KAPITULLI 8

Gotti's Rules - - Xhorxh Anastasia -

Imazhii Robin Hudit ishte pjesërisht i saktë. Gotët kishin grabitur shumë njerëz. Xhon Goti e kishte lluar karrierën duke vjedhur kamionë. Për këtë arsye, mendësinë e një plaçkitësi e aplikonte pothuajse në çdo gjë. Ishte një mënyrë e lehtë dhe e shpejtë për të tuar para. jesht i merrje dikujt atë për të cilën kishte nevojë. Kjo ishte metoda që ndoqi edhe kur u bë bos i familjes kriminale.

Nga ana tjetër, Xhuniori nuk e nisi me vjedhje kamionësh. Ai gjurmonte njerëzit nga të cilët merrte më shumë shpërblim.

- Mund të them se duhet të kemi grabitur me forcë mbi njëzet tra kantë droge, - tregon Alite. – Disa prej tyre ishin xhepshpuar, ashtu si ai djali që e goditëm në kokë me pistoletë. Por herë të tjera kemi zhvatur shuma të konsiderueshme.

Një nga grabitjet më të mëdha e bënë në Upër Ist Said të Manhatanit. Një tra kant droge i quajtur Hantër Adams zotëronte një apartament në një ndërtesë shumëkatëshe. Përveçse kishte portier gjatë njëzet e katër orëve, pallati i tij kishte edhe shumë kamera sigurie. Kohë më vonë, Alite do të dëshmonte se kishte qenë Majkëll Reiteri, një nga djemtë e Mark Reiterit, ai që ia kishte futur në kokë këtë ide. Alite ia tregoi Xhuniorit dhe më pas nisi plani kimin.

Reiteri ishte informuar se Adamsi do të shkonte me pushime në Florida. Alite priti pak ditë e më pas telefonoi kompleksin e apartamenteve duke u shtirur si Adamsi. I tha njërit prej personelit të sigurisë

se gjatë kohës që do të ishte në Florida, do të ndërronte tapetin e shtëpisë. I tha se do të vinin dy punëtorë, të cilët duhej t’i linin të hynin brenda në apartament. Shtoi se u besonte këtyre punëtorëve dhe nuk kishte nevojë për t’i vëzhguar teksa do të hiqnin tapetin e vjetër dhe do të vinin të riun. “Do t’u them që t’ju respektojnë”, i kishte thënë Alite rojës së apartamentit, duke u shtirur si Adamsi e duke nënkuptuar një bakshish të majmë.

- Mbaj mend se ai mori pesëqind dollarë, gjë që e bëri të dyshonte. Por futi paratë në xhep pa bërë zë dhe i lejoi të hynin brenda.

Për këtë vjedhje, Alite kishte zgjedhur Majk Finertin dhe Pati DiPipën. Të dy i kishte shokë të vjetër të lagjes. DiPipa ishte vëllai i bashkëshortes së tij të ardhshme, me të cilën do të kishte dy fëmijë.

- U ngjitën me ashensorin e shërbimit, - tregon ai. - Kishin vënë kapele. Njëri mbante në krahë një tapet të vjetër që e kishin mbështjellë që të dukej si i ri, ndërsa tjetri shtynte një karrocë dore në të cilën kishte vënë një valixhe për mjetet e punës. Dukeshin si dy marangozë me përvojë.

Kaluan disa orë në apartament që të dukej sikur po ndërronin tapetin. Në fakt, llimisht gjetën kasafortën e Adamsit, e çmontuan nga muri dhe e vendosën në karrocë. Më pas, e mbuluan kasafortën me tapetin e vjetër dhe dolën qetësisht nga ndërtesa. Pasi e hapën kasafortën, i thanë Alites që brenda kishte njëqind e gjashtëdhjetë mijë dollarë.

- Ndoshta ka pasur më shumë, - thotë Alite duke përsëritur këtë histori që e kishte treguar gjithashtu përpara një jurie federale gjatë gjyqit të Xhuniorit në vitin 2009. – Është pjesë e biznesit të rrugës ... Të gjithë përpiqen t’ia fusin njëri-tjetrit. Ndoshta kanë marrë tridhjetë, dyzet apo pesëdhjetë mijë dollarë përpara se të më thoshin se në kasafortë kishte vetëm njëqind e gjashtëdhjetë mijë dollarë.

Duke e njohur Xhuniorin, Finerti dhe DiPipa donin që të siguronin një thelë të mirë, sipas Alites. Xhuniorit i kishte dalë nami se për vete merrte pjesën e luanit sa herë që mblidhte ndonjë shpërblim të kësaj natyre.

Rregullat e Xhon Gotit për lidershipin: mbaji vartësit gjithmonë në tension dhe në pritje. Në këtë mënyrë u kujton atyre se kush komandon, pa u lodhur me fjalë.

Në këtë rast, thotë Alite, ai me Xhuniorin ndanë mes tyre njëqind mijë dollarë, ndërsa Finerti dhe DiPipa, që kishin bërë gjithë punën dhe kishin rrezikuar jetën, morën gjashtëdhjetë mijë dollarë; një pjesë të kësaj shume, ata do t’ia jepnin Majk Reiterit, i cili kishte hedhur idenë. Ky ishte realiteti ekonomik i botës kriminale të Gotëve. Gjithkush e dinte. Në biseda me njëri-tjetrin njerëzit ankoheshin, shpjegon Alite, por askush nuk iste hapur.

- Ishte një diktaturë mizore, - shprehet ai.

Xhuniori e drejtonte bandën e tij ashtu siç bënte edhe i ati me familjen kriminale. I shkonte mendja të organizonte një takim dhe shfaqej një orë me vonesë. Donte thjesht që njerëzit ta prisnin. Shkonte të luante me letra, ndërsa djemtë që e shoqëronin, duhej të prisnin me orë të tëra derisa të mbaronte lojën. Për më tepër, kërkonte një hise nga timi i gjithkujt.

Dhe kërkonte gjithnjë e më shumë. Ndonjëherë Alite ndërhynte për të parandaluar abuzimin e Xhuniorit në ndarjen e parave. Nuk e bënte shpesh. E vetmja mënyrë që përdornin ai dhe të tjerët për të mashtruar Xhuniorin, ishte ndryshimi i shifrave, domethënë ta gënjenin rreth timit real.

Gjithsesi, në shumë raste, kjo ishte e pamundur. Pasi u bë anëtar i ma es, Xhuniori rrallëherë u përfshi drejtpërdrejt në vjedhje, por, sipas Alites, atij i pëlqente të ishte i pranishëm gjatë zhvillimit të ngjarjeve. Alite kujton se Xhuniori pozicionohej në një distancë të caktuar, ulur në makinë, ndoshta duke përdorur një radiomarrëse ose duke mbikëqyrur zonën. Alite beson se kjo ishte mënyra që përdorte Xhuniori për t’u siguruar se grabitja kishte ndodhur. Duke qëndruar në distancë, e kishte më të lehtë për t’ia mbathur nëse gjërat nuk shkonin sipas planit.

Vjedhja e Xhon Kellit, një tra kant tjetër me emër, u realizua sipas planit, por kohë më pas, Alite përfundoi në burg. Në bazë të dëshmisë së Alites, Xhon Kelli ishte vëllai i Toni Kellit, nga i cili Alite, Xhuniori dhe Kevin Boneri blinin kokainë, pasi Boneri u “bind” të ndryshonte furnizues.

Në fakt, siç rrëfeu Alite përpara një jurie, Xhon Kelli ishte burimi i kokainës që ata blinin.

- Ai qarkullonte pesëdhjetë deri në njëqind kilogram në muaj, - thotë Alite. – Xhuniori donte t’i vinte gjobë. Mendonte t’i merrte dy mijë dollarë për kilogram.

Ishte një taksë tipike që Xhuniori e vinte kudo ku mund t’i lëshonte tentakulat e tij. Por Xhon Kelli mendoi se kishte pozita të fuqishme, ndaj e shpër lli kërkesën e Xhuniorit. Në fakt, tregon Alite, mesazhi që erdhi nga Xhon Kelli ishte: “Ik ore pirdhu!”

- Unë vetë shkova ta takoja, - thotë Alite. – Nuk doja të arrinim deri në atë pikë sa ta vidhnim, prandaj i thashë: “Xhon, jepi ca para! Më mirë të kemi paqe.” Por ai nuk kishte ndër mend të paguante.

Në këto raste, një lojtar me pak in uencë, si Xhorxh Groso, do të vritej kur shfaqte qëndrim të tillë, por Kelli kishte shumë para. Ishte më mirë t’i merrje paratë sesa ta vrisje.

- Në këtë kohë, nga fundi i viteve ’80, nuk prekja më kokainë me dorë, - tregon Alite. – Kisha caktuar disa persona që të merreshin me këtë punë. Ata bënin shpërndarjen, mblidhnin paratë, copëtonin produktin e kështu me radhë. Paraja vërshonte lumë, por në këtë biznes kishte të tjerë që tonin më shumë. U hodh ideja të fusnim në kurth Xhon Kellin. Do të shtireshim sikur do të blinim prej tij e më pas do ta grabisnim.

Kith Pelegrino, që ishte njëri prej bashkëpunëtorëve kryesorë të Alites në këtë biznes, i kërkoi Xhon Kellit pesë kilogramë kokainë.

- Kjo ishte ideja e Xhuniorit, - tregon Alite. – E dija se Kelli nuk do të vinte me pesë kilogramë. Ishte shumë i zgjuar dhe shumë paranojak. Do të na shiste pesë kilogram, por do ta ndante mallin në tre pjesë.

Dy kilogramë këtë javë, dy kilogramë javën tjetër, dhe një kilogram më pas. Kështu funksiononte kjo lloj tregtie. Kelli erdhi në shtëpinë e nënës së Pelegrinos, pranë rrugës “87” dhe shëtitores “103”, - vazhdon ai. - Kishte sjellë vetëm dy kilogramë kokainë. Pelegrino pagoi tetëdhjetë mijë dollarë. Kelli i futi paratë në një çantë dhe, pasi doli nga shtëpia, e vuri çantën në bagazhin e makinës. Gjashtë palë sy po e ndiqnin teksa po largohej.

Alite dhe Xhuniori e vëzhgonin nga një makinë. Fil Baroni, ish-detektivi i policisë së Nju Jorkut, dhe një djalë i quajtur Frenki, ishin në një makinë tjetër. Dy bashkëpunëtorë të tjerë prisnin sinjalin nga një makinë e tretë. Në varësi të kthesës që do të merrte Kelli, njëra prej atyre dy makinave do t’i priste rrugën.

Baroni kishte siguruar distinktivë për të gjithë. Ata do të hiqeshin si policë dhe do t’i merrnin paratë. Kelli mori kthesën në pozicionin ku ishte makina e Baronit. Brenda një minute, Kelli u gjend i bllokuar. Baroni dhe Frenki nxorën distinktivët. Kellit dhe së dashurës së tij, që ndodhej në ndenjësen e pasagjerit, iu kërkua të dilnin nga makina. “Policët” kontrolluan brenda automjetit dhe më pas në bagazh. Morën çantën me vete dhe lanë Kellin me të dashurën në trotuar. Alite i tregoi jurisë se paratë iu kthyen Xhuniorit dhe pasi Pelegrino paketoi dhe shiti dy kilogramët e kokainës, banda ndau një tim 100 për qind.

Alite tregon se ai me Xhuniorin morën rreth tridhjetë mijë, ndërsa të tjerët ndanë mes tyre pjesën tjetër. Disa vjet më vonë, pasi paratë kishin shteruar, Alite, Xhuniori dhe disa djem të tjerë po kalonin një pasdite vere në plazhin e Fajër Ajlëndit, kur befas aty u shfaq Xhon Kelli. Të gjithë e përshëndetën. Kelli njohu Frenkin, njërin prej “policëve” që e kishin grabitur. E kishte harruar atë histori duke menduar se e kishin zhvatur dy detektivë batakçinj. Tani po mësonte të vërtetën.

- E dinte se me Xhuniorin nuk ia dilte dot, - tregon Alite. – Kështu, më telefonoi një ditë dhe më kërcënoi mua dhe Kith Pelegrinon.

Pas disa vjetësh, Kelli nuk do ta harronte atë kërcënim. Për pasojë, Alite do të përfundonte në burg.

Natyrisht, jo të gjitha grabitjet shkuan sipas planit apo siguruan paratë e parashikuara.

Alite dëshmoi se në fund të vitit 1987 Xhuniori e dërgoi në Florida për të ndjekur një pistë që ia kishte treguar një kushëri, një djalë i quajtur Xhon DiXhorxhio, vëllai i Soni DiXhorxhios. Ishin kushërinj nga nëna. Xhuniori i tha se kushëriri i tij po ndihmonte një grua, e cila keqtrajtohej nga i shoqi. Ky i fundit ishte mjek. Sipas saj, mjeku kishte një milion dollarë të fshehur në shtëpi. DiXhorxhio donte që Alite të vidhte paratë dhe t’i jepte doktorit një dru të mirë.

- Bobi Borielo kishte dy tipa të fortë spanjollë që punonin me të në atë kohë, - thotë Alite. – U tha atyre të më shoqëronin mua në Florida për këtë punë.

Bobi, një gangster trupmadh, 115 kg, 190 cm, ishte një nga shokët më të ngushtë të Xhuniorit. Ai do të ishte shoqëruesi i parë i dhëndrit në martesën e Xhuniorit, pas disa vjetësh.

- Bobi më ka pëlqyer gjithmonë, - tregon Alite. – Ishte tip i dhunshëm kur ia donte puna, por thellë-thellë ishte njeri zemërbardhë. Ishte dhe shumë shakaxhi. Por nuk dinte se si të tonte para. Kishte një nip që ishte kalorës në garat me kuaj. Njëherë, të tre, unë, Bobi dhe Xhuniori, shkuam në Delauer për të ndjekur garat.

Nipi i tregoi xhaxha Bobit se për cilët kuaj të vinte bast. Bobi ia kaloi informacionin Alites dhe Xhuniorit. Të tre vumë para për kuajt e sugjeruar.

- Po ndiqnim garat me bashkëshorten e kalorësit, e cila ishte shtatzënë në atë kohë, - tregon Alite. – Vumë bast për disa gara, por nuk po na ecte dhe aq. Fillova të bluaja me vete se po harxhonim paratë, pasi informacionet po na dilnin të gabuara.

Për garën e pestë të asaj dite, nipi e kishte njoftuar xhaxhanë për tre kuajt që do të dilnin të parët. I tha të vinte bast të tre shtë.

- Këtë bast vumë, - tregon Alite. – Me sa më kujtohet vumë nja dy mijë dollarë për të tre kuajt. Nëse dilnin sipas renditjes, mund të tonim rreth njëqind mijë, ndoshta edhe më shumë. Po e ndiqnim

garën dhe pamë që këta tre kuaj ishin të parët. Filluam të lëshonim britma gëzimi. Kryesisht Bobi, pasi ai nuk kishte shumë para.

Papritur Alite vuri re se një kalë tjetër po i parakalonte. Ishte kali që kalëronte nipi i Bobit.

- Nuk më besohet, - shpërtheu ai. – Kali i nipit tim na prishi bastin e tre shtë. Ne humbëm. Bobi ulërinte nga zemërimi dhe iku t’i zbrazej nipit të tij. Humbëm rreth dy mijë dollarë, por unë me Xhuniorin lluam të qeshnim. Bobi bërtiste: “Do ta vras me duart e mia!” Njerëzit përreth mendonin se ky ishte një kumarxhi i acaruar që kishte humbur shumë para, gjë që ishte e vërtetë. Nuk e dinin se si qëndronte puna. Bashkëshortja e kalorësit nisi të qante. U shkrimë së qeshuri gjatë gjithë rrugës së kthimit, ndonëse Bobi rrinte hundë e buzë. Nuk kishte mundur ta kapte nipin. Me siguri do ta rrihte. Kushedi ku ishte fshehur. Nuk e kuptova se ç’ndodhi atë ditë. Ndoshta nipin e Bobit e kishte zënë paniku. Mund të kishim tuar shumë para, nëse do t’ia kishte mbajtur frerët kalit të tij. Vjedhja në Florida ishte një asko tjetër. - DiXhorxhio më priti në aeroport, - tregon Alite. – Djemtë e Bobit kishin ardhur me një avion tjetër. DiXhorxhio duhej të kishte mbledhur të gjitha informacionet e mundshme. Të paktën të dinte nëse shtëpia kishte sistem sigurie apo sa ishte shuma e parave. Gjithashtu, duhej të na kishte gjetur një makinë dhe disa armë. Kishte vetëm një lodër që dukej si armë e vërtetë. Asgjë tjetër.

I çoi me makinën e vet deri te shtëpia e doktorit në Fort Lodërdeil, e cila ndodhej përpara një stacioni policie.

- Djemve të Bobit iu duk e pamundur, ndaj donin të largoheshin, por unë u thashë: “Bëmë gjithë këtë rrugë. Le të futemi!” – thotë Alite ndërsa e tregonte këtë histori përpara një jurie federale në Manhatan.

a se kishte trokitur në derë. Sapo doktori hapi derën, Alite e goditi me grusht aq fort sa ai ra përdhe pa ndjenja. Ai me dy spanjollët u futën brenda, e mbështollën doktorin me një qilim, i mbyllën gojën me shirit ngjitës dhe lluan të kontrollonin shtëpinë.

Prisnin të gjenin një kasafortë me një milion dollarë. Gjetën rreth tre mijë dollarë në sirtarin e njërës prej dhomave të gjumit. Nuk kishte kasafortë gjëkundi.

- I hodhëm ujë doktorit që të vinte në vete, - thotë Alite. – I hoqa ngjitësen nga goja. E pyetëm se ku i kishte futur paratë.

I shtrirë në dysheme, me kokën që i dilte nga tapeti i mbështjellë, doktori nisi të shante të shoqen. Ajo ishte lidhur me një tra kant droge, tha doktori. Kjo ishte mënyra e saj për ta ndëshkuar. Ai nuk kishte para. Gjithçka ishte sajuar nga e shoqja.

Alite që e kishte idenë se ç’mund të bënin gratë hakmarrëse, mendoi se doktori nuk po gënjente. Duke ditur se si vepronin Gotët, ai i besoi doktorit. DiXhorxhion e konsideronte pjesë të familjes Goti. Kushëriri i Xhuniorit, mendonte Alite, ndoshta ishte lidhur me këtë gruan dhe donte t’i tregonte asaj se kishte in uencë dhe lidhje të shumta. Ishte një shembull tjetër i njerëzve aspak realistë. Për ta bota ishte perceptim. I binte që Alite të mbante një barrë të rëndë edhe për degën tjetër të familjes.

Alite dhe dy djemtë e Bobit u larguan duke e lënë doktorin të mbështjellë me qilim në sallonin e shtëpisë. U nisën menjëherë për në aeroport dhe morën avionin e parë për në Nju Jork. Alite u tha dy djemve të Bobit të ndanin mes tyre tre mijë dollarët që kishin gjetur në shtëpi. Kjo shumë nuk mbulonte as shpenzimet e rrugës. Vjedhja e Pol Silversit rezultoi disi më timprurëse. Alite e grabiti dy herë.

Kjo histori, të cilën Alite e tregoi gjithashtu përpara jurisë federale në Manhatan, ka të bëjë me mashtrimet e përditshme e të rëndomta që janë pjesë e botës së krimit. Burrat e nderit mund të shfaqen në televizion si personazhe të adhuruar lmash me gangsterë, por Alite njohu shumë pak prej tyre në Kuins apo Manhatan.

Silversi ishte një shpërndarës droge, të cilin Xhuniori e kishte njohur që në fëmijëri. Kishin njëfarë shoqërie. Kur iu fut biznesit të drogës, Sil-

versi u lidh me Tomi Stabilen, i cili punonte për organizatën Lukeze. Silversi i jepte çdo javë Stabiles një pjesë të timit të tij. Stabile ishte si kompani sigurimi për Silversin, por Xhuniori nuk donte t’ia dinte. Në bazë të dëshmisë së Alites, Xhuniori urdhëroi Aliten që të grabiste Silversin.

Silversi kishte një apartament në bulevardin “Kuins”. Alite bëri marrëveshje për blerjen e një sasie droge, por u shfaq përpara Silversit me armë, në vend të parave. - Mos e bëj këtë, Xhon, - tha Silversi i tmerruar. - Merru vesh me atë, - i tha Alite teksa po dilte me një kilogram kokainë dhe disa mijë dollarë. Silversi e dinte se Alite e kishte alën për Xhuniorin. I tregoi gjithçka Stabiles, gjë që dihej. Ky i fundit kërkoi të takohej me Xhuniorin.

Ishte një takim mes dy gangsterësh. Në këtë mënyrë tipike zgjidheshin mosmarrëveshje të tilla. Xhuniori mori me vete Aliten në takimin që do të zhvillohej te një parkim në shëtitoren “Atlantik”, pranë rrugës “86”, që ishte në pronësi të Stabiles. Negociatat nuk zgjatën shumë dhe përfunduan miqësisht. Pol Silversi do ta pësonte sërish.

Stabile tha se Silversi i paguante dyqind deri në treqind dollarë në javë. Alite ndiqte bisedën dhe mënyrën se si negocionin Gotët. Sipas Alites, Xhuniori i ofroi Stabiles pesë mijë dollarë, pjesë e shumës së vjedhjes së parë dhe i tha se ata kishin ndër mend ta grabisnin përsëri Silversin. Stabile do të tonte sërish një pjesë të plaçkës. Duhej t’i thoshte Silversit se mosmarrëveshjet ishin sheshuar dhe gjëra të tilla nuk do të ndodhnin më.

Pas pak javësh, Alite tha se u kthye në apartamentin e Silversit për një blerje tjetër. Sapo doli nga ashensori, Alite u përball me të dashurën e Silversit.

- Më vjen keq, - i tha ajo Alites, - por duhet të të kontrolloj për armë.

Alite hapi krahët teksa vajza tërheqëse lloi ta prekte. I kaloi duart mbi ijë dhe sipër kofshëve. I ngriti fundet e pantallonave për të parë nëse kishte revole të futur në këllëf, te kyçet e këmbëve.

Alite buzëqeshi. Hodhi sytë poshtë belit të tij dhe i tha vajzës:

- Do të më kontrollosh edhe te topet?

Ajo qeshi dhe tha:

- Nuk është e nevojshme.

Gaboi. Duhej të kishte kontrolluar edhe aty. Sapo hyri në apartament, Alite nxori armën. Kishte veshur mbathje të forta, nga ato që mbajnë sportistët. Përsëri Silveri tha: “Mos e bëj këtë, Xhon!” Alite e pa me përbuzje, psherëtiu dhe doli me paratë dhe kokainën që vlente rreth shtatëdhjetë e pesë mijë dollarë. Stabile mori 10 për qind. Alite dhe Xhuniori ndanë pjesën tjetër.

- Xhuniori ishte i ksuar pas parave, - tregon Alite. – Për të miqësia nuk kishte rëndësi. Mund të kishe qenë shok i tij për shumë vjet dhe ai prapëseprapë të zhvaste. Nuk i bënte përshtypje. Kjo ishte natyra e tij, edhe e babait të tij. Një kokë kishin ata.

Pas disa vjetësh, Alite do të realizonte një grabitje më timprurëse, megjithëse Xhuniori do të mbetej i pakënaqur nga rezultati. Duke u hequr si policë, Alite, Baroni dhe Pelegrino u futën me forcë në një apartament në pronësi të Denis Hariganit, një tra kanti tjetër të madh.

Ata kishin distinktivë. Por me sa duket, këtë herë distinktivët nuk qenë të nevojshëm.

- Pasi shkallmuam derën, e dashura e Hariganit, e cila ishte në dush, doli andej me një peshqir, - kujton Alite. – Quhej Klodina. Nuk e njoha, por ajo më njohu. Ishte pronare e një qendre estetike ku punonte e dashura ime, Klaudia. Shoqërohej gjithashtu me Luis Paçelën, i cili ishte një prej krerëve të familjes kriminale Lukeze.

Alite vështroi gruan. Në njërën dorë kishte pistoletën, në tjetrën mbante distinktivin. - Xhon, ti qenke? - tha ajo. – Unë e di që ti nuk je polic. Gjithsesi, Harigani nuk kishte nga t’ia mbante. Alite dhe bashkëpunëtorët e tij dolën prej andej me njëqind e njëzet mijë dollarë. Përpara se t’ia çonin paratë Xhuniorit, Alite mori gjysmën dhe ia dha

Greg Reiterit. Ky ia çoi paratë nënës së tij, Doloresit, gruas së Mark Çifutit, i cili ndodhej në burg. Gregu, i cili ishte shok i ngushtë i Alites, para disa muajsh qe përfshirë në një marrëveshje droge me Hariganin dhe Silversin në Meksikë. Marrëveshja nuk shkoi sipas parashikimit. Dikush i kishte futur në kurth dhe ua grabitën të gjitha paratë. Pjesa e Greg Reiterit ishte pikërisht gjashtëdhjetë e pesë mijë dollarë, para që ia kishte marrë së ëmës, pa dijeninë e saj. Kishte parashikuar se do të dilte me tim dhe do t’i kthente nënës më shumë para nga ç’i kishte “marrë hua”, por i humbi të gjitha.

Me një pjesë të parave të vjedhura prej Hariganit, Alite plotësoi shumën e Dolores Reiterit. Pjesën tjetër ia dha Xhuniorit. - Filloi të bërtiste, - tregon Alite, - por unë nuk doja t’ia dija. Ishte hera e parë që Alite e s donte haptazi Xhunior Gotin. Ata ishin ende ortakë dhe ai ishte ende personi që i zgjidhte Xhuniorit problemet në rrugë, por marrëdhënia e tyre kishte lluar të ndryshonte. Alite lloi të kuptonte rolin e tij në organizatë, vendin që zinte në botën e Xhuniorit dhe, në një shkallë më të ulët, edhe në botën e Xhon Gotit. Të dy Gotët ia kishin nevojën, ose më saktë, e përdornin. Për sa kohë që ai do të bënte detyrën, gjërat do të shkonin mirë. Por, nëse nuk ua përmbushte kërkesat, atëherë nuk do të ishte më i vlefshëm për ta. Kjo ishte një mënyrë jetese në botën e krimit. Ishte njëlloj sikur të ecje mbi një litar të tendosur, deklaroi ai përpara një jurie federale.

- Një hap të gabuar të hidhje, mund të haje plumbin kokës. Një hap të gabuar të hidhje, mund të dënoheshe me burgim të përjetshëm. Të gjithë ne mendonim se qemë më të mençurit e botës. Gënjenim veten. Ne vetëm vrisnim dhe lëndonim të tjerët.

Në këtë kohë, reputacioni i Alites në rrugë, i gërshetuar me lidhjen e tij me Gotët, i kishte dhënë pushtet dhe status. Ishte shumë i guximshëm dhe i dhunshëm në sytë e shumë personave me të cilët bashkëpunonte. Karakteri i tij i veçantë e ndihmoi të mbetej gjallë. Ky karakter ishte formuar nga mësimet që i kishte dhënë babai i tij. Nuk e harronte se i ati i kishte thënë të mos sprapsej kurrë, përndryshe do të dështonte.

- Nuk ngacmoja njeri kot, - tregon ai. – Nëse ndonjë shok kishte ndonjë problem, do t’i gjendesha pranë. Ata e dinin se nuk do t’i lija në baltë.

Xho O’Keini, i cili i kishte dalë krah gjatë sherrit në “Kështjellën e bardhë”, i telefonoi një natë nga klubi “Ballk Hed”, në Bruklin, ku gjendej me të dashurën. Tre djem që po pinin aty, i kishin rënë në qafë. - Po nisem. Vij shpejt, - i tha Alite. Bari ishte në pjesën e përparme, ndërsa pista e kërcimit dhe vendi ku rrinte dixhei, ishin nga pas. Alite u drejtua nga pista që ishte plot me njerëz. Pa O’Keinin dhe e pyeti për djemtë që e kishin ngacmuar. Njëri prej tyre po kërcente me një vajzë. Alite iu afrua dhe mes zhurmës së muzikës e pyeti: - Çfarë problemi ke me shokun tim ti? Ai i tha Alites t’i zhdukej nga sytë. Alite nxori pistoletën dhe e qëlloi në ije. Kur po binte, Alite i ra me shqelm në fytyrë. E dashura e tij nisi të ulërinte dhe njerëzit përreth lluan të kuptonin se çfarë kishte ndodhur. Alite doli qetësisht nga bari dhe u drejtua për nga makina. Pas tij dëgjoi ca hapa, u kthye dhe pa dy djemtë e tjerë që vraponin drejt tij. Nuk mund t’u besonte syve.

- I thashë njërit prej tyre: “Të ka ikur truri?” E qëllova pa u menduar dy herë. Ai ra përdhe. Tjetri ia mbathi.

Alite vazhdoi të ecte. Nuk hipi në makinën e tij. Nga një dyqan aty pranë i telefonoi Kith Pelegrinos, të cilit i tha që të vinte ta merrte.

- Nuk hipa në makinën time sepse dikush mund të shënonte targën, - tregon ai. – E lashë aty deri të nesërmen. Asnjeri në bar nuk më kishte identi kuar. Quhej histori e mbaruar. Në atë kohë nuk shqetësohesha fare. Mendoja se isha djalë me norma. Nuk lloja asnjëherë sherre më kot. Por nëse ndonjë prej shokëve të mi ishte në telashe, atëherë tregohesha i papërmbajtur. Ky ishte qëndrimi im: nëse do të lëndosh dikë, bëje fërtele. Përndryshe, do ta pësosh.

Nuk kishte rëndësi se më kë mund të përballej. Alite ishte vetëm 175 cm i gjatë. Edhe kur merrej me boks dhe ishte në gjendje të mirë

zike, nuk peshonte më shumë se 80 kg. Nuk ishte çështje madhësie.

- Një natë isha në shtëpi, duke etur, - tregon ai. – Në atë kohë jetoja akoma në bodrumin e shtëpisë së prindërve. Ra zilja e telefonit. Ishte shoku im, Xhoi Mejthis. Ishte një djalë i sinqertë. Ndodhej në barin “Old bradhër In” në shëtitoren “Xhamajka”, disa blloqe larg shtëpisë sime.

Tre motoristë kishin ardhur në bar atë natë dhe po shkaktonin probleme. Banakieri i kishte kërcënuar se do t’i telefononte policisë. Motoristët e kishin kapur pastaj me Mejthisin. Me zinxhirë dhe shkopinj bejsbolli në duar, e prisnin të dilte kur të mbyllej bari.

Alite u vesh, mori me vete një shkop bejsbolli dhe u nis drejt shëtitores “Xhamajka”.

- Hyra në bar dhe i thashë Xhoi Mejthisit: “Eja, të ikim bashkë në shtëpi!”, - tregon Alite. – Kur dolëm jashtë, motoristët qenë akoma aty. Njëri prej tyre m’u drejtua mua: “Shih punën tënde! Mos i fut hundët! Nuk kemi gjë me ty!”,

Befas, Alite e goditi në kokë me shkopin e bejsbollit. I ra aq fort sa motoristi u përplas përtokë dhe humbi ndjenjat. Pastaj iu kthye të dytit, ndërkohë që Mejthisi dhe një djalë tjetër, Keni Nikoli, iu turrën të tretit. Në mes të sherrit, pa dashje Alite goditi në kokë Nikolin, të cilin e dërgoi në një spital të largët, në Long Ajlënd.

- Nuk doja të shkoja në një spital të zonës sepse mund të na kapte policia, - thotë ai.

Pas disa ditësh, Alites i thanë se rreth dhjetë motoristë kishin pyetur disa herë për të te bari ku qe bërë sherri dhe po e kërkonin. Alite kishte disa shokë që bënin pjesë në grupin “Engjëjt e Ferrit” 17 dhe shkoi t’i takonte në klubin e tyre. Pyeti për motoristët me të cilët kishte bërë sherr. I thanë se ata bënin pjesë në një grup tjetër motoristësh që mblidheshin në një bar në afërsi të Kju Gardensit.

17 “Engjëjt e Ferrit” (Hells Angels Motorcycle Club) është një grupim motoristësh, anëtarët e të cilit ngasin kryesisht Harley-Davidson.

- Çfarë dreq bande motoristësh mund të krijohet në një vend si Kju Gardensi? – pyeti ai me mllef. Mori emrin e njërit prej liderëve dhe i treguan se ku gjendej bari i tyre. Mori me vete një pistoletë dhe një thikë. I tha Majk Finertit ta shoqëronte.

- I thashë Majkut të qëndronte te dera dhe të mbante ndezur makinën, - tha ai, - por ai nuk pranoi dhe u fut brenda me mua.

Alites i kishin thënë të kërkonte një djalë të quajtur Brajan, i cili ishte lideri i grupit. Brajani ishte ulur pranë një bilardoje, në një stol, dhe kofshët i kishte ngjitur me një vajzë. - Më thanë se më ke kërkuar, - iu drejtua Alite. - Kush je ti? – e pyeti motoristi. - Xhon Alite. Dëgjova se më ke kërkuar. Teksa vajza u largua, Alite nxori thikën dhe ia nguli motoristit në kofshë. - Tani më gjete, - i tha. – Nëse më kërkon përsëri, do të të vras. Ndërsa djali ulërinte nga dhimbjet, ai me Finertin u larguan nga bari.

Dhuna ishte pjesë e natyrës së Alites. Teksa në retrospektivë analizon situatën, i ndihmuar edhe nga seancat javore me një terapist, ai pranon se ishte si një alkoolist. Ishte shumë i ksuar pas dhunës. Ndonjëherë nuk e kuptonte arsyen. Pjesërisht kishte të bënte me mbijetesën, pjesërisht lidhej me reputacionin që donte të krijonte në botën e krimit. Mbi të gjitha, dhuna ishte pjesë e karakterit të tij antisocial e të paqëndrueshëm që edhe sot përpiqet ta kontrollojë.

Në një bar tjetër ndodhi një incident që përshkruan saktë Aliten në atë kohë, një Alite që sillej në mënyrë të dhunshme e të shfrenuar. Bari në alë ishte në pronësi të dy policëve nga Nju Jorku, të cilët i lejonin djemtë e bandës së Alites të shisnin drogë në lokal. Një natë, Alite shkoi në bar, i veshur me kostum, kravatë dhe shall. Dy pronarët e lokalit lluan të talleshin me veshjen e tij. E quajtën edhe “djalë i bukur”. Njëri prej tyre zgjati dorën dhe e ngriti shallin mbi fytyrën e Alites. Ai nuk duroi më dhe reagoi menjëherë. E goditi të parin me

grusht në nofull. Pastaj u përlesh me tjetrin. E shtriu në tokë dhe i binte pa pushim me grushte. Një shok i tyre, që edhe Alite e njihte, u përpoq të ndërhynte dhe ta qetësonte. - Xhon, çfarë po bën? Qetësohu! – bërtiste burri. Alite nxori pistoletën dhe e qëlloi në kraharor. Ishte një veprim i pakuptimtë. Krejtësisht i paarsyeshëm. Nuk e kontrollonte dot veten.

Tani e pranon se ka vepruar gabim. Teksa tregon incidentin, kujton reagimin e dy policëve që kishin në pronësi lokalin. U shqetësuan se pas të shtënave do të niste një hetim, gjë që mund të sillte mbylljen e lokalit për ca kohë. Ndërkohë që viktima dergjej i gjakosur dhe rënkonte në dysheme, policët i bërtisnin Alites se kishte krijuar këtë gjullurdi që mund të shkaktonte mbylljen e biznesit.

- U thashë dy djemve ta tërhiqnin zvarrë trupin deri në trotuar, - tregon ai. – Në këtë mënyrë do të dukej sikur atë e kishin qëlluar në rrugë. Kjo zgjidhje i kënaqi policët.

Personi që u qëllua, mbijetoi, por incidenti përforcoi perceptimin se njerëzit duhej të mateshin mirë përpara se të isnin me Xhon Aliten.

- Njerëzit ma dinin kokën, - tha ai. – Kam qëlluar edhe kushëririn tim.

Ky incident lindi gjithashtu pas një sherri në një lokal. Këtë herë ndodhi në një klub të Alites, në Ozon Park. Dy prej bashkëpunëtorëve të tij qenë grindur me dikë që më pas u mor vesh se ishte një polic jashtë orarit të punës. Njëri prej tyre i qëlloi policit. U arrestuan dhe u paditën për sulm ndaj personit. Polici mbijetoi.

Alite kishte një kushëri që administronte klubin. Rastisi që kushëriri ishte fqinj me policin. I kishin shtëpitë ngjitur. Alite i dha kushëririt gjashtëdhjetë mijë dollarë për ta korruptuar policin, i cili, pas disa ditësh, deklaroi se nuk ishte në gjendje të identi konte personat që kishin shtënë. Çështja u mbyll.

Disa vjet më vonë, polici, nëpërmjet disa lidhjeve që kishte me familjen gjenoveze, u ankua se nuk e kishin paguar. Xhuniori dhe

Çarls Karnelia i kërkuan Alites ta zgjidhte këtë problem. Alite shkoi të takonte kushëririn e tij, Nikin, për të cilin gjithkush dyshonte se kishte futur në xhep të vet gjashtëdhjetë mijë dollarë.

- Filloi të më fyente, - tregon Alite. – Gruaja e tij po i thoshte të mbante gojën, por ai vazhdonte të bërtiste. Më hipi inati. E godita disa herë me tytën e pistoletës, por ai nuk ndalonte.

Pastaj Alite e qëlloi kushëririn në ijë dhe në këmbë, që më vonë ia prenë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Avokati mbrojtës i Xhunior Gotit do të vinte në dukje plagosjen e kushëririt dhe sherrin në lokal për një të prekur të shallit, kur e mori në pyetje Aliten në bankën e dëshmitarëve gjatë gjyqit të vitit 2009. Alite nuk u mundua t’i fshihte faktet. E pranonte se kush kishte qenë dhe këtë e deklaroi edhe përpara jurisë. Gotët e mbanin afër pikërisht për shkak se ishte i tillë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.