KAPITULLI 15

Gotti's Rules - - Rregullat E Gotit -

Pasikishin kaluar tre muaj nga burgosja e tij, Alite mori vesh se Xhoni Gebertin e kishin vrarë. Nuk mbeti i befasuar nga kjo. Në fakt, ai vetë e kishte hedhur idenë për këtë vrasje. Në qarqet kriminale dhe ligjzbatuse dihej se ai e urrente për vdekje Gebertin, prandaj mendoi se nuk kishte kohë më të përshtatshme për ta hequr qafe, sesa ndërsa vuante dënimin i mbyllur në burg. Nuk kishte alibi më të mirë se kjo!

Përpara se të llonte dënimin, Alite kishte biseduar për Gebertin me dy prej shokëve të tij. E donte të vdekur.

Geberti ishte në fund të dënimit shtatëvjeçar për përdhunim. Kishte rrëmbyer një grua me makinën e tij, e kishte çuar në një parking dhe, ndërkohë që disa shokë të tij ndiqnin ngjarjen si spektatorë, e kishte përdhunuar dhe e kishte detyruar të bënte seks oral. Sipas aktakuzës, pasi Geberti i dha fund abuzimit, gruaja u largua nga vendparkimi vetëm me këmishë nate. Një kalimtar e çoi në shtëpinë e të dashurit të saj, prej nga ajo i raportoi ngjarjen policisë. Geberti mori arratinë, por pas pak kohësh e arrestuan dhe e dënuan.

Nga këndvështrimi i Alites, Geberti ishte një njeri i degjeneruar dhe i rrezikshëm.

- Kur ishte dymbëdhjetë vjeç, Geberti kishte marrë pjesë në “Programin e Dejvid Saskaindit” 27, - tregon Alite. – Emisioni i asaj dite

27 Programi (“The David Susskind Show”) u transmetua gjatë viteve 1958 – 1967.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.