KAPITULLI 18

Gotti's Rules - - Rregullat E Gotit -

Në kohën kur Alite u arrestua në Rio, Xhuniori ishte akoma në burg. Agjentët federalë kishin ngritur akuza të tjera në fund të dënimit të Gotit në Rei Bruk. Akuzat e reja që u bënë publike në korrik 2004, kishin të bënin kryesisht me planin për të rrëmbyer dhe vrarë Kërtis Sliuën. Gotit i qe mohuar lirimi me kusht dhe mbeti në burg edhe pasi mbaroi dënimin prej shtatëdhjetë e shtatë muajsh.

Akuzat për eliminimin e Sliuës pasuruan faqet e tabloideve në lidhje me sagën e Gotëve. Një njeri si Sliua, themelues i “Engjëjve Mbrojtës”, që pëlqente të ishte në qendër të vëmendjes së shtypit, ishte viktima e përkryer për një organizatë kriminale që kërkonte famë në vend të fshehtësisë. Deri në këtë pikë ishte katandisur familja Gambino. Gjyqet që pasuan, ofruan edhe më shumë material për mediet e dalldisura. U zhvilluan tre gjyqe, dhe në asnjë prej tyre juria nuk arriti të merrte vendim. 35

Në këtë kohë, edhe Viki Goti po jepte kontributin e vet në botën e spektaklit, sigurisht, me histori që lidheshin me ma en. Kishte shkruar libra dhe ishte bërë “yll” i ekranit. Programi i saj “Duke u rritur si një Goti” pretendonte t’u tregonte shikuesve se si ishte jeta e bijës së një padrinoje të famshëm. Tre djemtë e saj adoleshentë, me okë të lyer me shumë xhel, me sjellje arrogante, ishin protagonistët e tjerë famëmëdhenj.

35 Në këto raste juria nuk arrin numrin e duhur të votave për të marrë vendim.

Kjo shfaqje ofronte gjithçka që njerëzve u nevojitej të dinin rreth situatës së ma es amerikane në mileniumin e ri. “Burrat e nderit”, të trilluar në lmin “Kumbari” të Mario Puzos, ishin bërë temë e librave komikë, talljeve në emisione radiofonike dhe tabloide; ishin kthyer në një karikaturë të vetvetes; ishte tashmë një organizatë që nuk kapte as standardet e “Sopranot”, asokohe një serial i famshëm i rrjetit HBO.

Në këtë kohë, Xhuniori përpiqej të mos binte shumë në sy, teksa ngulte këmbë se i kishte dhënë fund përfshirjes në ma e. Por, pas akuzës së re, mund të dënohej sërish. Edhe nëse juria pranonte faktin se kishte hequr dorë nga veprimtaritë kriminale që në vitin 1999, ai mbante përgjegjësi për ngjarje që kishin ndodhur përpara asaj date. Dhe sulmi ndaj Sliuës kishte ndodhur përpara vitit 1999. Kështu, Xhuniori u detyrua të ndiqte një qasje tjetër.

Në janar 2005, ndërsa Alite luftonte për mbijetesë në burgun brazilian, Goti me avokatët e tij, Xhefri Lihtman dhe Mark Ferniç, vendosën të takoheshin me autoritetet federale për të diskutuar mundësinë për të bashkëpunuar. Seanca u zhvillua më 18 janar 2005, në zyrat e prokurorisë, në rrugën “Përl”, nr.500, në Manhatanin e Poshtëm. Në këtë kohë, Goti ishte ende në paraburgim dhe ndoshta u shoqërua në këtë takim nga mareshalët federalë.

Historia e “ irtimit” të tij me autoritetet federale nuk u mor vesh deri në tetor 2006, njëzet e dy muaj më vonë. Ky lajm u bë publik nga Xheri Kapisi në editorialin e tij në “New York Sun”, ku citonte “burimet” që ofronin detaje për takimin, përfshirë edhe versionin e Xhuniorit në lidhje me vrasjen e Deni Silvës, “vetëvrasjen” e Xhon Senamos, dhe shpërblimin e dhënë një detektivi policie për të mos e përfshirë në hetim emrin e Gotit.

Kapisi shkruante se detektivi, tani në pension, Xhon Deil, nuk iu përgjigj kërkesave për të komentuar në lidhje me akuzat e supozuara. Ai gjithashtu theksonte se në llim të viteve ’90, Deili kishte mohuar se kishte marrë një ryshfet prej dhjetë mijë dollarësh nga Xhon Goti.

Në këtë shkrim, Kapisi citonte gjithashtu avokatin mbrojtës të

Gotit, Çarls Karnesin, i cili thoshte se Xhuniori kishte kon rmuar zhvillimin e takimit, por shtonte se klienti i tij nuk kishte pasur qëllim të bashkëpunonte.

Kapisi shkruante gjithashtu se Karnesi i kishte thënë se Goti “ka pranuar se është mbajtur një takim i tillë, por këmbëngul se nuk ka inkriminuar askënd dhe as që e ka çuar në mendje të bashkëpunojë me prokurorinë. Në qoftë se do të kishte dashur të bënte një marrëveshje të tillë, avokatët e tij do ta kishin pasur të lehtë ta mundësonin kaq gjë.”

Në vend që të hapim debat në lidhje me atë çka u tha dhe çka u synua në atë takim, më poshtë jepet kopja e dokumentit pesëfaqësh të FBI-së, i njohur si memorandumi 302, ku pasqyrohet takimi i Xhon A. Gotit ( Xhunior Gotit) dhe avokatëve të tij me agjentët federalë në janar të vitit 2005. Pasi e lexoi, Alite tha se kjo ishte një përpjekje tipike e Xhunior Gotit për të fajësuar të tjerët. Shtoi se versioni i ngjarjeve i përshkruar nga Xhuniori, të paktën ngjarjet për të cilat Alite është në dijeni, është një mishmash mes fakteve dhe trillimit. Në memorandum, akuzat nuk paraqiten si fakte për qëllimet e kësaj historie, por thjesht për të treguar se Xhunior Goti u takua me autoritetet dhe, në kuptimin e plotë të alës, ishte i gatshëm të jepte emra të shumtë – gangsterë, policë, biznesmenë dhe politikanë – në përshkrimin e tij të aktiviteteve kriminale të familjes Gambino. Në këtë version, emrat e biznesmenëve dhe politikanëve janë shënuar me X, pasi, nëse pyeten nga autoritetet, me siguri që do të mohonin çdo akuzë. Mbetet emri i Deilit sepse është identi kuar tashmë në reportazhet e lajmeve. Edhe ai ka mohuar se ka marrë para nga ma a. Nuk ka ndryshime të tjera në transkriptimin e memorandumit.

Është gjithashtu me interes të theksohet se, megjithëse u zhvillua në janar 2005, intervista u transkriptua zyrtarisht vetëm një vit më vonë. Në këtë kohë, agjentët federalë ose Goti, apo ndoshta të dyja palët, kishin vendosur se një marrëveshje bashkëpunimi nuk ishte e mundur. Alite beson se agjentët federalë nuk e pranuan bashkëpunimin e Gotit sepse e dinin se po gënjente për të shfajësuar veten.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.