KAPITULLI 13

Gotti's Rules - - Xhorxh Anastasia -

Xhon Goti mendonte se mund ta drejtonte familjen kriminale nga burgu. Ndonëse diçka e tillë ishte bërë më parë nga bosë të tjerë me shkallë të ndryshme suksesi, kësaj radhe kjo gjë nuk ishte ide e mirë.

Nikodemo Skarfo, i njohur ndryshe edhe si Niki i Vogël, ishte përpjekur ta drejtonte nga burgu organizatën e tij në Filadel a. Pasi u dënua për mashtrim dhe vrasje në vitin 1988, ai ia delegoi përgjegjësitë të birit. Nikodemo S. Skarfon e thërrisnin Xhunior Skarfo, edhe pse ai me të atin (ashtu si Gotët) kishin emra të dytë të ndryshëm. Gjithashtu, ashtu si Xhunior Goti, edhe Xhunior Skarfo nuk pëlqehej nga anëtarët e tjerë të familjes kriminale të Filadel as. Babanë e tij e konsideronin një psikopat të dhunshëm që me anë të vrasjeve kishte marrë në dorë kontrollin e familjes. Dhuna kishte destabilizuar organizatën, e cila më parë administrohej në mënyrë shumë e kase. Më shumë se njëzet anëtarë dhe bashkëpunëtorë qenë eliminuar gjatë drejtimit të përgjakshëm të Skarfos, që kishte lluar në vitin 1981. Për më tepër, mes kësaj gjakderdhjeje, organet ligjzbatuese kishin bërë punën e tyre. Kështu, një familje kriminale që dikur mburrej se përbëhej nga shtatëdhjetë anëtarë, kishte humbur tanimë gjysmën e tyre si pasojë e vrasjeve dhe burgosjeve. Organizata ma oze e Filadel as ishte në një gjendje kaotike kur u dënua Skarfo.

Që nga nata e Hallouinit të vitit 1989, Skarfo nuk do të kishte më mundësi për ta drejtuar organizatën me anë të të birit. Xhunior Skarfo

po darkonte në “Dante & Luixhi”, një restorant shumë i frekuentuar në zemër të jugut të Filadel as. Aty, me një kushëri dhe një bashkëpunëtor, po shijonte një pjatë spageti me molusqe.

Fillimisht askush nuk ia vuri veshin personit të maskuar që u fut në restorant me një çantë Hallouini. Dukej si fëmijët që shkonin shtëpi më shtëpi për të marrë karamele. Por në këtë rast nuk bëhej alë për karamele. Personi me maskë u afrua te tavolina e Skarfos, nxori automatikun nga çanta dhe hapi zjarr. Skarfon e zunë gjashtë plumba. Vrasësi u largua me shpejtësi nga restoranti dhe u fut në një makinë që e priste në rrugën “10”. Klientët rreth e rrotull u shastisën. Gjithçka kishte ndodhur në pak sekonda. Teksa zbriste shkallët e restorantit, vrasësi hodhi armën. I shpëtoi nga dora apo e la me dashje?

Vite më vonë, një informator do t’u tregonte autoriteteve federale se vrasësi e kishte hedhur qëllimisht armën. Cila ishte arsyeja? Ai e dinte se plaku Skafo e pëlqente shumë lmin “Kumbari”, veçanërisht skenën ku Majkëll Korleone hakmerret për vrasjen e të atit, duke ekzekutuar një gangster rival dhe një polic, bashkëpunëtor të ma es, në një restorant italian në Bronks. Para se të largohet, Majkëlli hedh armën në dysheme, ashtu siç ishte udhëzuar nga gangsterët e vjetër që kishin organizuar vrasjen.

Atentati ndaj Xhunior Skarfos (i cili mbijetoi) ishte njëfarë homazhi i përgjakshëm për lmin e njohur dhe ishte gjithashtu një mënyrë për t’i treguar bosit të ma es së Filadel as se, koha e tij kishte perënduar. (Askush nuk është akuzuar për tentativën për vrasje.)

Pas këtij atentati ma oz, Skarfo u dha fund përpjekjeve për të kontrolluar veprimtarinë e familjes kriminale nga burgu. Sipas dëshmive të Alites, Gotët u përpoqën të ndiqnin të njëjtën linjë, por sapo u mor vesh kjo gjë, doli në pah lakmia. Familja kriminale Gambino, që kishte krijuar Gotët, ishte e mbushur me makutë.

Që në muajt e parë pas dënimit të Gotit lloi të itej për një plan për të vrarë Xhuniorin, xhaxhanë e tij, Pitin, dhe Karmine Anjelon.

Alite i njihte disa prej protagonistëve dhe kishte dëgjuar për të tjerët. Xhon Karnelia, i cili ishte dënuar me Xhin Gotin për tra k heroine, ishte njëri prej iniciatorëve. Niki Korozo, një kapo gangsterësh, e kishte miratuar gjithashtu këtë plan. Deni Marino, një kapo tjetër, mund të ketë qenë përfshirë, ose të paktën kishte dhënë miratimin e tij në heshtje, beson Alite. Çarls Karnelia, vëllai psikopat i Xhonit, ishte gjithashtu pjesë e planit.

- Xhon Karnelia gjendej në burg dhe Gotët, llimisht i ati e pastaj i biri, kishin për tuar prej tij, - tregon Alite. – Shumë njerëz i kishin mbetur borxh. Gotët shfrytëzuan momentin dhe i morën për vete paratë e Xhon Karnelias. U thoshin të gjithëve se kush i kishte para borxh Karnelias, duhej t’ua jepte atyre. Përsëritej e njëjta histori. Xhon Karnelia përçmohej teksa Gotët thoshin për të: “Në djall vaftë Xhon Karnelia! Nuk është gjë tjetër veçse një tra kant i ndyrë!” Nga njëra anë e shanin, nga ana tjetër ishin të gatshëm për të mbushur xhepat me paratë që Karnelia kishte tuar nga tregtia e drogës.

Nga burgu, Xhon Karnelia i dërgoi alë të vëllait, Çarlsit, i cili kërkoi bashkëpunimin e Alites.

- Çarlsi më tregoi se çfarë kishin ndër mend të bënin dhe më pyeti: “A do të merresh ti me atë gjysmë çifutin? – tregon Alite. Sa herë që dikush donte ta poshtëronte Xhuniorin, përmendte faktin se gjyshen nga e ëma e kishte ruse-hebraike. Për këtë arsye Xhuniorin ata e quanin gjysmë çifut.

Alite shqyrtoi alternativat. Qëndrimi i tij ndaj Gotëve kishte ndryshuar.

- Kur u përfshiva llimisht në atë familje, isha i gatshëm në çdo moment të rrezikoja jetën për ta, - thotë ai. – Por, sa më shumë i njihja, aq më pak besoja në ato çka thoshin dhe bënin ata.

Në botën e krimit duhej marrë gjithashtu në konsideratë edhe një vlerësim praktik. Ndërsa Xhon Goti ishte dënuar me burgim të përjetshëm, familja po ndahej në dy fraksione. Cilën anë të mbante Alite? Xhuniori nuk ishte aq i zoti sa të administronte një organizatë krimi-

nale. Kishte shumë mundësi që ai të përfundonte i vdekur ose në burg. Kështu, përpara Alites shtrohej pyetja: a donte ai të gremisej bashkë me Xhuniorin apo të bashkëpunonte me dikë tjetër?

Alite pranoi të merrte pjesë në vrasjen e Xhuniorit. Disa javë më pas, ndërroi jetë vjehrra e Xhon Karnelias. Xhuniori hapi alë se askush nuk duhej të shkonte në ceremoninë mortore apo në varrim, por Alite nuk ia vuri veshin. Ai me katër apo pesë djem të bandës së tij i bënë familjes Karnelia nderimet e rastit.

- Atë natë kishte stuhi dëbore, - kujton Alite. – Ndërkohë që gjendesha në varrim, më thanë se më kërkonin në telefon. Ngrita receptorin dhe ishte Xhon Karnelia. Po iste nga telefoni i një këshilltari të burgut.

Telefonat e të dënuarve regjistroheshin në burgjet federale, por sigurisht që telefonin e një nëpunësi nuk e përgjonte njeri. Xhon Karnelia e pyeti Aliten: - A do të merresh ti me Xhuniorin? - Sigurisht, - tha Alite. – Pa problem. Një nga ironitë më të mëdha ishte se për këtë vrasje Alite kishte ndër mend të përdorte armët e Xhunior Gotit. Më parë, Çarls Karnelia i kishte marrë Xhuniorit një pistoletë nëntëmilimetërshe, një automatik “Uzi”, si edhe municione.

- Xhuniori kishte blerë disa automatikë dhe Çarlsi i kishte marrë ca armë për të mbaruar një “punë”, - tregon Alite. – Të gjithë e dinin se Çarlsi ishte i çmendur dhe vrasës i pamëshirshëm.

Çarls Karnelia ia dha armët Alites, i cili i fshehu në një sallon tatuazhesh që ishte në pronësi të një shoku të tij. Fillimisht duhej krijuar ideja se Xhuniori nuk rrezikohej. Më pas ata do ta fusnin në kurth dhe do ta vrisnin, njësoj siç ishte vepruar me Groson dhe Goterapin. Alite dhe disa bashkëpunëtorë të tij kishin lluar të monitoronin lëvizjet e Xhuniorit. Mësuan se të premteve shkonte të darkonte tek i njëjti restorant. Alite plani konte që të shfaqej aty dhe ta merrte me vete. I gjithë grupi ishte i gatshëm për aksion. Niki Korozo, tregon Alite, i

urrente Gotët, babë e bir. Për këtë arsye, edhe ai e mbështeste planin e Alites. Gjithsesi, gjatë kohës së përgatitjeve, Korozo i tradhtoi. Vendosi t’i këmbejë plumbat me dollarë.

- Niki Korozo dërgoi nipin e tij për të vizituar Xhon Gotin në burg. Do t’i çonte një mesazh, - thotë Alite. – Fjalët e Nikit për Gotin ishin: “Nuk mund ta mbrojmë Xhuniorin. Do ta fusin në kurth e do ta vrasin.” Xhon Goti e kuptoi menjëherë se çfarë po ndodhte dhe bëri një marrëveshje nga burgu.

Alite beson se nga burgu, Goti ujdisi kalimin e disa qindra mijëra dollarëve në llogari të Niki Korozos. Ky shpërblim i dha fund përfshirjes së Korozos. Ky e kishte shfrytëzuar planin e vrasjes si një skemë për zhvatje parash. I kishte marrë para Gotit ashtu si ky i fundit kishte zhvatur dhjetëra të tjerë kur ishte kreu i familjes kriminale. Menjëherë pas tërheqjes së Korozos, Çarls Karnelia lloi të ankohej se gjendej “mes dy zjarresh” dhe u shit për dy groshë.

- Ishte një vrasës i pashpirt, por mendërisht ishte shumë i dobët, - tregon Alite. – Nuk mund t’i varje shpresat te një njeri i tillë. Maje as vëllai i tij nuk e besonte. Goti urdhëroi Karmine Anjelon që t’i jepte Çarlsit një shpërblim të vazhdueshëm nga të ardhurat prej varrezës së makinave që ai kishte në pronësi. E paguanin shtatëqind e pesëdhjetë dollarë në javë.

Sapo lloi të merrte pagesën javore, Çarls Karnelia i tha Alites se plani për vrasjen e Xhuniorit ishte anuluar. - Nuk bëhet, - i tha Alites. – Më kthe armët! - Nuk po të kuptoj. Si mund të anulohet? Ne kemi kohë që përgatitemi, - ia ktheu Alite. - Ndryshim plani, - tha Çarls Karnelia. Alite shtangu në vend. As që kishte ndër mend t’ia kthente armët. - Nuk t’i jap, - i foli ai me inat Karnelias. - M’i kërkon Xhuniori, - tha ai. - Të dhjefsha Xhuniorin! - ia priti Alite. Në këtë kohë vihej re një distancim mes Alites dhe Xhuniorit.

Dukej se tanimë marrëdhënia e tyre ishte e pariparueshme. Alite kalonte shumicën e netëve në Nju Xhersi, por shkonte në Kuins thuajse çdo ditë. Ai me Xhuniorin vazhdonin të tonin shuma të mëdha parash, tregon ai, por, siç do të dëshmonte përpara një jurie, “Lidhja jonë ishte si një martesë e keqe. Qëndronim së bashku, por nuk shkonim mirë”.

Alite thotë se Gotët po mundoheshin t’ua ndryshonin mendjen shumë prej bashkëpunëtorëve në rangje të larta. Me sa dukej, jeta e Xhuniorit do të kursehej.

– Unë vazhdoja të besoja në botën e krimit, në familjen Gambino, te ma a, - thotë ai. – jesht nuk u besoja më Gotëve.

Në fakt, ai tentoi të “transferohej” në organizatën Lukeze. Kishte shumë miq aty dhe mendoi se me anë të kësaj lëvizjeje mund të largohej nga Gotët, por Xhon Goti dhe pjesa tjetër e hierarkisë Gambino nuk e miratuan këtë “transferim”. Kështu, pavarësisht nga këto rrethana të pafavorshme, Alite vazhdoi bashkëpunimin me familjen kriminale Gambino.

Ai lloi të përdorte Çarls Karnelian dhe Roni Trukion si ndërmjetës. Me Xhuniorin do të komunikonin zakonisht nëpërmjet njërit prej këtyre të dyve. Teknikisht, sipas hierarkisë, Alite, duke qenë veçse një bashkëpunëtor, duhej të jepte llogari përpara anëtarëve të familjes. Në të vërtetë, ai bënte ç’të dëshironte, duke tuar shuma të mëdha parash dhe duke vepruar me anëtarët besnikë të bandës së tij. Vetëm atyre u besonte. Ishin rritur bashkë, i njihte që në fëmijëri. Një ndër ta ishte dhe kushëriri i tij, Patsi. Alite nuk mund t’u besonte njerëzve si Roni Trukio apo Çarls Karnelia, por e dinte se ishte më i zgjuar sesa ata dhe mund t’i përdorte për t’u mbrojtur.

Alite, që kishte luajtur gjithmonë rolin e gjahtarit, e dinte fare mirë se mund të bëhej lehtësisht gjah për armiqtë e tij. Filloi të mos shkonte më në takimet e detyrueshme që zhvilloheshin në klube. Ndryshoi mënyrën e lëvizjes, duke shmangur rutinat e dikurshme që njiheshin nga të gjithë. Nuk paraqitej në takime kur e thërritnin. Nëse dikush

donte të bisedonte me të, Alite dërgonte kushëririn e tij për të caktuar vendin dhe orën e takimit.

Pikërisht në këtë kohë po i vinin copëza informacionesh, tregues që ishte bërë problematik në disa qarqe. Një shok i një kushëriri tjetër kishte qenë duke luajtur hendboll me disa prej bashkëpunëtorëve të Xhuniorit dhe kishte dëgjuar që ata hidhnin ndonjë batutë për Aliten, duke e quajtur “sheri ”.

- Sheri e ka pisk punën, - kishte thënë njëri prej tyre. – Do ta vrasin. Xhuniori ka urdhëruar dikë për të kryer vrasjen.

Trukio i përcolli gjithashtu disa mesazhe në formë paralajmërimi. U përpoq t’i zbukuronte alët, por i tha se Xhuniori dhe të tjerët që administronin familjen kriminale, ishin të shqetësuar se Alite nuk shkonte në takime. Luis DiBono e kishte paguar me jetë moszbatimin e protokollit. Alite ishte në dijeni të pasojave. Por ai e dinte gjithashtu se, ndryshe nga DiBono, atë e kishin frikë. Gjithkush e parashikonte se, nëse i viheshin pas, do të hapte luftë. Nuk dihej se ç’fund mund të kishte ajo luftë, por Alite ishte i gatshëm të rrezikonte. Vazhdoi të jetonte në botën e krimit si t’i vinte për mbarë. Nuk kishte ndër mend të merrte arratinë dhe as të fshihej. Nuk i la pas ca rituale të vjetra që i sillnin shumë para.

Në këtë kohë, realizoi dy grabitje. Të dyja i justi koi te kapot duke përfshirë Çarls Karnelian. Supozohej që nga grabitjet do të nxirrnin shumë para. Alite, që dëshmoi për të dy incidentet në gjyqin e Karnelias në vitin 2009, në fund të këtyre vjedhjeve nuk toi asgjë. Por ai kishte aq shumë para sa nuk e prishi shumë terezinë.

Fillimisht, vodhën një magazinë të kompanisë “Sears” në Vainland të Nju Xhersit, rreth dyzet minuta larg nga shtëpia e Alites, në Çeri Hill. Një djalë me emrin Stiv ia shtiu në mendje këtë vjedhje.

- E kisha në lagje. Ia njihja edhe vëllanë, - thotë Alite. – Ai ishte tra kant droge dhe e ndihmoja herë pas here.

Alite tregon se babai i atij djali, Xhorxh Lopez, ishte shef i sigurisë së rrjetit të dyqaneve.

-Lopezi kishte punuar në departamentin e sheri t të zonës dhe më

pas kishte qenë gardian në një burg, - tha Alite kur dëshmoi për vjedhjen. - Ai merrej gjithashtu me organizimin e basteve të paligjshme, ndërsa ndihmonte Aliten që po krijonte rrjetin e tij në jug të Xhersit.

Alite shkoi në Vainland për të takuar Lopezin. Së bashku hartuan planin e vjedhjes së zyrës ku mbaheshin paratë. Vendosën që grabitja të kryhej në Ditën e Punëtorëve24. Do të kishte shumë shitje gjatë fundjavës dhe mund të merrnin deri në gjysmë milionë dollarë. Alite akoma tund kokën plot mëdyshje teksa et për këtë vjedhje.

- Ai ishte latin, - tregon Alite. – Isha në bodrumin e shtëpisë së tij duke bërë planin. Pashë disa çarçafë dhe kapela të varura në një qoshe. Ato tregonin se ai ishte anëtar i Ku Kluks Klanit. U habita. Një amerikanojugor në radhët e tyre?! Ai u ngjit sipër për të marrë diçka. Kur mbeta vetëm, vesha rrobën dhe vura kapelën. Kur erdhi, më gjeti duke u kapardisur. jesht po tallesha me të. Ai u ngrys. Nuk donte të bëja shaka të tilla. Alite ishte befasuar. - I thashë: “Çfarë ke ndër mend të bësh? Të hedhësh një litar mbi degë dhe të varësh veten?”

Alite rekrutoi disa bashkëpunëtorë që erdhën në Xhersi nga Nju Jorku. Ata do të realizonin vjedhjen në terren. Dy prej tyre do të hiqeshin si agjentë të Shërbimit Sekret. Alite u dha atyre një kartëmonedhë të falsi kuar. Do të pretendonin se kishte shumë kartëmonedha të tilla në qarkullim, ndaj duhej të ekzaminonin paratë e mbledhura nga dyqanet atë fundjavë. Lopezi tha se gjatë grabitjes do të çonte për pushim dreke dy prej rojave të sigurisë. Premtoi gjithashtu se do të ndryshonte fushëpamjen e kamerave të sigurisë në mënyrë që të mos shihej fytyra e askujt.

Alite dhe Kevin MekMahoni qëndruan jashtë në parking me radio marrëse-dhënëse për të monitoruar lëvizjen e policisë lokale. Lopezi u kishte thënë se nuk do të hasnin probleme me policinë.

24 Në SHBA, Dita e Punëtorëve festohet të hënën e parë të shtatorit.

Gjërat shkuan sipas planit derisa dy “agjentët” lluan të numëronin paratë në kasafortën e magazinës. Njërën prej grave që punonte në atë zyrë, e zuri paniku. Ndoshta e nuhati se ç’po ndodhte në të vërtetë. Kur “agjentët” nuk e kishin mendjen, ajo e mbylli me forcë derën e kasafortës duke e përplasur. “Agjentët” dolën me nxitim dhe ia futën vrapit drejt makinës që i priste në parking. Kishin marrë vetëm njëzet e pesë mijë dollarë. Nuk ishte rezultati që kishte parashikuar Alite.

- Ndava mënjanë dy mijë e pesëqind dollarë për Çarlsin dhe po aq për Ronin, - tregon Alite. – Supozohej se ata ishin gangsterët për të cilët unë punoja, prandaj duhej t’u jepja hisen e tyre.

Pjesën tjetër ua dha djemve që kryen grabitjen. Nuk mbajti asnjë dollar për vete. Siç do t’i tregonte më pas jurisë, “Këto ishin qindarka për mua. Kisha shumë para. Puna po më ecte mirë”.

Herën tjetër do të vidhnin kompaninë “Papavero Funeral Home”, që ofronte shërbime funerale në Long Ajlënd (pas disa vjetësh, prej aty do të merrej për t’u varrosur trupi i Xhon Gotit). Ishte një histori e ngjashme me grabitjen e doktorit në Florida. Përsëri, Alite i shpjegoi të gjitha hollësitë në gjyqin kundër Karnelias.

Një grua që Alite e njihte, ishte martuar me vëllanë e njërit prej pronarëve të kompanisë së funeraleve. Ajo tha se ai e keqtrajtonte dhe, në formë hakmarrjeje, i tregoi Alites për paratë – deri në katërqind mijë dollarë, si dhe për bizhuteritë – me vlerë rreth treqind mijë dollarë. Këto ruheshin në një kasafortë në hollin e kompanisë që merrej me organizimin e funeraleve.

Alite përdori përsëri Çarls Karnelian. Ndër të tjera, Alite shqetësohej se pronarët kishin lidhje me Dom Piconian, një kapo tjetër i organizatës Gambino. Karnelia i tha të vazhdonte me planin pa u shqetësuar.

Alite dërgoi Kevin MekMahonin për të inspektuar terrenin. MekMahoni u tha përfaqësuesve të kompanisë se gjyshja e tij kishte ndërruar jetë dhe plani konte organizimin e një ceremonie të denjë mortore. U vendos një takim i dytë për të dielën në mbrëmje, pasi Alite

mendonte se në atë orë nuk do të kishte punonjës. Ishte parashikuar që në atë kohë të bëhej grabitja. Atë natë, Alite dhe MekMahoni qëndruan në makinë, jashtë ndërtesës. Siç kishin bërë gjatë vjedhjes në kompaninë “Sears”, ata dëgjonin radiot e policisë.

Kevin Boneri dhe një burrë tjetër u futën në sallonin ku kryheshin ceremonitë mortore. Aty ndodhej vetëm pronari. E kërcënuan, e lidhën dhe i kërkuan të hapte kasafortën.

- Nuk e di se si ia doli të largohej prej tyre dhe shtypi butonin e alarmit, - tregon Alite. – Ata erdhën duke vrapuar dhe ne u zhdukëm prej aty... duarbosh. Aliten e kishte ndjekur tersi që në llim të asaj vere. Pasi kishte marrë pjesë në një fejesë në Mineola, po pinte shampanjë me një kushërirë në “Kafe Bianko”. Ishte i dehur, kur Xhon Kelli dhe dy tipa të fortë iu afruan me pistoleta në duar. I thanë t’i ndiqte për te parkingu. Kelli ishte tra kanti që e kishin grabitur disa vjet më parë dy policë të rremë, ndërsa Xhuniori dhe Alite kishin ngritur kurthin. Kelli ia kishte bërë benë Alites, dhe kur e pa të dehur në atë bar, mendoi se ky ishte momenti i hakmarrjes.

Alite kapi shishen e shampanjës, duke u hequr sikur do të pinte edhe një gllënjkë. Befas e goditi Kellin me shishe. Nëse do të kishte qenë esëll, mendon Alite, goditja do ta kishte hedhur Kellin shakull në tokë. Por në atë gjendje, Alite e kishte të vështirë të fokusohej. Shishja vetëm sa ciku kokën e Kellit. Megjithatë, ky veprim mjaftoi për t’i befasuar ata dhe i krijoi mundësi Alites të largohej. Shkoi te parkingu, i hipi makinës së tij, një “Nisan” i zi 300Z dhe hapi kroskotin, ku mbante një çekiç.

- Nuk kisha gjë tjetër, - thotë ai teksa kujton incidentin disa vjet më vonë. – Ata menduan se mora pistoletën dhe u futën në makinën e tyre. Unë hipa në timen.

Kelli ngiste një “Ekskalibur”, nga ato makinat luksoze që e ekspozojnë edhe gomën rezervë.

- Ishte nga ato lloj makinash që ngasin tutorët, - thotë Alite.

Teksa Kelli po përpiqej të dilte nga parkingu, Alite përplasi “Nisanin” e tij tek “Ekskaliburi”. Policia, që kishte marrë një telefonatë nga bari, mbërriti brenda pak minutash. Alite, i dehur dhe i çorientuar, u përplas me makinën e policisë. Më pas u përlesh me dy o cerë policie. E arrestuan dhe e akuzuan për sulm personi dhe shkelje të tjera.

- Hëngra një dajak të mirë atë ditë, - tregon ai. – Policët më goditën me shkopinj gome. Unë si kokëmushkë, u ktheva dorë. Kështu isha atëherë. Nuk e kuptoj se pse duhej të bëja sherr me policët. Tani përpiqem ta kontrolloj veten. Atëherë nuk kishte njeri të më ndalte.

Pasi u lirua me dorëzani, Alite iu rikthye rrugës dhe dhunës, që ishin bërë pjesë të pandashme të jetës së tij. Këtë gjë dinte të bënte. Në këtë mënyrë mbijetoi. Disa muaj më parë, Gai Pedeni, një bashkëpunëtor në tra kun e drogës, qe arrestuar në një kazino në Atlantik Siti. Pedeni donte të bënte një marrëveshje për të shitur drogë, por ky kishte qenë një kurth i ngritur nga agjentët federalë. Pritej që edhe Alite të ndodhej aty atë natë, por nuk shkoi.

- I thashë Gait ta linte atë marrëveshje, - tregon Alite. – Ai nuk dinte as se kujt do t’ia shiste drogën. Rezultoi që kishte të bënte me një informator të FBI-së dhe përfundoi pas hekurave.

Pedeni gjendej në burg, por disa persona i kishin borxh nga marrëveshje të mëparshme. Stiv Njuëlli, një shok i Xhuniorit, duhej t’i kthente një kilogram kokainë, rreth dyzet mijë dollarë. I duhej të merrte paratë në emër të Pedenit. Njuelli refuzoi të paguante.

- Nuk durova dhe e qëllova, - thotë Alite. – E pashë të kalonte në bulevardin “Kros Bei”. Dola nga makina dhe i futa dy plumba në prapanicë. Ndërsa po binte në tokë, i dhashë një shqelm turinjve. Para se të ikja, i futa dhe një grusht. E mori vesh Xhuniori dhe i çoi alë Alites që të tërhiqej. Pas një jave, dy agjentë të FBI-së shkuan në shtëpinë e prindërve të Alites në Kuins. Kërkonin Aliten. Prindërit u thanë agjentëve se nuk e kishin parë prej disa ditësh.

- Ime më lloi të qante, - tregon ai. – Ajo mendoi se kisha vdekur. Agjentët nuk u munduan ta qetësonin. anë vetëm se kishin nevojë të isnin me djalin e saj dhe kishin të dhëna se dikush donte ta vriste. Kur prindërit i treguan për këtë vizitë të papritur, Alite vendosi të takohej me agjentët. Fillimisht i telefonoi Riçi Rehbokut, një avokat mbrojtës që po e përfaqësonte në çështjen e Mineolas. Rehboku ishte një prej avokatëve “të miratuar” nga organizata Gambino për të përfaqësuar anëtarët dhe bashkëpunëtorët e Gotëve përpara organeve të drejtësisë.

- I thashë Rehbokut se FBI-ja donte të bisedonte me mua, - tregon Alite. –Doja që ai ta dinte se nuk do të bashkëpunoja. Kuptohet se do t’i raportonte menjëherë Xhuniorit. Do të takoheshim me agjentët për të zbuluar se çfarë po ndodhte dhe kush po përpiqej të më vriste.

Alite e kishte tashmë të qartë se ku e kishin burimin kërcënimet. Në njëfarë mënyre, ai donte ta vinte në lojë Xhuniorin. Duke takuar agjentët, Alite i jepte Xhuniorit një sinjal të nënkuptuar: “E di që ti fshihesh pas planit për vrasjen time. Ta dish se unë jam në dijeni, por le të hiqemi sikur askush prej nesh nuk di gjë.”

Alite u takua me dy agjentët në një xhep rruge pranë daljes 8A përgjatë autostradës për në Nju Xhersi, jo shumë larg nga shtëpia e tij në Sauth Bransuik. Ata i treguan se dikush po përgatiste një plan për ta vrarë. I thanë gjithashtu se sipas ligjit, në raste të tilla ishin të detyruar të paralajmëronin shtetasit e rrezikuar. Nuk pranuan të tregonin se kush donte ta vriste apo se si e kishin marrë vesh, por ngulën këmbë se kërcënimi ishte i vërtetë dhe se jeta e Alites ishte në rrezik.

Pasi i dëgjoi të gjitha, ai lloi të tallej me agjentët. Karmine Anjelo ishte përfshirë në një zënkë me një police tra ku, e cila e kishte denoncuar. Policet e tra kut vishnin jelekë të verdhë.

- Për sa kohë që nuk mbaj jelek të verdhë, - u tha Alite agjentëve, - do të jem i mbrojtur.

Ata nuk menduan se ishte një batutë që të bënte për të qeshur. Ose ndoshta nuk e kuptuan se ç’nënkuptonte. I ofruan mbrojtje dhe i propozuan që të bashkëpunonte.

- Faleminderit, por nuk jam i interesuar, - u tha ai agjentëve. – Këto gjëra nuk bëjnë për mua.

Alite thotë se në atë kohë, ai vazhdonte të mendonte se mund ta mbronte vetë veten. E dinte se në rrugë kishte shumë armiq. Kuptohet, Xhuniori dhe njerëzit e tij ishin në krye të listës. Megjithatë, ende nuk ishte i gatshëm të ndërpriste lojën.

Pas takimit me FBI-në, Alite lloi t’i tregonte gjithkujt se agjentët i kishin treguar një regjistrim ku itej për një plan për ta vrarë. Kishte dëgjuar zërat e Piter Gotit, Karmine Anjelos dhe një individi të tretë, për të cilin besonte se ishte Xhuniori, ndonëse nuk ishte fort i sigurt.

Sigurisht që kjo nuk ishte e vërtetë. Ai nuk kishte dëgjuar asnjë regjistrim. Por kjo ishte një manovër e Alites për të vënë në provë Xhuniorin. Nga ana tjetër, të paktën për një periudhë afatshkurtër, kjo lojë ishte një garanci për jetën.

- Besoja se, nëse mendonin se ekzistonte një regjistrim i tillë, ndërsa isnin për vrasjen time, atëherë nuk do të guxonin të vepronin, sepse nëse unë vritesha, dyshimi do të binte mbi ta, - tregon Alite.

Pas disa ditësh, kushëriri i Alites, Patsi, u kontaktua nga Stiv Kaplani, një nga bashkëpunëtorët e Xhuniorit. Ky i fundit donte të takohej me Aliten dhe ai pranoi. Sugjeroi që takimi të bëhej në hipodromin e garave me kuaj, një vend publik me shumë njerëz. Askush nuk do të organizonte një vrasje në atë mjedis. Alite shkoi në hipodromin e Kuinsit me dy a tre bashkëpunëtorë. Xhuniorin e ndiqte një shpurë prej gjashtë vetash, përfshirë Karmine Anjelon.

- Nuk kam ndër mend të as me atë derr, - i tha Alite Xhuniorit teksa po afrohej Anjelo. Kështu nisi atë pasdite konfrontimi mes Xhuniorit dhe Alites. - Në llim ai mohoi gjithçka, - thotë Alite. – Kur i përmenda përgjimin, ai tha: “Unë për vete nuk jam i përfshirë.”

Me këtë përgjigje, Alite kuptoi dy gjëra; që vërtet po thurej një plan për vrasjen e tij dhe që të tre personat e përmendur – Piter Goti, Anjelo dhe Xhuniori – ishin të përfshirë.

- Mos më trego përralla mua! Nuk më mashtron dot! – iu drejtua Alite. – Askush nuk et për gjëra të tilla pa miratimin tënd.

Pas këtyre alëve, Xhuniori mori akë, tregon Alite. Ai kërcënoi se do të vriste vëllanë e Alites.

- Im vëlla nuk merret me punët e rrugës, - i tha Alite. – Atë nuk e lidh asgjë me këtë lloj jete. Pastaj nuk iu durua dhe shtoi: - Edhe ti ke një vëlla. Xhuniori gati sa nuk u tërbua dhe ia ktheu: -Të ka ikur mendja? Një alë them unë dhe një mijë veta të vihen pas. E di ti se me kë ke të bësh? Alite vetëm sa tundi kokën, e pa Xhuniorin drejt e në sy dhe i tha: - Po iu afrove vëllait tim, do të vras dy. Me këtë, Alite e bëri të qartë se, nëse i ndodhte gjë vëllait të tij, do të rrezikonte gjithçka për të vrarë Xhuniorin dhe Karmine Anjelon.

Në mënyrë tipike, siç e kishte zakon, Xhuniori u përpoq të qetësonte gjakrat. Kur kërcënimet i dilnin huq, mundohej të pajtohej. a se Alite po tregohej “paranojak”, se askush nuk kishte ndër mend ta vriste, se të gjithë ishin shokë të ngushtë. Pasi ndoqën garat me kuaj, u ndanë duke shtrënguar duart dhe duke u përqafuar, por Alite e dinte se kjo sjellje ishte thjesht një shtirje. Pastaj, duke bërë një veprim që Alite akoma nuk arrin ta gëlltisë, Xhuniori i sugjeroi Alites të hipte në makinë me të dhe Karminen. Do të shkonin te shtëpia e Gotit në pjesën veriore të qytetit. Atje do të “gjuanin” kafshë të egra, i tha Xhuniori dhe i kërkoi Alites të bashkohej me grupin e vjetër.

- Ç’njeri i qelbur, - thotë Alite teksa tregon këtë ngjarje. – Vërtet mendonte se isha aq budalla? Në atë kohë, Alite bëri shaka me propozimin e bërë nga Goti: - Sigurisht që do të vij, por më parë do të vë veshët e lepurit Bags25 që të më dalloni mirë kur të më qëlloni.

25 Lepuri Bags (Bugs Bunny) është një personazh i njohur i filmave vizatimorë.

Të gjithë qeshën për momentin. - Shtrënguam duart, por e dija mirë se do të përpiqej të më vriste ose do të urdhëronte dikë tjetër ta bënte këtë.

Loja “macja me miun” vazhdoi gjatë vitit në vazhdim. Alite dhe Xhuniori komunikonin nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Roni Trukio ishte njëri prej ndërmjetësve.

- I thashë Ronit: “Kurdo që Xhuniori të të thotë të më telefonosh, kontakto me mua menjëherë, - tregon Alite. – Në këtë mënyrë nuk i hap telashe vetes. Por, pasi ti të telefonosh, unë nuk do të vij. Do të lidhem vetë me ty, ose ti do të kontaktosh kushëririn tim, Patsin”.

Alite thotë se e kuptonte fare mirë lojën. Nuk do të bënte gabim duke u paraqitur në një takim që mund ta organizonte Xhuniori ose ndonjë prej bashkëpunëtorëve të tij; në asnjë mënyrë nuk do të futej në makinë me ndonjë prej tyre. Kishte dëshmuar dhe kishte realizuar shumë kurthe të tilla, ndaj nuk ishte aq budalla sa të rrezikonte. Nëse duhej të bisedonte me Xhuniorin, atëherë takimi do të zhvillohej në vendin e zgjedhur prej Alites.

Në këtë mënyrë u takua me Xhuniorin në Borduok, në Atlantik Siti, pas konfrontimit në hipodromin e Kuinsit. Xhuniori ishte përplasur me disa shqiptarë dhe donte që Alite të ndërhynte për të zgjidhur problemin. Sipas Alites, vetë Xhuniori ishte shkaktar i problemit, duke treguar edhe një herë se ishte një njeri pa karakter.

- Kushëriri i tij, Xhoni Boi Ruxhero, shoqërohej me një vajzë të quajtur Zhaneta, e cila ishte shqiptare, - tregon Alite. – Xhoni Boi i kishte marrë borxh gjashtëdhjetë mijë dollarë. Ose më saktë e kishte mashtruar. Vajza kërkonte paratë e veta. Shqiptarët, shokë ose të afërm të saj, e kishin kërcënuar se do ta vrisnin Ruxheron nëse nuk shlyente borxhin. Një djalë i quajtur Xhorxh, të cilin e njihja, ishte një ndër ata që kërcënonin Xhoni Boin. Kohë më pas dëgjova se Xhorxhi ishte martuar me Zhanetën.

Xhuniori i tha Alites se shqiptarët mund të merrnin gjysmën e borxhit. Kështu vepronte gjithmonë. Zhvatja e një vajze të re ishte një

manovër tipike grabitqare, prandaj duhej të kishte qenë ide e Xhuniorit ose ai duhej ta kishte miratuar. Xhuniori dhe Xhoni Boi mendonin se ndoshta vajza nuk kishte mbështetje.

- Pranova të takoja Xhuniorin në Borduok, në Atlantik Siti, - thotë Alite. – Ndodhej aty se kishte bërë një sherr në një nga kazinotë. Gjatë takimit, më tha se kishte një problem. Në llim u hoq si i fortë, duke thënë: “A e dinë ata se me kë kanë të bëjnë?” M’u desh t’i them se ata ishin tipa që nuk i hapnin rrugë njeriu. Do ta vrisnin Xhoni Boin, më pas do ta vrisnin edhe atë ( Xhuniorin) dhe të nesërmen do të ktheheshin në Shqipëri, ku nuk i gjente kush.

Siç kishte bërë në takimin e mëparshëm në hipodrom, Xhuniori e nisi me kërcënime, duke i thënë Alites se do t’i vriste i pari shqiptarët.

- I thashë se ai as që e kishte idenë se cilët ishin ata, - kujton Alite. – Pastaj më tha: “A do të pranojnë dyzet e pesë në vend të gjashtëdhjetë?”

Alite ia parashtroi kërkesën Xhorxh shqiptarit, i cili, me anë të Alites, i dërgoi një mesazh të qartë Xhunior Gotit.

- Më tha: “ uaji Gotit se jo vetëm që nuk pranoj dyzet e pesë, por nuk do të merrja as pesëdhjetë e nëntë.”

Zhanetës iu kthye shuma e plotë prej gjashtëdhjetë mijë dollarë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.