KAPITULLI 16

Gotti's Rules - - Rregullat E Gotit -

Pasimë në fund u lirua nga burgu atë verë, Alite parapëlqeu të vendosej në shtëpinë e tij në Xhersi dhe jo në Kuins. Sigurisht që shkonte rregullisht në Kuins, lagjen e tij të vjetër. Klaudia ishte zhvendosur në Kuins. Ajo jetonte me dy djemtë e tyre, Xhonin dhe Metin, në Hauard Biç. Alite i vizitonte shpesh. Të paktën një herë në muaj udhëtonte gjithashtu për në Tampa, ku klubi i tij i natës “Mirazh” ishte një nga vendet më të frekuentuara të qytetit. Atje kishte në pronësi edhe dy bare të tjera, si edhe një biznes për shërbimin e parkingut. Roni Trukio, i cili sa për emër drejtonte grupin që vepronte në Tampa, shkonte shpesh në Florida, së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë të organizatës Gambino. Paraja vërshonte lumë. Alite kishte lluar të legjitimonte bizneset e tij. Nuk ishte më një nga protagonistët kryesorë në tregun e drogës. Gjithsesi, paratë që kishte tuar nga shitja e kokainës, po i shërbenin tashmë për të konsoliduar sipërmarrjet e tij.

Në pjesën jugore të Xhersit, ai me dy bashkëpunëtorë morën në kontroll një biznes që e kishin administruar disa gangsterë të zonës (njëri prej tyre ishte edhe djali i Roni Turçit). Ishte një kompani që instalonte antena për telefonat celularë. Ky biznes sillte shumë time, por ish-pronarët nuk kishin ditur se si ta shfrytëzonin me e kasitet. Fillimisht, Alite sugjeroi që ai me bashkëpunëtorët e tij të mbulonin zonën veriore të Xhersit dhe Nju Jorkut. Në fund, ai vetë mori në dorë drejtimin e kompanisë.

- Ata nuk ishin dhe aq të mprehtë, ndaj u bëmë dalje, - tregon Alite. Tani që Klaudia ishte kthyer në Nju Jork, ish-bashkëshortja Karola me Xhimin dhe Çelsin, u vendosën në Çerri Hill. Alite kalonte një pjesë të mirë të kohës me fëmijët. I çonte shpesh në Vorhiz, ku kishte qendrën sportive. Ndiqte aktivitetet sportive të djemve në shkollë dhe e mësoi Xhimin – dhe Xhonin kur vinte në Vorhiz – se si të bënte boks. Zakonisht atje kalonte natën; qëndronte në njërën prej tri shtëpive që ndodheshin në atë pronë. Prindërit e tij vazhdonin të jetonin aty. Jeta ishte thuajse “normale”, mendonte ai, ndonëse kishte një parandjenjë të keqe.

- Shpesh kisha ndjesinë se po më vëzhgonin, - tregon ai. – Kur dilja, më dukej sikur më ndiqnin me makina. E dija se kisha akoma probleme me Gotët dhe se ky kon ikt nuk do të shuhej aq lehtë.

Alite ishte i vetëdijshëm për të kaluarën e tij. Në çdo moment mund ta akuzonin për vrasjen e katër personave, ndoshta edhe më shumë. E dinte fare mirë se, pavarësisht nga garancitë, kishte gjithnjë tipa që bënin marrëveshje me autoritetet federale. Do të ishte më e lehtë që këta tipa të kallëzonin Aliten sesa anëtarë të tjerë të organizatës. Ky ishte realiteti. Kishte dëgjuar gjithashtu se Vito Guxo i kishte vënë pas njerëz. Në atë kohë, Guxo ishte në burg. Në vitin 1998 kishte pranuar fajësinë për përfshirjen e tij në pesë vrasje. Ishte dënuar me tridhjetë e tetë vjet burg. Por Alite e dinte se edhe dikush pas hekurave nuk e kishte të vështirë të pajtonte dikë për të larë hesapet e vjetra.

Një natë, ai beson se një grup vrasësish i kishin zënë pritë jashtë “Libraria II”, një klub nate në autostradën 73, disa kilometra larg shtëpisë së tij. Ai me disa shokë kishin shkuar aty për të darkuar.

- Makina ndodhej aty kur hymë në restorant dhe, kur dolëm pas disa orësh, nuk kishte lëvizur nga vendi, - tregon Alite. – U thashë shokëve të hipnin në makinat e tyre dhe ta rrethonim makinën e dyshimtë. Nuk e dija nëse qenë agjentë federalë apo vrasës të dërguar nga Guxo.

Nuk arriti ta zbulonte. Makina, me xhama të zinj, u kthye sakaq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.