KAPITULLI 12

Gotti's Rules - - Xhorxh Anastasia -

Alite dhe Xhuniori ishin informuar se Goterapi po shkaktonte probleme te “Jagermajsteri”, një bar në shëtitoren “Xhamajka”, ku disa prej bashkëpunëtorëve të Alites shisnin kokainë. Goterapi ishte kunati i të ndjerit Xhorxh Groso dhe bashkëpunëtor i Xhoni Gebertit. Ata dhe tipat me të cilët shoqëroheshin, do të tregonte Alite përpara jurisë, ishin “si një klan i dhunshëm drogaxhinjsh, tra kantësh dhe hajdutësh”. Shpesh bëheshin dru me drogën e tyre. Por, vazhdon Alite, ata ishin edhe vrasës që kishin bërë emër në botën e krimit.

Goterapi kishte grabitur shpërndarësit e kokainës dhe u kishte kërkuar para duke e kërcënuar pronarin e “Jagermajsterit”, edhe pse e dinte se shpërndarësit punonin për Aliten dhe pronari i barit ishte i lidhur me Xhunior Gotin. Pavarësisht nga kjo, Goterapi ishte mburrur para të gjithëve se nuk pyeste për njeri. Një natë, kishte nxjerrë armën dhe kishte qëlluar brenda në bar. I kishte kërkuar pronarit që t’i paguante rregullisht një gjobë javore.

Ndryshe nga kunati i tij i ndjerë, Goterapi e kishte shfaqur haptas përçmimin për familjen ma oze.

– Vafshin në djall Gotët! – kishte thënë ai. – Nuk ia kam frikën as Xhuniorit as Xhon Alites.

Alite banonte në një prej apartamenteve të tij në Uispëring Uds, një zonë rezidenciale në Sauth Bransuik, Nju Xhersi, rreth tridhjetë minuta me makinë nga qyteti. “Rezidenca e tij e ligjshme” gjendej

në kompleksin prej pesëmbëdhjetë akrash në Vorhiz, ku jetonte dhe bashkëshortja e tij Karola me djalin e tyre, Xhimin. Alite nuk jetonte më me Karolën dhe martesës së tyre po i vinte fundi. Ai kalonte kohë edhe me Klaudian, bashkëshorten e ardhshme, me të cilën kishin një djalë, Xhonin. Ishte një situatë e komplikuar, tregon ai. Asokohe Alite kishte mbaruar dënimin për sulm ndaj kontraktuesit, por ishte liruar me kusht.

- Për arsye se isha liruar me kusht, duhej të jepja një adresë në kontenë e Kamdenit, - tregon ai. – Nuk jetoja me time shoqe, por duhej të kaloja ca kohë atje.

Një natë, pavarësisht se marrëdhënia me Karolën ishte ftohur, ata përfunduan në shtrat bashkë. Pak kohë pas lirimit nga burgu, në verën e vitit 1991, Karola mbeti sërish shtatzënë. Do të sillte në jetë të vetmen vajzë të Alites, Çelsin. Kjo shtatzëni i shkaktoi probleme me Klaudian, me të cilën kishte plani kuar të niste një jetë të re.

- Klaudia nuk pranonte të më iste e as të dëgjonte justi kimet e mia, - tregon Alite. – Fjeta me Karolën vetëm një herë dhe ajo mbeti shtatzënë. Gjithçka u ndërlikua. Një problem më tepër për t’u zgjidhur. Jetoja në Xhersi, ndërsa gjatë ditës duhej të shkoja në Nju Jork për të administruar biznesin. Xhuniori po bëhej më arrogant e më paranojak. Gjërat po shkonin si mos më keq në shumë drejtime.

Vendimi i Salvatore Gravanos për të bashkëpunuar me drejtësinë kishte krijuar tension në organizatën Gambino. Ndonëse e shanin dhe ia kishin bërë benë, e vërteta ishte se të gjithë e kishin kuptuar se vendimi i tij do të dëmtonte rëndë familjen kriminale Gambino. Gjithkush e dinte se Gravano kishte qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Xhon Gotit, se kishte vrarë dhjetëra njerëz me urdhër të Gotit dhe se bashkë me të kishin vëzhguar vrasjen e Kastejanos. Gjëra të tilla u tregonte ai agjentëve federalë, ndonjëherë edhe duke e shtuar dozën e dramatizmit. Kur më në fund doli në bankën e dëshmitarit, u duk se Gravanos i pëlqente të ishte në qendër të vëmendjes. Duke mos qenë më nën hijen e Gotit, por duke marrë rolin e protagonis-

tit, Gravano shfrytëzoi mundësinë për të krijuar imazhin e një vrasësi gjakftohtë, ndërkohë që ngulte këmbë se gjithçka e kishte bërë me urdhër të Gotit. - Sa herë që ai lehte, unë kafshoja, - deklaroi Gravano përpara jurisë. Alite thotë se Gravano ishte nga ata njerëz që kanë shumë alë dhe pak vepra.

- A ka vrarë shumë njerëz? – pyet Alite dhe përgjigjet vetë. – Po. A i ka kryer me dorën e tij? Jo aq shumë sa thotë ai.

Gjatë njëzet viteve në krah të Xhon Gotit, Alite vlerëson se Gravano ka qëlluar nga tridhjetë deri në dyzet veta dhe ka rrahur me tuba dhe shkopinj bejsbolli afro një qind të tjerë. Sa nga këta kanë vdekur? Ai thotë se nuk e di me siguri, por pranon përfshirjen e tij në gjashtë vrasje. Ndoshta edhe më shumë.

Vrasja e Goterapit ishte një ndër të paktat, në të cilën ai nuk e tërhoqi këmbëzën.

Alite do t’i rrëfente jurisë në gjyqin e Xhuniorit në vitin 2009, se duke punuar nën urdhrat e Xhuniorit, ai pranoi se kishte organizuar grupin. Kishte bashkëpunuar me disa persona me të cilët shoqërohej në pabin “PM” të Roni Trukios. Për të qëlluar, Alite zgjodhi një tip të fortë me emrin Xhoni Bërk (nuk kishte lidhje fare snore me Frenki Bërkun; ishte një bashkëpunëtor tjetër i Alites) dhe kunatin e tij, një djalë që Alite e njihte me nofkën “Mbreti”, pasi ishte pjesëtar i bandës “Mbretërit latinë” 22. Edhe këtë herë, do të fusnin në kurth objektivin dhe pastaj do ta ekzekutonin.

- Goterapi vazhdonte kërcënimet dhe ne i thamë pronarit të bënte pagesat e kërkuara. Në këtë mënyrë, Goterapi do të mendonte se e kishim ngrënë presionin, - shpjegon Alite.

Gjoba e kërkuar nga Goterapi, disa qindra dollarë në javë, ishte si qindarka në krahasim me tregtinë që zhvillohej në atë bar. Nga ajo 22 “Mbretërit latinë” (“Latin kings”) është një nga bandat më të mëdha dhe më të organizuara të latinëve në SHBA.

tregti, Alite dhe Goti tonin mijëra dollarë. Duhet thënë se “Jagermajsteri” ishte vetëm njëri nga “dyzet apo pesëdhjetë” lokalet ku shitej droga e Alites dhe Xhuniorit, do të dëshmonte ai përpara jurisë. Ky ishte një vend i mirë, ndonëse jo dhe aq timprurës sa lokale të tjera. Nga fundi i viteve ’80 dhe llimi i viteve ’90, klubet “O’Brothers” dhe “White Horse” ishin vendet nga ku çdo vit gjeneroheshin miliona nga rrjeti i tra kut të kokainës. Në kohën e eliminimit të Goterapit, Alite vlerëson se vetëm në “Jagermajster” ata qarkullonin çdo muaj katër kilogramë kokainë “me qese” dhe katër të tjera “me peshë”.

“Me qese” do të thoshte se kokaina ndahej në sasi të vogla, zakonisht rreth një gram; çdo qese shitej rreth njëzet dollarë. Shitja me pakicë ndonjëherë përfshinte sasi pak më të mëdha që njiheshin me termin “tetë topa”. Një top ishte një e teta e një onsi, ose 3.5 gramë kokainë.

- Kështu shitej shpejt e shpejt, - tregon Alite për biznesin e drogës. – Ua ofronim klientëve si ta dëshironin.

Nga ana tjetër, “me peshë” do të thoshte se kokaina shitej me sasi prej një çerek kilogram, një gjysmë kilogram ose një kilogram i plotë. Të ardhurat nga këto shitje kapnin shifrën prej dyqind e pesëdhjetë mijë dollarë në muaj, tregon Alite, përsëri duke theksuar se “Jagermajsteri” nuk ishte lokali më timprurës, por ishte një pikë e rëndësishme në rrjetin e drogës që kishin ngritur ai me Xhuniorin.

jesht, Goterapi nuk ishte i prerë për këtë biznes. Përveçse kishte treguar mungesë respekti për familjen Goti, ai po ndikonte në largimin e klientëve të rregullt. Askush nuk kishte qejf të qëndronte në bar nëse shfaqej Goterapi i droguar që nxirrte pistoletën si pa të keq dhe, po t’ia thoshte truri, edhe mund ta shkrepte. Alite i tregoi jurisë se ai me Xhuniorin i kishin premtuar pronarit mbrojtje në këmbim të shpërndarjes së drogës në bar. Së fundmi, tregon Alite, ekzistonte mundësia që Goterapi mund të vriste ndonjë pjesëtar të bandës. Mund të ishte Roni Trukio ose vetë Alite.

Alite, që ishte përplasur më parë me Gebertin dhe Groson, me këtë të dytin i kishte larë hesapet, nuk duhej të ruhej se mos i vinte ndonjë

plumb nga pas sa herë që hynte në “Jagermajster”. Po ashtu edhe Trukio.

Më 20 nëntor 1991, Brus Goterapi u shfaq për të marrë haraçin e tij të zakonshëm në “Jagermajster”. Më pas lloi të pinte te banaku. Frenki Bërku dhe “Mbreti”, që ndodheshin aty qëllimisht, lluan të pinin me të. Ishte një kurth i ngjashëm me atë të Grosos. Të tre u bënë shokë atë natë dhe vendosën të kalonin ca kohë në një klub nate. Ndërsa shkonin drejt Rokuei Biçit, Goterapi tha se duhej të urinonte. Ndaluan makinën dhe e lanë të shkonte në anë të rrugës. Ndërkohë që urinonte, “Mbreti” e qëlloi dy herë mbrapa kokës.

Askush nuk guxon të tregojë mungesë respekti ndaj Gotëve. Ky ishte mesazhi i përçuar kur të nesërmen u gjet kufoma e Goterapit. Vrasja e tij rriti egoizmin e Xhuniorit. Ndërkohë që babanë e kishte në burg, tani ishte ai kreu i familjes kriminale, përveçse ishte pjesë e komitetit drejtues të saj. Ai mund të konsiderohej si kreu i organizatës më të madhe kriminale në Nju Jork. Ishte më e madhja, por jo aq e so stikuar dhe aq e fuqishme sa organizata gjenevoze.

Ashtu si i ati, Xhuniori nuk arriti asnjëherë të kuptonte mekanizmat që vinin në veprim funksionimin e suksesshëm të një familjeje kriminale. Nga ana tjetër, Vinsent Xhigante ishte mjeshtër në administrim. Bosi i familjes kriminale gjenoveze, i cili në atë kohë e kishte perfeksionuar sjelljen e tij prej të çmenduri, shihej shpesh në rrugën “Salivan”, në Grinuiç Villixh, me robdëshambër dhe panto a. Gjatë ditës, ai ishte një ma oz i vjetër “i çmendur” që mërmëriste dhe pengohej rrugëve. Por, siç do të theksohej më vonë në një deklaratë të bërë nën betim, të FBI-së, gjatë natës bënte dush, rruhej dhe shkonte fshehurazi në apartamentin e dashnores së tij në Manhatan. Xhigante ishte një kriminel me mendje djallëzore, i cili dinte se si të manovronte me sistemin dhe se si të manipulonte bashkëpunëtorët. Ishte nxjerrë një urdhër brenda organizatës se askush nuk duhej ta shqiptonte emrin e tij. Gangsterët që donin t’i referoheshin gjatë një bisede, mund të thoshin “ai tipi”, ndërkohë që fërkonin mjekrën. Vetëm në këtë rast kuptohej se itej për Xhiganten. Kështu, nëse do të kishte

pajisje përgjimi në dhomë, në regjistrim do të dëgjoheshin vetëm alët “ai tipi” dhe nuk do të kuptohej se për kë bëhej alë.

Gjenovezet e kishin gjithashtu zakon të vendosnin dikë tjetër në krye, i cili hiqej si bos. Ishte një lojë tjetër që synonte të çorientonte agjentët federalë dhe familjet e tjera kriminale të qytetit, të cilave gjenovezet nuk u besonin plotësisht. Xhigante, deklaronin hetuesit në atë kohë, shtirej si i çmendur, por ishte dinak si një dhelpër. Në fund, edhe ai do të vihej përpara drejtësisë, por nuk do të kishte fatin e “Donit të pafajshëm”. E vetmja gjë e përbashkët e të dyja organizatave ishte tendenca për dhunë. Por, edhe në këtë aspekt, familja kriminale gjenoveze dinte të tregohej më e matur. jesht e dinin se kur duhej përdorur dhuna. Nga ana tjetër, Xhunior Goti nuk e kishte haberin për këtë punë. Pak kohë përpara se të llonte gjyqi i Xhon Gotit në gjykatën federale të Bruklinit në dimrin e vitit 1992, Kërtis Sliua23, themelues i “Engjëjve mbrojtës” dhe drejtues i një programi radiofonik, i kishte nxjerrë bojën familjes Goti. “Pisllëqet e organizatës Gambino”, ishte një temë e zakonshme e emisioneve të tij. Mirëpo Xhuniorit i hipën xhindet.

- Sliua i qepej Xhon Gotit në çdo program, - tregon Alite. - Një ditë po ecja me Xhuniorin, kur papritmas më tha: “Do ta vras këtë Sliuën.” Alite tha se nuk mund t’u besonte veshëve. - Mos je çmendur? – iu drejtua ai Xhuniorit. – Të ka ikur truri? - Askush nuk lejohet të përgojojë prijësin, - ia ktheu Xhuniori, duke iu referuar të atit me nofkën që e thërrisnin, pasi Xho Uotsi i kishte dhuruar një kokë të skalitur në dru të një luftëtari indian. Xhon Goti e adhuronte atë skulpturë dhe e vuri në klub. Që nga ajo ditë, të gjithë e thërrisnin “prijësi”. Ndryshe nga referenca zike për Xhiganten kur

23 Kërtis Sliua (Curtis Sliwa) është një aktivist kundër organizatave kriminale dhe personalitet mediatik. Ai është gjithashtu kreu i “Engjëjve Mbrojtës”, një organizatë joqeveritare e përbërë nga vullnetarë që patrullojnë të paarmatosur në shumë qytete.

fërkohej mjekra, në regjistrimet e FBI-së nuk vihej asnjëherë në dyshim se për kë itej kur përmendej “prijësi”.

Alite thotë se u përpoq ta bindte Xhuniorin që të mos bënte ndonjë hap të gabuar në lidhje me Sliuën. Nuk ishte një veprim i zgjuar. Pikërisht në këtë kohë, tregon Alite, Xhuniori lloi të shfaqte një sjellje edhe më arrogante. Dukej ashiqare se Xhuniorit i pëlqente të ishte bosi i të gjithë familjes. Kuptoi se mund të për tonte nga dënimi dhe burgosja e të atit.

- Mendonte se do të bëhej bosi i familjes dhe mezi e priste këtë gjë, - thotë Alite. – Nuk ma ha mendja se e vriste shumë mendjen se ç’do t’i ndodhte të atit. Nëse vriste Sliuën, njerëzit do të mendonin se ai nuk i toleronte ato që thuheshin për Xhon Gotin.

Perceptimi kishte përparësi ndaj realitetit. Fundja, kjo ishte mënyra se si vepronin Gotët.

- I thashë se edhe sikur Sliua të mos ishte i preferuar nga grupe të caktuara në medie, do të na sulmonin nga të gjitha anët, - tregon Alite. – I thashë se të vrisje një gazetar ishte njëlloj sikur të vrisje një prokuror.

Xhuniori vendosi që Sliua të rrihej. Por, si shumëçka gjatë periudhës dritëshkurtër si pjesëtar i komitetit të familjes, gjërat nuk shkuan sipas planit.

Edhe gjykimi i Xhon Gotit po shkonte si mos më keq. Dukej sikur nuk kishte më kuptim nofka “Doni i pafajshëm”. Procedimi në gjykatën federale të Bruklinit mbulohej gjerësisht nga media; çdo ditë kishte artikuj në gazeta dhe reportazhe në televizione në lidhje me ecurinë e procesit. Organizata e Gotëve nisi kundërofensivën e saj publicitare, duke bindur njerëz të famshëm që të shfaqeshin në gjyq në mbështetje të Xhon Gotit.

Majkëll DiLeonardo do të dëshmonte më vonë se kishte arritur të bindte disa prej këtyre mbështetësve, përfshirë edhe aktorët Miki Rurk, Xhon Amos dhe Entoni Kuin, për të marrë pjesë në seancat gjyqësore. Kjo ishte ideja e vetë Xhon Gotit, deklaroi DiLeonardo.

Rregullat e Xhon Gotit për lidershipin: asnjëherë mos bisedo për punën brenda mureve të shtëpisë! FBI-ja ka “veshë” gjithandej. Nëse flet për punën në makinë, ngrije zërin e radios! Është më mirë që të bisedohet duke ecur në rrugë.

- Ai donte që në sallën e gjyqit të kishte njerëz të famshëm, të cilët do t’u buzëqeshnin anëtarëve të jurisë, - tha DiLeonardo nga banka e dëshmitarit.

Një tjetër ritual i çuditshëm ndodhte çdo mëngjes përpara se anëtarët e jurisë të zinin vend në gjykatën federale të Bruklinit. Çdo ditë, një grup prej pesë a gjashtë bashkëpunëtorësh të Gotit, me në krye Xheki D’Amikon, shkonin të parët dhe zinin vendet më të afërta nga tavolina e palës mbrojtëse. Goti, i cili ishte në paraburgim, sillej në sallën e gjyqit nga mareshalë federalë. Vishte kostume 1.500-dollarëshe të qepura. me porosi; okët i rregullonte me kujdes; lëkura e lëmuar nuk i tregonte ende shenjat e qëndrimit në burg. Sapo Goti hynte në sallën e gjyqit, D’Amiko dhe shpura e tij ngriheshin menjëherë në këmbë si ushtarë të devotshëm. Qëndronin në këmbë teksa bosi i tyre u buzëqeshte dhe tundte kokën duke i përshëndetur. Pasi Goti zinte vend, puthadorët e ma es do të uleshin vetëm kur gjyqtari hynte në sallë. Në atë moment, ngriheshin të gjithë të pranishmit.

Ngritja në këmbë ishte një shenjë respekti. Çdokush e kishte të detyrueshme të nderonte gjyqtarin. Vetëm disa duhej ta përmbushin këtë ritual edhe për “prijësin”.

Siç pritej, Goti me Lokasion përfunduan pas hekurave. Gravano rezultoi një dëshmitar shumë efektiv. Bisedat e regjistruara në fshehtësi provuan pa asnjë dyshim se Goti ishte kreu i familjes kriminale dhe personi që drejtonte veprimtaritë kriminale, të cilat përbënin thelbin e aktakuzës. Avokatët mbrojtës nuk lanë gjë pa thënë për të vënë në dyshim besueshmërinë e Gravanos dhe motivet e tij për të dëshmuar, duke pretenduar - ashtu siç bëjnë me çdo dëshmitar të tillë

- se prokuroria ka bërë pakt me djallin. Argumente të ngjashme do të ngriheshin edhe gjatë dëshmisë së Alites në vitin 2009. Por avokatët mbrojtës e kishin të pamundur të hidhnin poshtë regjistrimet, pasi ishin prova të pakundërshtueshme. Dhe, në këtë drejtim, Goti i kishte bërë gropën vetes. Gangsteri i famshëm që dominoi botën e krimit të Nju Jorkut për afro një dekadë, bosi i ma es që pëlqente të ishte në qendër të vëmendjes dhe kishte perfeksionuar batutat që media i adhuronte dhe padrinot e vjetër i urrenin, ia bëri vetes me alët e tij.

Në këto regjistrime Goti iste për ekzekutimin e një bashkëpunëtori që i kishte dalë kundër, për prerjen e kokës së një gangsteri tjetër të dyshuar për mashtrim në një biznes bastesh të organizatës Gambino dhe se si, (nëse do të kishte kohën e nevojshme), do të garantonte vazhdimësinë e Cosa Nostra- s për tridhjetë vjet të tjerë.

Juria dëgjoi gjithashtu se Goti, teksa bisedonte me një bashkëpunëtor, pranonte se ai ishte bërë objekt i një hetimi federal.

- Nuk do të lënë gur pa lëvizur derisa të më rrasin brenda, - kishte thënë ai, - kështu që do të luftoj dhëmb për dhëmb deri në fund.

Por, nëse përfundonte “në birucë”, ishte përgjuar të thoshte Goti, kishte caktuar tashmë një nga bashkëpunëtorët e afërt, i cili do të mbronte interesat e familjes kriminale.

- E vlerësoj atë, - kishte thënë Goti për pasuesin e tij. – Nëse dënohem, do ta lë në krye të familjes. Në atë regjistrim Goti e kishte alën për Salvatore Gravanon. Sapo u mor vendimi për dënimin e Gotit, më 2 prill 1992, vërshuan sërish titujt bombastikë në faqet e para të gazetave, ashtu siç kishte ndodhur dy vjet më parë pas paditjes dhe arrestimit të tij. “XHON GOTI, FAJTOR MË NË FUND” ishte titulli i një editoriali të së nesërmes në “New York Times”, ku puna e prokurorisë vlerësohej si “një arritje e madhe, një shërbim për komunitetin dhe kombin”.

Sliua ishte një nga analistët e shumtë që komentoi menjëherë për dënimin e Xhon Gotit. Kishte kohë që në emisionet e tij kritikonte ashpër Gotët, përfshirë edhe Vikin. Xhuniori vendosi se atij i duhej

mbyllur goja. Me sa duket e kishte mbushur kupën kur gjatë një transmetimi në kanalin radiofonik “WABC-AM” Sliua kishte hapur një shishe shampanjë për të festuar dënimin e Xhon Gotit.

Një muaj pas dënimit, tre horra e goditën Sliuën me shkopinj bejsbolli. Ishte përleshur me ta dhe nuk u tremb, por e vazhdoi fushatën demaskuese. Pas pak javësh, në bazë të dëshmisë së DiLeonardos, Xhuniori takoi këtë të fundit dhe disa gangsterë të tjerë në “Karuzel”, një restorant i vogël në bulevardin “Kros Bei” në Kuins. Gjatë këtij takimi, tregonte DiLeonardo, Xhuniori urdhëroi një “rrahje për spital”.

- Bëjeni për spital, - kishte thënë Xhuniori tepër i acaruar me Sliuën, teksa i jepte urdhër DiLeonardos dhe disa të tjerëve për ta rrahur atë “mizorisht, por pa e lënë të vdekur”. Ashtu si Alite më parë, DiLeonardo kishte shprehur rezerva për sulmin ndaj një pjesëtari të medies, sidomos dikujt si Sliua, të cilin gazetarët e tjerë e quanin mburravec që synon të bjerë në sy.

- Nëse merresh me gazetarët, - i kishte thënë DiLeonardo Xhuniorit, - i hap vetes telashe. Sliua është shumë i njohur. Ata do të na shpartallojnë. Të gjithë do të bëhemi objekt i sulmeve të tyre.

Sliua, që në atë kohë banonte në Ist Villixh, çdo mëngjes shkonte me taksi në stacionin e radios. Mëngjesin e 19 qershorit, taksia ku kishte hipur, drejtohej nga gangsteri Xhoi D’Anxhelo. Një gangster tjetër, Majkëll Janoti, ishte mbledhur kruspull te sedilja e pasagjerit, në krah të shoferit. Ata e kishin vjedhur taksinë. Sapo Sliua u ul në sediljen e pasme, dyert u mbyllën. Janoti u ngrit, nxori pistoletën dhe e qëlloi Sliuën në kofshë dhe ijë. Më vonë, D’Anxhelo do të dëshmonte se ai ishte tronditur po aq sa Sliua. Sipas planit, ata duhej ta rrihnin gazetarin, deklaroi D’Anxhelo, e jo ta qëllonin.

Sliua, i cili më vonë do të dëshmonte për këtë incident në tre gjyqe të ndryshme, tha se u përpoq të dilte forcërisht nga taksia e vjedhur, pasi iu hodh në fyt Janotit të armatosur dhe kërceu jashtë nga dritarja e pasagjerit.

D’Anxhelo do të shpallej fajtor për sulmin. Janoti do të shfajësohej

për këtë çështje, por do të dënohej për akuza të tjera. Në tre gjyqe, Xhuniori doli i pafajshëm pas akuzave të Sliuës. Ashtu si në gjyqet e mëparshme të të atit, kundër Xhuniorit rëndonin shumë akuza, por nuk u shpall fajtor. Alite ishte i mendimit se sulmet kundër Sliuës vërtetonin atë çka ai kishte parashikuar. Xhunior Goti nuk dinte se si të drejtonte një familje kriminale dhe, nëse e linin në krye, të gjithë ata do të përfundonin të vdekur ose në burg.

Pesë ditë pas incidentit me Sliuan, Xhon Goti u dënua me burgim të përjetshëm. Në seancën e fundit që u mbajt në gjykatën federale të Bruklinit, u mblodhën disa qindra mbështetës të Gotit. Pasi nuk u lejuan të futeshin brenda për shkak se salla ishte mbushur plot, ata u grumbulluan në rrugët jashtë gjykatës duke brohoritur me entuziazëm për Xhon Gotin. Ishte një spektakël që pati jehonë të madhe mediatike.

Ishte një inskenim krejt i pakuptimtë – një moment tjetër ku Gotët u vunë në qendër të vëmendjes së medieve.

- Xhuniori dhe disa tipa të tjerë organizuan sulmin kundër Sliuës, - tregon Alite. – Unë për vete nuk doja të bëhesha pjesë e kësaj marrëzie.

E ashtuquajtura protestë, zgjati dy a tri orë. U përmbysën disa makina dhe për pasojë u bllokua tra ku. Seancat për dënimet e Gotit dhe Lokasios morën fund për rreth pesëmbëdhjetë minuta. Për të dy të pandehurit, gjyqtari Leo Glaser dha dënim të përjetshëm pa të drejtë për lirim me kusht. Goti refuzoi të komentonte. Lokasio, besnik gjer në fund, i tha gjyqtarit se ishte “i pafajshëm”, pastaj shtoi:

- Mirë e pranoj, jam fajtor. Jam fajtor sepse jam një mik i mirë i Xhon Gotit. Nëse në këtë tokë do të kishte më shumë burra si Xhon Goti, do të jetonim në një vend më të mirë.

Prokurori Endrju Maloni, zyra e të cilit e ndoqi penalisht çështjen, u përpoq të paraqiste perspektivën e vërtetë në lidhje me dënimin e Gotit, duke e përshkruar gjyqin si “vetëm një betejë më shumë” në fushatën kundër krimit të organizuar në Nju Jork. Deklaroi gjithashtu

se “raportimi mediatik” kishte ndikuar në krijimin e mitit të Xhon Gotit dhe “kjo lloj propagande në medie” kishte nxitur demonstrimin që zhvillohej jashtë në rrugë.

Avokatët e Gotit u shprehën se do ta çonin çështjen në Gjykatën e Apelit.

Megjithatë, brenda organizatës Gambino, askush nuk e parashikonte kthimin e Xhon Gotit. Ngrihej pyetja se kush do të merrte kreun. Ishte e qartë se Xhuniori mendonte se ai vetë ishte i prerë për atë rol. Por kishte shumë të tjerë që nuk ishin të këtij mendimi. Ata donin që Xhuniori të tërhiqej. Nëse refuzonte, e donin të vdekur.

Iu kërkua Xhon Alites që të merrej me këtë punë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.