KAPITULLI 5

Gotti's Rules - - Rregullat E Gotit -

Katërmuaj pas atentatit ndaj Pol Kastejanos, u vra numri dy i organizatës, krahu i djathtë i Xhon Gotit, Frenk DeÇiko. Një bombë e vendosur në makinën e tij shpërtheu sapo ai hapi derën.

Shpërthimi shkaktoi një krater në mes të rrugës dhe theu dritaret e shtëpive dhe dyqaneve në rrugën “86”, në zonën e Bensohërtit, në Bruklin. Trupi i DeÇikos u bë copa-copa. Një gangster tjetër që e shoqëronte, u plagos rëndë.

Personi që kishte vendosur bombën, kishte dashur të vriste Xhon Gotin. Plani nuk shkoi sipas parashikimit.

Mendohej se atë të diel Xhon Goti do të merrte pjesë në një mbledhje në Klubin e Veteranëve dhe Miqve, një vendtakim ma ozësh në rrugën “86”, pranë shëtitores së katërmbëdhjetë. Pak përpara se të nisej, Goti e anuloi pjesëmarrjen e tij. Në mendje kishte gjëra më të rëndësishme. I ishte rrëzuar akuza për sulm ndaj personit në një gjykatë shtetërore, por i ishte ngritur një padi për mashtrim. Parashikohej që gjyqi të llonte më vonë, po atë vit. Autoritetet federale po përgatiteshin gjithashtu për të nxjerrë prova të reja për gjyqin e shumëpërfolur të Kupolës së Ma es, në të cilin ishin paditur pesë krerët e familjeve kriminale. Kastejano dhe Delakroçe ishin në listën paraprake të njëmbëdhjetë të akuzuarve. Sigurisht që ata nuk mund të gjykoheshin tani, pasi kishin vdekur, por kjo çështje ishte një tregues i qartë në lidhje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.