KAPITULLI 3

Gotti's Rules - - Xhorxh Anastasia -

Ishtenjë uzurpim i pushtetit, në kuptimin e plotë të alës. Një natë të ftohtë dhjetori të vitit 1985, Pol Kastejano, bosi i familjes kriminale Gambino, u qëllua për vdekje përballë “Sparks Steak House”, një restorant luksoz në Manhatan. Kastejano e kishte lënë të takohej aty me Frenk DeÇikon. Nuk mundi të arrite as deri te hyrja e restorantit. Poli i Madh (siç e thërrisnin) dhe truproja e shoferi i tij, Tomi Biloti u ekzekutuan sapo dolën nga makina e tyre “Lincoln Town Car”. Katër persona të armatosur, me pallto të bardha dhe kokore të zeza dimërore të stilit rus, i bënë shoshë me breshëri automatikësh.

Xhon Goti dhe Salvatore Gravano e ndoqën ngjarjen nga makina e tyre, parkuar në anën tjetër të rrugës. Pas dy javësh, Xhon Goti, që sapo kishte mbushur dyzet e pesë vjeç, u zgjodh bosi i ri i familjes më të madhe kriminale në Nju Jork (kuptohet, edhe në të gjithë vendin).

Atentati ndodhi kundër të gjitha rregullave të ma es. Askush nuk vret një bos në detyrë pa miratimin e Kupolës, një gjykatë ma oze e përbërë nga krerët e pesë familjeve ma oze të Nju Jorkut. Goti e shpër lli këtë rregull. Nuk mund të kërkonte miratimin e Kupolës, sepse vrasja u krye për shkak të përfshirjes së Gotit në tra kun e drogës.

Vëllai i tij, Xhini, shoku i tij i ngushtë, Anxhelo Ruxhero, dhe një bashkëpunëtor tjetër i ngushtë, Xhon Karnelia, ishin akuzuar për tra k heroine. Bisedat e përgjuara ishin pjesë e hetimit dhe pa dyshim

që do të bëheshin publike. Ky ishte ndër sukseset e para të autoriteteve federale në luftën kundër krimit të organizuar.

Në një kasetë, të regjistruar në vitin 1982, Ruxhero dhe Xhin Goti diskutonin për situatën e rrezikshme në të cilën ndodheshin. Ruxhero i kishte thënë Xhin Gotit se Kastejano dhe Vinsent Xhigante, kreu i familjes së fuqishme gjenoveze, kishin rënë në ujdi me njëri-tjetrin. Kushdo që do të tregtonte drogë, do të vritej. Sipas tyre, tra ku i drogës nuk do të tolerohej më. Këta dy bosë të ma es kishin “bërë një pakt”, shpjegonte Ruxhero. - Ata do të vrasin të gjithë miqtë tanë që merren me tra k droge, - dëgjohet të thotë Ruxhero në kasetën e regjistruar nga FBI-ja. – E si t’i vrasin njerëzit ashtu? Pa takim të Kupolës, pa asnjë vendim? Nuk do të paralajmërojnë askënd. Nuk do t’i thonë kujt. Nuk i besojnë më askujt. Do t’i zhdukin të gjithë pa nam e pa nishan.

Autoritetet federale zotëronin dhjetëra kaseta që i përfshinin që të tre në biznesin e drogës. Ruxhero kishte folur më shumë. Përpara se çështja të dërgohej në gjykatë, sipas rregullave të hetimeve paraprake, avokatëve mbrojtës iu dhanë të gjitha provat që kishin siguruar agjentët federalë, përfshirë tanskriptet e bisedave inkriminuese. Nuk kaloi shumë kohë dhe Kastejano u njoftua për këto përgjime.

Banda e Gotit kishte humbur edhe një aleat që mund ta kishte përmbajtur Kastejanon. Anielo Delakroçe, që prej vitesh ishte zëvendësshe i familjes ma oze, vdiq nga kanceri më 2 dhjetor të vitit 1985, dy javë përpara atentatit ndaj Kastejanos. Delakroçes i dëgjohej më shumë ala sesa Kastejanos. Ai ishte “gangsteri”, ndërsa Kastejano “mashtruesi”. uhej se Poli i Madh ishte më i interesuar për mirëfunksionimin e organizatës sesa për luftën e përditshme për mbijetesë, një jetë që bënin shumica e njerëzve në varësinë e tij.

Kastejano kishte marrë drejtimin e familjes pas vdekjes së kunatit të tij, Karlo Gambinos, në vitin 1976. Tipa si Ruxhero, vëllezërit Goti dhe Karnelia nuk e respektonin atë sa Delakroçen. E kuptonin hierarkinë dhe e pranonin Kastejanon si bosin e tyre, por ata mendonin se

ai e kishte trashëguar postin, nuk e kishte tuar me mund. Ai kishte gjithashtu më shumë para se kushdo tjetër. Vendimi i tij për të ndaluar tra kun e drogës bazohej pjesërisht në faktin se ai nuk kishte nevojë për para.

Nuk ishte çështje morali. Ishte një çështje e ndërtuar nga një këndvështrim romantik për ma en, i përshkruar nga Mario Puzo7. Në fakt, ndalimi i tra kut të drogës ishte një vendim pragmatist. Ata që kishin pozicione të larta në botën e krimit, mendonin se tra ku i drogës ishte një fushë e minuar. Duhej të viheshin në kontakt me tra kantë e narkomanë të rëndomtë, një pjesë e të cilëve të shisnin për hiçmosgjë. Për më tepër, ata vetë ose anëtarët e organizatës mund të tundoheshin dhe të bëheshin përdorues të drogës, gjë që do t’i bënte të papërgjegjshëm. Dhe sigurisht që në këto rrethana, organizata ishte më e ekspozuar ndaj organeve të zbatimit të ligjit. Këto ishin arsyet e vërteta për ndalimin e tregtimit të drogës. Bisedat e regjistruara të Xhin Gotit, Ruxheros dhe Karnelias përbënin për prokurorinë prova të pakundërshtueshme për të ngritur akuza për tra k droge kundër tyre. Për më tepër, Kastejano do të merrte atë që donte. Pas vdekjes së Delakroçes, Kastejano vendosi të shkëputej nga banda e Gotit. Në këtë rast, ai kishte vënë në dyshim besnikërinë e tyre. Me këto akuza për drogë, ai tashmë kishte në dorë armën për të eliminuar disa prej bashkëpunëtorëve kryesorë të Xhon Gotit.

Kasetat kon rmonin pa asnjë dyshim se njerëzit e Xhon Gotit ishin tra kantët më të mëdhenj të heroinës. Në këto kushte, Goti nuk kishte shumë alternativa. Mund të eliminonte tre bashkëpunëtorët e tij ose mund të fundosej bashkë me ta.

Ai vendosi se zgjidhja më e mirë do të ishte një strategji parandaluese. Me pasojat e kësaj goditjeje të guximshme do të merrej më vonë. Po kryente një veprim të rrezikshëm. Pesë vjet më parë kishte ndodhur një situatë e ngjashme në Filadel a. Në mars të vitit 1980, Anxhelo

Bruno, bosi i familjes kriminale të Filadel as dhe Xhersit Jugor, dhe mik i ngushtë i Karlo Gambinos e Pol Kastejanos, u qëllua me pushkë gjahu jashtë shtëpisë së tij në Filadel an Jugore. Atentati u krye një të premte, në një natë me shi.

Krimi ishte orkestruar nga Antonio Kaponigro, i njohur si Toni Banania, bashkëpunëtor i ngushtë i Brunos, nga Njuarku. Ashtu si Ruxhero, Karnelia dhe Xhin Goti, Kaponigro ishte marrë me tregtinë e heroinës dhe mendonte se qëndrimi i Brunos kundër tra kut të drogës ishte hipokrit.

Një nga njerëzit e afërt të Brunos, Reimond Martorano, i njohur si Xhoni i Gjatë, ishte një ndër tregtuesit kryesorë të metamfetaminës në Filadel a. Kishin rënë në ujdi që Bruno të merrte një pjesë të të ardhurave që do të kanalizoheshin nga një pozicion i rremë si “agjent shitjeje” në një kompani shitblerjeje makinash në pronësi të Martoranos dhe vëllait të tij.

Bruno kishte lejuar gjithashtu Xhusepe dhe Rosario Gambinon, kushërinj të largët sicilianë të Karlos, të bënin biznes në Çerri Hill, Nju Xhersi, që ndodhej shumë pranë Filadel as. Vëllezërit hapën një restorant të quajtur “Valentino’s”, por biznesi i tyre i vërtetë ishte tra ku i heroinës. Ata ishin pjesë e asaj çka më vonë do të njihej si “Lidhja e picerive”.

Vëllezërit Gambino ishin ftuar në shtëpinë e Brunos për darkën e Pashkës. Kaponigro dhe të tjerë që e mbështetnin, ishin të sigurt se Gambinot do t’i sillnin një zarf të mbushur me para. Ata e dinin se këto të ardhura buronin nga tregtia e heroinës.

Ajo që Kaponigro nuk kishte parashikuar ishte tradhtia brenda organizatës kriminale. Kaponigro mendonte se kishte miratimin e Kupolës për të hequr qafe Brunon. Për këtë e bindën disa nga krerët e organizatës gjenoveze, të cilët dëshironin të zhduknin nga skena si Brunon ashtu edhe Kaponigron. Në këtë mënyrë, ata do të destabilizonin familjen që kontrollonte Filadel an në atë kohë kur biznesi i kazinove në Atlantik Siti sapo kishte lluar të lulëzonte. Kjo familje kishte pasur në kontroll edhe bregdetin, por vetëm kur lluan të

hapeshin kazinotë, Atlantik Sitit iu shtua vlera. Tani e tutje ky do të ishte një biznes shumë timprurës.

Kaponigro shkoi në Nju Jork për një takim rreth një javë pasi u vra Bruno. Mendonte se do të kthehej prej atje si bosi i ri i Filadel as. Pas dy ditësh, trupi i tij u gjet në bagazhin e një makine të braktisur në jug të Bronksit. Përpara se t’i fusnin plumbin kokës e kishin rrahur dhe torturuar. Në gojë dhe në prapanicë i kishin futur kartëmonedha njëzetdollarëshe. Në botën e krimit, kjo shenjë nënkuptonte se Kaponigron e kishin vrarë sepse ishte bërë shumë lakmitar. Ajo çfarë kishte më shumë rëndësi ishte se vrasja e Kaponigros (dhe e tre bashkëpunëtorëve të tij, për të cilët besohej se qenë përfshirë në atentatin ndaj Brunos) ishte një mënyrë për të ruajtur rendin në botën e krimit. Askush nuk mund të vriste një bos pa miratimin e Kupolës.

Pas vrasjes së Kastejanos, Xhon Goti do të përballej me të tilla probleme me familjen kriminale gjenoveze. Por ai ia doli të shmangte fundin e Kaponigros. Salvatore Gravano do të rrëfente më vonë për këtë situatë.

- Çdo familje dërgoi bekimin e saj, – do të dëshmonte Gravano për promovimin e Gotit. – Të gjithë e pranuan, përveç familjes gjenoveze. Kështu, po jepej një paralajmërim. Rregullat qenë shkelur dhe një ditë dikush duhej të paguante për këtë gjë.

Në kohën që atentati kundër Kastejanos ishte hedhur pas krahëve, Alite kishte arritur të përfshihej në familjen Goti. Edhe të shtënat në klubin “Arena” ishin harruar. Alite takohej përditë me Xhuniorin dhe shkonte rregullisht në klubin e gjuetisë dhe peshkimit “Berxhin” në Kuins, si dhe në “Ravenite”, një sallë lojërash në rrugën “Mulberry”, që do të kthehej në bazën e Gotit në Manhatan.

Një ditë, nga fundi i nëntorit të vitit 1985, rreth një muaj përpara vrasjes së Kastejanos, Alites iu kërkua të hipte në makinë me Xhuniorin dhe të atin. Goti i madh ishte në timon; kjo gjë ishte e pazakontë. Dukej i tensionuar. Alite tregon se Gotit nuk iu mbyll goja gjatë gjithë kohës, gjë që nuk ishte pjesë e karakterit të tij.

- Ishte e qartë që nuk ishte vetvetja, - tregon Alite. – Morëm rrugën drejt shtëpisë së Kastejanos, në Stejtën Ajlënd. Donte të linte atje ca dhurata për Krishtlindje. Përpiqej të tregohej i lirshëm dhe bënte më shumë shaka se zakonisht. Sipas meje, atë e kishte pushtuar një gjendje ankthi. Mendoj se na mori me vete sepse donte që dikush të ishte me të kur të hynte në shtëpi. Ndoshta do t’i thoshte Polit se kishte dy prej “trimave” të tij në makinë. Pritëm një orë. Më në fund doli dhe u kthyem në qytet.

Pas rreth një jave, u përsërit e njëjta skenë. Këtë herë Goti i kërkoi Alites dhe Bobi Borielos që ta shoqëronin. Përsëri ata pritën në makinë gjatë kohës që Goti u takua me Kastejanon.

Nuk dihet nëse në këto takime u diskutua në lidhje me çështjen e drogës. Me shumë gjasa për këtë temë duhet të kenë biseduar. Ndoshta Goti përpiqej t’i maste pulsin Kastejanos. Delakroçe po jepte shpirt dhe ishte vetëm çështje kohe përpara se Kastejano të vepronte.

- Pas vrasjes, ne të gjithë ishim në gjendje gatishmërie. Çdokush e dinte se kush e kishte kryer vrasjen, - tregon Alite. – Të gjithë qenë urdhëruar të mbanin me vete armët. Përpara kësaj ngjarjeje, kur shkonim në klube, nuk duhej të merrnim armë me vete. Gjatë atyre javëve, pas vrasjes së Kastejanos, duhej të tregoheshim vigjilentë në çdo minutë të ditës.

Ndonëse gjithë familja Gambino ishte në gjendje lufte, Xhon Goti sillej si arrogant e kokëkrisur, tregon Alite.

- Të gjithë tregoheshim kryelartë, - thotë ai. – Për vrasjen shkruan të gjitha gazetat, folën të gjitha televizionet. Ai tani ishte bosi i bosëve.

Kur analizon ngjarjen në retrospektivë, Alite është ende i befasuar, pasi Goti ia doli të komplotonte me sukses dhe më në fund të mbijetonte.

- Fliste për rregulla, iste për nder, por kishte shkelur rregullin më të rëndësishëm: vrau bosin e tij, dhe askush nuk i bëri gjë, - vazhdon Alite. – Ne ishim djelmosha. Nuk qemë mësuar me gjëra të tilla. Por më të vjetrit duhej të kishin vepruar. Ata duhej të kishin bërë diçka. Por ata vetëm sa i bënë fresk.

Ishte shembulli i radhës i Gotëve: tjetër gjë thoshin, tjetër bënin.

Gjithçka e bënin sipas interesit. Për më shumë se një vit, Alite e kishte dëshmuar këtë, por gjithsesi jo në përmasa të kësaj natyre. Me kalimin e viteve do të kuptonte më shumë. Pak kohë pas të shtënave ndaj xhamajkianëve, do të kishin një fërkim me një tra kant tjetër, të quajtur Kevin Boner.

Boneri merrej me tra k kokaine me njëfarë Xhorxh Groso, i cili rastisi të ishte kunati i Xhon Gebertit. E tregtonin produktin në po atë zonë që vepronte Alite, në baret dhe pabet përgjatë shëtitores “Xhamajka”. Në bazë të dëshmive të të dyve, si Kevin Boneri ashtu edhe Alite, i jepnin Xhuniorit një hise të timit. Por, siç do të tregonte Alite në gjyq, kjo gjë nuk pati më rëndësi kur Xhuniorit iu krijua mundësia për tim më të madh.

Xhoni Boi Ruxhero, i biri i Anxhelos, ishte pjesë e bandës së Xhuniorit. Përderisa Anxhelo ishte kumbar i Xhuniorit, ky i fundit dhe Xhoni Boi ishin si kushërinj. Ruxhero i ri iste gjithmonë për “zgjerimin” e biznesit, do të thoshte Alite. Alite dëshmoi se ai me Xhuniorin u lidhën me një furnizues me emrin Toni Kelli, që do t’u shiste atyre një kilogram apo më tepër. Alite vazhdonte të tregtonte akoma vetëm një çerek kilogrami.

Idenë e hodhi Xhuniori, teksa e ngacmoi sërish Aliten, duke i thënë se merrej me gjëra të vogla. Në fakt, donte ta inkurajonte për t’u bërë pjesë e një plani që kishte në mendje. Bëhej alë për t’u bërë partnerë me Kevin Bonerin. Në atë kohë, një kilogram kushtonte rreth dyzet mijë dollarë. Xhuniori, Alite dhe Boneri do të fusnin secili një të tretën e parave. Alite nuk kishte kundërshtim, por Boneri refuzoi. - Ai nuk donte të shkëputej nga Xhorxh Groso, - tregon Alite. Në këto rrethana, Xhuniori dërgoi ca shokë që ta bindnin. - Një ditë po kaloja në shëtitoren “Xhamajka”, kur aty mbërriti Xhuniori me disa prej djemve të bandës së tij, përfshirë Xhoni Boin dhe Greg Reiterin, një djalë i fortë, të cilin e kisha shok të ngushtë, - tregon Alite. – Xhuniori pyeti nëse Boneri vazhdonte të refuzonte. Pasi i thashë që akoma nuk i qe mbushur mendja, Xhuniori m’u

drejtua me alët: “Na prit këtu, në shëtitore. Nuk do të vonohemi.”

Dy djem që punonin për Bonerin, shisnin zakonisht kokainë te tavernat “Kali i bardhë” dhe “Pabi i Ninos”. Pas pak minutash, do të rrëfente Alite në gjyq, ai pa që Xhuniori e ndaloi makinën te këmbët e këtyre dy djemve që po qëndronin përpara tavernës. Xhuniori zbriti nga makina dhe vëzhgoi të tjerët që, me shkopinj bejsbolli në duar, rrethuan dy tra kantët që punonin për Bonerin.

- I rrahën me shkopinj bejsbolli, - tregon Alite. – Njërin prej djemve e hodhën nga dritarja e një dyqani ku shiteshin fustane nusesh, në rrugën “68”. Pastaj ata hipën në makinë dhe ikën. Askush nuk foli.

Pritej reagimi i Kevin Bonerit. Të nesërmen, sipas Alites, Kevin Boneri pranoi të bashkëpunonte.

Blerja e parë u realizua pas disa ditësh në Shell Bank, Hauard Biç. Boneri solli një pjesë të parave. Pjesa tjetër do të paguhej pas shitjes. Toni Kelli shkoi te bagazhi i makinës së tij dhe nxori prej andej një pako, të cilën ia zgjati Alites. Ishte një kilogram kokainë. Ata morën rrugën drejt apartamentit ku ndanin mallin. Boneri mori një të tretën, ndërsa Alite mbajti pjesën tjetër. Alite e copëzoi dhe e paketoi në qese të vogla. Sipas Alites, ai me Xhuniorin do të ndanin timet nga shitja e dy të tretave të çdo sasie.

Më vonë, Alite do të tregonte përpara një jurie se ky ishte llimi i zgjerimit të një biznesi nga i cili, secili prej tyre do të nxirrte më shumë se njëqind mijë dollarë në muaj. Ai tregon se ata kontrollonin tregun e kokainës përgjatë shëtitores “Xhamajka” dhe në disa lagje të Kuinsit. Çdokush tjetër që shiste kokainë në këtë zonë, duhej të blinte prej tyre ose t’u paguante një përqindje të timit. “Biznesi arriti kulmin kur ata arritën të shisnin deri në tetë kilogramë kokainë në javë”, tregon Alite. Ishte një periudhë e artë për Aliten, i cili me zor i besonte fatit të mirë që i kishte rënë për hise. Këtë sukses e kishte arritur falë lidhjeve me bosin e ma es, Xhon Gotin.

- Jam rritur në varfëri. - do t’i shpjegonte ai më vonë një jurie. – Babai punonte si taksist. Nuk kisha para. Vishja fanella dhe pan-

tallona doku. Njohja me të ( Xhuniorin), ishte diçka e madhe për mua. Shkonim gjithandej, njerëzit e dinin se kush ishte ai e kush ishte i ati; nuk kishte njeri që nuk kishte dëgjuar për familjen Gambino. Njerëzit e zakonshëm na trajtonin ndryshe. Kur shkoja në restorante, nuk prisja. Kur shkoja në spektakle, më gjenin vendet më të mira. Rrobat i prisja te rrobaqepësit më të mirë; këmishët i porosisja te rrobaqepësia e Dejvid Nadlerit, në Bruklin. Vishnim kostume të bëra me porosi. Na konsideronin si njerëz të famshëm. Nuk isha mësuar me këtë lloj jete.

Kështu, Alite, për të jetuar këtë jetë të re, duhej të hiqte dorë nga shumë gjëra të së kaluarës. Në llim ai ishte entuziast, madje i lumtur, që i ishte futur kësaj rruge. Vetëm më vonë do ta kuptonte se ç’jetë ishte kjo në të vërtetë. Gotët e shfrytëzonin për interesat e tyre. Për ta shpjeguar me terma të thjeshtë të rrugës, në gjyqin e Xhunior Gotit ai iu drejtua jurisë me alët: “Mënyra e vetme për ta kuptuar këtë është: unë isha prostituta, ndërsa ai ishte tutori”.

Sot, Alite kujton gjëra të atëhershme, të cilat vetë pranoi t’i bënte dhe ndihet keq. Jo për vrasjet dhe dhunën sepse ato ai i kishte në gjak, ishin pjesë të imazhit që ai donte të projektonte për veten. Kjo ishte bota ku jetonte. Kushdo e dinte se dhuna ishte pjesë e jetës së tij. Kur merresh me drogë, kur ke të bësh me përbindësha, kur drejton tra qe të paligjshme ose kur mashtron dhe kërcënon njerëz në botën e krimit, mund të bëhesh i pasur ose mund ta pësosh. Ishte një botë si ajo e Uilli Lomanit8, një botë vetëshkatërruese. Alite e pranon se ka qenë “i egër” dhe me anë të dhunës ka mbaruar shumë punë.

Gjërat e rëndomta, rastet kur është përdorur “dhuna e panevojshme”, e mundojnë akoma. - Mendoja se isha nga ata të fortët me zemër të madhe, - thotë ai. Kishte edhe një furnizues tjetër, një djalë nga lagjja, nga i cili Alite blinte një çerek kilogram kokainë. Pasi u lidhën me Kellin, ky djalë nuk u hynte më në punë.

8

Uilli Loman (Willie Loman) është personazhi kryesor i dramës së Artur Millerit “Vdekja e një agjenti shitjesh” (“Death of a Salesman”).

- Ishte djalë i mirë, nuk ishte i dhunshëm, edhe pse merrej me tra k droge, - kujton Alite ndërsa tregon historinë nga banka e dëshmitarit. – Ishim rritur bashkë. Ishte shok me time motër. Një ditë Xhuniori më tha: “Ta grabisim!”

Sipas Alites, ata e grabitën. Vetë Alite pranon se e ngriti ai kurthin. Do të shkonte në apartamentin e tij gjoja për të blerë kokainë. Apartamenti ndodhej në rrugën “83”, pranë shëtitores “Xhamajka”. Alite hyri i pari dhe la derën hapur. Disa minuta më pas u ngjitën Xhuniori dhe një pjesëtar i bandës. Hynë brenda me forcë duke kërcënuar me armë. Djalin e goditën me pistoletë në kokë. Alite u shtri në dysheme dhe, siç e kishin plani kuar, Xhuniori i dha një shqelm fytyrës. Iu nxi syri. Me anë të kësaj manovre, djali do të bindej se Alite nuk kishte gisht në këtë grabitje. Morën një çerek kilogram kokainë. Më pas, Alite e ndau, e paketoi dhe e shpërndau. Ai me Gotin ndanë timin, që në këtë rast ishte 100 për qind. Alite e bëri këtë veprim, por humbi një mik.

Por në organizatën e Gotit, shokët ishin si pjesë këmbimi që përdoreshin e më pas hiqeshin qafe si pa të keq.

Anxhelo Ruxhero e kishte pasur shok për kokë Gotin që në fëmijëri, e megjithatë Goti e nxori nga skena sikur të ishte një njeri i kotë. Ruxhero dhe Goti e kishin nisur veprimtarinë kriminale duke rrëmbyer kamionë. Më pas, Ruxhero e kishte prezantuar me Delakroçen, duke e ndihmuar të bëhej anëtar i familjes Gambino. Por Gotit i interesonte më shumë perceptimi i publikut, në media dhe në botën e krimit. Anxhelo Ruxhero ishte regjistruar nga FBI-ja duke folur për biznesin e heroinës në një duzinë kasetash. Nuk kishte shumë rëndësi që ishin regjistruar vëllai i Gotit, Xhini, dhe Xhon Karnelia, ndonëse edhe këta të fundit ishin të inkriminuar në këtë çështje po aq sa Ruxhero. Goti do të bënte shembull Ruxheron. Kështu ia shpërbleu mikut më të mirë. Donte njerëz të tjerë për të drejtuar punët e organizatës.

- I duhej një kokë turku, - tregon Alite. – Në vend që ta ndihmonte, e ndëshkoi, jo sepse merrej me drogë, por sepse tani që e kishin

përgjuar, përbënte rrezik. Goti kishte vënë pasuri përrallore nga biznesi i drogës, por askush nuk duhej ta dinte këtë gjë. Në llim e besoja vërtet se Xhuniori dhe motra e tij, Viki, besonin se babai i tyre nuk përfshihej në biznesin e drogës. Të gjithë pjesëtarët e bandës e dinin fare mirë se ç’bënte Goti. Në fund, ai ia futi Ruxheros.

Ruxhero po vdiste nga kanceri kur Goti e dëboi nga organizata dhe urdhëroi që askush të mos shoqërohej me të. Madje për ca kohë mendoi edhe ta vriste. Alite nuk mund ta besonte se Ruxhero po përfundonte në këtë mënyrë. Pavarësisht nga urdhri i bosit, ai u takua shpesh me Ruxheron. Nuk mund ta harronte lehtë se Anxhelo e kishte ndihmuar pas incidentit në “Arena”. Ishte mirënjohës ndaj tij.

- Më çoi alë se donte të më takonte, - thotë Alite. – Jetonte te shtëpia e nënës së tij në Hauard Biç. Kishin vendosur një krevat në dhomën e ndenjjes. Me serum po merrte mor në dhe lloj-lloj antibiotikësh. Ishte tretur i tëri. Kur iste, më dukej sikur e kishte fytin të bllokuar. Por prapë mbetej kockë e fortë. Dhe ishte shumë i acaruar.

Në takimin e parë, Ruxhero i kërkoi Alites ta ndihmonte për mbledhjen e ca borxheve. Edhe pasi mblodhi paratë nga të gjithë borxhlinjtë, Alite vazhdoi ta vizitonte. Askush nuk duhej të takohej me Ruxheron, të cilin Goti e kishte quajtur “tra kant e gojëmadh që nuk e heq nga goja alën heroinë”. Gjatë këtyre takimeve, Ruxhero e paralajmëroi Aliten në lidhje me pabesinë e Gotëve.

- Nuk janë njerëz të mirë, - i pat thënë ai. – Nuk shohin përtej hundës së tyre. Çfarë bosi është Xhoni? Ai nuk kontrollon dot të shoqen, e jo më të drejtojë një organizatë. Ai është ndyrësirë! Edhe Xhuniori, - jani im qelbanik, është akoma më i keq. Shkëputu sa më parë prej tyre!

Ruxhero nuk mund ta kuptonte se pse e kishin mënjanuar në atë mënyrë. Ai po vdiste nga kanceri në mëlçi. I tha Alites se kishte qenë i gatshëm të pranonte fajin për çështjen e heroinës. Më pas këputi ca të shara për Gotin, i cili donte gjithmonë përqindjen e tij nga biznesi i heroinës, por asnjëherë nuk ekspozohej, duke pretenduar se vepronte me duar të pastra. I tregoi se Goti kishte vendosur ta dërgonte Xhuniorin

në një shkollë ushtarake më qëllim që të mësohej me disiplinën. Me urdhër të Gotit, Ruxhero do të paguante tarifat e shkollimit.

Në fakt, Xhuniori lloi Akademinë Ushtarake të Nju Jorkut, një shkollë private me konvikt në Kornuoll-on-Hadson, rreth nëntëdhjetë kilometra nga Nju Jork Siti. Nuk arriti të diplomohej. Në atë kohë, shkollimi dhe konvikti kushtonin më shumë se njëzet mijë dollarë në vit. Shpenzimet paguheshin nga timet e Ruxheros nga biznesi i heroinës. Goti nuk pagoi asnjë kacidhe. Ruxhero i tha përsëri se Gotët nuk ishin njerëz të mirë. Ai e kishte prezantuar Gotin me bosët e mëdhenj të ma es dhe për këtë meritonte njëfarë respekti.

- Të paktën të më kishte pyetur, - tha Ruxhero qetësisht duke përsëritur se do ta kishte pranuar fajin pas përgjimeve të FBI-së. – Kanceri po më merr jetën, kështu që burgun nuk do ta kisha problem. Do të kishte qenë e udhës që Xhon Goti të bisedonte me mua paraprakisht, në vend që të më zbonte si të isha një qen.

Gotët prisnin besnikëri nga të tjerët. Harronin se miqësia është reciproke. Ruxhero po e përforconte këtë perceptim. Por Alite nuk kishte ndër mend të shkëputej nga bota e krimit. Ishte bërë pjesë e saj dhe, për të qenë i sinqertë, vilte time të mëdha. Kishte njëfarë përparësie. E dinte se ishte më i zgjuar dhe më trim se Xhuniori. Gjithashtu, kishte lluar të kuptonte se kush ishte në të vërtetë Xhon Goti. Ajo çka i interesonte tani Alites ishte të për tonte sa më shumë nga mbështetja prej organizatës ma oze. Dhe ç’ishte më e rëndësishmja, duhej të mbijetonte.

Disa muaj pasi u bë bos i organizatës, Goti kërkoi të takohej me Aliten. Do t’i caktonte një detyrë. Xho Galo, një nga personat që kishte punuar gjithë jetën për organizatën, vazhdonte të ishte këshilltar9. Ishte ngritur në këtë detyrë pas vdekjes së Albert Anastasias (i cili nuk ka lidhje me autorin e këtij libri) dhe që atëherë kishte shërbyer në

9

Sipas terminologjisë së mafies, një person i tillë (consigliere) këshillon bosin dhe e përfaqëson atë në takime të rëndësishme brenda familjes dhe me familje të tjera kriminale.

administratat e Karlo Gambinos dhe Pol Kastejanos. Pra, Galo kishte një jetë të tërë që merrej me punët e familjes. Kishte arritur të depërtonte edhe në administratën e Gotit, pasi kishte mbikëqyrur takimet në të cilat kapot vendosën të zgjidhnin bosin e ri, pas vrasjes së Pol Kastejanos.

Galo nuk kishte qenë pjesë e komplotit për eliminimin e Kastejanos, por ishte aq i mprehtë sa për të kuptuar se kush e kishte hequr qafe. Gravano do të dëshmonte më vonë se Galo kishte paralajmëruar të gjithë kapot që të mos diskutonin çështje të brendshme të familjes Gambino me asnjë pjesëtar të familjeve të tjera dhe të mos isnin për vrasjen. Nëse dikush pyeste, përgjigjja që do të jepnin ishte se Galo dhe të tjerë po përpiqeshin të zbulonin se kush ishte fajtori, dhe të gjithë kapot kishin rënë dakord për bosin e ardhshëm.

Pas disa muajsh, bosi i ri vendosi që Galo duhej të hiqte dorë nga posti i tij në hierarkinë e familjes. Frenk DeÇiko, i cili kishte ndihmuar në vrasjen e Kastejanos, ishte tanimë zëvendësi i Gotit. Xhaxhai i tij do të zinte vendin e Galos në postin e këshilltarit.

Goti i tha Alites që të shkonte te Galo dhe t’i tregonte për vendimin e marrë nga bosi i ri.

- Unë nuk isha as anëtar i ma es, - thotë Alite, - dhe Goti po më dërgonte t’i jepja një lajm të tillë Galos, një nga njerëzit më të sprovuar në botën e krimit. Duhej t’i thosha se koha e tij kishte perënduar. Kjo ishte mungesë respekti. Shkova dhe bisedova me Galon, i cili ishte një zotëri i vërtetë.

Alite besonte se Galos nuk do t’i pëlqente mënyra e komunikimit të këtij vendimi dhe ndihej në siklet se ishte ai që po e njoftonte.

- Më pa drejt e në sy dhe më tha: “Mos u shqetëso, djalosh!” – kujton Alite.

Galo dha dorëheqjen pa bërë alë. Goti po forconte pozitat brenda organizatës.

Paraja vërshonte lumë. Tani Goti po merrte përqindje nga biznesi i gjithkujt, jo vetëm prej pjesëtarëve të bandës së tij. Kështu funk-

siononin nancat në botën e krimit. Pjesa më e madhe e të ardhurave shkonin në xhepin e bosit. Nuk kishte rregulla të përcaktuara në lidhje me mbajtjen e llogarive. Siç do t’i shpjegonte më vonë Alite një jurie, Xhunior Goti duhej të merrte gjysmën e timit, por shpesh Alite do ta mashtronte me shifrat, pasi Xhuniori nuk merrte vesh nga matematika.

- I thosha se po i jepja gjysmën, por në fakt për vete mbaja më shumë, - do të shpjegonte ai vite më vonë përpara një jurie federale. – Në këtë mënyrë funksiononte jeta e rrugës. Të gjithë e bënin. Ne e mashtronim njëri-tjetrin. E tillë ishte ajo jetë. Bazohej te pabesia.

Alite e dinte se edhe djemtë që punonin për të, e gënjenin. Kjo ishte situata. Askush nuk mund ta ndryshonte. Andej nga mesi i viteve ’80, kjo gjë nuk i bënte më përshtypje askujt. Vinin aq shumë para nga tregtia e drogës, skemat mashtruese dhe grabitjet sa askujt nuk i binte në mendje të ankohej.

- Për sa kohë që Xhuniori merrte hisen e vet, - tregon Alite, - çdo gjë shkonte mirë. Nëse shuma ishte e madhe, ai asnjëherë nuk bënte pyetje. Kishte raste që timi shkonte në njëqind mijë dollarë. Unë i thosha se nga shitja e fundit kishim tuar tetëdhjetë mijë. Ai mbetej i kënaqur kur i jepja dyzet mijë. Për vete mbaja gjashtëdhjetë. Një gjë e tillë ndodhte shpesh.

Alite mendonte se meritonte pjesën më të madhe të timit sepse ai vetë po rrezikonte. Ai dëshmoi se Xhuniori bëri një marrëveshje tjetër me dikë që merrej me para të falsi kuara. Sipas Alites, ata paguan dymbëdhjetë centë për çdo dollar të falsi kuar. Morën gjithsej rreth treqind mijë dollarë. Për të shtuar timin, Alite me Xhuniorin vendosën të përfshinin një pjesë të dollarëve të falsi kuar në një shumë që do të paguanin për të blerë kokainë nga një grup kolumbianësh.

Alite dëshmoi se ai e kishte kurdisur ujdinë nëpërmjet një kontakti të tij. Xhuniori dhe një bashkëpunëtor tjetër prisnin në një makinë ndërsa Alite dhe një djalosh i quajtur Vini, një shok tjetër i Xhuniorit, shkuan në një shtëpi në rrugën “118”, pranë bulevardit “Rokuei”.

Alite kishte futur dy pistoleta në rripin e mesit – njërën në ije, tjetrën nga pas. Vini, trupmadh, rreth 120 kg, ishte gjithashtu i armatosur.

- Ai duhej të më ruante krahët ndërkohë që unë bëja marrëveshjen, - tregon Alite. – Do të blinim dy kilogramë për tetëdhjetë mijë dollarë. Shumica e parave ishin të falsi kuara, por kisha futur edhe disa kartëmonedha origjinale. Paratë false ishin të një cilësie të mirë, por më mirë të kishte ca të vërteta në rast se ndonjë kolumbian i zgjuar bënte ndonjë kontroll të paparashikuar.

Ndërsa bisedonin për çmimin, tre kolumbianë qëndronin në kuzhinë. Një tjetër rrinte te dera në dhomën e pasme. Të gjithë ishin të armatosur. Më pas, ata lluan të numëronin paratë, ndërsa Alite ekzaminonte cilësinë e kokainës. Në atë pikë, Vinin e zuri paniku dhe tha: “Unë po pres jashtë”. Alite nuk mund t’u besonte veshëve. - Ky ishte një prej shokëve të Xhuniorit që duhej të më ruante krahët. E ç’bëri dhjaksi? Më braktisi duke më lënë në mes të rrezikut.

Kolumbianët vështruan njëri-tjetrin. Alite vetëm sa tundi kokën dhe i tha Vinit: “Vazhdo! Do të vij pas pak”.

Po turfullonte nga inati, por nuk donte të binte në sy. Kishte dy pistoleta. Ata ishin katër veta. Secili prej tyre ishte i armatosur. Ai vendosi të vazhdonte lojën duke ekzaminuar kokainën. Kolumbianët mbaruan numërimin. Më në fund marrëveshja u mbyll.

Teksa po dilte nga shtëpia, djersa po i kullonte çurg nga shpina. Alite pa se Vini ishte larguar me makinën e tij. Më poshtë rrugës, Xhuniori priste në një makinë tjetër me një djalë të quajtur Xheri.

- Vrapova drejt makinës dhe u hodha në ndenjësen e pasme, - tregon ai. – Sa hyra, u thashë: “Do ta vras atë Vinin e ndyrë.” Të nesërmen, Alite doli për të bërë pikërisht këtë gjë. - Xhuniori i kishte dërguar alë Vinit që të na priste diku, - tregon Alite. – Shkuam në shtëpinë e një shoku, ku na priste Vini. E morëm me vete në makinë. Vinit i kishte hyrë frika. Iu bind Xhuniorit, i cili i tha të ulej në timon dhe t’i jepte makinës.

Alite u ul në ndenjësen e pasme. Xhuniori zuri vend përpara. Shkuan drejt Hauard Biçit, gjë që nuk ishte e pazakontë. Teksa makina vazhdonte përpara, Xhuniori u përpoq ta qetësonte Vinin. I iste me një ton të qetë e pajtues. - Çfarë ndodhi atje? – e pyeti. – Përse u largove? Vini dha një përgjigje të pamenduar. Alite e vuri re se Vini ishte tepër i tensionuar. Shikonte vazhdimisht në pasqyrë duke kontrolluar veprimet e Alites. Ironikisht, Alite dëshmoi se atë ditë armën e kishte Xhuniori.

- Doja t’i fusja plumbin kokës, - tregon Alite, - por mendoj se Xhuniori e dinte fare mirë se unë do ta vrisja. Nuk isha fort i sigurt nëse Xhuniori kishte guxim për të qëlluar. I ramë vërdallë për nja gjysmë ore dhe përfunduam pranë kryqëzimit mes rrugës “164” dhe Hauard Biçit. Kjo ishte një zonë moçalore.

Alite do t’i tregonte një jurie federale se “ky ishte një vend ku qenë vrarë shumë persona dhe ku më pas hidheshin trupat e pajetë”.

Edhe Vini e dinte kaq gjë. Kur Xhuniori i tha të ndalonte për një minutë, Vini ngadalësoi makinën, por, në vend që të frenonte, hapi derën dhe doli me nxitim.

Makina ndaloi. Alite dëshmoi se Xhuniori nxori një pistoletë të kalibrit 25 mm dhe qëlloi një herë.

- Dëgjova që Vini rënkoi, - tregon Alite, - por vazhdoi të vraponte. Nuk u duk më në lagje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.