KAPITULLI 10

Gotti's Rules - - Rregullat E Gotit -

Çdobiznes ka një person përgjegjës që duhet të monitorojë vijueshmërinë e punës. Disa prej këtyre personave janë liderë të zotë. Të tjerët nuk dinë se si të udhëheqin, por e adhurojnë të qenët bos. Xhon Goti i përkiste grupit të dytë. Ai kontrollonte familjen më të madhe kriminale të Nju Jorkut, por e administronte atë si të ishte një bandë rrugaçësh që sorollateshin në Hauard Biç.

Kërkonte respekt nga të tjerët, por asnjëherë nuk e vrau mendjen se si duhej tuar ai respekt. Donte që të gjithë vartësit ta pranonin pozicionin e tij në çdo hap të veprimtarisë së tyre. Këtë pranueshmëri e quante protokoll. Xhuniori e kishte theksuar këtë gjë që herën e parë që kishte takuar Aliten. Ishte një fenomen që Alite e vëzhgonte të përsëritej herë pas here, ndërsa Gotët ndërvepronin me njerëzit rreth tyre.

- Në qoftë se futeshe në një dhomë, ku kishte një grup gangsterësh, të parin duhej të takoje personin me rangun më të lartë, - tregon Alite.

Rregullat e Xhon Gotit për lidershipin: të jesh në dijeni gjithmonë për praninë e bosit në çdo mjedis publik apo social! Në çdo rreth shoqëror, ku ndodhen anëtarë të familjeve të tjera kriminale, sigurohu që ata të vijnë te ti për të të respektuar! T’u afrohesh i pari për t’i takuar është shenjë dobësie.

– E puthje në të dyja faqet. Vetëm pas këtij rituali mund të përshëndetje të tjerët. Po të ishte Goti në dhomë, llimisht duhej të shkoje detyrimisht tek ai. Sa herë që dilnim, duhej të visheshim hijshëm. Por asnjëherë më mirë sesa bosi. Më kujtohet se një herë duhej të ndryshoja xhaketën sepse ishte e njëjtë me atë që kishte veshur Goti. I thashë vetes: “Mos po sillemi gjë si vajza adoleshente?” Por kështu qenë gatuar ai me të birin. Sa herë që ata të thërrisnin, duhej të shkoje menjëherë. Të lije në mes çfarëdo gjëje me të cilën po merreshe. Nëse nuk ndodheshe në klub atë natë kur të gjithë duhej të takoheshin, i hapje vetes telashe. Fillimisht nuk mendoja se duhej të shkoja gjithmonë, por një herë, isha në shtëpi dhe ra dera. Ishte Xhin Goti që më ulëriu:

- Ore ha pykë ti? Pse dreqin nuk ke shkuar në klub? Besoj se e di se duhet të shkosh menjëherë.

Mbrëmjen e së shtunës, Xhon Goti e kishte zakon të mbante një alim gjatë darkës në klubin “Berxhin”. Të gjithë duhej të ishin të pranishëm. Disa prej djemve duhej të gatuanin në kuzhinën e klubit. Më pas, të gjithë uleshin për të ngrënë darkë – njëzet deri në njëzet e pesë persona, anëtarë dhe bashkëpunëtorë të familjes ma oze. Edhe gjatë darkës kishte rregulla.

- Askush nuk llonte të hante përpara se Goti të gëlltiste kafshatën e parë, - tregon Alite. E njëjta skenë përsëritej në një shkallë më të ulët gjatë mbrëmjeve të së martave në klubin “Miqtë tanë”. Këtu Xhuniori mblidhte bandën e tij. Ai do të mbante alimin e rastit dhe të gjithë të tjerët e kishin të detyrueshme pjesëmarrjen.

- Duhej të isha atje medoemos, - thotë Alite. – Nuk pranoheshin justi kime të tilla si: “Jam i zënë. E kam lënë të darkoj me time shoqe. Im bir është me grip.” Në takimet e të martave, ushqimet silleshin nga pronari i restorantit “La Villa”. Pronari i paguante haraçin Xhuniorit duke na dërguar ushqime falas.

Disa mund t’i shpër llnin protokollet, por me përjashtime të rralla. Çarls Karnelia, me të cilin Alite do të krijonte një aleancë të paqëndrueshme, ishte një ndër personat që nuk vinte kurrë në të tilla

takime. E konsideronin paksa të çmendur dhe të çekuilibruar. Për këtë arsye ishte i justi kuar.

- Kishte një dërrasë mangët ai, - thotë Alite për Çarls Karnelian, vëllai i të cilit, Xhoni, ishte anëtar i ma es dhe bënte pjesë në rrjetin e heroinës së drejtuar nga Xhin Goti dhe Anxhelo Ruxhero. Karnelia – askush nuk e thërriste “Çarls” – u bë eventualisht një anëtar me të drejta të plota i familjes ma oze, por kjo ishte në të vërtetë një përpjekje për ta mbajtur afër. Ishte vrasës i pashpirt dhe njeri krejtësisht i paqëndrueshëm.

- Në njëfarë mënyre ai ndihej i mrekulluar kur vriste, - tregon Alite për vrasjet që kreu Karnelia. - Disa vrasin se ndihen të detyruar ta bëjnë atë gjë, ndërsa atij i pëlqente të vriste.

Karnelia nuk lexonte shumë, por në shtëpi kishte libra anatomie me trupa të prerë dhe kufoma të hapura. Një herë e pyeti Aliten nëse donte të lexonte ndonjë prej tyre. Alite refuzoi me mirësjellje. Ai do të dëshmonte kundër Karnelias në vitin 2009, duke e fajësuar për disa ekzekutime ma oze, përfshirë vrasjen e Luis DiBonos.

Vrasja e DiBonos u vendos nga Goti për një arsye të thjeshtë: ai nuk paraqitej në takime, edhe pasi e kishin lajmëruar.

DiBono, një kontraktues ndërtimi 63-vjeçar, kishte shërbyer gjithë jetën për familjen Gambino dhe i sillte shumë të ardhura. Kur Kastejano qe gjallë, DiBono ishte përplasur me Gravanon në lidhje me një projekt ndërtimi dhe kishte mbijetuar. Por tani Kastejano nuk rronte më dhe Gravano i mbante akoma mëri. Në atë kohë, kompania e DiBonos kishte tuar një projekt disa milionë dollarësh për mbrojtjen nga zjarri; ky projekt po zbatohej në Qendrën Botërore të Tregtisë. Me sa duket, ai do të fuste në xhep disa milionë dollarë nëpërmjet një skeme korruptive, pasi do të kryhej punë me cilësi të dobët. Gravano do t’i hidhte benzinë zjarrit. Nga ana tjetër, Gotit i hipnin xhindet sa herë që shihte dikë që tonte më shumë sesa ai vetë. I dukej sikur i kishin hyrë në pjesë. E thirri DiBonon në një takim, por ai u justi kua se nuk mund të merrte pjesë. E thirri për herë të dytë; sërish DiBono nuk erdhi.

Sipas Gotit u mbush kupa. Dha urdhër që ta vrisnin. Sipas prokurorëve federalë, Xhuniori e toi kontratën për vazhdimin e punimeve.

Në prill 1990, Xhuniori u martua me Kim Albanezen. Morën pjesë njerëz nga shoqëria e lartë dhe nga bota e krimit. Ceremonia e zhvilluar në hotelin “Helmsli Palas” ishte edhe më ekstravagante sesa ajo e Viki Gotit, gjashtë vjet më parë.

Më vonë, autoritetet do të zbulonin një listë të të ftuarve që Xhuniori e mbante të fshehur. Në këtë listë pasqyrohej edhe shuma e parave që kishte dhënë gjithsecili. Shuma totale e ofruar nga 173 të ftuar – anëtarë dhe bashkëpunëtorë të njërës prej pesë familjeve kriminale të Nju Jorkut – ishte 348.700 dollarë.

- Kaq para shumica e njerëzve nuk mund t’i kursejnë gjatë gjithë jetës, - do të deklaronte një prokuror përpara jurisë në gjyqin e Xhuniorit, në vitin 2009. Xhon Goti i bëri të birit një dhuratë edhe më mbresëlënëse. E promovoi në rangun e kapos, duke zhgënjyer shumë prej anëtarëve të vjetër të organizatës.

- Shumë njerëz nuk e honepsnin Xhuniorin, - tregon Alite. – Promovimi i tij shkaktoi pakënaqësi në shumë qarqe. Të gjithë mendonin se ai nuk e meritonte atë pozicion. Por ishte bërë kapo për shkak të të atit.

Dy muaj pas martesës, Alite dhe Bobi Borielo, i cili kishte qenë shoqërues i parë i dhëndrit, dolën nga klubi “Miqtë tanë”, pasi Xhuniori u kërkoi të bënin nja dy hapa jashtë. Këto të ashtuquajtura shëtitje ishin një mënyrë tjetër e sajdisur nga babai i tij për t’u shmangur përgjimeve. Teksa po ecnin, do të dëshmonte Alite më vonë, Xhuniori pranoi se do të vazhdonte të zbatonte kontratën e DiBonos. Nuk e tha arsyen, por i tregoi Alites dhe Borielos se DiBono do të vritej. Të dy do të ishin pjesë e grupit që do të realizonte krimin. Ishte puna e tij e parë si kapo dhe donte që të bëhej pa probleme.

- Në atë kohë, Bobi ishte përplasur me një gangster të quajtur Preston Geritano, - tregon Alite. – Ishin zënë për ca para dhe Geritano kishte kërcënuar se do ta vriste. Geritano kishte lidhje me familjen

gjenoveze. Bobi donte që Xhuniori të ma ngarkonte mua si detyrë eliminimin e Geritanos. Xhuniori nuk pranoi dhe u acarua.

- Nuk kemi kohë për këto tani, - tha ai. – Do të merremi më vonë me këtë punë. Për momentin të përqendrohemi te DiBono.

- U informuan se Luis DiBono kalonte shumë kohë në Atlantik Siti, - tregon Alite. – Në atë kohë unë jetoja në jug të Xhersit dhe shkoja shpesh në kazino. Xhuniori më kërkoi të inspektoja terrenin. Duhej të lokalizonim vendin ku shkonte DiBono dhe më pas t’i ngrinim kurth.

Plani kimi vazhdoi përgjatë verës. Do të qëllonin Çarls Karnelia dhe Bobi Borielo. Alite nuk kishte zbuluar gjë në Atlantik Siti dhe andej nga shtatori Xhuniori i tha të mos merrej më me atë punë.

- Më tha se e kishin lokalizuar dhe e kishin gjetur mënyrën se si do ta hiqnin qafe, - tregoi Alite përpara një jurie federale.

Më 3 tetor të vitit 1990, trupi i pajetë i Luis DiBonos u gjet në “Kadillakun” e tij të parkuar në një garazh nëntokësor në Qendrën Botërore të Tregtisë. E kishin qëlluar tri herë. Kur e takoi Xhuniorin atë ditë, Alite nuk dinte gjë për vrasjen. - Më tha se duhej ta përgëzoja, - tregon ai. – E putha në të dyja faqet. Pastaj e pyeta: “Përse duhet të të përgëzoj?” Ai m’u përgjigj: “Sepse puna ime e parë si kapo shkoi shumë mirë.” Më pas më tha të lexoja gazetat. Atëherë mësova se DiBono kishte vdekur.

Luis DiBono nuk ishte paraqitur në takime. Kishte shkelur protokollin, gjë që e pagoi me jetë.

Xhuniori i tha Alites se kjo vrasje do të shërbente si shembull për të tjerët.

- Kur bëhet njoftimi, gjithkush duhet të vijë menjëherë, tha ai. Kur të urdhërojnë të bësh diçka, duhet bërë pa llafe.

Alite e kuptonte konceptin, por tregon se vetë Xhuniori e shkelte shpesh protokollin.

- Njëherë, kishim dalë dhe po pinim, - tregon ai. – Gjashtë prej nesh dhe disa vajza. Edhe në kësi situatash, Xhuniori do t’ia bënte të ditur gjithkujt se ai ishte bosi. Ishim ulur në tavolinë duke tymosur

puro. Hodhi sytë drejt meje dhe më tha: “Më sill një taketuke!” Unë nuk lëviza vendit. Ai u acarua. Një prej djemve zgjati dorën te tavolina tjetër, mori një taketuke dhe ia vendosi përpara.

U krijua një situatë e nderë. Të gjithë ishin të tensionuar. Por njërës prej vajzave në tavolinë ia dha truri të iste hapur.

- Xhunior, - tha ajo, - mjaft u mundove për të treguar se ti je më i rëndësishmi. Të njohim. Këtu nuk ke pse t’i lësh përshtypje askujt.

Alite thotë se ajo vajzë u tregua më e guximshme se shumica e tipave që rrinin me Xhuniorin.

- Ajo vajzë ia përplasi në fytyrë duke ia thënë troç atë që mendonte. Nuk ia kishte frikën askujt, - thotë ai. - Por kjo tregon se njerëzit e njihnin se kush ishte në të vërtetë.

Më vonë, po atë natë, kur ishin vetëm, Xhuniori iu drejtua Alites paksa i tensionuar. - Ke ndonjë problem? – e pyeti. - Unë jam i qartë me veten. Nuk kam asnjë lloj problemi, - ia ktheu Alite.

Çështja mbeti e pazgjidhur. Alite e dinte se Xhuniorin e hante meraku, por nuk donte të hapte debat. Nuk ishte akoma i gatshëm të shprehej haptazi, t’i thoshte Xhuniorit se ishte sjellë si idiot. Shumë njerëz po llonin të mendonin në atë mënyrë, por ironikisht një vajzë kishte guxuar t’ia thoshte në sy.

- Nëse do të më kishte thënë: “Hej Xhon, a mund të më sjellësh një taketuke?”, nuk do ta kisha problem të ngrihesha, - thotë Alite. – Të gjithë i dinin protokollet. Me sa duket vetëm Gotët i përdornin për të poshtëruar njerëzit. Dhe unë nuk kisha ndër mend t’i hapja rrugë.

Një situatë e ngjashme ndodhi një natë kur Alite kishte dalë për darkë me Xhuniorin dhe Riçi Gotin, xhaxhanë e Xhuniorit. Ishin ulur në një tavolinë kur brenda hyri kushëriri i Alites, Patsi Andriano. Në atë kohë, Patsi shoqërohej me vajzën e Riçi Gotit, Danielën.

Patsi erdhi te tavolina, e puthi Aliten në të dyja faqet, më pas puthi Riçi Gotin, dhe në fund Xhuniorin. Këtij i hipën xhindet.

- Filloi t’i ulërinte duke i përmendur protokollin dhe respektin, - tregon Alite. – Ne u shtangëm nga habia.

Më vonë, tregon Alite, kushëriri i tij, Patsi, e kishte kaluar me të qeshur.

Ky ishte vetëm një shembull në lidhje me pozicionin e Xhuniorit në botën e krimit. Statusi i tij ishte ndërtuar duke u bazuar në nepotizëm dhe, ndonëse shumica e bashkëpunëtorëve të tij nuk e kishin dëgjuar asnjëherë alën “nepotizëm”, ata dinin ta shpjegonin konceptin.

Xhuniori kishte titull, por kurrë nuk respektonte pjesëtarët e organizatës. Dhe situata sa vinte e përkeqësohej. Në varësi të këndvështrimit tuaj, vrasja e DiBonos ishte trium i fundit ose gozhda e fundit në arkivolin e Xhon Gotit. “Don elegantit” po i vinte fundi. Kishte tregues që ai mund të ketë qenë në dijeni të situatës. Por, si gjithmonë, do të tregohej arrogant, gjë që do t’i prishte shumë punë.

Në shkurt të vitit 1990, Goti doli i larë nga një çështje tjetër. U shpall i pafajshëm pas akuzave se kishte paguar anëtarë të bandës irlandeze “Uestis” për të vrarë një zyrtar të sindikatës. U shfaq në shkallët e gjykatës me një pallto të shtrenjtë të veshur mbi kostum dhe kravatë, duke ngritur gishtin në shenjë trium . Kishte tuar përsëri. Në atë kohë, askush nuk e dinte se një prej anëtarëve të jurisë kishte marrë ryshfet. Në medie vazhdonin ta quanin “Doni i pafajshëm”. Asnjë prej akuzave nuk ishte provuar.

Por, siç do të theksonte një prokuror mendjemprehtë në një diskutim rreth çështjeve të ma ozëve, “Ata mund të tojnë gjithmonë, ndërsa ne duhet të tojmë vetëm një herë”. Autoritetet federale ishin në mësymje. Disa muaj pas vrasjes së Kastejanos, në llim të vitit 1986, Goti u kap nga një pajisje përgjuese e FBI-së duke parashtruar të ardhmen e organizatës së tij.

- Ta dini se do ta kemi të vështirë me organet e zbatimit të ligjit, - thoshte ai në këtë regjistrim. – Nëse nuk arrijnë të na neutralizojnë... nëse nuk arrijnë të na pengojnë në veprimtarinë tonë për një apo dy

vjet... Për kaq kohë kemi nevojë. Por nëse më lejojnë një vit të drejtoj organizatën pa më ndërhyrë, vetëm një vit, do të fuqizohemi aq shumë sa ata nuk do të na mposhtin asnjëherë. Edhe sikur të vdesim. Kjo do të jetë rrugëzgjidhja jonë.

- Kjo është trashëgimia më e çmuar që mund të lini, - shprehet një bashkëpunëtor me të cilin Goti po iste, ndërsa agjentët e FBI-së dëgjonin.

Në fakt, Goti qëndroi pesë vjet në krye të organizatës. Struktura që la pas, ishte shumë më e çorganizuar sesa ajo që mori pas vrasjes së Kastejanos.

Promovimi i të birit si kapo shihej si pjesë e mënyrës së menaxhimit të Gotit, që solli në fund edhe rrënimin e organizatës. Në mendjen e Gotit, kjo mënyrë duhet të ketë qenë një përpjekje për të ruajtur kontrollin mbi familjen kriminale, teksa parashikonte se ç’do të ngjante më pas. Por, për pjesëtarët e organizatës, ky ishte thjesht një shembull tjetër i mosfunksionimit të strukturës; Xhuniori mbahej me pekule; në vend që ta meritonte, atij iu dha padrejtësisht një pozicion i rëndësishëm në hierarkinë e familjes.

Xhuniori u përpoq ta mbante mirë me Aliten pavarësisht se divergjencat mes tyre po shtoheshin. Teksa shkumëzonte akoma nga inati në lidhje me sjelljen e Xhuniorit gjatë konfrontimit me Anjelon, Alite u lejua që t’i vihej pas Riki Redit, njërit prej djemve që kishin shoqëruar atë ditë Anjelon në pabin “PM”.

- Meqë nuk më lejonte të vrisja kunatin e tij, pranoi që të shfryhesha me Riki Redin, - do të tregonte më vonë Alite përpara një jurie federale. – Nuk e vriste mendjen për Riki Redin. Kjo ishte mënyra e tij për të më qetësuar mua dhe për t’u treguar të tjerëve se askush nuk mund t’u binte në qafë njerëzve të tij pavarësisht se ky mund të ishte kunati apo ndonjë i afërm tjetër.

Pas disa ditësh, Alite me Xhuniorin e morën Riki Redin në makinë.

- Gotët kishin lidhje me pronarin e një kompanie limuzinash, - tre-

gon Alite. – Kështu morëm një limuzinë dhe po vërtiteshim në Ozon Park. Dalluam Riki Redin që ecte në shëtitoren “Liria”.

Limuzina ndaloi buzë trotuarit dhe Xhunior Goti ia bëri me shenjë Riki Redit të futej brenda. - Mendoi se Xhuniori donte të bisedonte me të, - thotë Alite. Riki Redi u ul në ndenjësen e pasme të limuzinës, ku tashmë kishin zënë vend Xhuniori me Aliten. Pasi biseduan për pak minuta, Alite shtypi butonin që bllokonte dyert e pasme. Paskëtaj, Riki Redi u sulmua brutalisht nga Xhuniori dhe Alite. Sipas dëshmisë së Alites, ata e goditën pareshtur me grushte e shqelma. Atij nuk i mbetej gjë tjetër veçse të mbulonte fytyrën me krahë, duke u përpjekur të shmangte goditjet. Shoferi i limuzinës nuk mori vesh gjë ose nuk e vriste mendjen se çfarë po ndodhte. Ai vazhdonte të ngiste makinën i qetë.

- Në atë kohë, në limuzina kishte telefona me kordonë të gjatë, - tregon Alite. – Xhuniori mori kordonin e telefonit dhe e lidhi disa herë rreth qafës së Riki Redit. Gati sa nuk e mbytëm. Vazhdonim ta godisnim. Shtypa butonin për të zhbllokuar dyert. Limuzina çante përpara me rreth nëntëdhjetë kilometra në orë. Në këtë kohë gjendeshim në bulevardin “Udhevën” në Hauard Biç dhe donim ta hidhnim nga makina. Kapej gjithandej për të mos rënë, por ne e godisnim dhe e shtynim.

Me kordonin e telefonit akoma rreth qafës, Riki Redi ra nga limuzina në autostradë. U zvarrit pas limuzinës për rreth treqind metra derisa kordoni u këput dhe u rrokullis disa herë në rrugë.

Riki Redi mbijetoi, por incidenti përforcoi edhe më tej namin e Alites si një maniak i dhunshëm, të cilit gjithkush ia kishte frikën. Ishte ky reputacion, beson ai, që e ndihmoi të mbijetonte.

Më 11 dhjetor 1990, vetëm pesë ditë nga përvjetori i pestë i vrasjes së Kastejanos, Xhon Goti u arrestua pas akuzave për vrasje dhe mashtrim. Çështja përfshinte edhe akuzën se ai kishte urdhëruar vrasjen e Pol Kastejanos për të marrë kontrollin e familjes kriminale. Frenk Lakasio, Salvatore Gravano dhe Tomi Gambino u paditën gjithashtu.

Më vonë ata nuk do të përfshiheshin në këtë proces. Vrasje, mashtrim, zhvatje dhe korruptim i jurisë (ryshfeti i dhënë një anëtari të jurisë) ishin gjithashtu pjesë e njëmbëdhjetë akuzave.

Aktakuza përfshinte vrasjet e Kastejanos dhe Tomi Bilotit jashtë restorantit “Sparks Steak House” në dhjetor 1985; vrasjen e kapos Robert DiBernardo, shpesh i përshkruar si mbreti i pornos në Amerikë, në korrik 1986; vrasjen e gangsterit Liborio Militos në mars 1988; dhe vrasjen e DiBonos në tetor 1990.

Aktakuza përfshinte gjithashtu një padi për planin e vrasjes së Gaetano Vastolas, një kapo në familjen kriminale DeKavalkante të Nju Xhersit. Goti kishte kaluar ca kohë në burg me Vastolën në vitin 1987. Vastola ishte në pritje të gjyqit për një çështje që lidhej me një vjedhje në Los Anxhelos. Nuk dihet me siguri, por Goti besonte se Vastola nuk do ta duronte burgun dhe do të bëhej informator.

Plani për të vrarë Vastolën nuk u realizua, por nëse Goti ishte i shqetësuar për tradhtinë e bashkëpunëtorëve, ndoshta duhej të kishte hetuar njerëzit e tij më të afërt. Ai me Gravanon dhe Lokasion u arrestuan nga më shumë se një duzinë agjentë të FBI-së në “Ravenite”. Arrestimet u pasqyruan të nesërmen në faqet e para të gazetave.

“‘DONI I PAFAJSHËM’ PADITET PËR VRASJEN E BOSIT TË MAFIES” ishte titulli kryesor i gazetës “Washington Post”, ku përshkruhej “eleganca dhe pathyeshmëria” e Gotit. eksohej gjithashtu se ai kishte tuar në katër gjyqe gjatë pesë viteve të fundit. Në artikull përfshihej gjithashtu një koment i prokurorit Endrju Moloni, i cili thoshte se “Goti është vrasës, jo hero folklorik.”

Gotit, Gravanos dhe Lokasios iu mohua lirimi me kusht, pasi prokuroria kishte paraqitur vetëm një pjesë të dosjes. Sipas prokurorëve, kishte edhe shumë biseda të regjistruara fshehurazi, si dhe dëshmi nga informatorë. Këto prova të reja, sipas prokurorëve, i fajësonin të pandehurit.

Ndër të tjera, FBI-ja kishte përgjuar në një apartament sipër klubit “Ravenite”, ku Goti dhe bashkëpunëtorët e tij bisedonin shpesh, pasi besonin se aty ishin jashtë rrezes së përgjimit të FBI-së. Ndër informatorët

ishte edhe Filip Leoneti, dikur numri dy i familjes ma oze të Filadel as.

Leoneti ishte nipi i bosit të ma es së Filadel as, Nikodemo Skarfo, i cili nga baza e tij në Atlantik Siti u bë iniciator i llimit të një prej periudhave më të dhunshme në historinë kriminale në Filadel a dhe jug të Xhersit. Skarfo mori drejtimin e organizatës pas vrasjeve të bosëve të ma es, Anxhelo Bruno dhe Filip Testa (vrasja e të cilit përmendet në këngën “Atlantik Siti” nga Brus Springstin). Ai ishte kreu i organizatës nga 1981-shi deri në 1988-ën. Gjatë kësaj periudhe u vranë të paktën njëzet e pesë anëtarë dhe bashkëpunëtorë të ma es dhe mbi njëzet të tjerë u paditën. Në një familje kriminale, e cila më parë kishte rreth shtatëdhjetë anëtarë, pasojat ishin shkatërrimtare.

Skarfo dhe Goti ishin në shumë mënyra bosët e fundit që po mbanin në këmbë ma en. Ata morën pushtetin përmes dhunës dhe mënyra e tyre e administrimit bazohej në pabesi, lakmi dhe mashtrim. I dënuar së bashku me nipin e tij dhe trembëdhjetë të pandehur të tjerë në vitin 1988, Skarfo vazhdon të vuajë dënimin prej pesëdhjetë e pesë vjetësh. Mund të lirohet me kusht në vitin 2033, kur të jetë njëqind e tre vjeç.

Nipi i tij simpatik u dënua me dyzet e pesë vjet, por vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë. Leoneti dëshmoi në disa gjyqe të zhvilluara në qytete të ndryshme të Bregut Lindor. Dëshmoi gjithashtu përpara një jurie të madhe kundër Gotit, Gravanos dhe Lokasios.

Ndër të tjera, Leoneti rrëfeu se në një takim ku kishte marrë pjesë edhe ai me Skarfon, Goti ishte mburrur se kishte vrarë Kastejanon. Leoneti pranoi përfshirjen e tij në dhjetë vrasje, por dha një koment tipik për një gangster, kur një avokat mbrojtës, duke i kujtuar historinë kriminale, e pyeti me sarkazëm nëse e dinte se ç’do të thoshte “i pamëshirshëm”.

- Sigurisht që e di se ç’do të thotë “i pamëshirshëm”, - tha ai nga banka e dëshmitarit, i veshur si kryetar i një shoqërie studentore, me xhaketë sportive blu, pantallona të gjera të kuqërreme, dhe pulovër sipër një këmishe blu me kopsat mbërthyer. – Nuk më kujtohet të kem bërë ndonjë gjë të pamëshirshme, dhe për këtë jam i sigurt,

përveçse kam vrarë njerëz. Kjo është jeta jonë. Me këtë punë merremi.

I cilësuar si një nga dëshmitarët më të mirë mes shumë bashkëpunëtorëve të drejtësisë, që kishin bërë pjesë në ma en e Filadel as, përfundimisht Leonetit iu ul dënimi në pesë vjet, pesë muaj dhe pesë ditë. Ky mësim nuk shkoi në vesh të shurdhër nga të pandehurit përkrah Gotit, teksa atyre iu mohua lirimi me kusht. Mbetën të izoluar në burgun federal, ndërsa çështja po i afrohej ditës së gjyqit.

Arrestimet shkaktuan tërmet në familjen Gambino, por, duke marrë parasysh se Goti e kishte zakon të shpallej i pafajshëm, askush nuk ishte ende i gatshëm të pranonte se epoka e tij kishte marrë fund. Ndërkohë, Goti jepte urdhra nga burgu dhe krijoi një komitet për t’u marrë me operacionet e përditshme. Vëllai i tij Piteri dhe djali i tij u bënë pjesë e hierarkisë së re.

Alite nuk pati kohë për të menduar gjatë për këto arrestime, sepse në mars atë e futën në burg. Më në fund ishte ngritur akuza për rrahjen dhe rrëmbimin e kontraktuesit të ndërtimit. Fillimisht, Alites i ishte ofruar një marrëveshje për pranimin e fajësisë, dhe dënimi maksimal do të ishte shtatë vjet në një burg shtetëror. Mendoi se do të bënte dy apo tre vjet.

- Kjo ishte marrëveshja që na ofroi prokuroria, - tregon Alite. – Fillimisht e pranuam, pastaj e refuzuam. Avokati im mori vesh se Bobi Bisaçia njihte dikë me rëndësi, i cili ndoshta mund të na ndihmonte.

Bobi Bisaçia ishte një kapo i familjes kriminale Gambino që vepronte në veri të Xhersit. Të gjithë e dinin se kishte shumë njohje. Kishte vite që ishte përfshirë në botën e krimit dhe kishte lidhje me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe qarqet e drejtësisë, sipas Alites, i cili thotë se asnjëherë nuk e mori vesh se për çfarë u negociua.

- Si përfundim, unë u deklarova fajtor dhe u dënova me një vit burg, - thotë ai. – Bëra vetëm tre apo katër muaj.

U dorëzua tek autoritet e burgut të Nju Xhersit në mars 1991, një ditë pasi Xhuniori dhe disa gangsterë të tjerë organizuan një festë me rastin e “largimit të tij të përkohshëm” në klubin “Miqtë tanë”. Nga

fundi i festës sollën një kek mbi të cilin shfaqej karikatura e dy të burgosurve. Edhe një bashkëpunëtor tjetër i Xhuniorit do të futej në burg.

Pas kësaj ceremonie do të llonte një fazë e re në jetën e Alites. Do të kalonte ca kohë në burg dhe do ta mbante gojën mbyllur. Nuk e vriste mendjen për krimin; tanimë i kishte dalë për zot kësaj pune dhe po bënte gjënë e duhur. Gjithçka që po bënte ishte pjesë e jetës. Disa ditë pas burgosjes së Alites, Çarls Karnelia u pranua zyrtarisht si anëtar i familjes kriminale. Alites i ishte kërkuar organizimi i ceremonisë që do të mbahej në bodrumin e shtëpisë, ku atëherë bashkëjetonte me Klaudia DiPipan, me të cilën më vonë do të martohej dhe do të kishte dy fëmijë. Kjo shtëpi u përkiste prindërve të DiPipas.

Karnelia u pranua atë ditë si anëtar i ma es për shkak të rolit të tij në vrasjen e DiBonos. Tre presona të tjerë u pranuan gjithashtu si anëtarë të familjes në atë ceremoni që u mbikëqyr nga Xhunior Goti dhe anëtarë të tjerë të hierarkisë aktuale. Alite ishte ftuar të merrte pjesë, por aktualisht gjendej në burgun e kontesë së Kamdenit, në Nju Xhersi.

Megjithatë, Alite kishte organizuar gjithçka paraprakisht. Kishte urdhëruar pastrimin e bodrumit, kishte ndryshuar datën që ishte vendosur më parë, dhe kishte vendosur në pika kyç pjesëtarë të ndryshëm të bandës që mbulonin një rreze prej katër blloqesh banimi përreth shtëpisë, me qëllim që të garantohej mbrojtja nga ndonjë aksion i mundshëm i policisë apo FBI-së.

Xhoni, vëllai i Karnelias, ishte tashmë një anëtar i familjes dhe në këtë kohë gjendej në burg për përfshirjen në tra kun e heroinës me Xhin Gotin. Çarls Karnelia nuk ishte aq i mprehtë dhe i so stikuar sa vëllai i tij. Sipas Alites, ai nuk ishte nga ata që dinte të tonte para.

Por ishte vrasës dhe kjo gjë kishte një vlerë të madhe në organizatë. Alite ndihej krenar se, ndonëse nuk mund të bëhej kurrë anëtar me të drejta të plota, atij i kishin besuar organizimin e ceremonisë. Në atë kohë, ai vazhdonte të ishte i magjepsur nga “bota e krimit”, edhe pse ndihej gjithnjë e më tepër i zhgënjyer nga lidershipi.

Zhgënjimi do t’i shtohej teksa u ul me uniformën bojëportokalli dhe atletet e bardha pa lidhëza përpara autoriteteve të Nju Xhersit, në Kamden, një prej qyteteve më të varfra dhe më të dhunshme të Amerikës.

Alite shpesh bënte shaka e thoshte se lagjja e Udhevënit në Kuins, ku ai qe rritur, ishte një prej zonave më të dhunshme të Nju Jorkut. Por Kuinsi mund të quhej parajsë përpara Kamdenit, ku tra kantët e drogës kontrollonin shumë prej rrugëve dhe madje mbanin peng popullatën e një qyteti prej tetëdhjetë mijë banorësh.

Nga dritarja e burgut, Alite do të shihte dhunën e të burgosurve nga Kamdeni, të cilët e kishin bërë burgun si shtëpinë e tyre. Drogë, armë dhe para: kjo ishte bota kriminale e Kamdenit.

Ai me bashkëpunëtorët e tij – Goti në krye të listës – përdornin shpesh një alor fyes dhe poshtërues për afrikano-amerikanët, duke i quajtur fundërrina. T’i thoshe dikujt se ai po “vepronte si një zezak” ishte një sharje e zakonshme. Kategoria e njerëzve që gjendeshin në atë burg, e përforcoi këtë stereotip në mendjen e tij. Por e vërteta ishte se njerëzit me të cilët Alite bashkëpunonte në Kuins, nuk ishin aspak të ndryshëm. Ata operonin pas fasadës së krimit të organizuar, duke shfrytëzuar mitin e ma es për të justi kuar atë çka bënin, por veprimet dhe arroganca e tyre ishin të njëjta me ato të kriminelëve të Kamdenit. Kjo çështje nuk kishte aspak lidhje me ngjyrën e lëkurës. Kishte të bënte me lakminë, marrëzinë dhe dhunën e pakuptimtë. Një muaj pas burgosjes së Alites, u vra Bobi Borielo. Borielo, që kishte festuar ditëlindjen e tij të dyzeteshtatë vetëm dy javë më parë, ishte qëlluar shtatë herë jashtë shtëpisë së tij në Bensonhërst të Bruklinit. I kishin zënë pritë pranë makinës. Bashkëshortja e Borielos dhe dy fëmijët gjendeshin në shtëpi, kur ndodhi vrasja.

Pati një reagim të menjëhershëm të botës së krimit, edhe nga Xhon Goti në burg, pasi Preston Geritano i kishte larë hesapet me Borielon. Miki DiLeonardo do të dëshmonte më vonë se Xhuniori ishte takuar me krerët e familjes kriminale gjenoveze dhe u kishte kërkuar vrasjen

e Geritanos. I kishin thënë se do ta mbaronin ata këtë punë, gjë që nuk ndodhi kurrë.

Kur Alite doli nga burgu, pas tre muajsh, debatoi për këtë me Xhuniorin.

Ndodhi në korrik të vitit 1991. Alite e kujton saktë sepse ndodhej në spital me Klaudian, e cila sapo kishte lindur birin e tyre, Xhonin. Xhuniori dhe disa të tjerë erdhën për vizitë në spital, “por ajo nuk pranoi që ata të hynin brenda në dhomë”, do t’i tregonte Alite një jurie.

Klaudia DiPipa, më e mençur se Alite, nuk donte që bashkëshorti i saj të shoqërohej me njerëz të tillë si Xhunior Goti dhe larot që i shkonin pas. Ajo e kuptonte realitetin dhe e dinte se me ata njerëz Xhoni nuk do të përfundonte mirë.

Në spital, Alite u konfrontua me Xhuniorin në lidhje me vrasjen e Borielos. E pyeti se si po e zgjidhte këtë punë.

- Ai njeri ishte shoqëruesi i parë i dhëndrit në dasmën tënde, - i tha Alite.

I tha se fundja duhej ta zgjidhnin vetë këtë punë, se donte ta vriste Geritanon. Por Xhuniori ia ndryshoi mendjen. I tha se persona të tjerë do të merreshin posaçërisht me këtë punë. Alite e dinte se ai po iste gjepura. Ishte një manovër tjetër tipike e Xhunior Gotit.

Vrasja e Borielos, e kryer më 13 prill 1991, ishte një akt hakmarrjeje, por nuk kishte të bënte aspak me Geritanon. Borielo ishte një ndër atentatorët e dyshuar për vrasjen e Kastejanos. Frenk DeÇiko, edhe ai pjesëtar në vrasjen e Kastejanos, kishte vdekur pas një shpërthimi në makinë përpara pesë vjetësh. Nuk ishte rastësi që vrasja e Borielos ndodhi në përvjetorin e vdekjes së DeÇikos, më 13 prill 1986.

Dëshmia e Entoni Kasos zbuloi detajet e këtij krimi disa vjet më vonë. Borielon e kishin vrarë Lukezet. Kaso, në atë kohë numri dy i familjes Lukeze, kishte urdhëruar vrasjen. Ashtu si me DeÇikon, eliminimi i Borielos ishte një mesazh për Xhon Gotin, se do të merrej hak për vrasjen e Kastejanos.

Dikush duhej ta paguante me kokë; në mos vetë Goti, njerëzit më

të afërt të tij. Disa muaj më parë, në nëntor 1990, ishte vrarë Eduard Lino, një bashkëpunëtor tjetër i familjes Gambino, të cilit i kishte dalë emri për vrasjen e Kastejanos. Linon e kishin qëlluar nëntë herë. Trupi iu gjet pas rrotave të “Mercedesit” të tij që kishte dalë jashtë rruge duke u futur mes ca shkurreve në Brajton Biç të Bruklinit. Edhe këtë vrasje e mori përsipër Kaso, i cili u tregoi autoriteteve se Lino ishte ekzekutuar nga detektivët e korruptuar të policisë së Nju Jorkut, Luis Epolito dhe Stifën Karakapa, dy të ashtuquajtur policë të ma es, që më vonë u dënuan për përfshirjen e tyre në disa vrasje të porositura nga ma a.

Ndërsa gjendej pas hekurave, në Qendrën Ndëshkimore Metropolitane, Goti nuk ishte në vijën e parë të frontit. Por ai kishte probleme më të mëdha. Teksa çështja avanconte, avokatëve mbrojtës iu dha akses për të dëgjuar regjistrimet e FBI-së, mbi të cilat ishin ngritur akuzat. Gravano mësoi se Goti e kishte sharë dhe e kishte poshtëruar. Për më tepër, ia kishte përmendur emrin si pjesëmarrës në disa vrasje. Kaq donte Salvatore Gravano. Në llim të nëntorit të vitit 1991, ai pezulloi avokatin, mori një tjetër dhe bëri marrëveshje me prokurorinë duke rënë dakord për të bashkëpunuar.

Ky veprim i Gravanos e shtoi tensionin brenda familjes kriminale Gambino. Tani Gravano përshkruhej si një bandit dhe vrasës që përdorte dhunën për të mbushur xhepat. Ishte njeri i keq, i neveritshëm, i degjeneruar. Me këto informacione i ushqenin mediet Gotët. Impakti potencial i vendimit të Gravanos mund të hidhte në erë të gjithë botën që kishte ndërtuar Xhon Goti.

Në një kontekst më të gjerë, vendimi i Gravanos ishte pjesë e një fryme që po përhapej në botën e krimit. Ishte një fenomen për t’u studiuar nga sociologët dhe antropologët urbanë. Kishte ardhur momenti i vdekjes së omerta-s18 e bashkë me të edhe i ma es amerikane. Omerta ishte kodi i heshtjes rreth aktiviteteve kriminale, i praktikuar nga mafia.

Kushdo që u ka kushtuar vëmendje historive të atyre viteve, e ka nuhatur se po afrohej fundi i ma es.

Mund të jepen argumente të arsyeshme se gangsterët e viteve ’20 dhe ’30, të paktën disa prej tyre, besonin në konceptin e ma es si një shoqëri sekrete e përbërë nga burra që i karakterizonte nderi. Omerta, përkthehet “të jesh burrë”. Dhe një burrë, në atë botë, ishte në gjendje t’i zgjidhte problemet e veta, nuk kërkonte kurrë ndihmë tek autoritetet dhe nuk pranonte mbrojtje nga policia. Ma a, për dikë si Karlo Gambino në Nju Jork apo Anxhelo Bruno në Filadel a, ishte vërtet një mënyre jetese. Ky ishte protokolli i vërtetë për t’u ndjekur.

Pas dy brezash, personat që morën pushtetin, humbën lidhjet me traditat e vjetra dhe, ç’është më e rëndësishmja, ata që u rekrutuan prej tyre, u përfshinë në veprimtarinë e ma es thjesht për t’u pasuruar. Kështu, ma a nuk ishte më një mënyrë jetese, por një mënyrë për të tuar para. Dhe kur këta individë e panë veten ngushtë, teksa u përballën me akuza që ngriheshin nga dëshmitë e informatorëve dhe regjistrimet e përgjimeve, ata morën vendime si të ishin biznesmenë.

Ata i bënë vetes pyetjen e thjeshtë: “Si të veproj që të kem sa më pak humbje?” Përgjigjja nuk kishte të bënte me omerta-n, por me mbijetesën. Salvatore Gravano po ndiqte thjesht gjurmët e Filip Leonetit dhe shumë të tjerëve që u bënë dëshmitarë të drejtësisë. Për timet e tyre: një dënim më i lehtë me burg dhe një jetë me një identitet të ri sipas Programit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve – një shoqëri tjetër vërtet sekrete.

Xhon Alite do të përballej me situata të tilla pas pesëmbëdhjetë vjetësh. Kur Gravano u vu në shërbim të drejtësisë, Alite ishte ende pjesë e organizatës. Ndihej i zhgënjyer nga Xhunior Goti dhe kishte arritur ta njihte Xhon Gotin e vërtetë. Megjithatë, Alite vazhdonte të ishte pjesë e botës së krimit, të tonte shumë para dhe të ishte i gatshëm për të vrarë me qëllim që të ruante pozitat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.