KAPITULLI 6

Gotti's Rules - - Xhorxh Anastasia -

NdërsaXhon Goti konsolidonte pozitën e tij pas vrasjes së Kastejanos, eliminimit të DeÇikos, dënimeve të anëtarëve të Kupolës së Ma es dhe rrëzimit të akuzave ndaj tij, Xhon Alite depërtonte gjithnjë e më shumë në organizatën ma oze.

Pavarësisht nga paralajmërimet që i kishin bërë në lidhje me Xhuniorin, Alite vazhdoi ta thellonte marrëdhënien me të. Me anë të kësaj marrëdhënieje, ai mund të përfshihej në punët e organizatës. Shkonte thuajse çdo ditë në klubin e Xhuniorit në kryqëzimin e rrugës “113” me shëtitoren “Liria”, dhe herë pas here do të kalonte te klubet “Berxhin” dhe “Ravenite”. Përveç përfshirjes në tra kun e drogës, e kishte bindur Xhuniorin se mund të tonin shumë para duke u marrë me baste sportive. Alite e njihte mirë biznesin e vënies së basteve. Ishte rritur me kumarxhinj. Ishte gjithashtu “i çmendur pas sportit”, siç e përshkruante veten. Nuk linte pa parë asnjë ndeshje futbolli, bejsbolli apo basketbolli.

Vënia e basteve ka qenë gjithmonë një nga bizneset më të lakmuara të krimit të organizuar. Teksa lotaritë shtetërore kanë reduktuar vlerën e timeve, bastet sportive vazhdojnë të lulëzojnë. Është një biznes i ligjshëm në një formë të caktuar në vetëm katër shtete. Nevada është shteti ku ka më shumë sallone bastesh të ligjshme.

Në këto pika të paligjshme pranohen baste për çdo lloj sporti, por parësor mbetet futbolli amerikan. Sezoni i basteve arrin kulmin me

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.