinin të fortët e familjes.

- Anxhelo më tha se ata kishin marrë urdhër të më rrihnin, - tregon Alite që në atë kohë akoma nuk e kishte marrë veten nga një zënkë dhe kishte qenë shtruar në spital për thuajse një muaj. – Më thanë të largohesha dhe të mos dukesha në klub për nja dy javë. Do t’i thoshin Xhonit se më kishin dhënë një dajak të mirë dhe unë gjendesha sërish i shtruar në spital. Anxhelo e dinte se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Ai tha: “Fajin e ka ai dreq Xhuniori, por ç’të bëjmë? Na ka zënë rrota bishtin.”

- Me situata të tilla duhej të përballesha thuajse çdo ditë. Babai ishte tiran, ndërsa i biri burracak. Unë gjendesha mes tyre. Këto gjëra njerëzit nuk i dinë. Të tillë ishin Gotët.

Xhon Goti e drejtonte organizatën kriminale Gambino me grusht të hekurt. Ekzistonte një grup rregullash të rrepta dhe shpesh të çuditshme që Alite i mësoi që në llim të përfshirjes së tij në bandën e Gotit. Rregulli kryesor ishte: Gotët bënin ç’t’u tekej; ata realizonin çfarë të dëshironin, kurdo që të dëshironin, dhe mund t’i bënin keq kujt të dëshironin. Me sa duket rregullat i kishin për të tjerët, jo për vete.

Rregullat e Xhon Gotit për lidershipin: sa herë të jetë e

nevojshme, “ushtarët” duhet të marrin përsipër krimet për të

cilat mund të akuzohen Goti ose familja e tij.

Nuk ishte hera e parë që Xhuniori e kishte lënë në baltë Aliten. Por kjo ishte hera e parë që disa anëtarë të vjetër të organizatës shprehën privatisht opinionet e tyre. Kishte më pak se një vit që Alite punonte për familjen Goti dhe vazhdonte të vepronte me kujdes. Supozohej që kjo ishte një organizatë e ngritur mbi konceptet e nderit dhe besnikërisë. Sapo kishin lluar t’i lindnin disa dyshime.

Gotët ishin nga ata njerëz që ndryshe isnin e ndryshe vepronin. Plaku ishte karizmatik dhe ishte në krye të një grupi njerëzish besnikë e të mençur, tipa që Alite i admironte. Ndërsa i biri ishte krejt ndryshe nga i ati.

Alite u përfshi në bandën e Xhuniorit andej nga viti 1983. Ishin takuar edhe më parë; thjesht sa përshëndeteshin. Sigurisht që e dinte se kush ishte Xhuniori. E për më shumë, kush ishte babai i tij. Në vitet `80, nuk kishte njeri në Kuins që nuk e dinte se kush ishte Xhon Goti.

Kushdo që shiste qoftë edhe sasi të vogla kokaine, gjë që Alite e bënte në atë kohë, duhej të vepronte nën ombrellën e Gotit. Alite bënte ndonjëherë pazarllëqe me tipa që ishin pjesë e bandës së Gotit. Kishte gjithashtu miqësi me Soni DiXhorxhion, i cili punonte për Anxhelo Ruxheron. DiXhorxhio ishte kushëri me bashkëshorten e Xhon Gotit, Viktorian. Alite, që në atë kohë merrej me punë të vogla, ndihmonte herë pas here DiXhorxhion në shitjen e sasive të vogla të heroinës. DiXhorxhio kishte lidhje me një rojë të burgut “Rikers Ajland”. Me anë të tij, ata fusnin fshehurazi heroinë në burg, një treg me shumë time. Alite i çonte drogën gardianit dhe paratë që merrte prej tij, ia jepte DiXhorxhios. Në fund, Alite tonte ca dollarë më shumë, por të paktën kishte krijuar lidhje me një njeri me in uencë.

Më vonë do të mësonte se tregtia e heroinës në “Rikers Ajland”, ishte pjesë e operacionit të madh të drejtuar nga Ruxhero, një operacion për të cilin Goti pretendonte se nuk dinte gjë, por nga i cili tonte çdo javë dhjetëra mijëra dollarë.

- Doli që të gjithë në atë bandë merreshin me drogë, - thotë Alite. – Të gjithë tonin shuma të mëdha parash. Askush nuk e hapte gojën.

Të gjithë e dinin. Gjoja ishte e ndaluar që anëtarët e familjes Gambino të merreshin me drogë.

Alite nuk tonte shumë para në atë kohë. Shpresonte të përfshihej në pazare më të mëdha. E dinte se nëpërmjet pjesëtarëve të bandës do të arrinte aty ku dëshironte. Ai me ca djem të tjerë shpërndanin marijuhanë dhe kokainë në baret e Kuinsit. Në këtë mënyrë u lidh me Xhunior Gotin, sipas dëshmisë së tij në dy gjyqe të ndryshme.

Për herë të parë u takuan në vitin 1981. Ishte nga ato miqësi që lidhen rastësisht. Të dy kishin thuajse të njëjtën moshë; Alite ishte 19 vjeç, ndërsa Xhuniori një vit më i vogël. Kishin shokë të përbashkët, dhe frekuentonin të njëjtat bare dhe klube në lagje. Pas dy vjetësh, ata lluan të bënin biznes së bashku.

Xhoni Gebert, me të cilin Alite ishte rritur, mundësoi takimin. Ishte vera e vitit 1983. Alite sapo ishte kthyer nga Kalifornia, ku e kishte dërguar i ati për ta larguar nga jeta e rrugës. Nuk ia kishte dalë. Alite u kthye në Kuins dhe lloi të merrej prapë me tra k droge.

Geberti i tha Alites se Xhuniori dëshironte ta takonte. Alite e kuptoi menjëherë se për çfarë bëhej alë. Në të njëjtën kohë dyshonte se mos Geberti e kishte trullosur paksa Xhuniorin, duke i thënë se Alite po tonte shumë para. Kjo nuk ishte e vërtetë. Alite mund të tonte rreth dy mijë dollarë në javë, por as gjysma nuk përfundonte në xhepin e tij. Kur Xhuniori i tha se donte pesëqind dollarë në javë nga timet e tij, Alite tundi kokën dhe qeshi.

- I thashë se nuk toja aq shumë, - tregon Alite. – Nuk di të them nëse më besoi. Xhuniori nuk e vriste mendjen për njeri, as nuk i interesonte se çfarë mund t’i thoshe. Ai donte të realizonte qëllimin e tij. Ishte takuar me mua ngaqë donte të zhvaste diçka prej meje.

Xhuniori e dinte se Alite kishte qenë në kolegj dhe e përdorte këtë për t’u tallur me Aliten, duke e quajtur “djalkë kolegji”. E thërriste kështu për ta ofenduar dhe jo për të treguar afrimitet. Pasi negociuan, ranë dakord që Alite do t’i jepte Gebertit dyqind dollarë në javë, shumë që ky i fundit do t’ia çonte Xhuniorit. Në atë kohë, Alite nuk shiste kushedi

çfarë. Merrte një çerek kilogram kokainë, e ndante dhe e fuste në qese të vogla dhjetëdollarëshe; më pas, tre apo katër persona që punonin nën urdhrat e tij, e shisnin në disa bare përgjatë shëtitores “Xhamajka”.

Më vonë, Alite do ta përshkruante Gebertin si një “qen të tërbuar”, i cili kishte qenë “kriminel që në moshën njëmbëdhjetëvjeçare”. Nuk i besonte atij, as nuk i pëlqente të shoqërohej me të. Gjithsesi, e vlerësonte se përmes tij ishte lidhur me Xhuniorin. Ndërsa paguante haraçin, Alite u afrua më shumë me Xhuniorin, i cili vinte në lagje herë pas here. Alite dinte se si të tonte para dhe kjo gjë i pëlqente Xhuniorit.

Puna e parë që bënë së bashku, duhej të ishte një paralajmërim për Aliten se gjërat nuk ishin ashtu si dukeshin. Geberti ishte përzier me ca tra kantë xhamajkianë, të cilët e kishin zhvatur. Kishin bërë një marrëveshje për të shitur marijuhanë, por, kur u shfaq Geberti, ata e goditën me doreza hekuri dhe i morën paratë. I kishin marrë disa mijëra dollarë dhe tani ai kërkonte të hakmerrej. Donte gjithashtu t’u bënte të ditur xhamajkianëve dhe kujtdo tjetër se kush e bënte ligjin në atë rrugë. Geberti kishte Xhuniorin. Xhuniori kishte të atin. Askush nuk e kruante me Xhon Gotin. Nuk kishte rëndësi se Xhon Goti nuk ishte në dijeni të kësaj përplasjeje. Emri i tij përdorej nga lloj-lloj mashtruesish që hiqeshin si gangsterë. Sidoqoftë, Geberti nuk ishte thjesht një mburravec; ai kishte vërtet lidhje me të birin e Xhon Gotit. Në këtë mënyrë e gjykonte Alite situatën e krijuar.

- Kjo ishte mundësia ime e parë për të lënë përshtypje të mirë te Gotët. Fundja, këtë gjë doja të bëja, - thotë ai. Sipas Alites, Xhuniori plani koi gjithçka. – Geberti e dinte rrugën ku sorollateshin xhamajkianët. Ne do të kalonim andej me makinë dhe do t’i qëllonim.

Plani ishte i thjeshtë. Alite do të ngiste makinën e parë. Geberti do të qëllonte nga ndenjësja e përparme. Xhuniori me një bashkëpunëtor tjetër, njëfarë Xheri, do t’i ndiqnin me një makinë bllokimi – një manovër standarde e përdorur gjatë atentateve të gangsterëve. Makina e dytë do të shërbente për të penguar tra kun në rast se shfaqeshin

policët. Një veprim i tillë do t’u jepte mundësi vrasësve të largoheshin. Nuk ishte një plan i ndërlikuar, ndaj çdo gjë duhej të shkonte pa probleme. Por natën e sulmit Geberti u shfaq i droguar. Kishte tymosur disa cigare marijuhanë. Me sa dukej, kishte nevojë për drogë në rastet kur nevojitej guxim. Alite vetëm tundi kokën. Sapo kishte rënë mbrëmja. Xhamajkianët rrinin zakonisht përpara ca dyqaneve në kryqëzimin mes rrugës “117” dhe shëtitores “Xhamajka”, në Kuins. Me Xhuniorin u takuan te klubi i tij. Xhuniori i tregoi Alites makinën e vjedhur që do të ngiste. Pastaj i dha Gebertit një pistoletë të kalibrit 38.

Kaluan një herë në rrugën “117” dhe pastaj u kthyen sërish. Alite ngadalësoi shpejtësinë teksa po i afroheshin atij vendi për herë të dytë. Ndërkohë, Geberti kishte ulur xhamin e dritares. Qëlloi pesë apo gjashtë herë. Alite vuri re se tre a katër djem që qëndronin aty, ia mbathën me të katra. Nuk dihej nëse ndonjëri prej tyre hëngri ndonjë plumb, ose jo. - Jepi! Largohemi që këtu! – thirri Geberti i pushtuar nga paniku. Pothuajse në atë kohë, Alite dëgjoi sirenat e policisë. U përpoq të ruante gjakftohtësinë dhe ta ngiste makinën normalisht. Sipas planit, ata duhej të ktheheshin te rruga e dytë ndanë dyqaneve, në drejtim të shëtitores “Atlantik”, dhe më pas të drejtoheshin për nga klubi i Xhuniorit. Alite mori majtas, por në pasqyrën e pasme pa se Xhuniori, në makinën bllokuese, vazhdoi përpara në shëtitoren “Xhamajka”, duke iu larguar skenës së krimit. Më pas, Geberti ia bëri me shenjë se donte të dilte nga makina. U largua në këmbë, duke lënë pistoletën nën ndenjësen e pasagjerit.

- Biri i kurvës! Më la vetëm, - tregon Alite. – Dëgjoja sirenat. Makina që do të bllokonte tra kun, ishte larguar. Duhej të hiqja qafe sa më parë makinën dhe pistoletën. Eh, dreq! Në atë moment doja ta vrisja Gebertin. Me Xhuniorin ndryshonte puna.

Pasi kaloi dy blloqe ndërtesash, Alite u kthye në një rrugë të ngushtë dhe ndaloi. E la makinën në mes të rrugës, hapi të dyja dyert e për-

parme për të penguar makinat e policisë dhe u largua në këmbë. E hodhi pistoletën në një kazan plehrash dhe u fut në një dyqan për të blerë një pije freskuese. Në të dalë hoqi bluzën dhe ia futi vrapit drejt klubit të Xhuniorit.

Ndërsa vraponte, mendoi për situatën e krijuar dhe u qetësua disi. Fundja ishte thjesht një djalosh që vraponte në punë të vet. Nuk kishte asgjë të veçantë nëse policët e ndalonin. Askush nuk e ndaloi, në fakt. Ia hodhi paq, por jo falë Gebertit apo Xhuniorit.

Nga e gjithë kjo histori, Alite krijoi një ide për sojin e njerëzve me të cilët po merrej. Kur e pyeti Xhuniorin se çfarë ndodhi (Geberti ishte zhdukur), ai fajësoi Xherin, djalin që e shoqëronte në makinë. Sipas Xhuniorit, Xheri ishte turbulluar, pasi e kishte kapur paniku kur dëgjoi sirenat e policisë. Alite nuk i hante këto gjepura, por nuk kishte ndër mend të grindej me Xhuniorin. I ishte afruar më shumë se kurrë organizatës së Gotëve. Donte të bëhej pjesë e saj. Po tonte shumë para në rrugë dhe e dinte se, nëse përfshihej në organizatën Gambino, do të tonte edhe më shumë.

Tregtimi i drogës dhe bastet sportive ishin dy fusha që i njihte mirë. Edhe nëse punonte më vete, mund të bënte një jetë të mirë, por gjithmonë do t’i duhej të përballej me Gotët. Nëse punonte me Xhuniorin, nuk kishte njeri që të mos ia hapte rrugën. Shkurt, në krah të Xhuniorit, nuk kishte pse t’i jepte llogari askujt. Alite e kishte kuptuar kaq gjë me intuitë. Nuk është se u ul një ditë dhe i tha vetes: “Duhet të lidhem me Xhunior Gotin dhe të bëhem i pasur”.

Alite ishte rritur në një zonë të shtresës së ulët, në Udhevën. Fëmijëria e tij nuk mund të krahasohej me atë të Xhunior Gotit që vinte nga një familje e pasuruar nga dollarët e ma es dhe që ishte rritur vetëm disa kilometra më tutje, në Hauard Biç. “Jetonim gjashtë veta në një apartament me katër dhoma”, - tregon Alite për familjen e tij. “Kur më çaheshin atletet, i ngjisja vetë. Sa të shkonin, të shkonin!”

Ishte mësuar me jetën e rrugës. Aty mësoi se duhej t’i shfrytëzonte mundësitë sapo të paraqiteshin. Nuk të ndihmonte njeri më kot. Nëse

tregoheshe i zgjuar dhe nuk hezitoje t’i shfrytëzoje mundësitë, atëherë ecje përpara. Nëse kishe një bandë që të mbështeste, akoma më mirë.

Alite ishte njëzet e dy vjeç dhe po piqej në njëfarë mënyre, kur vendosi se Gotët i ofronin mundësinë më të mirë për të ecur përpara. Do të bënte çmos që të për tonte nga situata e krijuar. E priste një jetë plot sherre, vrasje, drogë e para. U përshtat shpejt.

Për toi shumë nga ngjarja me xhamajkianët. I kishte hyrë në zemër Xhuniorit. Takohej shpesh me pinjollin e familjes më të famshme ma oze, tre, katër, ndonjëherë edhe pesë herë në javë. Siç do t’i tregonte më vonë Alite FBI-së, ata isnin për para dhe biznes, kishin ngritur qendrën e tyre të basteve dhe po zgjeronin biznesin e drogës. Sigurisht që Xhuniori nuk e thërriste më “djalkë kolegji”.

Erdhi dita kur Xhon Goti i madh dëgjoi se Alite ishte pjesë e bandës së Xhuniorit. Pas disa javësh i thanë se Xhon Goti donte ta takonte. Një pasdite e urdhëruan të shkonte te klubi “Berxhin”. Sapo arriti atje, Goti i tha: “Eja të bëjmë nja dy hapa”. Sikur u ngjiti muhabeti. - Më tha se i dukesha djalë i mirë, - kujton Alite.

- E dija se Xhuniori merrej me ca tipa që e mbanin veten për të fortë. Këtë gjë e dinte edhe babai i tij, i cili mua më fuste në një kategori tjetër. I dukesha ndryshe. Nuk i frikesha askujt e asgjëje. Isha i gatshëm të bëja gjithçka dhe atij i pëlqente kjo. Po bisedonim dhe ishim në mes të rrugës. Papritur ai ndaloi. Më hodhi një vështrim sikur po më shihte për herë të parë.

Alite nuk dinte ç’të bënte. Po i vinte mendja vërdallë. Më kot po mundohej të kuptonte nëse kishte thënë ndonjë gjë gabim.

- Hej, Xhon! - iu drejtua Goti. – Hiqi ato mut syze! Vetëm spiunët mbajnë syze. E di përse? Që të mos i shohësh në sy kur asin.

Rregullat e Xhon Gotit për lidershipin: asnjë pjesëtar i bandës

nuk duhet të mbajë syze dielli në praninë e bosit.

Alite u bind menjëherë dhe Goti vazhdoi bisedën aty ku e kishte lënë. Ai donte që Alite t’i mbronte krahët të birit dhe të punonin bashkë.

- Ta dish mirë, - tha Goti. – Një djalë më ka vdekur. Nuk dua ta humb edhe tjetrin. (Frenki Goti gjeti vdekjen kur ishte vetëm dymbëdhjetë vjeç; motoçikleta e tij u përplas aksidentalisht me makinën e një fqinji.)

- Nuk të njoh mirë akoma, - vazhdoi Goti. – Zakonisht shokët e tim biri janë ca plehra që nuk i shoh dot me sy... Deri tani, nuk më je dukur i tillë. Megjithatë, duhet ende të më bindësh.

Alite u tregua i gatshëm për ta shfrytëzuar këtë mundësi të artë. I biri e kishte sjellë te babai. Babai kishte pushtet dhe status. Këto gjëra nevojiten në botën e krimit. Të paktën kështu mendonte Alite. Por jeta me Gotët ofronte më shumë. - Ishte si një telenovelë, - thotë ai. – Askush nuk e di historinë e vërtetë. Askush nuk do ta besonte.

Përveç Xhuniorit, Alite u njoh edhe me Viki Gotin (shkurt për Viktoria), vajzën më të vogël të bosit. E thërrisnin princesha e ma es. I dukej vetja kushedi se çfarë. Hera-herës i binte të takonte edhe znj.Goti, Viktorian (që kishte të njëjtin emër me të bijën), së cilës i shoqi i kishte ngjitur nofkën “burrnesha”. Gjithë kohës mbante cigare mes gishtave dhe nga goja villte vrer. oshte ç’t’i vinte në mend, pa u shqetësuar për pasojat.

Goti kishte dy vëllezër: Pitin, të cilin e thërrisnin “plehraxhiu”, sepse dikur kishte punuar në departamentin e higjienës; dhe Riçin që njihej nga të gjithë si “trupeshku” – për arsye që kuptohen.

Alite kalonte shumë kohë me familjen Goti. Teksa kujton atë kohë tani, ai kupton se ndodhej në atë mjedis kryesisht për të ndërhyrë kur krijoheshin përplasje dhe për të mbrojtur Xhuniorin. E kishte ndarë mendjen ta bënte këtë punë edhe sikur ta pësonte duke ngrënë ndonjë grusht apo ta fusnin në burg. Gjithsesi, ai shpejt mësoi si t’u paraprinte problemeve. E më pas do të tentonte t’i parandalonte. Por Gotët kishin gjithmonë probleme. Revista “Time” mund ta kishte nxjerrë

fotogra në e Gotit në kopertinën e saj dhe industria e lmit mund ta kishte lartësuar gurën e “Donit të pafajshëm” por Alite kishte njohur tjetër njeri dhe tjetër familje. Vite më vonë, emisioni i rëndomtë i Vikit “Duke u rritur si një Goti” ishte çuditërisht më realist sesa portretizimi i Don Gotit nga Armand Asante në lmin televiziv6.

- Ata thoshin se gjithçka bëhej për hir të nderit dhe besnikërisë, - thotë Alite, – por në të vërtetë ishin të ksuar vetëm pas parave dhe shfrytëzonin çdo metodë për të tuar sa më shumë. Më thanë se një nga rregullat e familjes ishte që askush nuk duhej të merrej me tra k droge. Me këtë nënkuptonin se nëse të kapnin për punë droge, nuk të ndihmonte njeri. Por nuk harronin asnjëherë të merrnin hisen e tyre.

- Xhon Goti tonte njëqind mijë dollarë në muaj vetëm nga një tra kant i madh droge që quhej Mark Reiter. Unë kisha shok djalin e tij, Gregun. Xhuniori merrej me tra kantët e rrugës, të cilëve u merrte një përqindje të caktuar.

Alite u shpreh para një jurie federale se Xhuniori e lidhi atë me disa furnizues të besuar.

Alite dëgjonte vazhdimisht të njëjtin refren nga Xhuniori dhe Anxhelo Ruxhero: “Nëse i futesh tregtisë së drogës, mos u merr me gjëra të vogla. Mos u bëj si ata çerrat që rrinë qosheve të rrugëve”.

Kështu pra, Xhuniori e këshilloi “të mos bëhej nga ata tra kantët që tonin dy groshë dhe u dukej arritje e madhe.” I sugjeroi Alites të ndiqte gjurmët e xhaxha Xhinit, kumbarit të tij, Anxhelo Ruxheros dhe Xhoni Karnelias. Ata ishin tra kantë të mëdhenj heroine dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Gotit. Sipas kodit të ma es, ndalohej tregtia e drogës, por këta tipa e shpër llin këtë rregull dhe Goti i

4

5

6 Xhon Goti mori pseudonimin “Doni i pafajshëm”, pasi nuk u dënua pas tre gjyqesh në vitet ’80. Realiti shou ku transmetohet jeta e Viki Gotit dhe fëmijëve të saj. Seritë u transmetuan nga gushti 2004 deri në dhjetor 2005. Bëhet fjalë për filmin e vitit 1996 “Goti: Ngritja dhe rënia e një prej krerëve të mafies”.

madh, që kishte interesa nanciare, bënte një sy qorr e një vesh shurdh.

Xhuniori i tregoi Alites se këta tipa jetonin në mes të luksit. Ata udhëtonin ku të dëshironin. Kishin avionët e tyre privatë me të cilët sillnin mallin në Nju Jork.

- Ai më tha: “nëse ke këllqe ta bësh këtë punë, rrugën e ke të hapur”, - do t’i tregonte Alite vite më pas jurisë.

E ku kishte më mirë! E kishte gjithmonë xhepin plot. Por edhe mund ta pësonte. Dhe nëse të kapnin, të linin në baltë. Ruxhero do ta pësonte edhe më keq.

Por me këto gjëra Alite do të përballej më vonë. Tani për tani mendonte se ishte në qiellin e shtatë. Mund të shfrytëzonte një rrjet që funksiononte prej kohësh dhe kishte mbështetjen e njerëzve me in uencë. Një djaloshi si Alite, që ishte rritur në varfëri, i dukej sikur kishte tuar lotarinë.

- Më pëlqente të bija në sy, - do t’i tregonte ai jurisë federale. – Kisha para. Më tërhiqte ajo lloj jete.

Njihej nga të gjithë si sherrxhi me nam që nuk i hapte rrugën kujt. Ishte vetëm 175 cm i gjatë, por stërvitej rregullisht dhe dinte të grushtonte fort. Mbi të gjitha kishte guxim. Nuk tutej prej askujt.

Klubi “Kështjella e bardhë” do të bëhej skena e shumë prej sherreve të tij të paharrueshme.

Një natë vere, në vitin 1984, Alite kishte dalë me makinën e të atit. Rrugës pa Monikën, një vajzë nga lagjja, me të cilën dilte ndonjëherë dhe kalonte kohë në baret “O’Brother’s” dhe “Kali i bardhë”, që ndodheshin përgjatë shëtitores “Xhamajka”. Ishte ora dy e mëngjesit. E pyeti nëse donte ta çonte diku me makinë. Të dy ishin të mërzitur.

- Shkojmë të marrim ndonjë hamburger te “Kështjella e bardhë”, - tha ajo.

Kur ndaluan, Alite vuri re një shokun e vet, Miç Sandersin. Ai qëndroi në makinë, ndërsa Monika shkoi të porosiste hamburgerët. Pas disa minutash, Xhuniori parkoi aty pranë në një makinë tjetër; ishte me Xhoni Boi Ruxheron, djalin e Anxhelos, një djalë të quajtur

Frenki dhe Xho O’Keinin. Edhe ata bënin pjesë në bandën e Xhuniorit.

Ndërsa po bisedonin, Alite hodhi sytë nga “Kështjella e bardhë”. Pa që një grup djemsh po ngacmonin Monikën. Ishin pesë apo gjashtë. Pinin birra dhe bërtisnin. Dukeshin tipa të padurueshëm. Njëri prej tyre, uli pantallonat dhe i tregoi të pasmet Monikës.

Alite nuk u tha gjë të tjerëve. Doli nga makina dhe nxitoi drejt restorantit. Iu afrua tipit që kishte hequr pantallonat pak më parë. - Nuk i mban dot pantallonat veshur ti? – e pyeti. - Ik ore pirdhu! – ia ktheu ai prerazi. Alite i futi një grusht në fytyrë. Njëri e goditi në kokë me një shishe birre. Pastaj një tjetër i nguli në fytyrë një çarëse akulli. Xhuniori me të tjerët vrapuan drejt restorantit. Plasi sherri. Klientët ikën nga frika. Menaxheri i telefonoi policisë.

Sapo dëgjuan sirenat, sherri ndaloi. Fytyra e Alites ishte fryrë si tullumbace. Ai me Monikën hipën në makinë dhe morën rrugën drejt bulevardit “Udhevën”. Ajo vështronte fytyrën e Alites dhe i thoshte se duhej medoemos të shkonin në spital. Pastaj, papritur thirri: “Kujdes!”

Alite hodhi sytë në të majtë të tij. Një kamionçinë e madhe po i afrohej me shpejtësi.

- Ishin tre prej atyre djemve me të cilët isha zënë te “Kështjella e bardhë”, - tregon ai. – U përplasën me makinën time. Rrotat e mëdha të kamionçinës për pak sa nuk hipën sipër makinës sime që doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Unë me Monikën u bllokuam brenda.

Të tre ata dolën nga kamionçina me shkopinj bejsbolli dhe lluan të godisnin xhamin e përparmë. Alite e vuri Monikën poshtë vetes dhe u përpoq të mbrohej nga goditjet teksa përpiqej të dilte nga xhami i thyer. Xhuniori me djemtë e tjerë erdhën me shpejtësi dhe u bënë gati të ndërhynin, por dikush që kishte ndaluar aty pranë, u tha se po i telefononte policisë. Të gjithë u zhdukën. Edhe dy prej djemve me kamionçinë. I treti kishte mbetur aty.

Në atë moment Alites i vinte koka vërdallë. Ishte i turbulluar krejt. Mban mend që Xho O’Keini, një djalosh ndoshta shtatëmbëdhjetë vjeç,

kishte qëndruar dhe i kishte dalë krah, teksa ishte futur mes sherrit për t’i ndaluar ata tipat me shkopinj bejsbolli. I kujtohet se kishte vrapuar pas njërit prej tyre, më trupmadhit, mbi njëqind kilogramë. I kishte marrë shkopin dhe e kishte goditur me sa fuqi kishte. Pastaj ishte plandosur përdhe. E kishin çuar me ambulancë në spitalin më të afërt, ku mori ndihmën e parë. Më pas e operuan. Kishte një krah të thyer. Shumë prej organeve të brendshme i qenë dëmtuar, kryesisht pankreasi. U deshën njëqind qepje për t’i mbyllur plagët në fytyrë, kokë dhe trup. Përpara se ta fusnin në kirurgji, erdhi në vete. Pa se në spital kishte plasur grushti. Babai dhe pjesëtarët e tjerë të familjes së tij po kacafyteshin me familjarët e atij tipit, të cilin ai me O’Keinin e kishin rrahur.

Alite ndenji dy javë në reanimacion. Pasi doli nga spitali, ndenji edhe një javë në shtëpi për t’u shëruar plotësisht. Xhuniori dhe të tjerët e vizitonin shpesh dhe të gjithë qeshnin e bënin shaka me atë çka kishte ndodhur. I kishte pushtuar entuziazmi nga një ngjarje tjetër. Xhuniori nuk mund ta mbante gojën mbyllur.

Ai i tregoi Alites se disa miq të babait kishin “ndihmuar” një burrë, të quajtur Xhon Senamo, të kryente vetëvrasje. Rreth një vit më parë, Senamo kishte qenë në barin “Dhelpra e argjendtë”, ku kishte plasur një sherr. Me sa duket Xhuniori i kishte ngulur thikën një djali të quajtur Deni Silva. Ky i fundit kishte vdekur.

“Xhuniori iste me krenari për vrasjen e kryer prej tij”, kujton Alite. Ai mburrej që e kishte vrarë Deni Silvën. I kishte thënë: “Ia ngula fort thikën dhe ai ra pa ndenja”. – Fliste sikur të kishte therur një kafshë. Një prokuror federal tregoi më vonë përpara një jurie se pas sherrit Xhunior Goti ishte kthyer në barin ku Deni Silva gjendej i shtrirë në dysheme i larë në gjak. Sipas prokurorit dhe një dëshmitari në vendngjarje, Xhuniori kishte vështruar viktimën që po jepte shpirt dhe kishte thënë duke u krekosur: “E meritonte qelbësira!”. Më pas qe larguar nga skena e krimit për herë të dytë.

Senamo ishte dëshmitari i vetëm që vërtetonte se Xhuniori kishte vrarë Deni Silvën. Xhuniori i mohoi akuzat dhe në fshehtësi kishte

thënë se vrasjen e kishte kryer Mark Kaputo, një pjesëtar tjetër i bandës. Alite do të dëshmonte se kjo ishte një manovër tipike e Gotëve, që në fakt ai asokohe e haste për herë të parë. Por nuk kishte shumë rëndësi sepse ajo çështje ishte mbyllur pa u dënuar askush.

Senamo nuk pati mundësi të dëshmonte. Disa muaj pas vrasjes së Deni Silvës, në mars të vitit 1983, Senamo u gjet i varur në një pemë pas një lavanderie në St. Albans, në Kuins. Vdekja e tij u konsiderua vetëvrasje, por familja e tij nuk e besoi kurrë këtë version. Askush nuk është paditur për këtë çështje. Alite i tregoi një jurie se, ndërsa gjendej i shtrirë në krevatin e spitalit duke e marrë veten nga sherri në “Kështjellën e bardhë”, Xhuniori i kishte treguar duke u mburrur se e kishte vrarë ai Deni Silvën dhe Senamon e kishin hequr qafe me urdhër të Xhon Gotit.

- Ai u afrua te dritarja. Dhoma ime shihte nga autostrada “Van Uik” dhe ai u shtir sikur pa diçka nga larg, - tregon Alite. – Qeshte me të madhe. Edhe djemtë e tjerë vunë buzën në gaz. a diçka të tillë si: “Hej, shikoni! E shikoni atë që është varur në pemë?”

Alite tregon se Xhuniori tallej duke thënë se Senamo madje i kishte ndihmuar t’ia lidhnin litarin rreth qafës.

Më vonë, Alite do t’u tregonte autoriteteve se Xhuniori kishte thënë se i ati ishte marrë personalisht me këtë punë dhe se “vetëvrasjen” e kishin kryer Anxhelo Ruxhero, Uilli Boi Xhonsoni dhe Xhon Karnelia. Për Aliten, mësimi i marrë ishte i thjeshtë. Gjithkush në lagje ta mbante vath në vesh: askush nuk dëshmonte kundër një Goti.

- Unë isha në reanimacion për dy javë. Më duhej të shkoja në spital edhe për dy muajt në vazhdim, - tregon Alite. – Ecja me shkop. Madje, edhe natën e vrasjes në klubin “Arena”, ecja ende me shkop.

Kjo ishte nata kur Xhuniori qëndroi pas Alites dhe qëlloi nipin e Çiro Perones.

Në takimin me Xhon Gotin, Alite nuk e mori me vete shkopin. Nuk donte të dukej i dobët përpara tij. Kishte shkuar i parapërgatitur. Nuk do të tregonte se kishte qëlluar Xhuniori. Nuk donte të përfundonte si Xhon Senamo, me lak rreth qafës, varur në ndonjë pemë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.