KAPITULLI 4

Gotti's Rules - - Rregullat E Gotit -

Udhëtimime tren nga Amsterdami në Paris zgjat pak më shumë se tri orë. Treni ndalon vetëm në Bruksel dhe stacioni i fundit është Gar dy Nord, në Qytetin e Dritave. Është një udhëtim i rehatshëm dhe i këndshëm. Gjatë pjesës më të madhe të rrugës, treni kalon nëpër fshatra që shtrihen mbi kodrina të gjelbra. Të zë syri pafundësisht ferma dhe vreshta të mirëmbajtur.

Alite mori trenin me bashkëshorten e tij, Klaudian. Ishte viti 2003. Në atë kohë ishte në arrati dhe e kishin lënë të takoheshin në Europë. Përdorte pasaportë false. Kishte tetë identitete të ndryshme që vërtetoheshin nga dokumente përkatëse që i kishte blerë në tregun e zi të Senegalit. Paratë që shpenzonte në këto udhëtime, ia dërgonin shokët nga Amerika në qytete të ndryshme të Europës. Paratë kanalizoheshin shpesh nëpërmjet bankave kanadeze; këtë sistem Alite e kishte ngritur që përpara se të largohej. Edhe Klaudia i kishte sjellë ca para. E kishte organizuar këtë udhëtim, pasi dëshironte të kalonte ca kohë me të, si dhe t’i shpjegonte se pse ndodhej në arrati. Donte t’i tregonte asaj se ai kujdesej për të gjithë; për dy djemtë e tyre, për djalin dhe vajzën nga martesa e parë me Karolën dhe për prindërit dhe gjyshërit e tij. Donte që të gjithë ta dinin se ai ishte mirë. Po mundohej të zgjidhte problemet e krijuara dhe të mbijetonte mes rreziqeve që i kanoseshin, duke iu shmangur gangsterëve që donin ta vrisnin dhe autoriteteve federale që donin ta burgosnin.

Në këtë udhëtim me tren, Alite lloi të analizonte me vete se ku gjendej dhe ku po shkonte. Nuk ishte çështje gjeogra ke, por ekzistenciale. Nuk e kishte humbur sensin e ironisë edhe në atë gjendje. Ç’kuptim kishte e gjithë kjo histori? Atje, në atë kabinë të rehatshme të klasit të parë, ulur ngjitur me Klaudian, lloi të rrëmonte në mendjen e tij gjëra që nuk i kishte menduar më parë. Atje i bëri vetes pyetjen thelbësore: si arriti gjer në këtë pikë?

Përgjigjja ishte e thjeshtë: Alite ishte produkt i mjedisit të tij; ishte rritur në një lagje të varfër të Kuinsit, ku ma a ishte një institucion. Ishte tunduar nga pasuria, statusi dhe pushteti që mishëronte ai institucion. Nëse do të ishte i sinqertë me veten, duhej të pranonte se ai vetë kishte bërë zgjedhjet që e kishin çuar në atë gjendje, ulur në atë tren, me një emër të rremë, duke u ruajtur nga ndonjë plumb kriminelësh ose distinktiv policësh. Por kishte kuptuar një gjë: sa më shumë largohej nga Nju Jorku dhe Gotët, aq më të lehtë e kishte për t’i analizuar ngjarjet me ftohtësi dhe sinqeritet.

Ishte njëri prej katër fëmijëve me prindër shqiptaro-amerikanë, të cilët u vendosën në Udhevën në vitet ‘60. Babai i tij, Methju, ishte një taksist, i cili ishte shumë i dhënë pas kumarit. E ëma, Delva, punonte si sekretare. Gjyshërit e tij, emigrantë shqiptarë, jetonin me familjen e tij që përbëhej nga vëllai i madh, Xhimi, dhe dy motrat: Denisa, tre vjet më e madhe dhe Maria, një vit më e vogël.

Xhoni ishte një vit më i vogël se Xhimi. Gjatë fëmijërisë, Xhoni ishte më i pakët në trup dhe nuk ishte shumë sportiv në krahasim me Xhimin. Ndonëse babai mendonte se Xhimi do të kishte rezultate të mira në sport, në fakt, gjatë shkollës së mesme Xhoni shkëlqeu në bejsboll dhe toi një bursë studimi në Universitetin e Tampës.

Teksa fëmijët rriteshin, babai i nxiste që të merreshin me sport. Nuk e vriste shumë mendjen për ecurinë në mësime. Ai vetë i kishte braktisur studimet në shkollën e mesme. Por sportin e kishte në zemër. Ua futi në gjak të dy djemve dëshirën për t’u stërvitur, për t’u praktikuar dhe për të mos u mposhtur kurrë. Bejsbolli dhe boksi ishin dy

sportet e preferuara. Shumë shpejt Xhimi u lodh dhe u bezdis nga rutina e përditshme rraskapitëse e stërvitjes pas orëve të mësimit, kurse me Xhonin ndodhi e kundërta.

Sporti të mëson shumë gjëra rreth jetës; kjo ishte motoja që Methju Alite përçoi te djemtë e tij. Sporti kishte të bënte me përgatitjen e vazhdueshme dhe shfrytëzimin e mundësive. Kishte të bënte me gatishmërinë, sepse në fushën e bejsbollit apo në ringun e boksit asnjëherë nuk i dihej se kur shfaqej mundësia e shumëpritur. Duhej të shfrytëzohej ajo mundësi, sepse mund të mos i jepej më. E tillë ishte edhe jeta. Methju Alite mund të mos kishte pasuri dhe status, por ai e dinte se të bëheshe një njeri me vlera kërkonte mund e djersë. Këtë mendësi donte ta përçonte edhe te djemtë e tij. Sporti do t’ia jepte atë mësim të vyer. Po ashtu edhe rruga. Xhon Alite kujton një ditë në moshën tetëvjeçare, kur tek po kthehej nga shkolla, i ranë në qafë dy djem dhjetëvjeçarë. Ata po qëndronin në një qoshe rruge pranë shtëpisë së tij dhe po pinin cigare. Ishin tipa arrakatë, që kishin braktisur shkollën. I kërkuan para. Xhoni u tha se nuk kishte, gjë që ishte e vërtetë. Megjithatë, ata e goditën me grushte, e kontrolluan me forcë dhe më në fund e lanë të largohej. Në të ikur, njëri prej djemve hodhi drejt Xhonit një bisht cigareje që i ra në ballë. Xhoni vrapoi për në shtëpi. I tregoi të atit se çfarë i kishte ngjarë. - Po ti, e gjuajte? – e pyeti Methju Alite. Xhoni uli sytë, duke lënë të kuptohej se nuk kishte guxuar t’u kundërvihej. Babai ia ngriti kokën dhe e pa drejt e në sy. - Do të shkosh tani atje ku janë ata çunat! – e urdhëroi. – Futja me grusht në fytyrë atij që të hodhi bishtin e cigares!

Alite hezitoi. Filloi të argumentonte, duke i thënë të atit se ata ishin më të mëdhenj dhe më të fortë. Për më tepër, ata ishin dy. Babai i tha të merrte me vete kushëririn e tij, Gregorin, që ishte gjithashtu dhjetë vjeç. Gregori jetonte në anën tjetër të rrugës.

- uaji të vijë me ty! - i tha. – Me të do të jetë një duel i pastër. Para se Alite të nisej, babai i tij shtoi: - Nëse e toleron këtë situatë kësaj here, do të ndodhë përsëri. Të gjithë do të mendojnë se je qullac.

Alite veproi siç i tha i ati. Qëlloi i pari duke e goditur atë rrugaçin drejt e në fytyrë. Pasi e mori veten, ai iu kthye duke e rrahur keqas tetëvjeçarin Xhon Alite. Sherri përfundoi vetëm sepse djali më i madh u lodh së godituri. Alite dhe kushëriri i tij mezi u kthyen në shtëpi. Kur i thanë babait të tij se ç’kishte ndodhur, Methju buzëqeshi.

- Bëtë veprimin e duhur. Jam krenar për ju të dy, - tha ai. – Ata djem shohin se kush i ka frikë dhe u bien në qafë. Tani të gjithë e dinë se ju nuk jeni nga ata tipa që hapin rrugë lehtë.

Pas një jave, Alite po kthehej përsëri nga shkolla dhe u kryqëzua rrugës me ata të dy dhjetëvjeçarët. Djali, të cilit Alite i kishte gjuajtur me grusht, buzëqeshi dhe i tha:

- Or çun, nëse provoj të t’i marr paratë me forcë, ta mban të ndeshemi përsëri? - Gati jam, - i tha Alite. Djali qeshi dhe i hodhi krahun miqësisht mbi sup Alites. Vështroi nga shoku i vet dhe tha: - Më pëlqen ky djali i vogël. Ka guxim. Ky kujtim i erdhi në mendje ndërsa treni çante me shpejtësi nga Holanda për në Francë. Babai i tij kishte pasur të drejtë. Ti vetë duhet t’u bësh ballë situatave të vështira. Askush tjetër nuk të ndihmon. I zoti e nxjerr gomarin nga balta. Por, falë Methju Alites, Xhoni krijoi idenë e parë për botën e krimit të organizuar. Dhe Xhon Alite nuk e harroi lehtë këtë gjë.

- Babai kishte një kushëri që, së bashku me Çarli Luçianon, një nga të fortët e familjes Gambino, menaxhonte një sallë pokeri, - tregon ai. – Loja llonte në dhjetë të darkës dhe mund të mbaronte në gjashtë të mëngjesit. Ata luanin në dhomën e pasme të një garazhi në Bronks. Kishte net kur unë me vëllanë shkonim atje me babanë. Sa më pëlqente ai vend!

Dhoma mbushej me tymin e purove. Në sfond dëgjohej kërcitja e pullave, shushurima e letrave teksa shkartiseshin, të qeshurat e tuesve dhe ofshamat apo ulërimat e humbësve. Shumica e lojtarëve ishin gangsterë.

- Babai na prezantonte me krenari me të gjithë kumarxhinjtë, - tregon Alite. – I binte rreth e qark dhomës përpara se të ulej në tavolinë. Ne i shkonim pas dhe qëndronim në një dhomë tjetër që në fakt ishte një kuzhinë e vogël ku kishte pije freskuese, akullore dhe patatina. Ndodhte shpesh që ata që tonin, na thërrisnin dhe na jepnin ndonjë “bakshish”. Mund të na zgjatnin ndonjë kartëmonedhë njëzetdollarëshe. Ishte shumë e madhe për ne. Qëllonte që dikush na jepte njëqind dollarë. Na dukej e pabesueshme. Mbeteshim pa alë nga gëzimi.

Nëse e merrte vesh për paratë, Methju Alite u thoshte djemve t’i kthenin, gjë që e indinjonte gangsterin bamirës. Në shumicën e rasteve, Methju Alite tërhiqej dhe fëmijët për tonin paratë. Ndonjëherë nuk i ecte fati, e në ato raste, djemtë ktheheshin në shtëpi me më shumë para sesa babai.

Por për Xhon Aliten e gjithë kjo histori nuk lidhej me paratë, por me botën e krimit. Ai magjepsej nga burrat në atë dhomë, tipa me emra si Al Shkurtabiqi, Vito, Plaku Frenk, Xheku i Madh apo Zijoshi. Ata visheshin me shije dhe silleshin sikur nuk e vrisnin mendjen për njeri mbi tokë. Mbi të gjitha, Xhon Alite, asokohe tetëvjeçar, mund të nuhaste diçka të veçantë tek ata njerëz: ata kishin siguri në vetvete dhe një ndjesi sikur i përkisnin një bote të rëndësishme e të fuqishme.

Alites do t’i duheshin vite për të kuptuar se gjithçka ishte një fasadë, se nderi dhe besnikëria, shoqëria dhe vëllazëria që gangsterët predikonin, ishin të pabaza, krejt të pakuptimta. Teksa udhëtonte drejt Parisit, e gjithë kjo botë i qartësohej edhe më shumë. Por, në atë moshë të vogël, sa herë që largohej nga dhoma e pasme e atij garazhi në Bronks, Xhon Alite kishte një mendim të ngulitur në kokë – ai donte të bëhej si ata burrat që luanin poker.

Kur ishte në shkollë të mesme, punonte pasditeve në lokalin “Dick’s Deli”, që ndodhej në kryqëzimin mes rrugës “79” dhe shëtitores “Xhamajka”. Në anën tjetër të rrugës ishte një klub gangsterësh në pronësi të familjes kriminale Lukeze. Dy apo tre tipa vinin çdo ditë nga klubi përballë për të telefonuar nga pjesa e pasme e restorantit. Në atë kohë, Alite ishte bërë aq i zgjuar sa të kuptonte se ç’ndodhte. Ata lidheshin me kumarxhinj, të cilët vinin baste përmes telefonit. Herë pas here shfaqej dikush që linte një zarf për tipat që rrinin në klubin matanë rrugës. Alites iu ngarkua detyra të çonte zar n në klub.

Alite ndiqte gjimnazin “Franklin K. Lein” në Kuins; ishte e njëjta shkollë që kishte ndjekur edhe Xhon Goti. Ky i fundit e la shkollën në vitin e dytë. Bënte shumë mungesa. Edhe kur shkonte në shkollë, u binte në qafë nxënësve të tjerë.

Alite nuk ishte ndonjë nxënës shembullor, por kishte nota të mira dhe ishte lojtar i shkëlqyer bejsbolli, një mbrojtës i dytë që godiste shumë mirë. Për katër vjet ishte pjesë e skuadrës së shkollës; në vit të tretë dhe të katërt ishte kapiten i ekipit. Ndërkohë, ai vazhdonte të punonte në restorant sa herë që kishte kohë të lirë. Aty lloi të dëgjonte për aktivitetin kriminal të njerëzve si Xhon Goti. Aty mori mësimet e para për pushtetin e ma es.

- Në lagje kishim një burrë që e thërrisnin Pat Antikuari, - tregon Alite. – Ishte pjesë e një grupi kriminal. Kishte një dyqan antikuarësh në shëtitoren “Xhamajka”, ku shiste kryesisht mallra të vjedhura. Një ditë, ai erdhi në restorantin ku punoja. Po bisedoja me ca shokët e mi që kishin ardhur të më takonin. Një prej tyre tregoi një barsoletë dhe unë llova të qeshja me të madhe. Ndërkohë, Pat Antikuari mendoi se po qeshja me të. Ishte paksa i çmendur ai.

Filloi t’i bërtiste Alites duke e kërcënuar se do ta vriste. Rastisi që një prej djemve të klubit përballë ishte në restorant. Ai ndërhyri duke i thënë Pat Antikuarit se Alite ishte shoku i tij dhe djemve të tjerë në klub dhe se duhej ta linte me aq.

Alite mendoi se kjo zënkë mbaroi me kaq. Të nesërmen, pasi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.