KAPITULLI 11

Gotti's Rules - - Rregullat E Gotit -

Në lmin “Kumbari” thuhet një batutë e famshme që shpesh kalon pa u vënë re; bëhet alë për batutën e Majkëllit kur takon Apolonian për herë të parë ndërsa shëtit nëpër fshatin sicilian. Truprojat e tij, dy vrasës me automatikë të varur mbi shpatulla, teksa ecin pranë tij, kuptojnë rrezikun ku Majkëlli e fut veten pa dashur, kur pyet për vajzën e bukur, më shumë greke sesa italiane, të cilën e kishte takuar gjatë shëtitjes.

Njëri prej truprojave kupton se pronari i lokalit, të cilin e kanë pyetur për vajzën e bukur, në të vërtetë, është babai i vajzës në alë. Truproja i kërkon Majkëllit të mbarojë sa më shpejt pijen dhe të largohet nga lokali. Sigurisht që Majkëlli refuzon dhe e lë veten në mëshirën e pronarit të lokalit, i cili së shpejti bëhet vjehrri i tij.

Pasi vë re se Majkëlli ka rënë në dashuri, njëri prej truprojave përdor një alë të urtë siciliane: “Në Sicili”, thotë ai, “gratë janë më të rrezikshme sesa armët”.

Megjithëse nuk shprehet në mënyrë aq romantike, roli i femrave në botën e Xhon Alites dhe Xhunior Gotit ishte po aq i rrezikshëm dhe madje po aq vdekjeprurës. Situata e Alites me Viki Gotin është një nga shembujt e shumtë. Ai u përfshi edhe në një tjetër kon ikt martesor, kur Xhon Goti, disa vjet më parë, i kërkoi të merrej me problemin e vajzës më të madhe, Anxhelës, e cila ishte ngatërruar me të shoqin, Luis Albanon. Në të vërtetë, vetë Goti kishte probleme, jo e bija. Ajo thjesht donte të divorcohej.

Albano dhe Anxhela Goti kishin një djalë të vogël, të quajtur Frenki, ashtu si vëllai i saj, i cili kishte vdekur aksidentalisht. (Më vonë, Gotët do të hakmerreshin ndaj personit të përfshirë në këtë aksident, Xhon Favarës). Alite thotë se Albano kishte një dashnore dhe se ishte bashkëshort i pandershëm.

Kur mësoi për tradhtinë bashkëshortore të Albanos, Xhon Goti u tërbua aq shumë sa donte ta vriste. Ky ishte reagimi i parë i Gotit. I tha Alites ta zhdukte Albanon, por ndërhyri e bija. Ajo i tha të atit se i kishte dhënë fund martesës. Ata do të ndaheshin, por sipas Alites ajo nuk donte që Albano të lëndohej zikisht.

Sigurisht që kishte mënyra të tjera për të shkaktuar dhimbje. Alite tregon se llimisht ishte urdhëruar të shkonte te babai i Albanos, i cili kontrollonte biznesin e paligjshëm të shekzjarrëve në Kuins dhe Bruklin. Xhon Goti kishte përqindje në atë biznes, ndaj Albano nuk kishte konkurrencë. Alites i thanë që t’ia bënte të ditur babait të Albanos se tani e tutje ai nuk do të merrej më me këtë biznes. Për më tepër, duhej t’i paguante Gotit shumën e plotë - prej pesëdhjetë mijë dollarësh - që i kishte borxh.

Alite tregon se u urdhërua gjithashtu ta paralajmëronte bashkëshortin e Anxhelës. Albano nuk do të prekej zikisht, por do të mënjanohej nga skena, gjë që do të thoshte se nuk do të ishte më i mirëpritur në klubet, restorantet apo baret e gangsterëve. Iu përçua gjithashtu mesazhi se do të tregohej i mençur nëse zhvendosej në Florida me dashnoren e tij. Alite i tha Albanos se Goti “nuk donte t’ia shihte më surratin”.

Albano ishte fajtor për diçka që ishte e zakonshme në atë botë. Edhe vetë Xhon Goti kishte dashnore, tregon Alite. Të qenët i martuar nuk përbënte pengesë për tradhti bashkëshortore.

Xhon Goti e porositi Aliten se nuk donte që të merrej vesh gjë në lidhje me divorcin e Anxhelës. Alite thotë se gjithkush ishte në dijeni për atë që kishte ndodhur, por askush nuk iste hapur. Tregon gjithashtu se Xhon Goti nuk merakosej për të mbrojtur vajzën e tij nga

ndonjë tallje, por e kishte hallin se mos dilte i poshtëruar dhe budalla në sy të të tjerëve.

Alite, i cili nuk ngurron të pranojë se ai vetë nuk ka qenë një bashkëshort ideal, shprehet se Gotët jetonin me dy standarde. Gangsterët kishin dashnore dhe bashkëshorte. Vetëm gratë duhej t’u përmbaheshin premtimeve të martesës. Ndodhte pothuajse si me talebanët. Nga ana lozo ke, disa burra do të ndiheshin rehat që gratë e tyre të mbanin perçe apo të mbuloheshin me burka.

Një gangster, tregon Alite, e ndalonte gruan t’u iste kamerierëve kur hanin në restorant, një tjetër nuk e lejonte të vizitohej nga një doktor – vetëm doktoreshë. Sado e sëmurë të ishte, ajo duhej të vizitohej nga një doktoreshë. Njihte shumë nga këta gangsterë që acaroheshin nëse gratë e tyre vishnin rroba të hapura apo të ngushta, rroba që në fakt ishin pjesë e gardërobës së dashnoreve. Alite tregon një shembull më ekstrem të standardit të dy shtë: autoritetet në Nju Xhersi janë akoma në kërkim të trupit të një gangsteri që u zhduk pasi lloi një marrëdhënie me gruan e një gangsteri tjetër. Ndërkohë, nuk kishte rëndësi që gangsteri i fyer e tradhtonte të shoqen me mbesën e viktimës.

Burrat që shkonin me shumë femra, i detyronin bashkëshortet të ndiqnin një kod të rreptë sjelljeje; u telefononin në shtëpi gjatë ditës për t’i pyetur se çfarë po bënin, kë kishin takuar, me kë kishin biseduar ose çfarë kishin veshur. Nga ana tjetër, grave u ndalohej t’u bënin burrave të tyre të njëjtat pyetje. Kështu silleshin shumë prej të fortëve në botën e krimit.

Alite dhe shumë të tjerë ishin të vetëdijshëm për këto çështje sensitive dhe vepronin me maturi. Një herë, tregon ai, Xhuniori urdhëroi njërin prej bashkëpunëtorëve të blinte ca gjëra – pelena dhe artikuj të tjerë – që i nevojiteshin bashkëshortes së tij për foshnjën. Ai i bleu mallrat, por e zuri paniku teksa po i dorëzonte.

- I ra ziles, i la mallrat në verandë dhe u largua nxitimthi përpara se Kimi të hapte derën në mënyrë që ajo të mos kishte asnjë kontakt me të, - thotë Alite, i cili, edhe tani pas njëzet vjetësh, tund kokën

me habi kur mendon për ato marrëdhënie anormale dhe paranojake.

Gotët, në çdo deklaratë publike që kanë bërë në lidhje me Aliten, këmbëngulin se ai i ka sajuar ose ekzagjeruar ngjarjet me qëllim që të krijohet një imazh i keq për ta dhe që ai vetë të duket më i mirë nga ç’ka qenë. Veçanërisht Xhuniori, ka mohuar ta ketë tradhtuar ndonjëherë të shoqen. Alite, i cili ka treguar shumë nga historitë e tij nën betim përpara jurive, thotë se ai nuk ka asnjë arsye për të gënjyer.

Alite pranon se për sa i përket besnikërisë bashkëshortore, ai vetë nuk ndryshonte shumë nga Xhuniori. Kjo situatë kishte të bënte më shumë me stilin e jetesës sesa me moralin. Siç ka thënë shpeshherë, shumë prej gangsterëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, i tradhtonin bashkëshortet. Alite thotë se shumë të tjerë, duke përfshirë edhe veten, tradhtonin edhe dashnoret me ndonjë femër tjetër. Ky stil jetese prej maçoje, ishte tipik për një gangster. Ishte një sjellje prej adoleshenti, siç bëjnë donzhuanët e rëndomtë të lagjes që mburren se kanë shkuar me shumë femra. Shumë prej tipave me të cilët shoqërohej Alite, mbetën peng i mentalitetit të rrugës.

Ishin të rritur, por silleshin si nxënës të këqij të shkollës së mesme. E kuptonin instinktivisht se ky ishte një imazh tërheqës për një kategori të caktuar femrash, prandaj edhe silleshin si të tillë.

Në atë kohë, Xhunior Goti kishte akses në një prej rrjeteve më të mëdha të prostitucionit në Nju Jork Siti. Disa anëtarë të organizatës Gambino, një bandë nga Uestçesteri dhe një tjetër nga shëtitorja “Artur” në Bronks, kishin shtrirë tentakulat në një “klub xhentëlmenësh” që u bë një nga vendet më të preferuara të qytetit.

Klubi quhej “Scores”, që në shqip do të thotë “shënoj” dhe gjeneronte miliona dollarë si për ma en ashtu dhe për pronarët e tij të korruptuar. Emri ishte shumë i goditur. Një vegël e shkëlqyer marketingu. Kjo alë lidhet me sportet, njerëzit e famshëm dhe sigurisht edhe me seksin. “A shënuat mbrëmë?”, ishte një pyetje që shoqërohej me shkelje syri, tundje koke dhe buzëqeshje tinëzare.

Klubi frekuentohej nga gangsterë, njerëz që donin të binin në sy,

pasanikë të Uoll Stritit, mashtrues profesionistë, njerëz të famshëm të veshur si transvestitë, lloj-lloj tipash të çuditshëm apo nëpunës zyrash me kollare të liruara, të cilët shpenzonin mijëra dollarë në javë për të kënaqur fantazinë kur në skenë shfaqeshin femra vetëm me tanga. Vajzat ishin të bukura. Kishte nga të gjitha format, madhësitë dhe ngjyrat.

Në një kuptim tjetër, “Scores” ishte si një dyqan karamelesh për djemtë e rinj me pantallona të fryra nga eksitimi dhe portofola të mbushur me dollarë. Nuk ishte një biznes i komplikuar. Nga mesi i viteve ’90, “Scores”, që nisi si një bar ku ndiqje ndeshjet, u bë klubi numër një i xhentëlmenëve në Manhatan. Gjendej në anën lindore, vetëm një bllok më tutje nga apartamenti luksoz i Mark Reiterit. Dukej nga dritaret e Reiterit, tregon Alite.

“Scores” u bë prototipi i industrisë milionadollarëshe, e ndërtuar mbi ekspozimin dhe vezullimin e gjokseve dhe prapanicave. Ishte si një minierë ari. Në vitet ’90, këto klube xhentëlmenësh ishin burime të jashtëzakonshme timi, ku paratë vërshonin lumë pas matrapazllëqeve nanciare në Uoll Strit. Ishin këto shpërdorime të nancierëve më të paguar në vend ato që e çuan Amerikën në buzë të greminës ekonomike.

Po ata tipa që gjatë ditës nënshkruanin marrëveshje për fonde investimesh, gjatë natës i përdornin kartat e tyre të kreditit në llogari të korporatës për të kënaqur klientët me shishe shampanje dymijëdollarëshe dhe me kërcime erotike dyqinddollarëshe të striptisteve. “Scores” ishte gjithnjë plot me njerëz. Por gjatë fundjavave, zakonisht nga e enjtja deri të shtunën, nuk kishe ku të hidhje kokrrën e mollës. Gjashtëqind deri në shtatëqind klientë mbushnin barin, sallën kryesore dhe suitat ekskluzive të quajtura “Klubi i presidentit” dhe “Foleja e korbit”. Shpenzoheshin shuma të mëdha parash. Kishte sportistë profesionistë, aktorë të famshëm, politikanë, agjentë të bursës së Uoll Stritit. Të gjithë këta tundoheshin pas “Mekës së Gjinjve”, siç i referohej “Scores”-it gazeta “New York Post”. Hauard

Sterni, emisioni radiofonik i të cilit në atë kohë kishte shumë popullaritet, ishte frekuentues i rregullt dhe shpesh i bënte reklamë klubit në transmetimet e tij. “Scores” ishte bari që duhej të frekuentohej nga çdo xhentëlmen i vërtetë. “Mjeshtrit e universit” të përshkuar nga Tom Uoll 19, matrapazët e vërtetë, vinin në klub me klientët, negocionin gjatë pirjes dhe rmosnin marrëveshje nanciare duke shtrënguar duart, teksa striptistet u përdridheshin në prehër. Çdo natë, ata harxhonin mijëra dollarë dhe nuk e prishnin terezinë. Fundja, ishin paratë e kompanisë. Ishin shpenzime në të mirë të biznesit.

Gjatë ditës, korrnin miliona duke trilluar në botën nanciare, gjatë natës shpenzonin dhjetëra mijëra duke gjuajtur vajza me gjokse prej silikoni. Asgjë nuk ishte e vërtetë, por nuk kishte rëndësi. Merrte përparësi momenti. Gjithçka kishte të bënte me paraqitjen, kalimin e kohës dhe luajtjen e pjesës.

Dhe “Scores”-i ishte vendi ideal për këto gjëra. Ishte si një kazino. Sapo futeshe brenda, ndalonte koha. Mund të bëheshe kushdo që të dëshiroje. Mjafton të kishe para.

Kështu, administratori i një kompanie komunikimi me qendër në St.Luis erdhi një natë në “Scores” dhe pas disa kërcimeve në suitën “Klubi i Presidentit”, pagoi me kartën e tij të kreditit shumën prej 241 mijë dollarësh.

U ngritën padi kundër klubit, pasi kishte klientë që pretendonin se nuk kishin harxhuar aq shumë para. Duke shfrytëzuar këtë situatë, gazeta “Daily News”, në një artikull me titullin “TË FALIMENTOSH PËR EPSH”, raportonte: “Në dhomën me pasqyra, të mbushur me kumarxhinj e VIP-a, një njeri i dalldisur pas striptizmit kërkoi që dhjetë kërcimtare t’i kushtonin vëmendjen e duhur, Mjeshtrit e universit janë përshkuar në romanin “Zjarri i madh i kotësive” (në origjinal: “The Bonfire of the Vanities ”), që është një vepër e shkrimtarit amerikan Tom Uollf (Tom Wolfe). Romani është një dramë rreth ambicies, racizmit, shtresëzimit social, politikës dhe lakmisë në Nju Jorkun e viteve ‘80.

duke paguar tarifën marramendëse prej katër mijë dollarësh në orë.”

Me sa duket, në këtë shumë nuk përfshiheshin bakshishet dhe pagesat për shërbime të tjera.

Një biznesmen nga Bangladeshi ngriti padi të ngjashme pasi pretendonte se e kishin faturuar 129.626 dollarë nga karta e kreditit. Edhe kjo histori mbushi faqet e tabloideve.

Përveç këtyre padive, kishte dhjetëra tipa që shpenzonin shuma astronomike dhe kurrë nuk e ngrinin zërin. “Scores” ishte për burra që donin të takonin femra të bukura – sigurisht, ata që kishin para. Ndoshta ishte më e lehtë sesa të ngacmoje ndonjë bukuroshe në bar. Aty nuk e vrisje mendjen për të gjetur batutat e duhura për të afruar një femër. Për më tepër, nuk kishte femra që nuk ishin të interesuara. Nuk shqetësoheshe për asgjë, sepse ato nuk të telefononin të nesërmen, nuk ishe i detyruar t’i çoje për darkë apo nuk dëgjoje për ndjenjat e tyre. “Scores” ishte një “vendtakim dashurie” pa komplikime. Ishte një version i ma es për lmin “Shtëpia e festave të tërbuara” 20. Gangsterët “mburreshin” se ishin pronarë të “Scores”-it. Pronari i vërtetë ishte Majkëll Blatriçi. Ai me ortakun e tij do të akuzoheshin për një mashtrim prej disa milionë dollarësh në një çështje që kishte lidhje me “Fondin e Trashëgimisë” në Florida. Pasi ra në kurthin e agjentëve federalë, Blatriçi do të pranonte të bashkëpunonte me autoritetet dhe do të hiqte dorë nga roli i tij në klub.

Alite e kishte shok Blatriçin. E kishte ndihmuar për të zgjidhur një problem në Uestçester përpara se “Scores”-i të bëhej i famshëm. Alite shkonte mirë edhe me Stiv Serxhion, një bashkëpunëtor i ma es, i cili menaxhonte klubin. Krejt rastësisht, Blatriçi dhe Alite do të përfundonin të dy në të njëjtin burg disa vjet më vonë, pasi bënë marrëveshje me autoritetet federale.

Blatriçi tonte aq shumë para me “Scores”-in, sa nuk e vriste men-

Titulli në origjinal: “Animal House”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.