Rregullat e Xhon Gotit për lidershipin: sa herë që është e mundur përdorni nofka poshtëruese për njerëzit që i keni nën vete! Në këtë mënyrë përcaktohet se kush drejton dhe kush duhet të nënshtrohet.

Gotti's Rules - - Xhorxh Anastasia -

Uilli Boi e kryente veprimtarinë e tij në Bruklin. Ashtu si Alite, edhe ai nuk mund të bëhej anëtar me të drejta të plota i familjes ma oze. Nuk kishte prejardhje plotësisht italiane. Nënën e kishte italo-amerikane, ndërsa babai i tij e kishte origjinën nga indianët e Amerikës. Për këtë arsye i kishin ngjitur nofkën “Gjysmak”. Ishte një term që Goti e të tjerët e përdorin për të nënçmuar Xhonsonin, i cili ishte 180 cm i gjatë dhe peshonte thuajse 130 kg. Askush nuk guxonte të ngatërrohej me të. Ai kishte biznese timprurëse. Goti e kishte për zemër pasi i duheshin njerëz si Xhonsoni për të mbaruar punët e tij. Gjithsesi, e tallte sa herë t’i shkrepej.

Në këtë mënyrë i menaxhonte Goti punët e veta; ishte një arrogancë që ndoshta e kishte burimin te pasiguria e tij. Të dy, babë e bir, e kishin zakon të talleshin me njerëzit pranë tyre. Nofkat ishin një mënyrë për të përcaktuar hierarkinë.

Xhuniorit i pëlqente të tallej me njerëzit, por askush nuk bënte shaka me të. Sipas Alites, Viki Goti e quante vëllanë “pulitësi”; ajo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.