K A PITULLI 17

Gotti's Rules - - Xhorxh Anastasia -

XhonAlite qëndroi tre vjet në Brazil. Viti i parë ishte i mrekullueshëm. E shijoi jetën në kuptimin e plotë të alës. Dy të tjerët ishin të skëterrshëm.

- Në Ishujt Kajman, një shok më prezantoi me një braziliane, - tregon ai. – Nisa ta pyesja rreth Brazilit. Kisha dëgjuar për klimën fantastike dhe vajzat bukuroshe. Ajo më tregoi se qeveria ishte e korruptuar, prandaj atje mund të manovrohej lehtësisht. Më tha se në Rio kishte një kushëri me emrin Xhoni, i cili mund të më ndihmonte me akomodimin. Por më paralajmëroi se ai ishte mashtrues, ndaj duhej të tregohesha i kujdesshëm. Vendosa të shkoj në Brazil. Kisha edhe ca kushërinj të largët në Sao Paulo, të cilët mund t’i vizitoja.

Alite udhëtoi me traget nga Ishujt Kajman për në Salvador, kryeqyteti i provincës braziliane të Bahias, në veri të vendit. Bahia shquhet për ushqimin, pasionin dhe femrat, që përshkruhen në romanet e shkrimtarit të madh brazilian, të ndjerit Jorge Amado. Amado i përshkruan vendasit si gjaknxehtë, të dhunshëm, pasionantë dhe sensualë. Këtë e kon rmon dhe Alite, të cilit Salvadori i hyri në zemër. Por për fat të keq nuk mund të qëndronte gjatë.

- Më pëlqenin ata njerëz, por më thanë se do ta kisha të vështirë të ambientohesha me mënyrën e tyre të jetesës. Më sugjeruan të shkoja në Rio, pasi atje kishte më shumë turistë dhe të huaj.

Një muaj pasi mbërriti në Rio, mori me qira një apartament në Ko-

pakabana. Pallati ku banonte ishte pranë detit. Shumica e qiraxhinjve të tjerë ishin femra. Në llim të rrugës kishte një palestër. Atje kishte plot dyqane, restorante dhe lloj-lloj njerëzish. E mori me qejf jetën në Rio dhe lloi të ndiqte pak a shumë rutinën e tij të zakonshme. Së shpejti u bë i njohur si “Xhon amerikani”, një boksier nga Shtetet e Bashkuara, të cilit me sa duket nuk i mbaronin kurrë paratë.

- Më njihte çdo prostitutë në Kopakabana, - thotë ai. – Jo se isha klient i tyre, por se isha miqësuar me to. U jepja para borxh, shkonim së bashku në restorante apo klube. Nuk kishte njeri që nuk e njihnin ato. Shumë shpejt, edhe unë njoha shumë njerëz.

Alite shkonte pothuajse çdo ditë në plazh. Mbante një llogari të hapur te një shitës ambulant, i cili shiste sanduiçë, pije freskuese, birra e gjëra të kësaj natyre. Alite e kishte zakon të blinte ushqim për fëmijët që endeshin rrugëve në lagje. Kur bëheshin bashkë, ata ishin shumë të rrezikshëm, por u miqësua me ta që në llim dhe nuk pati kurrë probleme.

- Lëvizja ngado me orë “Roleks” me shtresë diamantesh, që kushtonte tetëdhjetë mijë dollarë, - thotë ai. – Askush nuk më binte në qafë. Nëse andej kalonte një turist me një orë të tillë apo diçka tjetër të shtrenjtë, me siguri që do ta rrihnin dhe do ta grabitnin. Ata fëmijë endeshin në lagje në grupe. I vërsuleshin dikujt dhe i merrnin gjithçka. Pastaj zhdukeshin nga sytë këmbët. Shpërndaheshin nëpër lagje ose ktheheshin në lagjet e varfra që në Rio quhen favelas. Mua më respektonin.

Alite vendosi të jetonte në Rio. Kishte një ndryshim jo të vogël me Nju Jorkun. Moti ishte më i mirë. Hante mëngjes në një restorant pranë shtëpisë. Pas kafes dhe një brioshi, shijonte rrezet e diellit për një a dy orë dhe më pas bënte vrap buzë detit. Vraponte shtatë a tetë kilometra. Pasdite ushtrohej në palestër. Me kalimin e kohës lloi të merrej edhe me boks dhe u njoh me sportistë të tjerë që stërviteshin aty. Mësoi gjithashtu luftimin japonez “jujitsu”.

Ishte në formë të shkëlqyer dhe jetonte shumë mirë. Atje kishte shumë vajza, njëra më e bukur se tjetra. Shumë prej tyre nuk e refuzonin një natë me Aliten.

Ai ende qesh kur kujton këshillën që i kishte dhënë një prej miqve të tij brazilianë pak kohë pas mbërritjes në Rio: “Gjuha mund të mësohet më mirë dhe më shpejt në krevat, me një grua”, i kishte thënë ai.

- Ishte një këshillë e përsosur, -thotë Alite, i cili e zbatoi me kënaqësi atë.

Atje, ai krijoi lidhje me gangsterë vendas dhe anëtarë të Komandës së Kuqe (Commando Vermelho). Nuk dinte shumë për historinë e tyre, por e shihte që ishin të organizuar, në rrugë dhe burgje dhe se, nëse kishe ndonjë punë, ata ishin personat e duhur për t’u kontaktuar.

Në atë kohë, Alite nuk kishte nevojë për asgjë. Nuk i duhej ndihma e kurrkujt. Kishte para dhe mund t’i sillnin edhe më shumë. Shkonte shpesh në bare e klube me disa prej vajzave që banonin në pallatin ku ishte vendosur. Ndonjëherë ato e çonin në lagjet e varfra, favelas, ku nata kalohej duke kërcyer muzikë fanki e hip-hop në klubet e natës që nga larg dukeshin si vrima në mure. Këto lagje të mbipopulluara shtrihen në kodrat sipër qytetit. Alite nuk kishte parë kurrë diçka të tillë. Njerëzit jetonin në varfëri ekstreme.

- Kur shkova atje, krijova një ide më të qartë për Brazilin, - tregon ai. – Fillimisht njerëzit tregoheshin të kujdesshëm dhe mosbesues, por, pasi të njihnin, krijohej një besnikëri që mund të zgjaste përjetë. Bandat kontrollonin lagjet e varfra. Atje kishte tregje të mëdha. Çfarë nuk ndodhte aty! Kishte ushqime të ndryshme, vende argëtuese, salla kërcimi, prostituta. Ishte si një karnavale.

Nga ana tjetër, kishte edhe qendra tregtare brenda dhe përqark Rios, të cilat ishin të ngjashme me simotrat e tyre në Amerikë. Alite lëvizte lirshëm mes këtyre dy botëve. Ndonjëherë i tekej të udhëtonte. Merrte rrugën për në Sao Paulo ku vizitonte kushërinjtë e tij të largët ose shkonte në vendet fqinje si Paraguai, Uruguai apo Argjentina.

- Këto ishin udhëtime të shkurtra, - thotë ai. – Doja të testoja mënyra të ndryshme për t’u larguar nëse ishte e nevojshme, si dhe për të identi kuar rreziqet e mundshme. Nuk ishte e vështirë për t’ia mbathur pa rënë në sy.

Alite shkonte shpesh në një internet kafe nga ku mund të kontaktonte me shokët e tij në SHBA. Kishte edhe një celular me sistem të koduar. Telefononte për t’u informuar se ç’po ndodhte. Hetimet vazhdonin me intensitet dhe e njoftonin vazhdimisht se të tjerë kishin vendosur të bashkëpunonin me prokurorinë. Përpara se të ekstradohej në SHBA, ai thotë se më shumë se njëzet ish-bashkëpunëtorë, përfshirë kushëririn e tij Patsi Andrianon, bashkëpunuan me organet ligjzbatuese.

- Përpara se të largohesha, u kisha kërkuar disa prej djemve të vinin me mua, - tregon ai. – Nuk donin. E dija se nëse rëndohej situata, ata do të ishin të gatshëm të bashkëpunonin me autoritetet. Mendoj se në njëfarë mënyre e kishin vendosur që atëherë.

Me mendjen e tij, Alite thoshte se i nevojiteshin rreth pesë vjet qëndrim larg Amerikës. Pas kësaj kohe, besonte ai, çështjet në Nju Jork dhe Tampa mund të ishin pezulluar, dëshmitarët duhej të kishin vdekur ose të ishin zhdukur; madje edhe prokurorët dhe agjentët e FBI-së – sipas Alites – nuk do të shfaqnin më interes për këto çështje ose do të kishin dalë në pension. Pasi të ndodhnin të gjitha këto, mund të kthehej dhe do të mundohej të arrinte një marrëveshje. Sipas tij, do të dënohej me dhjetë vjet, do të bënte tetë dhe më në fund do të kthehej në Kuins pa asnjë barrë mbi supe. Por në fakt, tani nuk shqetësohej aq shumë për këto gjëra. Dielli, rëra dhe stili i jetesës në Kopakabana e bënin të ndihej si në parajsë. Ishte përqendruar të jetonte momentin, pa menduar për të nesërmen.

- Vendosa ta e mendjen, të qetësohem, të shijoj jetën dhe të bëj qejf, - thotë ai. – Doja ta merrja jetën si të më vinte.

Nuk merrej më me krime, por ishte aq i zgjuar sa për t’iu shmangur peripecive. Qesh kur kujton një çift të pafat britanik që ndodhej një pasdite në plazhin që ai frekuentonte zakonisht.

Alite kishte hequr bluzën dhe po bënte ca pompa. Ia mori mendja se ata kërkonin dikë që t’i nxirrte fotogra me aparatin e tyre të shtrenjtë.

- Doni që t’ju bëj një fotogra ?– i pyeti. Fillimisht u befasuan kur dëgjuan se ai iste anglisht. Pastaj e vështruan mirë e mirë. Panë tatuazhet e shumta në krahë, kurriz, kraharor, këmbë e qafë, dhe refuzuan me mirësjellje.

- Një vendas ishte ulur në një stol aty pranë, - vazhdon Alite. – Bluzën e kishte veshur, jo si unë. Ai iu duk tip më i besueshëm. I kërkuan t’i nxirrte fotogra . Unë vazhdoja pompat dhe vëzhgoja duke e ditur se ç’do të ndodhte. Çifti pozoi dhe djali me bluzë veshur shtypi butonin e aparatit. - Më pas, duke u hequr si ekspert, u tha të bënin disa hapa mbrapa dhe bëri një foto tjetër, - tregon Alite. – Përsëri u kërkoi të largoheshin edhe pak për të kapur edhe peizazhin dhe ata kështu bënë, të gjorët. Në atë distancë, ai ia futi vrapit duke marrë aparatin me vete. Ata i telefonuan policisë, por djali ishte zhdukur tashmë.

Disa javë pasi u vendos në Kopakabana, Alite gjendej në plazh kur katër vajza morën një çadër aty pranë. I qerasi me nga një pije dhe, ndonëse kishte vështirësi në kuptimin e portugalishtes, u fut në bisedë. I bëri përshtypje një bukuroshe me okë të errët që quhej Roza. I tha se po festonin. Alite dëgjoi alën aniversario32. Alite mendoi se ishte përvjetori i saj dhe se ajo ishte e martuar. Megjithatë, ajo i dha numrin e telefonit. Alite e pyeti nëse mund të shkonin në kinema atë natë.

Alite e priti, por ajo nuk erdhi. Vendosi t’i telefononte. Ajo erdhi te kinemaja, por e kishin të vështirë të merreshin vesh. Më në fund, ajo ndaloi një kalimtar dhe e pyeti nëse iste anglisht. Duke përdorur kalimtarin si përkthyes, Roza dhe Alite zhvilluan bisedën e parë të vërtetë. Vajza kishte ditëlindjen, që në portugalisht do të thotë aniversario dhe po e kalonte me shoqet. I kishte thënë Alites se do ta takonte të nesërmen, por ai nuk kishte kuptuar gjë. Dhe për fat nuk ishte e martuar. 32 Alite ngatërrohet ngaqë aniversario tingëllon si anniversary që në anglisht do të thotë përvjetor. Në portugalisht aniversario do të thotë ditëlindje.

Roza ishte mësuese dhe shkonte në kishë dy apo tri herë në javë. Që në llim të marrëdhënies së tyre, ajo i tha Alites se nuk i pëlqente të dilte shpesh. Mendonte se ai ishte boksier dhe tatuazhet e tij të shumta ishin tregues se ai vinte nga një botë e ndryshme nga e saja. Por u ra në kokë për njëri-tjetrin dhe, për gjashtë muajt e ardhshëm, do të kishin një lidhje dashurore. Roza i mësoi portugalishten, të paktën sa për të komunikuar pa problem. Iu krijua mundësia të mësonte shumë nga kultura e vendit, teksa provoi gatime të mrekullueshme, mori pjesë në karnavale dhe lloi të ndiqte futbollin.

- Atje e marrin shumë seriozisht futbollin, - tregon ai. – Një natë, ca miq më ftuan të shkonim në stadium për të parë një ndeshje. Dukej që ishte ndeshje shumë e rëndësishme. Të gjithë miqtë e mi ishin tifozë të ekipit të “Flamengos”. Nuk e mbaj mend se me kë do të luanin. Përpara se të niseshin për në stadium, një nga djemtë më thirri në dhomën tjetër dhe më zgjati një pistoletë nëntë milimetërshe. Më pyeti nëse dija ta përdorja. I thashë se dikur kisha mësuar. E gëzoi ky fakt dhe më tha: - Merre me vete në stadium se mund të të nevojitet! Atëherë Alite e kuptoi vërtet se sa seriozisht e merrnin futbollin brazilianët.

- I thashë këtij shokut tim: “A nuk do të na kontrollojnë përpara se të futemi në stadium?” Nuk më shkonte mendja se të lejonin të merrje armë me vete. Më tha se autoritetet nuk e merrnin mundimin të kontrollonin sepse e dinin që të gjithë mbanin armë. Po qe se guxonin të kontrollonin, tha ai, plaste lufta. Nuk isha në Kuins, por kishte momente kur më dukej sikur gjendesha në lagjen time. Nëse ke kohë dhe para, Rio është vendi më fantastik në botë, - thotë ai.

Në vitin 2004, Xhon Alite kishte edhe kohë, edhe para, por bëri një gabim. Qëndroi për një kohë të gjatë atje. Po kalonte për mrekulli. Megjithëse e njihte jetën e rrugës, nuk ishte treguar i matur. Ndërsa njihte shumë mashtrues e batakçinj që e kishin ndihmuar të lidhej me botën e krimit, kishte të tjerë, në disa raste po këta tipa, që informonin herë pas here autoritetet.

Alite jetonte në Kopakabana prej një viti. Pa dyshim që policia ishte vënë në dijeni për “Xhon amerikanin”, gringon me shumë para që sillej si gangster tipik. Alite nuk e dinte se që prej muajit gusht kundër tij ishte ngritur një akuzë në Tampa. Ai me Trukion dhe katër të tjerë ishin akuzuar për veprimtari të paligjshme. I kishin identi kuar si pjesë të bandës së familjes kriminale Gambino që operonte në Florida; një bandë që merrej me tra k droge, zhvatje, grabitje dhe vrasje. Aktakuza nuk ishte bërë publike. Ndërkohë, Trukio ishte në paraburgim, në pritje të gjykimit të çështjes në Fort Lodërdeil. Të pandehurit e tjerë ishin nën mbikëqyrje dhe mund t’i arrestonin në çdo moment. Aktakuza nuk ishte bërë publike sepse autoriteteve federale u nevojitej edhe ca kohë për të gjetur Aliten. Në fund, e kapën më 23 nëntor 2004. Rastësisht, po atë ditë, Alite kishte plani kuar të largohej. I kishin thënë disa vendas, tregtarë, dyqanxhinj, banakierë, se kishin vënë re shumë policë në lagje. Nuk kishte asgjë speci ke, megjithatë kjo ishte shenjë paralajmëruese. Alite pyeti njërin prej dyqanxhinjve nëse ata kërkonin ndonjë amerikan. Ai i tha se policët nuk kishin përmendur asgjë të tillë, por Alite nuhaste rrezik dhe vendoi se kishte ardhur koha për t’u shpërngulur. U tha disa shokëve se plani konte të shkonte në Sao Paulo për të vizituar të afërmit. Në fakt do të merrte autobusin për në Argjentinë.

- Atë pasdite isha nisur për te stacioni i autobusëve, - tregon ai. – Do të nisesha për në Argjentinë dhe më pas do të përpiqesha të kaloja në Kolumbi dhe Venezuelë.

Venezuela, që drejtohej nga presidenti ngatërrestar antiamerikan Hugo Çavez, ishte një vend po aq i sigurt sa edhe Kuba për një amerikan në arrati. Ky ishte plani i Alites kur në rrugë u ndesh me një mik brazilian, njëfarë Leonardo, i cili e ftoi të hanin drekë së bashku përpara se Alite të largohej. U drejtuan për te një restorant i vogël ku Alite shkonte shpesh. Rrugës për te restoranti, Loenardo u fut në një dyqan ku kishte telefon. Donte t’i thoshte diçka së dashurës. Alite

priste jashtë dyqanit, duke djersitur nën rrezet e forta të diellit. Kishte vënë syze dielli dhe kishte veshur xhinse, një këmishë të kuqe dhe sandale. Zakonisht, në atë orë të ditës, lagjja gumëzhinte. Papritmas Alite vuri re se tra ku kishte ndaluar. Për çudi nuk kishte asnjë makinë në rrugë. Një helikopter uturonte lart. Alite e kuptoi përpara se truri ta përpunonte se ç’po ndodhte në të vërtetë. Nuk kishte nga të shkonte.

Rrugët ishin bllokuar dhe tani një duzinë me ushtarë të armatosur, pjesë e një ekipi të forcave speciale, po i afroheshin nga të gjitha anët. She i tyre iu drejtua në portugalisht që t’i ngrinte duart lart dhe të binte në gjunjë. Ai nuk lëvizi nga vendi.

- Nuk e kuptoj arsyen, por nuk lëviza fare, - thotë ai. – Ndoshta doja që ata të më qëllonin. Qëndroja i shtangur. Nuk u përpoqa të vrapoja. jesht nuk kisha ndër mend të ulesha në gjunjë.

Në atë moment, shprehet Alite, iu kujtuan fëmijët, tre djemtë dhe vajza dhe pyeti veten nëse do t’i shihte përsëri. Gjatë kohës që ishte në arrati, i kishte thënë shpesh vetes se një ditë do të kthehej në SHBA dhe do të qëndronte pranë tyre. Ndoshta kjo ishte thjesht fantazi. Ndoshta kjo ishte mënyra e tij për t’iu shmangur faktit se ai ishte larguar prej tyre me dëshirë. Por në këtë moment nuk kishte kohë për t’u menduar gjatë. Një plumb kokës do të shuante çdo mundësi për të qenë sërish pjesë e jetës së tyre. Prandaj, në vend të vdekjes në Rio, dënimi i përjetshëm, që besonte se do të ishte alternativa më e mundshme, do të ishte zgjidhja më e mirë.

Tani komandanti brazilian gjendej pranë tij dhe ia kishte drejtuar armën në kraharor. Në këtë situatë, Alite ra në gjunjë dhe vendosi duart pas kokës.

Policët u afruan, e kapën, e përplasën përtokë dhe e prangosën shpejt e shpejt në duar e këmbë. Në pak minuta u gjend në pjesën e pasme të një makine të blinduar me xhama të zinj. Udhëtuan për rreth dyzet minuta. Në ndenjësen e pasme, Alite ishte në mes të dy policëve të armatosur të veshur me të zeza.

Njëri prej tyre hodhi sytë drejt tij dhe tundi kokën:

- Je me fat gringo. Mund të të kishim vrarë. Pse nuk bëre si të urdhëruan? Alite nuk u përgjigj. Në të vërtetë, nuk e dinte arsyen. Kur makina ndaloi, e nxorën jashtë. Me sa dukej, ndodheshin në një zonë të shkretë në periferi të qytetit. U futën në një godinë të vjetër që i ngjante një magazine të braktisur. Alite e kuptoi se ky nuk ishte burg. Ndonëse kishte dëgjuar se kushtet në burgjet braziliane ishin të tmerrshme, këtu dukej edhe më keq. Ky vend i solli në mend disa prej fabrikave të vjetra të braktisura në Kuins dhe Bruklin, ku ai me të tjerë mund të çonin ndonjë viktimë për ta rrahur me shkopinj bejsbolli ose për ta vrarë.

Brenda asaj magazine ishte më keq nga ç’e kishte përfytyruar. Vinte një erë që të shponte hundët. Kundërmonte një përzierje mes plehrave të ndenjura, urinës dhe jashtëqitjes. Alite u mbulua në djersë teksa po e çonin në një zyrë të godinës. E kishte nga nxehtësia, por edhe nga nervat. Minj të shumtë kalonin me shpejtësi mbi dysheme. Tufa mushkonjash, të tërhequra nga djersa, gumëzhinin rreth tij ndërsa ngjiste ca shkallë.

Pasi u futën në një zyrë të mobiluar thjesht, e urdhëruan të ulej në një karrige druri dhe të qëndronte drejt. Pak çaste pasi qe ulur, një agjent policie i gjatë e i hollë, një brazilian që me sa duket punonte për Interpolin, hyri brenda me hapa të mëdhenj dhe zuri vend pas një tryeze pune. Në duar kishte një dosje të cilën e shqyrtonte me vëmendje. Pastaj lloi nga pyetjet. Alite nuk nxori asnjë alë nga goja. Agjenti buzëqeshi, u ngrit dhe eci shpenguar përqark dhomës. U përkul dhe i pëshpëriti Alites në vesh. Alite ndjeu erën e duhanit në frymën e tij.

- Dëgjo, gringo! – i tha. – Këtu nuk jemi në Amerikë. Këtu nuk ke asnjë të drejtë përveç atyre që vendos unë. Mund ta mbarojmë këtë punë shpejt, si zotërinj të vërtetë, ose sipas mënyrës sime, ama, nëse e bëjmë sipas mënyrës sime, të siguroj se plagët do të të shërohen pas shumë kohësh.

Alite buzëqeshi me vete, pavarësisht nga situata. Ai vetë kishte folur me këtë gjuhë para njerëzve që i dilnin kundër në botën e krimit në

Nju Jork, njerëz që nuk kishin paguar, që kishin shitur drogë në zona ku nuk u lejohej ose që, për çfarëdo arsye, do të rriheshin pasi kështu kishte vendosur ndonjëri nga Gotët. Alite e dinte se agjenti nuk po e kërcënonte thjesht për ta trembur. Po mendonte përgjigjet kur agjenti u ngrit dhe i tha: - Po të jap pak kohë të mendohesh. Do të vij më vonë. Me të thënë këto alë, agjenti mori për nga dera. Alite ngriti lart duart e prangosura. Agjenti buzëqeshi. - Ah, po, - vazhdoi ai. – Ato i ke në vend të byzylykëve. Në bazë të të dhënave që kemi, je shumë i rrezikshëm. Nuk t’i heqim prangat. Mendohu mirë për ato çka të thashë!

Agjenti u kthye pas katër orësh. Në atë kohë Alite donte të shkonte në tualet e mezi po e mbante. Djersa i kullonte në fytyrë, qafë dhe shpinë. Prangat në kyçet e duarve e të këmbëve po i brenin lëkurën.

Këtë herë, Alite iu përgjigj pyetjeve të agjentit. Fillimisht u ankua se kishte vështirësi në të kuptuarit e gjuhës, sepse agjenti iste me dialekt dhe shpejt, si dhe përdorte zhargon.

- Mos fol gjepura! – i bërtiti agjenti. – Të kemi përgjuar në telefon. E dimë që e kupton portugalishten.

Atëherë Alite e kuptoi se kishte pasur të drejtë. Kishte kohë që e ndiqnin. I tha agjentit se mund të komunikonte në portugalisht, por i kërkoi të iste ngadalë dhe qartë. Agjenti buzëqeshi. - Tani jemi në rrugë të mbarë, - tha ai. Marrja në pyetje zgjati rreth dyzet minuta. Alite u pyet për Xhon Gotin dhe ma en amerikane. Mori vesh se do ta ekstradonin në SHBA pasi kundër tij qenë ngritur akuza për vrasje. U pyet gjithashtu nëse gjatë kohës në Brazil ishte përfshirë në krimin e organizuar dhe në veprimtari të tjera kriminale.

Alite u përgjigj me vërtetësi se gjatë qëndrimit në Brazil nuk kishte bërë asgjë në kundërshtim me ligjin. U përpoq t’u shmangej pyetjeve të tjera. Agjenti i tha Alites se të nesërmen në mëngjes do të zhvillohej

një konferencë për shtyp dhe duhej t’u përgjigjej me maturi pyetjeve të gazetarëve, duke mos harruar se ishte “mysa r” i qeverisë braziliane. “Me alë të tjera”, shpjegoi agjenti, “thuaj ç’të duash për Nju Jorkun dhe Xhon Gotin, por mendohu dy herë përpara se të thuash ndonjë gjë që do të cenonte gurën time dhe Interpolin”.

Alite e kaloi atë natë në një birucë diku në bodrumin e godinës së braktisur. Prangat ia hoqën vetëm kur e futën brenda, por ky ishte një lehtësim i papër llshëm. Nuk kishte as ushqim, as ujë, as tualet. Një rojë e vëzhgonte gjatë gjithë kohës. Aty brenda nuk kishte asgjë, veç dyshemesë. Gati sa nuk po plaste. I tha rojës se kishte nevojë të shkonte në banjë.

- Gringo, - ishte përgjigjja, - sonte nuk do të dalësh nga kjo birucë. Bëj ç’të duash. Nuk e rruan njeri për ty!

Alite hoqi këmishën dhe e shqeu më dysh. Gjysmën e përdori si tualet. Me gjysmën tjetër u fshi. Pasi mbaroi punë, i hodhi copat e pista të këmishës jashtë birucës. Pastaj u përpoq të mblidhte veten. E dinte se do të kalonte një natë të tmerrshme që do të ishte prologu i historinë së tij në sistemin brazilian të burgjeve.

Në llim i ra disa herë kryq e tërthor asaj biruce të vogël. Përpiqej të fokusohej dhe të mendonte sa më qartë. Bëri ca ushtrime zike për të çliruar disi tensionin që e kishte gllabëruar. Donte ta lodhte veten, me qëllim që të merrte të paktën një sy gjumë. Por të ecurit dhe djersitja tërhoqën drejt tij tufa të pafundme mushkonjash. Pa këmishë ishte një pre më e lehtë dhe ato e sulmonin mizorisht. Kur ngadalësonte hapin dhe ndalonte, dukej sikur mushkonjat rralloheshin. U përpoq të shtrihej mbi dysheme, ku gjeti njëfarë prehjeje nga mushkonjat. Por në pak minuta, minj të shumtë i kaluan mes këmbëve, duke e pickuar në çdo vend të zbuluar të trupit.

Kështu e kaloi Xhon Alite natën e parë në qelitë e Brazilit. Do të kalonte edhe dy vjet të tjerë në rrethana të ngjashme, në mos më ekstreme. Kishte vendosur të mos pranonte ekstradimin. Kishte bërë ca kërkime dhe kishte mësuar se në Brazil ligjet mund ta favorizo-

nin. Nëse gjente një avokat të mirë, besonte se kishte mundësi që të mos e ekstradonin. Përndryshe do të përfundonte në Tampa, një nga distriktet me ligjet më të ashpra, ku, me akuzat e ngritura, mund ta dënonin me burgim të përjetshëm. Kishte një mundësi tjetër që duhej ta studionte me hollësi: arratisja nga burgu. Nëse qëndronte në Brazil, kishte gjithmonë mundësi për rrugëdalje, për t’u larguar nga burgu dhe nga vendi.

Arrestimi i Alites krijoi sensacion mediatik. Të nesërmen do të ishte i pranishëm në një konferencë për shtyp.

Agjenti që e arrestoi, e paralajmëroi sërish për atë çka mund të thoshte në media. Pastaj dy roja i hodhën një pako të mbështjellë me letër kafe. Brenda kishte ca plaçka. E çuan në një banjë të pistë ku e lejuan të “lahej” te lavamani. U pastrua disi duke u përpjekur të mos gërricte lëkurën e irrituar nga pickimet e mushkonjave dhe minjve.

Duke parë shoqërimin me forca të shumta policore dhe shkrepjet e aparateve fotogra ke, kuptoi se arrestimi i tij ishte një lajm i bujshëm. Gjatë konferencës për shtyp foli pak në lidhje me akuzat e ngritura kundër tij, duke u përpjekur t’i anashkalonte pyetjet. Edhe kur e pyetën për Gotin, përgjigjet e tij ishin evazive.

- Kushdo që ka jetuar në Nju Jork, ka dëgjuar për të, - tha ai. – Unë e kam njohur në lagjen time.

a se nuk dinte gjë në lidhje me akuzat e ngritura në SHBA dhe mohoi të kishte qenë pjesëtar i ma es. U përgjigj me ndershmëri vetëm kur e pyetën nëse ma a e kishte dërguar në Brazil për të krijuar aty një organizatë të rrjetit kriminal.

- Erdha në Brazil sepse e adhuroj këtë vend, - tha ai. – I adhuroj qytetet e tij, malet e tij, popullin e tij. Doja të jetoja këtu përgjithmonë dhe po kaloja për mrekulli. Kjo është e gjitha. Nuk ka arsye tjetër.

Të nesërmen arrestimi i Alites u pasqyrua bujshëm në gazetat kryesore braziliane. “INTERPOL PRENDE MAFIOSO QUE SE RE-

FUGIAVA EM COPACABANA” 33 – ishte titulli në faqen e parë të gazetës “Povo” që botohet në Rio de Zhaneiro. “CHEFE MAFIOSO AMERICANO E PRESO NO RIO PELA” 34 – ishte titulli kryesor i gazetës “Diário de S. Paulo”.

Pas konferencës për shtyp, Alite u shoqërua në një furgon të policisë që mori rrugën drejt burgut “Ari Franko”, një nga burgjet më famëkeq të sistemit brazilian. Gjatë udhëtimit për në burg, dy agjentë të Interpolit u përpoqën ta frikësonin.

- Gringo, - i thanë. – Po shkojmë në burgun më të tmerrshëm të Brazilit, ndoshta më i keqi në të gjithë kontinentin.

Më pas qeshën. Alite nuk reagoi. Më vonë një agjent tjetër i tha qetësisht:

- Gringo, nuk po bëjmë shaka. Në këtë burg ndodhin çdo ditë ngjarje tronditëse. Është një ferr i vërtetë. Po qe se ke para dhe i lutem Perëndisë që të kesh, mund të gjesh mënyra për të mbijetuar. Po të këshilloj: tregohu shumë i kujdesshëm! Vepro me maturi! Mos i beso askujt! 33 Nga portugalishtja: “Interpoli arreston mafiozin që strehohej në Kopakabana” 34 Nga portugalishtja: “Kapoja mafioz amerikan ndalohet në Rio”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.