KAPITULLI 14

Gotti's Rules - - Xhorxh Anastasia -

Prishja e marrëdhënies me Xhunior Gotin nuk e shkurajoi Aliten që të vazhdonte allishverishet në botën e krimit. Në fakt, kjo shkëputje i krijoi mundësi të reja për të zgjeruar veprimtarinë e tij. Aktualisht një pjesë e të ardhurave i vinin edhe nga Tampa, ku, së bashku me Roni Trukion, kishin “ngritur amurin” e familjes kriminale Gambino. Atje merrej me tra k droge dhe gjobvënie, por kishte hapur edhe biznese të ligjshme si parkingje dhe klube nate.

Në mesin e viteve ’90, Alite lloi veprimtarinë e tij në Filadel a – jugu i Xhersit, ku tashmë zotëronte dy shtëpi. Bashkëshortja e tanishme, Klaudia, së bashku me djalin e tyre Xhonin, ishin vendosur në shtëpinë e blerë prej tij në një lagje rezidenciale në Çerri Hill. Një djalë tjetër, Meti, do të lindte pas pak kohësh. Alite rrinte ende në apartamentin e tij në Sauth Bransuik, por kalonte gjithashtu kohë në njërën prej vilave në pronën prej pesëmbëdhjetë akrash në Vorhiz. Ishte divorcuar nga Karola, por dy fëmijët e tyre, Xhimi dhe Çelsi, qëndronin ndonjëherë me të. Prindërit e Alites, dhe për ca kohë gjyshja e tij, jetuan gjithashtu në këtë pronë. Alite e kishte shndërruar një pjesë të pronës në njëfarë qendre sportive, me një palestër në terren të hapur dhe një ring për të stërvitur boksierët. Boksin vazhdonte ta kishte për zemër. I pëlqente të ngjitej herë pas here në ring. Ndërsa mosha bënte të vetën, kuptoi se magjepsja pas sportit nuk lidhej vetëm me ndjesinë e tores. Një luftëtar i mirë dinte jo vetëm se si të grushtonte, por edhe

se si të reagonte kur merrte goditje. Këtë lozo do të zbatonte edhe në jetën e rrugës. Mund ta rrëzoje përtokë, por nuk arrije ta nxirrje jashtë loje. Pra, mund të ishte nokdaun, por nuk ishte nokaut. Kështu që ai ngrihej për të vazhduar luftimin dhe kur ai ngrihej, rivali e kishte pisk punën.

Xhunior Goti nuk ishte aq i madh, aq i fortë apo aq i zgjuar sa ta s donte.

Disa vjet pasi krijoi një bazë të konsoliduar në periferi të Filadel as, Alite qarkullonte lirshëm në botën e krimit. Njihte disa anëtarë dhe bashkëpunëtorë të familjes kriminale të Filadel as, të cilët e prezantuan me të tjerë, kështu që rrethi i njohjeve u zgjerua. Vazhdoi bizneset e veta, pa tërhequr vëmendje dhe duke mos u mburrur për lidhjet e tij të forta në Nju Jork. Ata që donin ta njihnin, e zbulonin shumë shpejt reputacionin e tij. Për shumicën e njerëzve, e kaluara e tij nuk kishte rëndësi. Çka bënte tani, ngjallte kureshtjen e tyre.

Në mënyrë krejt ironike ishte Xhuniori që i shtroi rrugën drejt këtij suksesi, pasi e kishte prezantuar me njerëz me in uencë vite më parë. Një nga sukseset e para në botën e krimit të kësaj zone kishte të bënte me një skemë korruptive për thyerje çeqesh dhe pastrim parash, që Xhuniori e kishte ngritur përpara se ai me Aliten të armiqësoheshin.

- Xhuniori njihte dikë që tregtonte enë kuzhine, - tregon Alite. – Ai kishte një magazinë në Bronks. Shkova një herë atje dhe ishte bosh. Nuk munda të merrja as edhe një tigan për time shoqe. Por ai njeri tonte shumë para. - Kishte bërë marrëveshje me disa kolumbianë, - thotë Alite. – Ata sillnin kokainë, ndërsa ai kishte nevojë të pastronte paratë përmes kompanisë së tij. I kërkoi ndihmë Xhuniorit, i cili më dërgoi mua.

Gjatë një periudhe prej gjashtë deri në tetë muaj, në vitin 1991, tregon Alite, në emër të këtij biznesmeni, ai shkëmbeu çeqe me vlerë disa milionë dollarë. Për të pastruar një pjesë të parave, Alite futi në lojë një dyqan pengjesh dhe një biznes për thyerjen e çeqeve në Filadel a. Më pas bëri marrëveshje me pronarin e një kompanie të madhe ndërtimi.

I merrnin çeqet, i nënshkruanin për bizneset e tyre, dhe i jepnin Alites tetëdhjetë deri nëntëdhjetë për qind të vlerës nominale. Alite dhe Xhuniori do të tonin një pjesë tjetër me dhjetë për qind përpara se biznesmeni i enëve të kuzhinës të merrte paratë e veta. Edhe me këto përqindje të mbajtura nga Alite dhe Xhuniori, biznesmeni dhe kolumbianët kishin time të mëdha. - Fitonim shumë para me mënyra të ndryshme, - tregon Alite. Në mes të operacionit të thyerjes së çeqeve, Xhuniori i tha Alites se dy bashkëpunëtorë të biznesit të kolumbianëve, burrë e grua, qenë arrestuar. Tra kantët e drogës fshihnin paratë në shtëpinë e çiftit, në Bruklin. Tani gjendeshin në burg dhe nuk kishte gjasa që të shpëtonin pa u dënuar. Gjithsesi, kolumbianët e pyetën Xhuniorin nëse kishte in uencë në gjykatë. Çifti ishte shpallur fajtor dhe së shpejti do të dënohej.

- U thamë se mund t’i ndihmonim, - tregon Alite, – por ishte një gënjeshtër. Ne nuk kishim in uencë në gjykatë. Sidoqoftë, ata premtuan se do të paguanin dyqind e pesëdhjetë mijë dollarë nëse ne do të ndikonim në uljen e dënimit të tyre në pesëmbëdhjetë vjet ose më pak.

Alite u paraqit në dy seanca gjyqësore për t’u dukur si njeri me in uencë.

- Gjatë një seance isha personi i vetëm në sallën e gjyqit, - thotë ai. - Ne thjesht po provonim nëse mund të nxirrnim gjë. Në seancën e fundit, gjyqtari, që nuk kishte aspak dijeni për marrëveshjen tonë me kolumbianët, vendosi të dënonte burrin dhe gruan me nga pesëmbëdhjetë vjet burg.

Alite beson se kolumbianët paguan një çerek milion dollarë. Xhuniori nuk u kujtua se një pjesë i takonte Alites.

- Xhuniori më tha se miku i tij biznesmen po kalonte një krizë nanciare, ndaj ne duhej t’ia jepnim atij shpërblimin e kolumbianëve, duke qenë se deri tani kishim tuar shumë para, - kujton Alite. – Ma merr mendja se Xhuniori i ndau paratë me të dhe mua më la jashtë. Por nuk doja të ngrija zërin për kaq gjë. Në njëfarë mënyre Xhuniori

kishte të drejtë. Ne kishim tuar shumë para. Vetëm se Xhuniori - tonte më shumë nga të gjithë.

Alite doli në përfundimin se Filadel a ofronte shumë mundësi për hapjen e bizneseve të reja. Në mesin e viteve ’90, bare dhe restorante të panumërta po mbinin si kërpudha pas shiut përgjatë shëtitores “Delauer”, nga qendra e qytetit deri në jug të Filadel as. Klubet e natës frekuentoheshin nga të rinjtë dhe të pasurit që vinin nga qyteti dhe periferia. Vinin edhe jo pak gangsterë me të dashurat e tyre të bukura. Parkimi ishte gjithnjë problematik dhe çdo klub ofronte një shërbim parkingu.

Alite, që tashmë ofronte një shërbim të tillë në Tampa, u përfshi në këtë biznes duke përdorur forcën, kërcënimet, rrahjet – kur ishte e nevojshme – për të larguar konkurrentët. Në më pak se një vit, ai kontrollonte shërbimet e parkingut në më shumë se njëzet klube nate në shëtitoren “Delauer”, në jug të Xhersit dhe në Atlantik Siti. Kishte shtënë në dorë edhe parkingjet e disa qendrave tregtare ku blinin kryesisht të pasurit. Ngjante me “sindikatën” e rojave të sigurisë në Kuins. Ishte një biznes nga i cili merrje para të thata, nuk paguaje sigurime dhe nuk kishte shumë shpenzime.

Për shërbimin e parkingut, Alite u merrte bizneseve një tarifë kse. Kishte rënë në ujdi për shfrytëzimin e terreneve jashtë lokaleve për vendparkimet, dhe kishte punësuar dy a tre persona për të parkuar makinat. Të ardhurat më të mëdha e kishin burimin te bakshishet.

Në disa prej klubeve të natës, përgjatë shëtitores “Delauer”, si “Rok Lobster”, “Eith Flor”, “Egjipt” dhe “KatManDu”, vinin personazhe të njohura, përfshirë sportistë me famë. Një natë, teksa kontrollonte biznesin, Alite pa një “Bentli” të parkuar në një vend për VIP-at, pranë hyrjes së njërit prej klubeve. Zakonisht, kush parkonte në atë vend, fuste të paktën njëzet dollarë në shportën e bakshisheve. Alite ua jepte bakshishet djemve që punonin në parkim dhe ruanin makinat. Atë natë, shporta ishte bosh. Alite pyeti se kush e kishte Bentlin. Njëri prej punëtorëve i tha se i përkiste Allen Iversonit, një basketbollist i famshëm.

Alite u fut në klub dhe e gjeti. - Lëvize makinën që aty ti! - i bërtiti. Iversoni e vështroi i habitur. - Çfarë? - Ose hiqe makinën që aty, ose fut pesëdhjetë dollarë në shportën e bakshisheve, - i tha Alite. – Zakonisht paguhet njëzet, por ti duhet të japësh pesëdhjetë.

Alite tregon se Iversoni u përpoq të aplikonte strategjinë e të qenët i famshëm, teksa e pyeti nëse e dinte se kush ishte.

- E di se kush je, - iu përgjigj Alite. – Por unë nuk e vras mendjen për njeri. Je kurnac e nuk jep bakshish. Zbrit poshtë dhe hiqe makinën që aty!

Iversoni i tha se e kishte shok pronarin e klubit dhe se prania e tij gjeneronte të ardhura për biznesin. Alite ia ktheu se kjo gjë nuk i sillte ndonjë tim atij dhe djemve që punonin te parkingu. Iversoni iu shmang sherrit. I treguan më vonë se Iversoni e kishte pyetur pronarin e lokalit se kush ishte ky Xhon Alite.

- Ai doli jashtë dhe futi paratë në shportë, - tregon Alite. – Kërkoi ndjesë. a se për kaq gjë nuk kishin pse t’i mbanin mëri njëri-tjetrit. Keishon Xhonsoni, një futbollist i famshëm i skuadrës së “Tampës”, zor se e fuste dorën në xhep për të dhënë bakshish. Nga ana tjetër, Uorrën Sapi, një tjetër futbollist i njohur i “Tampës”, ishte shumë bujar me të gjithë. Ndoshta prandaj falimentoi.

Shërbimi i parkingut u bë një burim i ligjshëm timi. Ishte gjithashtu një mënyrë për të pastruar një pjesë të parave që tonte nga tra ku i drogës, bastet dhe fajdet dhe Alite diti ta shfrytëzonte më së miri këtë treg.

- Ishte si tokë pjellore, - tregon ai. – Nuk mund ta besoja që gangsterët e zonës nuk kishin vepruar më parë.

Në kohën kur Alite shtriu veprimtarinë e tij në zonën e Filadel as, ma a lokale ishte krejt e çorganizuar. Xhunior Skarfo, bosi i dhunshëm i ma es së Filadel as, përfundoi pas hekurave, pas akuzave

për mashtrim dhe vrasje, në vitin 1988. U pasua nga Xhon Stanfa, një ma oz i lindur në Sicili, me lidhje të forta me drejtuesit e vjetër të familjes Gambino. Ishte krijuar një përplasje mes Stanfës dhe djemve, nipave e kushërinjve të anëtarëve të bandës së Skarfos së burgosur. Ky grup kryesohej nga Xhozef Merlino, babai i të cilit kishte qenë zëvendësi i Skarfos. Fraksionet e Stanfës dhe Merlinos luftonin mes tyre, ndërkohë që biznesi i Alites lulëzonte.

Ndodhi një incident në të cilin u përfshi një tip që pretendonte se ishte nipi i Stanfës. Ky i dha një shpullë njërit prej punonjësve të parkingut në një klub nate në shëtitoren “Delauer”. Alite mori një telefonatë nga punonjësi i trembur, i cili i tha se disa tipa kishin ardhur aty për të marrë në kontroll biznesin. - Po nisem menjëherë, - i tha Alite. I tha një shoku që ta shoqëronte me makinë deri te klubi në alë. - Kisha veshur një pallto lëkure, nën të cilën kisha një automatik “Uzi” të varur në shpatull, - tregon ai. – Ai tipi që pretendonte të ishte nipi i Stanfës, ndonëse nuk isha i sigurt në ishte apo ajo, nuk gjendej aty, por kishte lënë një bashkëpunëtor të vetin. Në atë kohë, edhe ata kishin lluar të merreshin me shërbimin e parkingut. Nxora armën dhe i thashë se unë do t’ua merrja atyre bizneset, jo e kundërta.

Si përfundim, Alite mori edhe katër klube të tjera. Ky ishte një biznes timprurës dhe po ia vilte frytet kësaj zone ekonomikisht pjellore. Për më tepër, nuk e kishte problem të lëvizte lirshëm në botën e rrezikshme të krimit në Filadel a. Ai me Xhuniorin qenë takuar me Skarfon në Atlantik Siti në llim të viteve ’80, përpara se bosi i ma es të futej në burg. Njihte gjithashtu Merlinon dhe disa prej njerëzve që punonin për të. Kishte lidhje biznesi edhe me një grup tjetër gangsterësh, në krye të të cilit ishte një djalë i quajtur Lui Turra. Turra, në moshën e Merlinos, rreth të tridhjetave, ishte një gangster që donte të binte në sy. Në sjellje i ngjante Xhon Gotit. Ishte një tip me emër në qarqet ma oze, por ndryshe nga Xhon Goti, atij nuk i vihej pas shpura e gazetarëve. Turra merrej kryesisht me tra k droge. Një

prej furnizuesve të tij ishte Kith Pelegrino, i cili punonte për Aliten.

- Fillimisht u përpoqa të mos tërhiqja vëmendjen, të mos bija në sy, - tregon Alite. – Nuk më nevojitej ndonjë këshilltar për marrëdhëniet me publikun që njerëzit të mësonin se kush isha. Megjithatë, ala mori dhenë. I përshëndesja këta tipa, por kaq. Nuk doja të bashkëpunoja me ta. Fundja po toja shumë para, pa pasur nevojë për askënd.

Pavarësisht nga kjo, Lui Turra u përpoq ta rekrutonte për të kryer një vrasje.

- I njihja shumë pak këta tipa, - tregon Alite. – Kishin një magazinë ku shisnin pemë Krishtlindjeje në shëtitoren “Oregon”. Një ditë, Pelegrino më prezantoi me Lui Turrën.

Babai i Turras, Entoni, dhe xhaxhai, Roko, një gangster me nam në Filadel a, kishin biznesin e tyre, por gjatë sezonit të pushimeve shisnin pemë. Atje, Turra e pyeti Aliten nëse mund të vriste Xhoi Merlinon.

- Pikësëpari, nuk doja të përfshihesha në përplasjen e tyre, - tregon ai. – Së dyti, ata po më kërkonin të vrisja dikë pa më njohur edhe aq mirë. Ma mori mendja se nuk isha i pari që ia kërkonin këtë gjë. U thashë: “E dini çfarë? Ky njeri mund t’ju ketë hapur telashe. Do të bëni gabim nëse i qepeni menjëherë. Bëni një plan, jepini kohë vetes, lëreni atë të mendojë se gjërat janë qetësuar, pastaj futeni në kurth! Kështu veprojmë ne në Nju Jork.” Ata nuk prisnin këtë përgjigje dhe nuk ndanin të njëjtin mendim me mua, por punë për ta. Më dukeshin si të çakërdisur. Për këtë arsye krijova distancë me ta. Nëse i ndodhte diçka Merlinos, të gjithë do ta dinin fajtorin. Lui Turra ishte nga ata njerëz që nuk e mbanin dot gojën mbyllur. I dëgjova, por nuk do të përfshihesha në asnjë mënyrë. Mendoja se ata tipa ishin të pashtruar dhe të papërmbajtshëm. Nuk dinin të vepronin me maturi.

Duke dëgjuar këtë vlerësim të Alites, e kupton se si ishte situata në botën e krimit në Filadel a rreth vitit 1994. Turra merrej me marijuhanë, kokainë dhe heroinë, si dhe ishte përfshirë në organizimin e basteve të paligjshme. Merlino dhe anëtarët e degës së tij ma oze i kërkonin Turrës të paguante taksën e rrugës, çmimi që i paguhet

ma es kur bën biznes në territorin e saj. Ose, siç do të shpjegonte më vonë xhaxhai i tij, Roko, “Kush dreqin ishte Merlino që ne ta paguanim? Nëse ai do para, le të dalë nga strofulla dhe të grabisë.”

Lui Turra u rrah barbarisht në një klub nate nga anëtarët e bandës së Merlinos. E kishin poshtëruar. Gjatë rrahjes, të fortët e Merlinos i kishin marrë dhe orën “Roleks”. Edhe pas kësaj ngjarjeje, Turra refuzoi të paguante. Madje, shtoi përpjekjet për të vrarë Merlinon. Alite kishte dëgjuar për disa plane të çuditshme, gjë që përforcoi perceptimin e Alites për bandën e Turrës. Ata ishin thjesht ca kauboj të egër, shprehet ai.

Më vonë, Turrët dhe rreth dhjetë bashkëpunëtorë të tyre do të akuzoheshin për tra k droge, vrasje dhe tentativë për vrasje. Në aktakuzë listoheshin një sërë planesh për të vrarë Merlinon. Parashikonin ta vrisnin me granata dore, mitraloz, madje, një herë, kishin menduar të përdornin hark dhe shigjetë. Shumica e të pandehurve në këtë çështje u dënuan. Të tre Turrët ia dolën t’i shpëtonin burgut, secili sipas mënyrës së vet. Roko, për habinë e të gjithëve në Filadel a, u bë dëshmitar i prokurorisë. Nuk mund ta duronte më dhunën e pakuptimtë, kishte deklaruar ai. Lui kreu vetëvrasje duke u varur në qendrën e paraburgimit, ndërkohë që priste llimin e gjyqit. Entoni, babai i Luit, u vra një mëngjes përpara shtëpisë së tij, teksa ishte nisur për në gjykatë. Prej kohësh, anëtarët e bandës së Merlinos kanë qenë të dyshuarit kryesorë për këtë vrasje, por askush nuk është paditur.

Emri i Alites doli pas një “atentati” tjetër famëkeq që tërhoqi vëmendjen e medieve në atë kohë. Gruaja e një rabini të njohur në Çerri Hill të Nju Xhersit u qëllua disa herë për vdekje në shtëpinë e saj. Vdekja e Karol Neulanderit ndodhi më 1 nëntor 1994. Gjatë katër viteve në vijim, ky krim do të ishte në fokus të një hetimi intensiv nga prokuroria e kontesë së Kamdenit. U përhap ala se hetuesit kishin marrë në pyetje Aliten, duke e përshkruar si “vrasës” me nam, i cili në atë kohë jetonte në Çerri Hill.

- Një ditë po kthehesha në shtëpi me Klaudian, - tregon Alite.

– Ajo jetonte në shtëpinë tonë në rrugën “Brik”. Kur po parkonim, pamë që dy burra me kostum e kollare, njëri i bardhë e tjetri zezak, na prisnin te dera. Alite akoma qesh kur kujton këtë histori. - Ej, Xhon, paskan ardhur Dëshmitarët e Jehovait, - tha Klaudia sapo i pa ata.

- Sa naive që ishte ajo! – tregon Alite. – Unë e kuptova menjëherë se ata ishin detektivë. I ftova të hynin brenda. Më thanë se nuk besonin se e kisha vrarë unë Karol Neulanderin, por duhej të më merrnin në pyetje. Njëherë, kur dilja për vrap, kalova pranë shtëpisë së Neulanderit, ku kishte ndodhur krimi. Ajo kishte në pronësi një dyqan ëmbëlsirash dhe nganjëherë ndaloja për të blerë ndonjë gjë. Gjithashtu shkoja për të luajtur raketboll26 në po atë palestër ku stërvitej rabini. Mund të kisha luajtur një apo dy herë me të. Nuk më kujtohet mirë.

Alite thotë se ai u tregua i hapur dhe i ndershëm me detektivët. U tha se në biznesin e tij tonte aq shumë para sa ishte krejt e palogjikshme të pajtohej për të vrarë dikë. Për më tepër, u shpreh ai, nuk do të vriste kurrë një grua.

- U thashë se mund ta kishte vrarë ndonjë drogaxhi ose i shoqi, - tregon Alite dhe kishte të drejtë. Vetë rabini e kishte vrarë të shoqen. Fred Neulanderi u arrestua në shtator të vitit 1998 dhe u akuzua për pajtimin e dy vrasësve për të eliminuar bashkëshorten e tij. Të dy vrasësit, njëri prej të cilëve ishte një alkoolist që po shkëputej nga pija nëpërmjet këshillave të rabinit, e pranuan vrasjen dhe bashkëpunuan me autoritetet. Ata dëshmuan në dy gjyqe. Në të parin juria nuk arriti të merrte një vendim, në të dytin Fred Neulanderi u dënua për vrasje të shkallës së parë. Aktualisht, Neulanderi po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Arsyeja e vrasjes? Rabini e tradhtonte të shoqen me një grua, e cila ishte prezantuese e njohur radiofonike në Filadel a. U njohën kur ajo

26 Sport që luhet brenda një fushe me katër mure me dy ose katër lojtarë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.