KAPITULLI 9

Gotti's Rules - - Xhorxh Anastasia -

Në vitin 2003, gjatë kohës që ishte në arrati, Alite shkoi tri herë në Shqipëri. Në secilën prej këtyre vizitave iu krijua mundësia për të pushuar dhe për t’u njohur me të afërmit e tij. Kishte një xhaxha që administronte një hotel në Tiranë. Pjesa më e madhe e të afërmve, halla, xhaxhallarë dhe kushërinj, jetonin në fshat.

Nuk pati probleme me udhëtimin. Shkoi në Bari, një port italian në brigjet e Adriatikut, dhe më pas mori tragetin për në Shqipëri. Të afërmit e pritën krahëhapur. Shumica e tyre nuk ishin në dijeni të namit të tij të keq. Ai u prezantua si Xhoni nga Amerika, njëfarë sportisti, pavarësisht se nuk ishte në kulmin e tij.

- U trajnova për ca kohë me ekipin olimpik të boksit të Shqipërisë, - tregon ai. – Isha akoma në formë dhe u thashë atyre se kisha qenë boksier në Amerikë. Kur bëhet alë për boksin, nuk mund të gënjesh. Po u fute në ring, duhet të tregosh forcat. E panë se unë isha i familjarizuar me këtë sport.

Alite u lidh gjithashtu me gangsterë shqiptarë, një grup kriminelësh të rrezikshëm, të cilët, ndryshe nga shumë prej të afërmve të tij, kishin dijeni ose u informuan shpejt për të kaluarën e tij.

- Këta tipa jetonin në vila të mëdha, - thotë ai. – Në të vërtetë ishin si kështjella me porta të mëdha dhe mure të larta. Këta kriminelë jetonin nën masa të rrepta sigurie. Nuk e kishin për gjë të vrisnin çdokënd që u prishte punë.

Gangsterët shqiptarë, të organizuar në klane, janë ndër protagonistët kryesorë në tra kun e drogës, armëve dhe prostitucionit, teksa furnizojnë me heroinë, armë dhe vajza nga Europa Lindore, botën kriminale në Itali, Francë dhe Spanjë.

- Një natë ftova disa prej këtyre djemve në restorantin e xhaxhait, - tregon Alite. – Ai u acarua pa masë. Pas darkës më tha: “Mos i sill më ata lloj njerëzish në restorantin tim!” Atje është një botë krejt ndryshe. Shumë e ngjashme me Kubën. Nuk ke se si ta shtysh kohën dhe ka lloj-lloj problemesh. Nuk kishte energji. Dritat iknin e vinin. Por femrat ishin të bukura. Visheshin hijshëm, ishin shumë seksi. Vetëm se duhej të tregoheshe i kujdesshëm. Baballarët dhe vëllezërit e tyre të vrasin po i ngacmove. Është e vështirë t’i shtiesh në dorë ... Nejse, duhej të ikja prej andej.

Alite kishte qenë gjithmonë një tip i adhuruar nga femrat. Gjatë kohës që ishte në arrati, do të lidhej me femra të bukura në çdo qytet ku do të qëndronte: Paris, Amsterdam, Barcelonë, Havanë dhe Rio.

Në fakt, kur më në fund u vendos në Kopakabana në Rio, lloi të shoqërohej me një mësuese, e cila e prezantoi me rrethin e saj shoqëror, gjë që e ndihmoi të ambientohej me vendbanimin e ri.

Në Shtetet e Bashkuara, kishte ish-bashkëshorten me të cilën kishte dy fëmijë, gruan e dytë me të cilën kishte dy fëmijë të tjerë, dhe disa të dashura me të cilat i ruante kontaktet. Xhon Alite ishte i dhënë pas femrave. Në të shumtën e rasteve, ishin ato që e gjuanin të parat.

Teksa kujton të kaluarën, kupton se arroganca e tij prej ma ozi shkatërroi apo dëmtoi shumë lidhje që mund të kishin qenë të shkëlqyera. Kjo gjë ndikoi gjithashtu negativisht në raportin e tij me fëmijët. Sot po mundohet ende, por jo gjithmonë ia del mbanë, të rindërtojë marrëdhëniet me Xhimin dhe Çelsin – të cilët i ka me gruan e parë, Karolën. Në retrospektivë, është e lehtë të thuash se shpesh ishte një horr që shfrytëzoi situata të caktuara dhe se, ashtu si Gotët, edhe ai i përdori njerëzit. Të thuash se ka gabuar dhe se, nëse i jepet një mundësi e dytë, do të jetë tjetër njeri, kjo nuk e ndryshon realitetin.

Rregullat e Xhon Gotit për lidershipin: çdo anëtar apo bashkëpunëtor e ka kategorikisht të ndaluar të ketë marrëdhënie seksuale me bashkëshorten, të dashurën apo bijën e ndonjë anëtari tjetër të organizatës.

Alite nuk e gënjen veten në lidhje me atë që ka qenë ose atë që ka bërë në të shkuarën. Gjithsesi, po përpiqet që fëmijët, tashmë të rritur, të kuptojnë se ka vepruar gabim dhe se duhen gjetur mënyrat e duhura për të trajtuar problemet.

Por, gjatë kohës që tonte vazhdimisht terren në organizatën Gambino, Alite jetonte momentin. Nuk mendonte shumë gjatë. Dhuna, seksi dhe arroganca qenë pjesë të asaj bote kriminale. Tani është i gatshëm ta pranojë se ishte “një njeri i dhunshëm”.

Shthurja seksuale ishte gjithashtu pjesë e atij imazhi. Seksi ishte pjesë e stilit të jetesës. Besnikëria bashkëshortore ishte gjë e rrallë në botën e krimit. Në ambientin që vepronte Alite, marrëdhëniet seksuale vetëm me një femër interpretoheshin si shenjë dobësie. uajse të gjithë i tradhtonin bashkëshortet dhe kishin edhe një të dashur të qëndrueshme. Më pas do ta tradhtonin këtë të dashur me një tjetër.

- Këto janë gjëra tipike për gangsterët, - do të tregonte më vonë përpara një jurie federale. – Të gjithë kështu vepronim. Kishim gra në shtëpi. Kishim të dashura. E më pas dashnoret pasonin njëra-tjetrën. Kështu ndodhte.

Alite do të ishte përballë dilemës së zbatimit të rregullit të ma es në lidhje me “marrëdhëniet e ndaluara”, pak kohë pasi nisi të bënte biznes me Xhuniorin, në vitin 1983, ose për të qenë më të saktë, pasi takoi motrën e Xhuniorit, Vikin.

Ajo ishte vajza e dytë e familjes. Motra më e madhe quhej Anxhela. E zgjuar, e hedhur dhe simpatike, Viki Goti, në atë kohë njëzetedyvjeçare, quhej princesha e llastuar dhe ekstravagante e ma es. Alite e pranonte se ajo i përkiste një sëre tjetër, ndaj nuk i shkonte në mend

se mund të kishte ndonjë shans me të. Por, një sërë ngjarjesh që vërtiten rreth Viki Gotit dhe të dashurit e më vonë bashkëshortit të saj, Karmine Anjelos, i nxorën probleme që sollën ftohjen e tij me Xhuniorin dhe të atin.

Kur dëshmoi kundër Xhuniorit në gjyqin e vitit 2009, tabloidet ishin të mbushura me thashetheme për lidhjen e Alites me Viki Gotin. Ajo mohoi të kishte kryer marrëdhënie seksuale me Aliten. Ai dëshmoi se ata të dy kishin “ndjenja” për njëri-tjetrin përpara dhe pas martesës së saj me Anjelon. Sot, ai thotë se e “zbuti” historinë e tyre kur dëshmoi. Pranon se me Viki Gotin ndodhi një tërheqje fatale, të cilën ai u përpoq vazhdimisht ta shmangte.

Kur iu përgjigj gazetarëve kureshtarë, Viki Goti tha se nuk kishte ndodhur asgjë mes saj dhe Alites. Madje, ajo e ka quajtur Aliten “një gënjeshtar të ndyrë”, duke pohuar se ai kishte rënë në dashuri me të, por ajo e kishte refuzuar. Ka pohuar gjithashtu se i është nënshtruar testit të makinës të së vërtetës që ka provuar se ajo nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Versioni i Alites është i ndryshëm, por thotë se nuk ka kuptim që të shtjellohet saktësisht se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Jeta e tij në organizatën e Gotëve ishte e ndërlikuar dhe e rrezikshme. Viki Goti ishte vetëm një pjesë e vogël e një problemi shumë më të madh. Ai e pranon se Viki Goti ishte tërheqëse. Gjithsesi, shton se, duke qenë se ajo ishte e bija e bosit, lidhja me të mund ta çonte drejt dënimit me vdekje.

Nuk kishte rëndësi se Xhon Goti kishte gjithmonë një të dashur në krah dhe në atë kohë shoqërohej me mbesën e Anielo Delakroçes. Nuk kishte rëndësi se Xhuniori, edhe pasi u martua, i vihej pas çdo gruaje që i dilte përpara. Rregullat nuk qenë vënë për t’u zbatuar nga Gotët.

Alite tregon se po rrinte në klubin në kryqëzimin mes rrugës “113” dhe shëtitores “Liria”, kur Viki Goti u shfaq te dera. Ishte viti 1984. Ajo kërkonte të vëllanë. Xhuniori nuk ndodhej aty. Alite e pyeti nëse mund t’i vinte në ndihmë. Fillimisht ajo tha “jo”.

- Buzën e kishte të ënjtur, - kujton ai. – Pavarësisht se kishte vënë syze të errëta dielli, i dukej edhe syri i nxirë.

Nuk u desh shumë mend që Alite të kuptonte se çfarë kishte ndodhur apo ta shtynte Vikin t’i tregonte detaje. Anjelo, i dashuri i saj, e kishte goditur me shpullë ... përsëri. Kjo ndodhi pak muaj përpara se ata të martoheshin. Alite i tha Vikit se ai mund t’i tregonte vëllait apo babait të saj, por atë e zuri paniku. - Mos e bëj! – iu lut ajo. – Ata do ta vrasin. Viki Goti ishte lidhur me Anjelon që në shkollë të mesme. Anjelo kishte në pronësi një kompani që merrej me shitjen e vinçave, dhe i pëlqente të iste si i fortë. Alite thotë se ai ishte thjesht një mburracak. Viki kishte kaluar ca kohë në kolegj, por e kishte lënë. Tani qenë fejuar. Kur erdhi në klub atë pasdite, Alite e dinte tashmë se Anjelo e kishte zakon të ushtronte dhunë ndaj saj. Në fakt, Goti e kishte rrahur njëherë Anjelon, pasi ky e kishte goditur Vikin. Kishte qenë një paralajmërim. Për këtë arsye, Viki e dinte se Anjelon do ta vrisnin nëse Alite i tregonte të atit se ç’kishte ngjarë.

Viki Goti e ka mohuar këtë histori, por një informator i bandës, Piter Zukaro, një vrasës i dënuar, dëshmoi në një gjyq, ndër të tjera, se ai kishte marrë pjesë në rrahjen e Anjelos, me urdhër të Xhon Gotit. Viki Goti, në një artikull që shkroi për gazetën “Daily News” në vitin 2009, u referohet Zukaros dhe Alites si “lakenj gënjeshtarë”. Ajo shtonte se babai i saj e përbuzte Aliten dhe “sjelljen e tij të neveritshme”.

Alite thotë se, pasi Viki iu qa atij, ai shkoi të takonte Anjelon dhe i tha: “Nëse i them Xhuniorit apo babait të saj, do të të bëjnë copash. Mos guxo ta prekësh më me dorë!”. - Ti shih punën tënde! – u përgjigj Anjelo. Alite ishte në pozitë të vështirë, e cila u komplikua edhe më tej kur u bënë plane për martesën. Alite tregon se Viki lloi të vinte shpesh në klub, ku kalonte kohë me të. Ajo do t’i kërkonte babait të saj që Alite ta shoqëronte me makinë gjatë përgatitjeve për dasmën.

Ekzistonte një kod në botën e krimit që në atë kohë zbatohej me

përpikëri. Secili kishte nga një pajisje sinjalizuese. Nëse vinte mesazhi numerik “911-98”, kuptohej që ishte një situatë emergjente dhe secili duhej të paraqitej sa më parë në klubin në kryqëzimin mes rrugës “101” dhe shëtitores “98”. Nëse mesazhi ishte “911-98-38”, atëherë duhej të merrje me vete një armë. Alite mori një nga mesazhet “911-98” dhe nxitoi drejt klubit. Atje gjeti Xhon Gotin. Kur Alite mbërriti, nuk foli. Priste se ç’do të thoshte she . Më në fund, Alite pyeti se si ishte puna. Goti dukej i hutuar. - Mora një mesazh, - tha Alite. - Ah, po, - ia ktheu Goti. – Ime bijë dëshiron të marrë fustanin e martesës. Dua që ta shoqërosh. - Kjo është urgjenca? – pyeti Alite. - Ajo donte që të shkonte me ty, - tha Goti. – Shoqëroje! Alite do ta shoqëronte disa herë Vikin teksa merrej me përgatitjet e dasmës. Gjatë këtyre udhëtimeve, tregon Alite, ajo i kapte krahët, i fërkonte shpatullat, i buzëqeshte dhe irtonte me të. Kur ai tregohej i tërhequr, ajo do ta përqeshte duke i thënë gjëra të tilla si: “Çfarë problemi ke? Ke frikë nga im vëlla? Ke frikë nga Karmine?”

I vetmi person të cilit Alite i frikësohej në atë kohë ishte babai i saj, por nuk ia thoshte dot Vikit këtë gjë. Mundohej të mbrohej, siç bën një boksier për të shmangur goditjet. Përpiqej të mos mbeteshin vetëm. Ndihej në trysni të vazhdueshme. Kishte hallin të ruante pozicionin në familjen kriminale dhe të ndiqte rregullat. Mund të përballej me rreziqet e rrugës, por e kishte të vështirë ta menaxhonte situatën me të bijën e bosit.

Alite i thoshte vetes se nuk ishte aq i marrë sa të lidhej me Vikin. E dinte se mund të përfundonte i vdekur. Kjo lojë kishte rregulla. E dinte se këto rregulla shpesh shkeleshin. Ishte në dijeni të tradhtive brenda familjes kriminale. Mjaftonte që dikush t’i thoshte Gotit se Alite shkonte me vajzën e tij dhe ai ishte i mbaruar. Nuk kishte rëndësi në ishte e vërtetë apo jo. Në qoftë se Goti e besonte, Aliten do ta thërrisnin një ditë në klub dhe mund ta zhduknin nga faqja e dheut. E dinte se

sa i paqëndrueshëm dhe i pamëshirshëm mund të ishte bosi i ma es.

Ishte një situatë e makthshme. Për ca kohë, ai mendonte se kjo gjë do t’i ndodhte vërtet.

Një pasdite, Alites i thanë të shkonte në “Ravenite” pasi e kërkonte vetë Goti. Vriste mendjen nëse dikush e kishte parë me Vikin dhe kishte njoftuar të atin. Mezi i tërhoqi këmbët drejt klubit. - Ime bijë dëshiron që të vish në dasmën e saj, - tha Goti. Alite u befasua. E dinte se nuk kishte zgjedhje tjetër. Megjithatë u përpoq të refuzonte duke thënë se ai ndihej i nderuar, por nuk ishte pjesë e familjes dhe nuk ishte shumë i afërt me nusen apo me dhëndrin. Më në fund i tha se pjesëmarrja e tij do të ishte disi e papërshtatshme. - Ore ti, - iu drejtua Goti, - nuk po të pyes, po të urdhëroj. Rituali ishte spektakolar. Alite ishte njëri prej rreth njëzet shoqëruesve të dhëndrit. Ja ku ishte edhe Viki e veshur me të bardha. Motra e saj, Anxhela, e veshur me të kuqe, ishte shoqëruese nderi. Kishte edhe tri vajza të vogla që mbanin lulet, edhe këto të veshura me të kuqe. Pjesëmarrësit e tjerë ishin burra, të gjithë me smoking të zi, të gjithë për të nderuar princeshën e ma es.

- Nuk kishte gra të tjera, - thotë Alite. – Ajo nuk donte që ndonjëra ta eklipsonte shkëlqimin e saj.

Viki mbërriti në kishën “Porta e parajsës së Shën Mërisë”, në Ozon Park, me një makinë “Bentli” të bardhë. Babai i saj kishte veshur një smoking të prerë enkas për këtë rast. Në librin e saj, ajo do të pohonte se babai i kishte thënë se mund ta anulonte martesën edhe pasi kisha qe mbushur plot, edhe pasi qenë ftuar një mijë persona për të marrë pjesë në festën që do të zhvillohej atë natë në një hotel luksoz në Long Ajlënd.

- Do ta festojmë dasmën tënde ditën e Krishtlindjes, - i kishte thënë i ati. Ajo nuk pranoi dhe u martua më 9 dhjetor 1984. Alite tregon se ajo u përpoq ta ngacmonte duke iu ngjitur pas trupit edhe gjatë dasmës, ndërkohë që ai e ndihmonte të merrte disa dhurata

dhe t’i fuste ato në një dhomë të rezervuar për këtë qëllim. Ajo ka deklaruar se Alite i qe afruar asaj dhe se ajo i kishte refuzuar ngacmimet e tij. Në tablonë e madhe të ngjarjeve, mund të quhet histori dytësore nëse ata patën ndonjë lloj marrëdhënieje përpara, gjatë apo pas martesës. Kjo histori, në telenovelën e Gotëve, është një kapitull tjetër që thekson mosfunksionimin e asaj familjeje.

Viki me bashkëshortin e saj shkuan në Las Vegas për të kaluar muajin e mjaltit. U akomoduan në hotelin “Mirazh”. Një ditë pas dasmës, Xhuniori i telefonoi Alites. - Bëhu gati! - tha ai. – Do të shkojmë në Las Vegas. Goti kishte dhënë urdhër që Xhuniori me Aliten të niseshin për në Las Vegas. Kishte thënë se për arsye sigurie ata do të bëheshin truprojat e çiftit. Alites i thanë se Viki kishte kërkuar speci kisht praninë e tij. Me sa duket ajo ishte e mërzitur dhe e përmalluar për shtëpinë. Babai i saj ishte i gatshëm t’ia plotësonte dëshirat. Alite mendonte se arsyeja e vërtetë e dërgimit të tij dhe Xhuniorit në Las Vegas ishte frika se mos Anjelo i rrihte të bijën. Ditët në Las Vegas ishin të qeta, por të kushtueshme.

- Luanim bixhoz, - tregon Alite. – Xhuniori ishte fans i “Kaubojsve” të Dallasit. Ata luanin kundër “Majamit”. Secili prej nesh vuri bast dhjetë mijë dollarë për toren e “Dallasit”. Humbëm. Më pas, me sa mbaj mend, humbëm edhe nja tridhjetë mijë të tjera duke luajtur njëzetenjësh dhe me zare.

Përpara se të merrnin avionin e kthimit, do të linin edhe paratë e fundit në makinat me monedha.

Alite tha se marrëdhënia e tij me Vikin vazhdoi edhe pas martesës së saj dhe në fund, shpuri në konfrontimin e tij me Anjelon. Por, në mesin e viteve ’80, po ndodhnin aq shumë gjëra, po tohej aq shumë para, kishte aq shumë dinamikë në botën e krimit, sa askush nuk i kushtoi vëmendje lidhjes së tyre.

- Në gjyq deklarova se ne kishim ndjenja për njëri-tjetrin, por nuk jam i sigurt nëse kjo është e vërtetë. Ajo ndoshta shtirej, teksa shihte

se mund t’ia hidhte pa u diktuar. Në të njëjtën mënyrë, më përdorën edhe babai dhe vëllai i saj, por për arsye të ndryshme. Unë thjesht përpiqesha të mbijetoja.

Në atë kohë, tregon Alite, ai vendosi të krijonte distancë me atë lloj çmendurie - që ishte jeta me Gotët. Investoi një pjesë të parave që kishte tuar nga tra ku i drogës, bastet dhe vjedhjet në blerjen e pronave të patundshme. Paratë nuk i kishte në bankë, por kishte mundësi t’i qarkullonte. Ai me Xhuniorin i linin paratë tek ortakët e tyre.

- Ata nuk guxonin të na mashtronin, - thotë ai. – E dinin se do t’i vrisnim nëse e bënin.

Në disa raste, le të themi, mund të merrte deri në gjysmë milion dollarë. Nëse kishte nevojë për para, mund të shkonte te njëri prej tyre dhe t’i kërkonte një pjesë. Vendosi gjithashtu se do të bënte një veprim me mend nëse do të investonte një pjesë të parave në prona të patundshme. Bleu dy pallate në Kuins dhe dy të tjera në Prinston të Nju Xhersit. Më pas bleu një kompleks tjetër në Sauth Bransuik, pranë Prinstonit, dhe një apartament në Manhatanin e Poshtëm, jo larg nga Qendra Botërore e Tregtisë.

Dëshironte gjithashtu një vend ku të mund të largohej nga rutina e përditshme e lagjes. Ishte lidhur me një grua nga Nju Xhersi, me të cilën shoqërohej shpeshherë. Ajo me të shoqin po divorcoheshin dhe donin të shisnin pronën e tyre në Vorhiz, ndanë autostradës “73”, e cila shtrihej në një sipërfaqe prej pesëmbëdhjetë akrash. Brenda kësaj prone kishte tri shtëpi. Alite pagoi rreth gjashtëqind mijë dollarë për këtë pronë dhe atje u shpërngulën e fejuara e tij dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Në njërën prej tyre u vendosën prindërit dhe në të dytën gjyshja. Ai me bashkëshorten e tij të ardhshme u akomoduan në shtëpinë më të madhe. Disa vjet më vonë, në vitin 1994, ai do të blinte një shtëpi tjetër, këtë herë në rrugën “Brik”, në një zonë rezidenciale në Çerri Hill.

Pronat në jug të Xhersit gjendeshin më pak se dy orë me makinë nga qyteti. Për dikë që ishte rritur në një lagje të Kuinsit, me të

afërm që jetonin në kat të dytë dhe në anën tjetër të rrugës, zotërimi i pronave në Vorhiz dhe Çerri Hill ishte një hap i madh. Fitohej një status tjetër, që mund të mos ketë pasur shumë kuptim për Gotët, por jo për familjen e Alites. Donte të tregonte gjithashtu përpara familjes – babait, nënës, gjyshes, vëllait dhe motrave – se po bënte diçka të hairit për veten e tij, se ishte i suksesshëm.

Alite akoma tërbohet pasi ka njerëz që mendojnë se atë e “përzuri” Xhuniori nga Kuinsi. Kon ikti mes tyre dhe kërcënimet për vdekje do të ndodhnin disa vjet më pas. Këto prona ai i bleu në vitin 1987. Atëherë kërkonte t’i investonte paratë dhe blerja e disa pronave ishte një lëvizje e zgjuar.

– Askush nuk më zboi nga lagjja, - thotë ai. – Atje kaloja pjesën më të madhe të ditës. jesht e kisha për mbarë të akomodohesha në një vend tjetër.

Ditën e Shën Valentinit, në vitin 1989, në gjykatën e kontesë së Kuinsit, Xhon Alite lidhi kurorë me Karol Defgardin, të cilën e kishte pasur të dashur për shumë kohë. Xhuniori ishte shoqëruesi i parë i dhëndrit. Xhoni Ruxhero ishte dëshmitari tjetër. Ishte një ceremoni e thjeshtë, krejt e kundërt me ritualin spektakolar të Viki Gotit. Ngjashmëria e vetme ishte se asnjëra prej martesave nuk do të ishte jetëgjatë.

- Ishim njohur që në moshë të re, - tregon ai. – E tradhtova Karolën përpara dhe pasi u martuam.

Vendosën të martoheshin ditën e Shën Valentinit, jo për shkak të romancës që ndjell kjo festë, por sepse 14 shkurti ishte ditëlindja e Xhuniorit. Ky i fundit kishte propozuar këtë datë për të treguar respekt ndaj tij dhe Alite nuk ia prishi. Për të nuk kishte shumë rëndësi data. Ai me Karolën do të jetonin në Vorhiz. Pas disa javësh, ata u nisën për në Havai ku do të kalonin muajin e mjaltit. Nuk kishin mundur të shkonin menjëherë pas ceremonisë martesore. Gjatë kohës që do të qëndronin në Havai, në shtëpi do të kryheshin disa punime. Për këtë, Alite kishte rënë në ujdi me kontraktuesin e një kompanie

ndërtimi. Kishte porositur vendosjen e një vaske, montimin e një antene satelitore mbi çati dhe instalimin e një sistemi elektronik sigurie në mënyrë që të kontrollohej kushdo që hynte nga autostrada “73” drejt pronës së tij. Shtëpia gjendej rreth shtatëqind metra nga autostrada dhe instalimet elektrike duheshin bërë mes një terreni jo dhe aq të përshtatshëm. Ky sistem ishte i nevojshëm për sigurinë e familjes. Alite i dha dymbëdhjetë mijë dollarë kontraktuesit, i cili i premtoi se gjithë puna do të mbaronte përpara se ai të kthehej nga pushimet.

Ndërkohë që ishte në Havai, i kontrollonte çdo ditë mesazhet telefonike të shtëpisë. Një ditë, një shok i tij kishte lënë një mesazh që e çoroditi. I thoshte se kishte ndaluar pranë shtëpisë për ta takuar, por nuk kishte dashur ta bezdiste. Kishte parë nga dritarja e dhomës së gjumit dhe kish parë dikë, për të cilin mendoi se ishte Alite dhe ishte duke bërë dashuri me një grua.

Alite i telefonoi shokut të tij për të kuptuar më mirë se për çfarë e kishte alën.

- Kishte menduar se isha në shtrat me time shoqe, - tregon Alite. - Në fakt kishte qenë kontraktuesi me dashnoren e tij. Ishte i martuar, por e kishte sjellë dashnoren në shtëpinë time dhe kishin bërë seks në krevatin tim.

Kur Alite me Karolën u kthyen në shtëpi, asnjë punë nuk ishte mbaruar. I tha së shoqes të telefononte kontraktuesin. Do t’i thoshte se kishte dhe dy mijë dollarë për të marrë dhe se Alite do të shkonte në Florida për një javë. Kur të kthehej, gjithë puna duhej të kishte përfunduar.

Kontraktuesi erdhi të nesërmen për të marrë shumën shtesë. Në vend që të merrte paratë, hëngri një dru të mirë.

- I thashë: “Kujton se mund të më bësh për budalla. Ta rregulloj unë qej n!”

Pas këtyre alëve, Alite e zhveshi kontraktuesin dhe e goditi disa herë me një tub hekuri. I theu brinjët, nofullën dhe njërin krah. Më pas e hodhi në një liqen të vogël që ndodhej brenda pronës së tij.

- I bija me tytën e pistoletës, - thotë Alite, – për të mos e lënë të dilte nga uji. Bënte shumë ftohtë.

Në fund e mori kontraktuesin, e lidhi – ashtu lakuriq siç ishte – dhe e futi në garazh.

Jashtë garazhit, disa qen rojë të racës “Rotvailer” vërtiteshin rreth e qark.

- Dola për të ngrënë darkë, - tregon Alite. – Atë e lashë në garazh. Kisha harruar hapur dritaren e pasme. Me sa duket, kishte arritur të zgjidhej. Ishte hedhur nga dritarja dhe kishte vrapuar lakuriq përmes pyllit. Policët e kishin gjetur në autostradën “73”.

Policët morën kallëzimin e kontraktuesit. Përpara se ta arrestonin, ata kontaktuan hetuesit e krimit të organizuar, të cilët u përpoqën ta fusnin në kurth duke e përgjuar. Sipas këtij operacioni, kontraktuesi do t’i telefononte Alites dhe do ta vërtiste muhabetin në atë mënyrë që ai ta pranonte se ç’kishte bërë. Hetuesit shpresonin gjithashtu se Alite do të mburrej për lidhjet e tij ma oze.

- Përpara se të ndodhte kjo gjë, më telefonoi dashnorja e kontraktuesit për të më paralajmëruar, - tregon Alite. – Më tregoi se do të më përgjonin. Ma tha këtë sepse ai e kishte mashtruar. I premtonte vazhdimisht se do ta linte të shoqen, por nuk e bënte. Në këtë mënyrë, ajo mendonte se do të hakmerrej ndaj tij.

Biseda telefonike u përgjua, por nuk e inkriminoi Aliten. Gjithsesi u ngritën akuza pas kallëzimit të bërë nga kontraktuesi dukshëm i rrahur, i lënduar dhe i terrorizuar. Çështja do të zgjaste për më shumë se një vit derisa u arrit një marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe Alite kaloi ca kohë pas hekurave.

Ndonëse tashmë rezidenca e tij e përhershme ishte në Vorhiz të Nju Xhersit, Alite kalonte thuajse çdo ditë dhe pjesën më të madhe të netëve në Kuins. Menjëherë pas kthimit nga Havai, për nder të Alites, Xhuniori organizoi një festë të madhe në “Altadona”, një restorant në bulevardin “Kros Bei”. Ishte një festë e vonshme beqarie, që zhvillohej pas martesës dhe muajit të mjaltit. Merrnin pjesë rreth njëzet veta që pinin e

bënin qejf, ndërsa bashkëshortet dhe të dashurat i kishin lënë në shtëpi.

Në këtë kohë, Alite frekuentonte rregullisht pabin “PM” në kryqëzimin mes shëtitores “101” dhe rrugës “84”. Ishte miqësuar me Roni Trukion, një prej bashkëpunëtorëve të familjes kriminale, me të cilin kishte administruar për ca kohë bordelin. Alite dhe Trukio kujtonin shpesh duke qeshur incidentin kur gruaja e Trukios, e tërbuar nga inati, kishte përplasur makinën e saj me shumë të tjera të parkuara përpara bordelit. Pinin shpesh në këtë pab, të cilin Trukio e kishte në bashkëpronësi.

Në moshë të vogël, Trukio kishte pësuar një aksident me makinë. Për pasojë, krahun e djathtë e kishte të paralizuar. Për këtë arsye i kishin ngjitur nofkën “Roni me një krah”. Edhe me një krah, ai kishte arritur të ngjitej në hierarkinë e familjes kriminale. Xhon Gotin e kishte pasur shok fëmijërie. Trukio ishte zyrtarizuar si anëtar i familjes në vitin 1990. Më vonë do të bëhej edhe kapo.

Ndërkohë, Trukio u bë gjithashtu ortak me Aliten në disa biznese që ai me Xhuniorin kishin hapur në Tampa. Gjatë muajit të mjaltit, përmes një të njohuri, Alite qe lidhur me një shok të vjetër të kolegjit, një djalë i quajtur Tim Donovan, i cili merrej me biznesin e parkingut. Alite tregon se Donovani kishte dëshirë të përfshihej në punë të pista dhe e ftoi në Bregun Lindor. Alite e vizitoi Donovanin dhe i pëlqeu terreni. Ai me Xhuniorin dhe Trukion krijuan një bazë të fortë në Tampa. Alite insiston se bizneset e atjeshme – një shërbim parkimi, një dyqan xhamash, një restorant dhe një klub nate – ishin të ligjshme, edhe pse nancoheshin nga para që buronin nga droga dhe kumari.

- Për ca kohë ime motër dhe bashkëshorti i saj jetuan në Tampa dhe menaxhonin bizneset, - thotë Alite. – Por ata nuk ndenjën gjatë.

Bizneset në Tampa lulëzuan dhe sollën shumë të ardhura. Por prania e disa të fortëve nga Nju Jorku në një qytet të Floridës, veçanërisht gangsterë të lidhur me emrin famëkeq të Gotit, nuk kaloi pa u vënë re nga organet e zbatimit të ligjit. Zyra e prokurorit dhe FBI-së hapën një çështje penale kundër Xhuniorit, Alites, Trukios dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tyre. Donovani do të dëshmonte për prokurorinë e

Tampës, në cilësinë e dëshmitarit, se Alite, Trukio dhe të tjerë e kishin kërcënuar dhe i kishin marrë biznesin e parkimit.

Fillimisht Alite nuk kishte dijeni se kishte probleme në Florida. Kishte probleme më imediate në Nju Jork. Siç do të rrëfente më vonë përpara një jurie, një pasdite Alite qe ulur në pabin “PM”, kur Karmine Anjelo dhe katër burra të tjerë, të gjithë të armatosur, u afruan në drejtim të tij. Shpura e Anjelos përbëhej nga vëllai i tij, Miki, një gangster i quajtur Anxhelo Kasteli, një djalë i ri që Alite e njihte si Entoni, dhe një tjetër i quajtur Riki Red.

- Nuk ishin të fortë. Ishin drogaxhinj të mbaruar, - tregon Alite. – Me këta lloj tipash shoqërohej Karmine. Shumicën e kohës ishin të mpirë nga droga. Më vonë, dy prej tyre më thanë se nuk e kishin idenë se çfarë po plani konte Karmine.

Ata kishin dëgjuar për Aliten. E njihnin nga reputacioni që kishte krijuar. Para pak javësh, në një kryqëzim, ai kishte qëlluar dy djem që kishin vjedhur disa prej shpërndarësve të drogës që punonin për llogari të tij në barin “Flait 116”.

- Më telefonuan se kishte pasur një problem, - tregon Alite. – Po dilja nga shtëpia. Kisha veshur kostum e kollare. Do të shkoja me Toni Kellin dhe një djalë tjetër në “Metro 700”, një klub shumë i këndshëm. Ata më morën me makinë. Kisha marrë me vete një qese plehrash ku kisha futur një automatik me karikator që mbante pesëdhjetë shekë. Ata nuk dinin gjë. U thashë: “Do të ndalojmë diku për pak.”

Ndaluan te një bllok përpara barit “Flait 116”, ku rrinin ata tipat. I kishin thënë se ata vërtiteshin në rrugën përpara barit. Alite doli nga makina, mori automatikun dhe lëshoi një breshëri. Të gjithë ia mbathën. Alite tregon se iu vu pas njërit për të cilin dyshohej se kishte vjedhur shpërndarësit që punonin për të.

- E kapa për fyti, - tregon Alite. – Njihja vëllanë e tij. I thashë: “Po ta fal jetën vetëm sepse njoh vëllanë tënd. Shpëtove paq kësaj here, por, nëse ti apo shokët e tu u bini në qafë çunave të mi, do të kthehem e do të të vras. More vesh?”

Pastaj Alite e futi automatikun në qesen e plehrave dhe u kthye në makinë, ku e priste Kelli.

- Mirë je? – e pyeti Kelli.

- Nuk ka gjë, - ia ktheu Alite.

– Ikim. - Ku të ikim? – e pyeti Kelli.

- Në “Metro 700”, - tha Alite.

– Por më parë kthehemi pak në shtëpinë time sa të lë këtë, - shtoi ai duke bërë me shenjë nga qesja dhe arma brenda saj.

Duke iu rikthyer një teme që e përsërit shpesh teksa rrëfen historinë e tij, Alite thotë se ai nuk hapte kurrë i pari sherre, nuk i binte kujt në qafë kot. Por, nëse kishte ndonjë problem, nuk hezitonte të vepronte dhe pranon se ndonjëherë e ka tepruar me reagimet e tij. Ai shprehet se besonte se, nëse i futej diçkaje, duhej ta çonte deri në fund. Në fakt, shpeshherë i ka kaluar caqet.

Ata tipat që shoqëronin Karmine Anjelon e dinin se Alites i kishte dalë nami si njeri i dhunshëm, kur hynë atë pasdite në pabin “PM”. Në atë kohë, Anjelo ishte një anëtar i ma es – shembull tjetër nepotizmi brenda organizatës së Gotëve. Ky rang i jepte atij status dhe në hierarkinë e familjes ai qëndronte mbi Aliten.

Konfrontimi ishte një lëvizje tipike e Anjelos, sipas Alites. Ai bënte shumë zhurmë dhe kapardisej, por asnjë veprim konkret.

- Karmine nuk kishte këllqe, por përpiqej të hiqej si i fortë, - dëshmoi Alite në lidhje me incidentin. – Më doli ballë për ballë. Nëse donin të më vrisnin, nëse pesë burra të armatosur kishin ardhur për të qëlluar, nuk kishte kohë për alë. Do të më kishin vrarë.

Duke parë qëndrimin e tyre, Alite hodhi sytë drejt Anjelos dhe futi dorën pas, duke u shtirur sikur do të nxirrte një pistoletë. Roni Trukio, ulur më tutje, pretendoi gjithashtu se kishte armë me vete. Duke ndjekur këtë skenë, një djalosh i quajtur Mondo, shok i Alites, doli me nxitim nga dera e pasme dhe solli një pistoletë që Alite e kishte fshehur në një apartament aty pranë.

Anjelo iu afrua Alites dhe i tha duke pëshpëritur:

- Bashkë kemi një hesap për të larë.

- Ashtu është, - ia ktheu Alite.

Armiqësia mes Alites dhe Anjelos ishte ndezur përpara se vinçieri trupmadh të bëhej dhëndër në shtëpinë e Gotëve. Ata urreheshin prej kohësh. Kjo antipati kishte vazhduar gjatë viteve ndërsa secili prej tyre ishte ngjitur në hierarkinë ma oze. Alite e dinte mirë se Anjelo ishte një shkallë më lart në këtë hierarki, por kjo nuk ishte arsye për t’i hapur rrugë.

- Unë me Karminen dolëm jashtë së bashku, - tregon Alite. – Duke dalë, Mondo më dha pistoletën, një nëntëmilimetërshe. Përjashta, Karmine më goditi në kokë me dorezën e armës.

Alite deshi të kundërvepronte, por hezitoi. Vazhdonte të ndiqte rregullat e botës së krimit. Dhe në atë botë, nëse godisje një anëtar të ma es, mund të dënoheshe me vdekje.

- Ishte një situatë që me zor e përtypa, - tregon ai. – I dija rregullat, por mendoj se më mirë ta kisha qëlluar. Në atë kohë nuk i frikësohesha as atij, as Xhuniorit. Në mendje m’u ksua Xhon Goti. Ai ishte bosi i ma es dhe ky ishte dhëndri i tij. Kjo është arsyeja se pse nuk reagova. Ndërkohë që unë me Karminen po i ulërinim njëri-tjetrit, pashë Xhuniorin që po parkonte makinën. Viki ishte ulur pranë tij. Pasi parkoi, ai doli nga makina. Viki qëndronte pas tij.

Me sa dukej, e dinin se diçka kishte ndodhur. Alite ua sqaroi ngjarjen. Ai i tha Xhuniorit se donte ta vriste Anjelon. - Ti as nuk e prek dot, - iu përgjigj Xhuniori duke u futur mes të dyve. Ishte si skena e Xhoni Gebertit, por sigurisht me më shumë dramatizëm. Kësaj here bëhej alë për një njeri të afërm. Edhe pse Anjelo ishte burracak dhe i rrihte të motrën, ai mbetej pjesë e familjes. Xhon Alite nuk ishte si Anjelo.

- Në këtë pikë kuptova se nuk kisha vend në atë familje, - thotë Alite. – Atëherë e kuptova vërtet. Xhuniori lejonte këtë copë idioti të më drejtonte mua pistoletën, të vinte me katër tipa për të më vrarë dhe më ndalonte ta ndëshkoja sepse e kishte kunat ... E kuptova. Ata ishin

pjesë e një familjeje. Unë nuk bëja pjesë në atë familje. Për ta unë isha thjesht një tip i rëndomtë që përdoresha për të lënduar njerëz dhe për të bërë para. Kaq vleja.

Kështu funksiononte familja Goti. Ata ishin të parët. Të tjerët nuk kishin rëndësi.

Disa muaj më vonë, po atë vit, Anxhelo Ruxhero vdiq nga kanceri. Atë e kishin mënjanuar nga skena, duke e konsideruar persona non grata për thuajse katër vjet. Vetë ish-shoku i tij i ngushtë, Xhon Goti, kishte vendosur largimin e tij nga organizata. Në fakt, Goti nuk dëshironte të merrte pjesë në varrimin e Ruxheros, por Salvatore Gravano e bindi të shkonte.

Në varrim, Goti u shfaq i pikëlluar dhe i ngrysur, por të gjithë e dinin se po aktronte. Ai ishte bosi dhe kishte ardhur këtu për të nderuar kujtimin e një vartësi. E kishte harruar shoqërinë. Ky ishte Xhon Goti. Kishte harruar që ndodhej në atë pozicion falë ndihmës së Ruxheros. Alite kishte lluar të kuptonte se si funksiononte kjo organizatë. Në fakt, ai po e përjetonte këtë gjë çdo ditë. Por nuk ishte ende i gatshëm që të shkëputej.

Në llim të vitit 1990, u zhduk Greg Reiteri. U përhap ala se e kishin vrarë pas një mosmarrëveshjeje në tregtinë e drogës, por trupi i tij nuk u gjend. Askush nuk u padit për këtë vrasje, megjithëse kishte një të dyshuar. Alite dhe njerëzit rreth tij ishin të bindur se Reiterin e kishte eliminuar Tomi Pitera, vrasësi i Uilli Boi Xhonsonit.

- I kishte dalë nami se Pitera i copëtonte trupat, - tregon Alite. – I vriste njerëzit dhe pastaj i zhdukte kufomat. Na e mori mendja se kjo ishte vepër e tij.

Reiteri dhe Pitera kishin qenë për ca kohë ortakë në biznesin e drogës. Pas zhdukjes së Reiterit pati një mosmarrëveshje për rreth njëzet mijë dollarë. Alite nuk e mësoi kurrë motivin e vrasjes, por dyshonte se mund të kishte gisht Denis Harigani, të cilin ata e kishin vjedhur para ca kohësh. Harigani dhe Pitera punonin së bashku në biznesin e drogës. Vëllai i Gregut, Majku, kishte ndihmuar në për-

gatitjen e planit për vjedhjen. Nëse dikush vidhte Hariganin, kishte vjedhur edhe Piterën.

Aktualisht, Tomi Pitera është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u akuzua në vitin 1992, për gjashtë vrasje. Pitera i përkiste familjes Bonano, por shpesh kontraktohej edhe nga familje të tjera. Nuk ka dalë akoma në dritë nëse vrasja e Reiterit ishte vendosur nga ma a, apo ndodhi thjesht pas një kon ikti mes tra kantësh. Për Aliten nuk kishte rëndësi se cili version ishte i vërtetë. Greg Reiteri kishte qenë shok i mirë. Pitera e kishte vrarë. Tani qarkullonin alë se Pitera i ishte qepur Alites.

Disa muaj pasi u vendosën në jug të Xhersit, Alite mori një telefonatë nga e shoqja. Karolën e kishte kapur paniku. I tha Alites se burra të armatosur lëviznin në pyllin pas shtëpisë. Alite u nis me shpejtësi, duke marrë një rrugë nga pas shtëpisë. Sapo u fut brenda, ai mori një automatik “Uzi” dhe një pistoletë. Në mes të errësirës doli në ndjekje të atyre që po i ngrinin kurth.

- Flisnin spanjisht, - thotë ai teksa ritregon historinë e një shkëmbimi zjarri që dukej si një lm aksion. – I dëgjova të isnin. Mendoj se ishin meksikanë.

Duke iu afruar shtëpisë, ata kishin aktivizuar dy alarme përgjatë rrugës mes autostradës dhe shtëpisë ku ai jetonte me Karolën. Edhe qentë e kishin nuhatur praninë e tyre. - Ata qenë lidhur me zinxhirë, por lehnin pa pushim, - tregon ai. Alite doli pa bërë zhurmë nga dera e pasme, u fut në pyll dhe u ul në gjunjë derisa sytë t’i mësoheshin me errësirën. Më pas eci përpara.

- E njihja terrenin më mirë se ata, gjë që më ndihmoi, - thotë ai. – Në llim ata nuk e dinin se isha afruar aq shumë. Mendonin se gjendesha në shtëpi. Donin të më zinin pritë nëse dilja, ose plani konin të sulmonin shtëpinë duke hapur zjarr. Vendosa që t’i sulmoja i pari.

I qëlloi duke vrapuar drejt tyre. Filloi shkëmbimi i zjarrit nga të dyja palët. Disa herë Alite u fut mes shkurreve për t’u mbrojtur dhe doli sërish duke hapur zjarr. Është i sigurt se ka qëlluar dy prej tyre, përpara se të gjithë t’ia mbathnin nga prona e tij.

Të nesërmen, ai me një shok dolën për të vëzhguar zonën përreth. - Nuk gjetëm kufoma, por kishte gjak gjithandej, - tregon ai. – Isha i sigurt se i kishte dërguar Pitera. Ai bënte biznes me meksikanët.

Alite thotë se u hodh dritë mbi dyshimet e tij disa ditë më pas, kur i çuan alë se Xhon Goti donte ta takonte te klubi “Ravenite”. Tomi Pitera kishte kërkuar të takoheshin.

- Shkova atje pa e ditur se ç’më priste, - tregon Alite. – Pitera kishte vrarë Greg Reiterin, babai i të cilit kishte pasuruar Gotin dhe kishte pranuar burgun në vend që të depononte për të. Vetëm për këtë arsye, Pitera duhej të vritej. Por Goti nuk ishte i këtij mendimi. Ai tha se çfarë kishte ndodhur deri më tani, t’i mbetej së shkuarës. U vendos që kon ikti të shuhej dhe të dy ne duhej të binim dakord.

Por jashtë klubit, teksa secili po shkonte te makina e vet, Alite i tha Piterës se asgjë nuk kishte ndryshuar. - Ç’do të thuash? – pyeti Pitera. – Bosi tha që kon ikti u zgjidh. - Asgjë nuk është zgjidhur, - ia ktheu Alite. – Një ditë do të të vras. Pitera u arrestua dhe u burgos përpara se Alite ta konkretizonte kërcënimin e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.