KAPITULLI 7

Gotti's Rules - - Rregullat E Gotit -

Rregullat e Xhon Gotit për lidershipin: trafiku i drogës është i ndaluar dhe i ndëshkueshëm me vdekje. (Çdo anëtar apo bashkëpunëtor që merret me drogë, duhet t’i ndajë fitimet me bosin.)

Drogasillte të ardhurat më të mëdha në organizatën e Gotit, pavarësisht nga ajo që pretendonte ai. Sot e kësaj dite, pasi gjithçka ka dalë sheshit, Alites i duket ironike, ndërsa as Xhon Goti e as i biri nuk janë dënuar për tra k droge. Megjithatë, nëse besohen provat dhe dëshmitarët e prokurorisë, të dy ata kanë bërë një mal me para nga biznesi i drogës, por bënë ç’ishte e mundur ta shkëpusnin veten nga ata që bënin punën në terren.

Xhon Goti braktisi miqtë dhe bashkëpunëtorët e vjetër, të cilët u akuzuan për tra k droge, edhe pse ai kishte tuar miliona dollarë nga puna e tyre. Alite dhe të tjerë që dëshmuan kundër Xhon Gotit në gjyqin e tij në Manhatan, deklaruan se Xhuniori vepronte në të njëjtën mënyrë. Ashtu si i ati, edhe ai ishte i gatshëm të linte në baltë çdokënd që ishte akuzuar, edhe pse mund të kishte për tuar shuma të mëdha parash prej tij.

Shembulli më i goditur ishte mënyra se si u soll Xhon Goti me Anxhelo Ruxheron. Mark Reiteri do të ishte viktima e radhës. Të dy bënë qindra mijëra dollarë për bosin e ma es. Prapëseprapë, ai as që denjoi t’i ndihmonte kur ata kishin nevojë për të.

Reiteri thirrej “Mark Çifuti” nga Goti dhe njerëzit e tij. Ishte një tjetër nga ato nofkat që Goti i përdorte për të poshtëruar dhe tallur vartësit. Në fakt, Reiteri ishte nga ata tipa që nuk e vrisnin shumë mendjen për kësi gjërash. Drejtonte një tra k të madh, dinte të luante mirë në skenën e madhe dhe kishte vite që furnizonte Nju Jorkun me heroinë. E jetonte jetën në kuptimin e plotë të alës. Kishte një shtëpi në Long Ajlënd, ku jetonte me të shoqen dhe dy djemtë. Por mbante edhe një apartament luksoz në Manhatan dhe një vilë në Izrael. Kishte një “Xhaguar”, një “Harli” dhe një motoskaf.

Një nga bashkëpunëtoret e tij ishte Telma Granti, për të cilën agjentët federalë besonin se drejtonte biznesin e drogës pasi Liroi Barnsi u burgos, në vitin 1977. Barnsi, një nga tra kantët më të mëdhenj të qytetit, dëshmoi kundër Reiterit në gjyqin e vitit 1988.

- Kam qenë disa herë me Xhon Gotin në apartamentin luksoz të Reiterit, që ndodhej në kryqëzimin e rrugës “58” dhe shëtitores së dytë. Unë kisha shok Greg Reiterin, të birin e Markut, - tregon Alite. – Por njihja edhe babanë e tij. Njëherë, kur shkuam atje, ai hapi një valixhe plot me para dhe i dha Gotit njëqind mijë dollarë. Po ia jepte në formë dhurate, si bakshish. Nuk ishte as pjesë nga hisja që Goti merrte rregullisht. Kështu ishte Mark Reiteri, dinte se si t’ia bënte qej n vetes.

Reiteri i tregoi Alites se si duhej shijuar jeta. I tha që nëse bënte para, të mos hezitonte për t’i shpenzuar. Të bënte udhëtime, të shihte botën, të mos ishte dritëshkurtër. Nuk e thoshte shkoqur, por me nënkuptim. Alite e kuptonte se ku donte të dilte. Xhon Goti mburrej kur shkonte me pushime në Florida. Ndërkohë, Mark Reiteri merrte avion privat për në Paris. Nga pamja dukej si aktori Rei Liota dhe jetonte si personazh lmash – rroba të shtrenjta, makina të bukura dhe darka në restorantet më të mira.

- oshte shpesh: “Mos u bëj si këta teveqelët që rrinë gjithë ditën në klub duke luajtur letra! Dil nga guaska dhe mendo se si të kënaqesh!

Ishte një këshillë e çuditshme që ia ofronte dikush që tra konte heroinë. Fundja, ishte një mësim i mirë për jetën që donte të bënte Alite.

- Ishte një njeri i ra nuar, - tregon Alite. - Mua dhe Gregun na mësoi se si të visheshim, ku t’i blinim rrobat, si të silleshim. Ishte një zotëri i vërtetë, ose të paktën të krijonte përshtypjen se ishte i tillë. Femrat linin kokën pas tij. Ai shoqërohej me modele dhe aktore – njëra më e bukur se tjetra. Mendoj se e dinte që Goti dhe i biri ishin maskarenj, por i kishte zënë rrota bishtin. I duhej të merrej me ta. Nuk kishte zgjedhje tjetër. Ishte zhytur thellë në rrjetin e drogës dhe tani nuk mund të tërhiqej më.

Edhe Reiteri nuk mund të bëhej anëtar me të drejta të plota, por kishte status më të lartë nga shumë prej gangsterëve që njihte Alite. Nëse shtrojmë pyetjen se cili do të ishte idhulli i Alites në botën e krimit, ky do të ishte pa dyshim Mark Çifuti – jo Xhon Goti apo Xhuniori.

Në vitin 1987, gjithçka shkoi si mos më keq. Reiterit i doli emri në çështjen e Xhin Gotit, Anxhelo Ruxheros dhe Xhon Karnelias. U lirua me kusht në qershor të vitit 1987, kur lloi gjyqi. Pasi u informua se një prej njerëzve të tij po bashkëpunonte me drejtësinë, mori arratinë. Akuzohej edhe në dy çështje të tjera për tra k droge.

- Unë me djalin e tij, Gregun, shkuam ta takonim në Florida, - tregon Alite. – I çuam ca para. Gregu u kthye në Nju Jork, ndërsa unë qëndrova me të për ca kohë. Pastaj të dy shkuam në Kaliforni. Ndenjëm në një hotel në Beverli Hills. Më pas do ta bëja disa herë rrugën Nju Jork – Los Anxhelos. Marku përpiqej të lidhej me disa njerëz të rëndësishëm. Donte t’u maste pulsin. Në këtë mënyrë do të kuptonte se sa të rënda ishin akuzat kundër tij, si edhe të përcaktonte alternativat që i mbeteshin për të shpëtuar.

Alite tregon se i kishte thënë Reiterit të mos tërhiqte vëmendjen, por një gjë e tillë nuk ishte pjesë e natyrës së tij.

- Vazhdonte të dilte me femra të bukura, të frekuentonte restorantet më të mira, të jetonte jetën sipas stilit të vet, - tregon Alite duke tundur kokën i habitur. – Ishte në arrati, por nuk e ndryshonte mënyrën e jetesës.

Reiteri po plani konte të largohej nga vendi. Për këtë po mundohej të gjente një rrugëzgjidhje. Pikërisht në atë kohë e arrestuan në Los Anxhelos dhe e çuan në Nju Jork.

- Në Nju Jork u kishte telefonuar disa personave, të cilëve u besonte, - tregon Alite. – Njëri prej tyre e futi në kurth.

Në fund, Mark Reiteri u dënua me tetëdhjetë vjet burg. Atëherë ishte rreth të pesëdhjetave. Dënimi ishte i barasvlershëm me burgim të përjetshëm. Alite ishte me Xhon Gotin, kur këtij të fundit i hipën xhindet. Filloi të shante bashkëpunëtorin e tij në tra kun e heroinës. E quante “tregtar droge i mjerë që di vetëm të hapë telashe”. Pas dënimit të Reiterit, Goti e shau përsëri duke e quajtur “çifut batakçi” dhe “tra kant i ndyrë”. Kur gjatë gjyqeve të të shoqit bashkëshortja e Reiterit, Doloresi, u ankua në shtyp për taktikat abuzive të autoriteteve federale, Gotët, babë e bir, e sulmuan ashpër për shkak se ishte shprehur publikisht.

Për ta ajo ishte “lavire” dhe “qelbësirë”. Duhej ta qepte gojën. Alite tundi kokën në heshtje teksa çoi në mend Viktorian, bashkëshorten e sertë, kokëshkretë, llafazane dhe të patakt të Xhon Gotit, si edhe Vikin, të bijën po aq arrogante. Çka e shqetësonte më shumë Aliten, ishte mënyra se si Xhon Goti e denigronte pa të keq Mark Reiterin.

- Me siguri që përmes Reiterit, Goti kishte tuar miliona, - thotë Alite. – Pasi u arrestua, Reiteri nuk bashkëpunoi me prokurorinë, pranoi burgun. Në atë kohë, ai mund ta kishte varrosur Gotin, por nuk e bëri.

Alite beson se Goti shante e çirrej qëllimisht. Kujton se si Goti i bërtiste me të madhe Salvatore Gravanos, ngaqë ky i fundit kishte kryer ca akte dhune që zakonisht bëheshin me urdhër të vetë Gotit.

- Druhej gjithmonë se mos i kishin vënë aparat përgjimi, - tregon Alite. – Kështu, duke mos i miratuar veprimet e Mark Reiterit apo Gravanos, ai implikonte bashkëpunëtorët e tij në këto krime – në rast se agjentët e FBI-së po dëgjonin. Ishte një mënyrë të thëni: “Nuk e bëra unë. Këta e kanë fajin.” Bënte spiunllëk në mënyrë të tërthortë.

Në familjen ma oze Gambino, që e drejtonte Goti, besnikëria ishte

një koncept i njëanshëm. Edhe i biri vepronte në të njëjtën mënyrë me pjesëtarët e bandës së tij.

Vrasja e parë që kreu Alite për familjen Gambino, lidhej me biznesin e drogës. Viktima ishte Xhorxh Groso, kunati i Xhoni Gebertit. Të dy këta, Alite i kishte njohur që fëmijë. Kishte bashkëpunuar me ta në biznesin e drogës. Pas incidentit me xhamajkianët dhe të shtënave nga makina, Alite nuk i besoi më kurrë Gebertit. Groso nuk ishte më i mirë. Që të dy i shpër llnin rregullat e rrugës dhe asnjëri nuk dinte ta mbante gojën mbyllur. Të dy do të përfundonin të vrarë. Groso e kishte radhën i pari.

Xhuniori mori vesh se Groso përdorte emrin e Gotit për të forcuar pozitat e veta. U thoshte të gjithëve se bashkëpunonte me Gotët. Me këtë nënkuptonte se Gotët për tonin nga biznesi i tij i drogës. Alite e dinte se kjo gjë ishte e vërtetë. Groso dhe Geberti duhej medoemos t’u paguanin Gotëve një pjesë të timit dhe të gjithë e dinin këtë. Por Alite e dinte gjithashtu se, nëse dikush iste për këtë ujdi dhe mburrej për të, hapeshin probleme.

- U thoshte njerëzve: “Unë punoj për Xhon Gotin”, - tregon Alite. – Kjo ishte e palejueshme. Dëgjuam për këtë gjë dhe e takuam. Ai e mohoi. Pranoi vetëm se thoshte se ishte shok i Xhunior Gotit. Unë nuk e besoja. Po ashtu edhe Xhuniori. Gjithsesi, Xhuniori e paralajmëroi që emri “Goti” të mos përmendej përsëri.

Por me sa dukej Grosos i kishte marrë koka erë. Xhuniori dhe Alite morën vesh se ai vazhdonte të përdorte emrin e Gotit. Gjithashtu kishte lluar të drogohej – tymoste hashash, thithte kokainë apo injektonte heroinë.

- Xhuniori lloi të shqetësohej, pasi Groso mund të bëhej spiun, - tregon Alite. – Nuk kishim asgjë konkrete, por këta tipa binin lehtë në rrjetën e agjentëve federalë. Sa herë dëgjon për ndonjë tra kant që merr drogë, e para gjë që të vjen në mendje është: “Ai është i dobët. Kur drogohet, nuk është më i vetëdijshëm për atë që bën. Nuk mund ta përballojë më këtë punë.”

Në atë kohë, Alite kishte bandën e vet dhe mezi priste rastin të binte në sy. Ishte përfshirë deri në njëfarë shkalle në një vrasje të mëparshme. Frenk Boçia ishte vrarë në një klub të Kuinsit nga Entoni Ruxhiano dhe Dominik Piconia. Alite kishte qenë pjesë e planit, por nuk ishte gjendur në skenën e krimit.

Shumica e njerëzve mendonin se Boçia, që njihej si tip kokëkrisur, ishte vrarë sepse kishte gjuajtur me shuplakë gruan e tij, Fransina Ruxhianon, motrën e Entoni Ruxhianos. Më pas kishte ndërhyrë nëna e Fransinës, e cila kishte pësuar të njëjtin fat. Alite, i cili ishte njeri i afërt me Ruxhianot, ishte i gatshëm të përfshihej në vrasjen e Boçiës. Më vonë, mësoi arsyen e vërtetë të vrasjes. Boçia kishte treguar mungesë respekti dhe arrogancë ndaj Xhoxho Korozos, një anëtar i familjes Gambino.

- Për këtë arsye u miratua vrasja e tij, - thotë Alite. – Ato shuplakat ishin një justi kim për ta vrarë, por Korozot, Xhoxho dhe vëllai i tij Niki, e donin të vdekur për arsyet e tyre personale.

Në atë kohë, Alite po ngjitej në qarqet më të larta të organizatës dhe ishte në gjendje të krijonte një perspektivë më të qartë për lojën dhe lojtarët e përfshirë. Gjërat nuk ishin gjithmonë ashtu si dukeshin. Dhe ndonjëherë kjo gjë bëhej me dashje. Xhuniori kishte përcaktuar një hierarki të re. Në një takim, nga fundi i vitit 1987, në klubin “Miqtë tanë” Xhuniori deklaroi përpara të gjithëve se që nga ai moment, përpara se të vepronin, pjesëtarët e bandës duhej të bisedonin me Aliten. Shtoi se, çfarëdo t’i thoshin atij, duhej t’ia përcillnin edhe Alites. Kështu do të veprohej tani e tutje.

- Xhuniori po promovohej dhe donte të krijonte një ltër mes tij dhe disa prej djemve, - kujton Alite. – I ati ia kishte përsëritur gjithmonë: “Shoqërohesh me shumë plehra.” Kështu, në këtë takim, ai tha: “Për çdo gjë që do të bëni, duhet të pyesni më parë Xhon Aliten”.

Alites i pëlqenin pushteti dhe statusi. Më vonë do të rrëfente përpara një jurie se drejtonte një bandë të përbërë nga dhjetëra gangsterë, të cilët ishin të përfshirë në botën e krimit, si dhe kontrollonte shpërndarjen e

kokainës në Kuins, disa pjesë të Bruklinit dhe disa lagje të Long Ajlëndit.

Xhuniori ia përsëriste herë pas here Alites se, për shkak se nuk mund të bëhej anëtar me të drejta të plota, ai mund të tonte status ashtu si Xhimi Bërku apo Xho Uotsi - gura të njohura në botën e krimit. Ishin krerë bandash dhe realizonin operacionet e tyre. Ishin si kapo, ndoshta një shkallë më lart. Por nuk ishin anëtarë me të drejta të plota të ma es. Bërku punonte për familjen kriminale Lukeze, ndërsa Uotsi ishte bashkëpunëtor i Gotit.

Xhimi Fisniku (kështu e thërrisnin ndryshe Xhimi Bërkun) u portretizua nga Robert de Niro në lmin e njohur “Djem të mbarë” 13. Ai ishte organizatori i vjedhjes së bujshme të kompanisë “Lufthansa” në vitin 1978.

Këtë rrugë synonte të ndiqte Alite. Në atë kohë nuk e mendonte gjatë. Bërku do të dënohej në vitin 1996, ndërsa Uotsi aktualisht është burgosur për trembëdhjetë vjet pasi u shpall fajtor në vitin 2011 për vrasje. Mendja e Alites ishte përqendruar në gjëra të tilla si statusi, pasuria, pushteti dhe in uenca që kishin Bërku dhe Uotsi. Këtë gjë dëshironte dhe pothuajse e arriti.

Xhimi Fisniku pati gjithashtu një rol, ndonëse në prapaskenë, në vrasjen e parë në të cilën Alite u përfshi drejtpërdrejt. Alite kishte shok Frenki Bërkun, të birin e Xhimi Fisnikut. Gotët nuk donin të merreshin me njerëz të tillë, por Alite nuk ia vuri veshin Xhuniorit kur ky i fundit i tha të mos shoqërohej me Frenkin.

Përsëritej refreni i vazhdueshëm. “Ata janë vetëm ca morracakë që merren me drogë. Mos u përziej me njerëz të tillë”!

Alite shoqërohej me Frenki Bërkun në bare e klube të ndryshme ku nuk shkonte Xhuniori. Një natë, Frenku i tha se babai i tij i kishte çuar alë nga burgu për të marrë një borxh të vjetër, dhe se ai, Frenku, e kishte lënë të takohej me dy tipa në Bruklin për të biseduar për shlyerjen e parave. I kërkoi Alites të shkonin së bashku.

13

Titulli i filmit në anglisht: “Goodfellas”.

- Frenku më tha se ata i detyroheshin babait të tij disa qindra mijëra dollarë, - e ritregon Alite këtë histori disa vjet më vonë. – Hipëm në makinë për të takuar këta tipat. E kishim lënë të takoheshim në bulevardin “Linden”, në Bruklin. Ishte natë. Sapo ndaluam, dy burra dolën nga një makinë tjetër dhe po afroheshin drejt nesh. Ne dolëm nga makina jonë. Me ta ishte edhe një burrë tjetër që qëndronte pas timonit në makinën e tyre.

Alite kujton se dy burrat ishin latinë. Nuk kishte dijeni për detajet e borxhit. Vuri re se, në vend që të binin në ujdi, ata u kon iktuan. Dëgjoheshin britma e kërcënime. Alite pranon se bëri detyrën shoqërore. Nxori armën dhe nisi të qëllonte. Fundja, për çfarë kishte shkuar aty?

- Nxora pistoletën dhe nisa të bërtas, - tregon ai. – Frenku bëri të njëjtën gjë. Ne qëlluam. Ata ranë përdhe. Ai që qëndronte pas timonit, nuk lëvizte. Mendoj se ai duhet t’i ketë futur në kurth. Me sa duket, kjo ishte loja e Frenkut. Ai kishte shkuar me mendimin për t’i vrarë. Por nuk mund ta them me siguri. U futëm në makinën tonë dhe u kthyem në Kuins. Paskëtaj, nuk dëgjova më për atë histori.

Pas disa muajsh, Frenk Bërku u zu në një bar me një djalë nga lagjja, që e quanin Tito. Gjatë sherrit, Tito kishte nxjerrë papritmas pistoletën dhe e kishte qëlluar Frenkin, duke e lënë të vdekur në vend.

- Tito kishte në pronësi një berberhane në rrugën “101”, pranë klubit tonë, - tregon Alite. – Ai me të vëllanë shoqëroheshin me shumë njerëz. Vëllai kishte ikur në Itali, pasi ishte përfshirë në një vrasje.

Pasi dëgjoi se ç’i kishte ngjarë Frenki Bërkut, Alite shkoi të takojë Titon.

- I thashë: “Bën mirë të ikësh sa më parë që këtu! Mund të jem unë njëri prej atyre që do të dërgojnë për të të hequr qafe.”

E dija se Xhimi Bërku do të lidhej me Lukezët, të cilët do të urdhëronin vrasjen e Titos.

Berberi i tha Alites se nuk kishin ndër mend të lëvizte nga Kuinsi.

- Rrinte ulur në karrigen e berberit me duart pas kokës, - kujton Alite. – Dukej sikur po priste vdekjen.

Pas disa ditësh, dy persona të armatosur hynë në berberhane dhe e qëlluan Titon në kokë dhe në trup. Vdiq në atë karrige.

Vdekja ishte bërë pjesë e botës kriminale të Alites. Me kalimin e viteve, aq shumë persona që njihte, u gjetën të vdekur, sa ai me shokët e tij lluan ta quanin Udhevënin, lagjen e Kuinsit ku ata qenë rritur, Streha e Vdekjes14. Vite më vonë, i mbyllur në burg, Alite bëri një listë të atyre që qenë vrarë ose kishin vdekur nga mbidoza. Në atë listë kishte më shumë se njëqind emra. Alite e di mirë se mund të kishte qenë njëri prej tyre. Por në fund të viteve ’80, ai ishte ende i ri dhe i rrëmbyer. Mendonte se asgjë nuk mund ta ndalte. I dukej vetja i pamposhtur. Ishte gjithashtu shumë i pasur. Së bashku me Xhuniorin dhe bandën e tyre, ata tonin më shumë se një milion dollarë në muaj nga biznesi i kokainës, ka pohuar ai nga banka e dëshmitarit. Bashkëpunëtorët më të afërt paguheshin njëzet ose tridhjetë mijë dollarë në muaj. Shpërndarësit merrnin nga pesë deri në dhjetë mijë dollarë në muaj. Alite deklaroi përpara jurisë se ai me Xhuniorin fusnin në xhep rreth njëqind mijë dollarë në muaj, ndonëse pjesa e tij ishte zakonisht disi më e madhe, sepse ai e ngatërronte Xhuniorin me llogaritë. Xhuniori nuk u kushtonte shumë vëmendje shifrave, ngaqë verbohej sa herë që Alite i tundte përpara syve një tufë me kartëmonedha. Por jo gjithkush e gëlltiste lehtë suksesin e tij. Një pasdite, Alite po ecte përgjatë shëtitores “Xhamajka”. Ndodhej jo shumë larg apartamentit të tij. Për fat, me bisht të syrit pa një “Linkoln” që lëvizte ngadalë pranë tij. Makina frenoi. Ktheu kokën pikërisht në momentin që Xhon Geberti po nxirrte pistoletën.

Kur Alite ia futi vrapit, u dëgjuan tre të shtëna. Ai u fut me vrull në

14 Është një lojë fjalësh. Udhevën (Woodhaven) mund të përkthehet Streha e Drunjtë. Bazuar në kontekstin e botës së krimit, Alite me shokët e tij Udhevënin e quajtën Streha e Vdekjes (Death Haven).

apartamentin e tij, ku mori pistoletën. Më pas u nis të takonte Xhuniorin. Këto qenë kohë të trazuara për familjen Goti. Agjentët federalë kishin zbuluar një plan tjetër të familjes gjenoveze për të vrarë Gotin.

Luis Mana, një kapo i rrjetit të Nju Xhersit nën varësinë e organizatës gjenoveze, ishte regjistruar ndërsa thurte planin për vrasjen e Gotit. FBI-ja kishte instaluar pajisje përgjimi në restorantin “Kasela” në Nju Xhersi, ku qëndronte zakonisht Mana. Agjentët federalë përgjonin një dhomë të pasme të restorantit, të cilën Mana e përdorte si zyrë. Përgjonin gjithashtu edhe tualetin e grave, sepse ishin informuar se aty Mana bënte bisedat më të rëndësishme. Objektiva të këtij atentati qenë Goti dhe vëllai i tij, Xhini. Kështu, agjentët e FBI-së, që merreshin me këtë çështje, paralajmëruan Gotin. Ai kishte qeshur gjoja për të mos u dhënë shumë rëndësi alëve të agjentëve, por e gjithë familja u vu menjëherë në gjendje gatishmërie: të jeni të kujdesshëm me personat që bashkëpunoni dhe raportoni rregullisht çdo veprim! Informoni bosin tuaj për ndonjë lëvizje të pazakontë!

Këto udhëzime ndiqte edhe Alite, kur shkoi të takonte Xhuniorin, i cili jetonte akoma me prindërit në kryqëzimin mes rrugës “58” dhe shëtitores “160”, në Hauard Biç. I tregoi Xhuniorit për pritën që i kishte ngritur Geberti dhe i kërkoi leje për ta vrarë.

Sipas Alites, Xhuniori donte të bisedonte llimisht me Gebertin. I tha Alites të merrte makinën dhe të dy u nisën drejt apartamentit të Gebertit.

- Po turfulloja nga inati, - tregon Alite. – Nuk doja të shkoja. Prania e Xhuniorit më bënte të ndihesha i viktimizuar. Dukej sikur kisha vrapuar te Xhuniori, i cili do të më mbronte. Nuk ishte e vërtetë. Sa poshtë kisha rënë!

Alite nuk lëvizi nga makina, ndërsa Xhuniori bisedoi me Gebertin. Kur doli, i tha Alites se gjithçka ishte sqaruar dhe nuk do të ndodhte përsëri.

- Xhunior, e kupton se ç’po thua? – e pyeti Alite. – Ai deshi të më vriste. Do ta heq qafe medoemos.

Xhuniori i tha se nuk ishte momenti i duhur për ta vrarë. Do ta hiqnin qafe pasi të qetësoheshin gjakrat. Më pas, sipas dëshmisë së Alites, ata e kishin vrarë vërtet.

Geberti u përpoq të mos fuste më hundët në punët e Alites, por pas disa javësh të dy u kryqëzuan në shëtitoren “Xhamajka”. Filluan të shaheshin e të shtyheshin. Kësaj here nuk nxorën armët, ndonëse mezi u përmbajtën. Xhuniori u takua sërish me Gebertin. Sipas Alites, ai refuzoi përsëri lejen për ta qëruar Gebertin. Pak kohë më pas, Geberti mori arratinë.

Dyshohej për një përdhunim, ndaj u zhduk. Fshihej në Bruklin dhe nuk vinte më në Kuins. Në këtë mënyrë, Xhuniori e kishte më të thjeshtë për të shpër llur kërkesën e Alites për të vrarë Gebertin. Alite besonte se Geberti vazhdonte t’i jepte rregullisht Xhuniorit një pjesë nga timet e tij në tra kun e drogës. Kështu, Xhuniori nuk donte të eliminonte një burim të mirë të ardhurash. Alite do të dëshmonte se Xhuniori i kishte thënë se Geberti ishte në listën e zezë dhe se do ta vrisnin së shpejti, por nuk ishte momenti i duhur për ta hequr qafe.

Nga ana tjetër, Xhorxh Groso nuk ishte një burim i mirë timi. Donin ta bënin shembull. Ishte një mënyrë për t’ua bërë të ditur të gjithëve se, kush përdorte emrin e Gotit në biznesin e drogës, ndëshkohej me dënim kapital. Rregullat qenë të thjeshta, thotë Alite. - Gjithkush e dinte se, nëse kapeshe duke tregtuar drogë, do të eliminoheshe, - thotë ai. – Një herë, kur takova Gotin, ai më tha: “E di se ç’po bën, por po bëj një sy qorr e një vesh shurdh. Nëse të kapin, je i vdekur.”

Ajo çfarë nuk thuhej, por që Alite e kuptonte qartë, ishte se Xhuniori nuk donte të implikohej në çështjet e drogës. Po qe se kapej duke u marrë me drogë, fajin do ta mbante Alite, ndërsa Xhuniori do të dilte i larë. Por një tip si Xhorxh Groso nuk arrinte ta kuptonte kaq gjë. Vazhdonte ta përmendte gjithandej emrin e Gotit. Alite dëshmoi se për këtë arsye Xhuniori e donte të vdekur. Sipas Alites, fakti se Groso gjendej atje, kur Geberti i ngriti kurth Alites, ishte një arsye më shumë për të vendosur eliminimin e Grosos.

Alite tregoi në gjykatë se mori miratimin dhe nisi të plani konte vrasjen e Grosos.

Ashtu si në rastin e Gebertit, ata do të shtireshin sikur çdo gjë shkonte mirë dhe më pas do ta godisnin atëherë kur Groso nuk e priste. Alite dëshmoi se rekrutoi disa djem që bënin pjesë në bandën e tij: njëri prej tyre ishte Fil Baroni, një ish-detektiv i policisë së Nju Jorkut; një djalë tjetër i quajtur Xhoi Di; dhe dy djem që donin të përfshiheshin në punët e gangsterëve. Dukej sikur ata po e bënin këtë punë për qejf.

Fillimisht do ta ndiqnin Groson për të mësuar rutinën e tij. Ai e kishte zakon të shkonte në orët e vona të natës në tavernën “Kali i bardhë”. Një natë të hëne, rreth një javë përpara Krishtlindjes së vitit 1988, Alite dhe të tjerët po pinin kur Groso hyri brenda. Një ndeshje futbolli shfaqej në të gjithë televizorët përqark barit. Alite ia bëri me shenjë dhe Groso u afrua.

- Dyshoi në llim, por, duke parë se të gjithë u treguan miqësorë, u ndie rehat, - tregon Alite. – Po na qeraste me pije. I kisha thënë banakierit që më parë që mua të ma mbushte gotën me ujë. Të gjithë të tjerët porosisnin vodka. Pinim, qeshnim, bënim shaka. Tregonim histori të fëmijërisë. Të gjithë po deheshin dhe e vura re se Groso ishte i qetë.

Kur mbaroi ndeshja e futbollit, Alite propozoi që të gjithë të shkonin në klubin “Lozha ekzekutive”, pranë aeroportit “LaGuardia”, që ishte i hapur deri në orët e para të mëngjesit. Në llim, Groso tha se donte të kthehej në shtëpi, por të tjerët e bindën që të shkonte me ta. Alite, Baroni dhe Groso u futën në makinën që do ta ngiste Xhoi Di. Teksa Groso po matej të futej në sediljen e pasme, Alite i tha duke buzëqeshur: - Jo. Jo. Ti ulu përpara. Alite dhe Baroni u ulën pas. Alite ishte ulur pas Grosos. Dëshmoi se të tjerët i ndiqnin me një makinë tjetër.

- Makina tjetër do të bllokonte qarkullimin në rast se plani nuk shkonte sipas parashikimit, - tha Alite teksa detajonte vrasjen nga ban-

ka e dëshmitarit. – Fillimisht patëm menduar të ndalonim pranë një parku në rrugën “88”, në shëtitoren “Atlantik”. Unë do të thosha se duhej të zbrisja për të urinuar. Sa të ndalonte makina, do ta qëlloja dhe do ta hidhnim trupin atje.

Por Alite thotë se çoi ndër mend se fëmijët që do të luanin në park të nesërmen, do të shihnin një kufomë. Atë nuk e shqetësonte fakti se trupi do të zbulohej. Në fakt, Alite tregoi para jurisë se Xhuniori kishte theksuar se trupi duhej hedhur në një ambient të hapur në mënyrë që kjo vrasje të shërbente si paralajmërim për këdo që keqpërdorte ose abuzonte me emrin e Gotit.

- Mos e varrosni! - u kishte thënë Xhuniori. – Mos e fusni në ujë! Mos e fshihni! Hidheni në mes të rrugës në mënyrë që njerëzit ta marrin vesh se ju e bëtë këtë vrasje.

Alite nuk donte që një grup fëmijësh të shihnin një kufomë të përçudnuar. Ishte një kod moral i çuditshëm, një kod që Alite e kishte të vështirë ta pranonte, ndonëse ishte pjesë e organizatës së Gotëve. Alite e kuptonte se kishte një mënyrë të drejtë dhe një mënyrë të gabuar në lidhje me veprimet që ndërmerrte në jetë. U bind se nuk kishte pse ta hidhte trupin e pajetë në atë park.

Prandaj, në vend që të ndalonin pranë parkut, vazhduan rrugën drejt aeroportit “LaGuardia”. Ngadalësuan te një dalje e autostradës, në shëtitoren “Xhuëll”. Aty Alite nxori pistoletën dhe qëlloi tri herë në pjesën e pasme të kokës së Grosos.

Më pas, pështyu mbi trupin e pajetë të Grosos, duke e quajtur “maskara” dhe “bir kurve”.

Të tjerët morën kufomën dhe e lanë te ca kangjella. Alite e hodhi armën në një liqen aty pranë. Më pas u kthyen në restorantin “Eskjuair” në Kuins, ku hëngrën darkë. Alite e kujton ende se çfarë porositi atë natë.

- Një hamburger me shumë djathë, - thotë ai. – Ashtu më pëlqente. Piva dhe një koka-kola.

Përpara se të niseshin për në shtëpi, Alite urdhëroi Xhoi Dinë të lante e të pastronte makinën. Më pas i tha të mos e përdorte më atë makinë.

- I thashë se do të bënte mirë ta shiste, - tregon Alite. Të nesërmen në mëngjes, Alite u nis drejt klubit “Berxhin”, ku takoi Xhuniorin dhe i tregoi se gjërat kishin shkuar sipas planit. Të dy u futën në një qendër estetike ngjitur me klubin. Në fakt, ata të dy shkonin shpesh aty, pasi u pëlqente të dukeshin të hijshëm dhe ishin meraklinj për thonjtë.

Këto ishin në fakt detaje që u përdorën nga mbrojtja për ta portretizuar Aliten si një vrasës gjakftohtë dhe të pamëshirshëm. Disa minuta pas vrasjes së Xhorxh Grosos, Alite qe ulur për të ngrënë hamburger. Më pak se pesë orë më pas, ndërsa kufoma e Grosos ishte ende e ngrohtë, ai bënte manikyr në një sallon bukurie.

Ndërsa pastronin thonjtë, aty hyri Xhin Goti. Xhuniori lloi t’i tregonte se çfarë kishte ndodhur. Xhaxhai i tij u acarua pa masë dhe e mori Xhuniorin jashtë duke e shtyrë.

- Ai i bërtiti: “Ore trap, mos je çmendur që et hapur për një gjë të tillë?” – kujton Alite. – Gotët jetonin me idenë se agjentët federalë kishin vendosur përgjues gjithandej. Ne shkonim shpesh te qendra estetike ngjitur me “Berxhinin”, ndaj Xhini mendonte se edhe aty mund të kishin instaluar përgjues.

Kur u kthye, Xhuniori i tregoi Alites se çfarë i kishte thënë xhaxhai. a gjithashtu se Xhin Goti donte të sigurohej se gjithçka kishte ndodhur ashtu siç e kishte përshkruar Alite.

- Xhuniori donte të shkonim me makinë te dalja e autostradës ku gjendej kufoma, - tregon Alite. - Kam parë shumë lma. E di se vrasësi nuk duhet të kthehet te skena e krimit, por Xhuniori këmbëngulte.

U futën në “Korvetën” e Alites dhe morën rrugën drejt aeroportit. Sa u afruan te skena e krimit, gjithë zona gëlonte nga policia. Kishte disa patrulla policie. Kur kaluan pranë një ambulance, Xhuniori shihte gjithë kureshtje. Po transportonin trupin e pajetë të Grosos.

- Sikur nuk më duket mirë ai djalë, - citon Alite alët e Xhuniorit që tallej me të vdekurin.

Alite vazhdonte të ngiste makinën duke parë vetëm përpara.

Kjo vrasje e pasuroi rezymenë e Alites në botën e krimit. Tani ai konsiderohej si dikush që kishte bërë një punë të pastër, si dikush që mund të përshkruhej si “i zoti për kësi gjërash”. Por kjo vrasje ndihmoi më shumë Xhunior Gotin.

Katër ditë pasi u zbulua trupi i Grosos, Xhunior Goti u pranua zyrtarisht si anëtar i familjes kriminale Gambino. Një prokuror federal do ta përshkruante anëtarësimin e Xhuniorit si “hapi i parë i ngritjes së një rrugaçi gjakatar e të dhunshëm në rangun e një krimineli të sprovuar dhe më pas në liderin e familjes Gambino”.

Epiteti “i sprovuar” mund të ketë qenë paksa i ekzagjeruar, por një gjë ishte e qartë: Xhuniori ishte tashmë anëtar i ma es.

Ceremonia u zhvillua natën e Krishtlindjes, në një apartament në rrugën “Malbëri”, pranë klubit “Ravenite”. Salvatore Gravano, i cili tashmë ishte promovuar në pozicionin e zëvendësbosit, drejtoi ceremoninë. Xhon Goti nuk mori pjesë, por foli më pas në festën që u zhvillua në klub.

- Ata menduan se nuk do të dukej e drejtë nëse vetë Goti do të drejtonte ceremoninë e anëtarësimit të të birit, - tregon Alite.

Majkëll DiLeonardo dhe dy persona të tjerë u pranuan gjithashtu si anëtarë të familjes, po atë natë. Më vonë, DiLeonardo, ashtu si Alite, do të bëhej dëshmitar i drejtësisë dhe do të jepte detaje në lidhje me funksionimin e familjes kriminale të drejtuar nga Goti. Por kjo do të ndodhte pas shumë vitesh. Atë natë Krishtlindjesh, Gotët, babë e bir, kishin kapur majat.

Ishte një botë e bazuar në imazh dhe perceptim. Ngritja e Xhuniorit në hierarki lidhej me nepotizmin në botën e krimit. Ndërkohë që Alite mendonte se po e përdorte Xhuniorin për të përparuar në familjen kriminale, në fakt po ndodhte e kundërta: Xhuniori po e përdorte atë. Atë natë, në të gjithë Amerikën, komunitetet italo-amerikane, bij e bija të emigrantëve, po kremtonin festën e Shtatë Peshqve15 dhe më

15

Festa e Shtatë Peshqve është një festë italo-amerikane e kremtuar në prag të

pas do të merrnin pjesë në Meshën e Mesnatës. Nga ana tjetër, Gotët po zotoheshin për besnikëri ndaj një institucioni që e konsideronin më të shenjtë sesa Kisha Katolike.

Më vonë, Viki Goti do të shkruante rreth anëtarësimit zyrtar të të vëllait në ma e, në librin e saj “Familja ime”, ku do të theksonte se vëllai i saj e lidhte ceremoninë me diçka të tillë si Kalorësit e Tavolinës së Rrumbullakët16. Ajo vetë e krahasonte babanë, vëllanë dhe bashkëpunëtorët e tyre me Robin Hudin dhe bandën e tij, të cilët vidhnin të pasurit dhe ndihmonin të varfrit. Megjithatë, autorja në alë pranon se një pjesë e parave të grabitura përfundonte në xhepat e babait dhe vëllait të saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.