BYROJA FEDERALE E HETIMIT

Gotti's Rules - - Xhorxh Anastasia -

Data e transkriptimit: 16/01/2006

XHON A. GOTI, i njohur gjithashtu si XHUNIOR GOTI, ishte i pranishëm në zyrën e prokurorit të SHBA-ve, distrikti jugor i Nju Jorkut, me adresë në rrugën “Përl”, nr.500, Nju Jork, më 18 janar 2005, për një marrëveshje me prokurorinë. Ky takim bëhet me kërkesën e XHUNIOR GOTIT. Në takim ishin gjithashtu të pranishëm AVOKATËT E XHUNIOR GOTIT, Xhefri Lihtman dhe Mark Ferniç, si edhe prokurorët e Shteteve të Bashkuara, Robert Buehler, Xhun Kim dhe Xhenifer Roxhërs. Pasi XHUNIOR GOTI dhe avokatët mbrojtës lexuan marrëveshjen dhe prokurorët u shpjeguan atyre kushtet e kësaj marrëveshjeje, XHUNIOR GOTI e nënshkroi këtë marrëveshje. Më pas, XHUNIOR GOTI ofroi informacionin në vijim.

Vrasja e Deni Silvës

Në orët e para të mëngjesit të 11 ose 12 marsit 1983, XHUNIOR GOTI, së bashku me shokët e tij, MARK KAPUTO dhe ENTONI AMOROSO, qenë të pranishëm në barin “DHELPRA E ARGJENDTË”, që ndodhet në kryqëzimin mes rrugës “101” dhe shëtitores “Liria”, në Kuins, Nju Jork. Në një moment, TOMI (të cilit nuk i dihet mbiemri), i njohur me pseudonimin “ELFI”, iu afrua XHUNIOR GOTIT, i cili qe ulur në bar me një shoqe të quajtur DONA (të cilës nuk i dihet mbiemri). Sipas XHUNIOR GOTIT, “ELFI” e ngacmoi disa herë. Shkëmbyen fjalë dhe pasi u nxehën gjakrat, XHUNIOR GOTI e goditi “ELFIN” me një shishe

të thyer. XHUNIOR GOTI i nguli “ELFIT” një thikë që XHUNIOR GOTIT ia dha AMOROSO. Sipas XHUNIOR GOTIT plasi një sherr ku u përfshinë tridhjetë deri në dyzet klientë të barit. XHUNIOR GOTI kujton se ndër personat e përfshirë në sherr qenë: DENI SILVA, XHON dhe GREG MASA, ANXHELO KASTELI, XHOI KUIRO, RAJLI (të cilit nuk i dihet emri) dhe XHON SEMANO. XHUNIOR GOTI deklaroi se DENI SILVA u godit me thikë dhe u vra gjatë këtij sherri. XHUNIOR GOTI përshkroi takimin që ndodhi pak kohë pas këtij incidenti në “DHELPRËN E ARGJENDTË” ndërmjet ANXHELO RUXHEROS dhe detektivit të departamentit të policisë së Nju Jorkut, XHON DEILI. XHUNIOR GOTI e shoqëroi me makinë RUXHERON për te ky takim që u bë në restorantin “Sherud”. Përpara takimit, XHUNIOR GOTI dhe RUXHERO diskutuan qëllimin e takimit. Sipas XHUNIOR GOTIT, RUXHERO mbante një zarf me njëzet e pesë mijë dollarë. XHUNIOR GOTI vëzhgoi se RUXHERO u ul në pjesën e pasme të restorantit dhe u takua me DEILIN dhe një burrë tjetër të panjohur. RUXHERO e njoftoi XHUNIOR GOTIN se kjo pagesë prej njëzet e pesë mijë dollarësh iu dha DEILIT për ta hequr emrin e tij ( XHUNIOR GOTIT) nga hetimet në lidhje me vrasjen në “DHELPRËN E ARGJENDTË”. XHUNIOR GOTI nuk mori pjesë në takimin me DEILIN. Kur po dilte nga restoranti, DEILI e pa XHUNIOR GOTIN, teksa ky i fundit priste në makinë. Pas këtij takimi të RUXHEROS me DEILIN, XHUNIOR GOTI u udhëzua nga i ati, XHON GOTI, të largohej derisa të qetësohej situata. XHUNIOR GOTI shkoi në Fort Lodërdeil të Floridës, ku qëndroi për ca kohë. Pas pak ditësh, XHON GOTI shkoi të takonte të birin në Florida dhe të dy u

kthyen më pas në Nju Jork. Pas kthimit në Nju Jork, XHUNIOR GOTI mësoi se kishte vdekur XHON SEMANO, një nga shokët e DENI SILVAS, i cili ishte i pranishëm në “DHELPRËN E ARGJENDTË”, natën kur u qëllua SILVA. Me sa duket XHON SEMANO kishte varur veten. XHUNIOR GOTI ofroi përshkrimin e mëposhtëm: ANXHELO RUXHERO “u mënjanua nga skena” (u dëbua nga organizata) me urdhër të XHON GOTIT, pas vrasjes së XHIMI HAJDELLIT në vitin 1986. HAJDELLI u torturua dhe u vra nga anëtarë të familjes kriminale Lukeze, sepse ai ( HAJDELLI) dhe të tjerë kishin eliminuar ENTONI KASON. Familja Lukeze mësoi se vrasja e ENTONI KASOS ishte organizuar nga RUXHERO dhe kërkoi nga Gambinot ekzekutimin e RUXHEROS. XHON GOTI, i cili e kishte RUXHERON shok të ngushtë, nuk e eliminoi RUXHERON, por “e mënjanoi nga skena”. Përpara vrasjes së HAJDELLIT, anëtarët e familjes Lukeze kërkuan që anëtarët e familjes Gambino, XHIMI FAILA dhe XHO KORAO, të shkonin në vendin ku mbahej HAJDELLI. Sipas XHUNIOR GOTIT, FAILA dhe KORAO u thirrën në atë vend me qëllim që të ishin të pranishëm kur HAJDELLI të pranonte përfshirjen e tij dhe të RUXHEROS në vrasjen e KASOS. Përpara se familja Lukeze të vriste HAJDELLIN, FAILA dhe KORAO kërkuan miratimin e anëtarit të familjes Gambino, DENI MARINO, për të vrarë HAJDELLIN, sepse, sipas XHUNIOR GOTIT, HAJDELLI ishte nipi i MARINOS. Edhe pse RUXHERO “ishte mënjanuar nga skena”, XHUNIOR GOTI vazhdonte ta takonte, duke shkelur në këtë mënyrë protokollin e mafies. Babai i XHUNIORIT ( XHON GOTI) e qortoi disa herë dhe i tha se e kishte të

ndaluar të takohej me RUXHERON. XHUNIOR GOTI mësoi nga RUXHERO se disa javë apo disa muaj pas vrasjes së SILVËS në “DHELPRËN E ARGJENDTË”, SENAMO kishte ngulur këmbë në polici që të hetohej vrasja e SILVËS. RUXHERO i tregoi XHUNIOR GOTIT se SENAMO kishte përmendur emrin e tij ( XHUNIOR GOTIT) gjatë hetimeve, duke ofruar të dhëna për rolin e tij ( XHUNIOR GOTIT) në sherrin e asaj nate që rezultoi në vrasjen e SILVËS. RUXHERO i tregoi g jithashtu XHUNIOR GOTIT se ai ( RUXHERO) dhe të tjerë kishin shtënë në dorë nga DEILI një raport zyrtar të policisë, në lidhje me hetimet e vrasjes së SILVËS. Kështu, RUXHERO i tregoi XHUNIOR GOTIT se SENAMO nuk kishte vrarë veten, por ai ( RUXHERO) me XHO UATSIN dhe UILLI BOI XHONSONIN e kishin ekzekutuar SENAMON me urdhër të XHON GOTIT. Më tej, RUXHERO i tha XHUNIOR GOTIT se detektivi XHON DEILI ofroi informacionin e nevojshëm në lidhje me SENAMON. Bazuar në këto të dhëna, anëtarët e familjes Gambino arritën të zbulonin vendndodhjen e SENAMOS. Pas disa vjetësh, kur XHUNIOR GOTI u arrestua për akuza që nuk kishin lidhje me vrasjen e SILVËS, DEILIT iu dha një shumë shtesë, pasi emri i XHUNIOR GOTIT ishte shfaqur sërish në hetimin për vrasjen e SILVËS. XHUNIOR GOTI deklaroi se, pasi i ati u arrestua dhe u mbajt në burg (në dhjetor të vitit 1990), XHUNIOR GOTI takohej shpesh me XHO UOTSIN, i cili ishte bashkëpunëtor i ngushtë i XHON GOTIT. Në një prej këtyre takimeve, në restorantin kinez “Lum Çin”, UOTSI kishte pranuar përfshirjen në vrasjen e SENAMOS. UOTSI i tregoi gjithashtu XHUNIOR GOTIT se vrasja e tij e parë kishte qenë ajo e VITO BORELIT në vitet ‘80. Këtë vrasje ai ( UOTSI) e kishte kryer në bashkëpunim me XHON GOTIN.

Sipas XHUNIOR GOTIT, XHON DEILI punonte në rajonin e policisë nr.106 gjatë kohës që mori shpërblimin nga familja Gambino dhe ofroi informacion në lidhje me vrasjen e SILVËS. XHUNIOR GOTI shtoi se më pas, DEILI punoi në zyrën e prokurorit të Kuinsit.

Vendgrumbullimi i mbeturinave në Oak Point

Nga fundi i viteve ’80, XHUNIOR GOTI dhe të tjerë synonin të bënin disa ndërtime në një truall rreth njëzet e tetë akra në Bronks, pranë urës Triboro. Kjo sipërfaqe toke njihej si Oak Point dhe në atë kohë përdorej nga bashkia e Nju Jorkut si vendgrumbullim plehrash. XHUNIOR GOTI dhe bashkëpunëtorët e tij donin të ndërtonin pallate në këtë pronë, përmes kompanisë “Bright Star Homes”. Përveç banesave, XHUNIOR GOTI donte të përfshihej në ndërtimin e një qendre paraburgimi në Bronks, e cila do të ngrihej në këtë truall. XHUNIOR GOTI mori garanci se këtë qendër paraburgimi do t’ia shiste pastaj bashkisë së Nju Jorkut për njëzet milionë dollarë. Sipas XHUNIOR GOTIT, XXX, një ortak i XHUNIOR GOTIT në këtë sipërmarrje bleu të gjithë pronën. XHUNIOR GOTI këshilloi që t’u paguheshin ryshfet të paktën dy zyrtarëve të bashkisë më qëllim që të garantohej dhënia e lejeve të nevojshme për zbatimin e projektit. XHO ZINGARO, një kapo i familjes Gambino, kishte lidhje të ngushta me politikanin e zgjedhur në Bronks, XXX. XHUNIOR GOTI i dha ZINGAROS njëzet mijë dollarë; ky i fundit do t’ia jepte XXX. Sipas ZINGAROS, XXX i pranoi njëzet mijë dollarët. XHUNIOR GOTI, duke përdorur pseudonimin XHON RUSO, takoi XXX në një pritje të organizuar në një qendër komunitare në Bronks.

Sipas XHUNIOR GOTIT, ryshfete të tjera iu dhanë XXX nëpërmjet XXX. XXX sugjeroi që t’i jepej një shpërblim edhe XXX. Sipas XHUNIOR GOTIT, në të paktën dy raste, ai ( XHUNIOR GOTI) i dha XXX njëzet e pesë mijë dollarë për XXX. Bashkëpunëtori i ngushtë i XHUNIOR GOTIT, MAJKËLL MEKLAFLIN, dorëzoi paratë. Përsëri, XHUNIOR GOTI, duke përdorur pseudonimin XHON RUSO, u takua drejtpërdrejt me XXX në zyrën e XXX. Sipas XHUNIOR GOTIT, paratë që iu dhanë XXX siguruan lejen ( lejet) që iu nevojiteshin XHUNIOR GOTIT dhe bashkëpunëtorëve të tij për zbatimin e projektit. Përveç pagesave të përmendura më sipër, XHUNIOR GOTI u dha shuma shtesë prej njëqind mijë deri në njëqind e njëzet e pesë mijë dollarë disa politikanëve nëpërmjet XXX dhe studios ligjore XXX, me qëllim që të “grasatoheshin ingranazhet” për të mundësuar ndërtimin e apartamenteve dhe qendrës së paraburgimit. Pasi XXX bleu Oak Pointin, XHUNIOR GOTI dhe bashkëpunëtorët e tij vazhduan të menaxhonin vendgrumbullimin e plehrave nga janari 1989 deri në fund të gushtit 1989. “Djemtë” e XHUNIOR GOTIT, përfshirë MEKLAFLININ, administronin mbledhjen e plehrave. XHUNIOR GOTI deklaroi se hetuesit në departamentin e hetuesisë apo një agjenci tjetër hetimore në bashkinë e Nju Jorkut fotografuan disa herë XHUNIOR GOTIN në atë terren. Sapo u zbulua se XHUNIOR GOTI ishte përfshirë në këtë projekt, investitorët e tij ( XHUNIOR GOTIT) dhe biznesmenë të tjerë hoqën dorë, dhe projekti nuk u përfundua. Në pranverën e vitit 1990, XHUNIOR GOTI dhe anëtarë të tjerë të familjes Gambino kishin ndër mend të zbatonin një projekt tjetër, që përfshinte gjithashtu një

vendgrumbullim plehrash. Ky ndodhej në Matamoras të Pensilvanisë. XHUNIOR GOTI u konsultua me anëtarë të tjerë të familjes Gambino, si edhe me disa anëtarë të hierarkisë së lartë të familjes Lukeze, në lidhje me këtë projekt. Nga familja Gambino (së cilës XHUNIOR GOTI i referohet vazhdimisht si “familja jonë”) ishin të pranishëm XHUNIOR GOTI, xhaxhai i tij ( XHUNIOR GOTIT) PIT GOTI, dhe SALVATORE GRAVANO. Këta u takuan me përfaqësuesit e familjes Lukeze, AL D’ARKO, ENTONI KASO dhe PATI MASELI. Sipas XHUNIOR GOTIT, nuk u arrit një marrëveshje për blerjen dhe përdorimin e këtij vendgrumbullimi.

Zyra e prokurorit të Kuinsit

XHUNIOR GOTI deklaroi g jithashtu se, duke qenë se anëtari i familjes Gambino, ENTONI GUERIERI, kishte një marrëdhënie të ngushtë me politikanin XXX, familja Gambino kishte “influencë” në zyrën e prokurorit të Kuinsit, g jatë kohës kur aty ishte kryeprokuror XHON SANTUÇI. XHUNIOR GOTI kishte identifikuar se XXX ishte “ndërmjetësi” i familjes Gambino. XHUNIOR GOTI theksoi g jithashtu se, pas vdekjes së GUERIERIT, familja Gambino nuk kishte më influencën e mëparshme në zyrën e prokurorit të Kuinsit.

Tetë muaj pas kësaj seance në prokurori, Xhon A. Goti gjendej në bankën e të akuzuarve kur lloi gjyqi i parë për rrëmbimin e Sliuës. Gjyqi nisi në gusht 2005 në gjykatën e Manhatanit të Poshtëm. U zhvillua si të ishte një teatër. Spektatorë të zellshëm mbanin radhë

në korridor një orë përpara se të llonte gjyqi me qëllim që të zinin vendet me të mira. Kur dëshmoi Sliua, nga fundi i gushtit, salla ishte mbushur plot, madje nuk kishte më vend as për ata që qëndronin në këmbë. Dukej si një komedi fantastike mes gangsterësh dhe gazetarësh. Sliua, aktivist i njohur dhe gazetar në radio, në bankën e dëshmitarit; Goti, bosi i famshëm i ma es, në bankën e të pandehurit; dhe Viki, princesha gjuhëlëshuar e ma es, biondja vetullzezë, ulur në radhët e pasme, në mbështetje të të vëllait, pasi qe shfaqur në mëngjes në emisionin “Duke u rritur si një Goti”.

- E kam quajtur Xhon Gotin tra kantin numër një të Amerikës, - deklaroi Sliua nga banka e dëshmitarit kur e pyetën se ç’kishte thënë për “Donin elegant” gjatë deklamimeve të tij në emisionet radiofonike të vitit 1992. Por, gjatë dëshmisë, ai pranoi gjithashtu se, si udhëheqës i “Engjëjve Mbrojtës”, ndonjëherë e kishte ekzagjeruar apo kishte fabrikuar detaje me qëllim që të krijonte legjendën ligjzbatuese të grupit urban vigjilent që ai drejtonte. Pasi u shpall se ky ishte një gjykim i pavlefshëm, një anëtar anonim i jurisë u shpreh për një gazetë se disa prej pjesëtarëve të jurisë nuk e honepsin Sliuën, pasi tregohej mburravec dhe arrogant. Paneli kishte votuar dhjetë me dy dhe shtatë me pesë në favor të dënimit, duke u bazuar në akuzat për rrëmbimin e Sliuës. Por, pavarësisht nga përpjekjet e atyre që votuan për dënim, ishte e pamundur të zhbllokohej situata. Në kushtet kur ishte e pamundur të merrej një vendim, gjyqtari shpërndau jurinë dhe e shpalli gjykimin të pavlefshëm.

Pas pak kohësh u vendos për një rigjykim. Ndërkohë, Xhuniori qe liruar me kusht atë shtator dhe u lejua të shkonte në shtëpi. U mbajt në arrest shtëpie dhe u vu nën monitorim elektronik. Familjarë dhe miq të tij, përfshirë motrën, Vikin, vunë pronën e tyre si garancinë prej shtatë milionë dollarësh për lirimin e tij. Xhuniori do të mbetej “i burgosur” në shtëpinë e tij në Long Ajlënd, duke kaluar ditët me të shoqen, Kimin, dhe pesë fëmijët e tyre.

Për Aliten nuk u pranua lirimi me kusht, pavarësisht përpjekjeve të

avokatit të tij brazilian për të bindur gjyqtarët se klienti i tij e gëzonte këtë të drejtë. Në fakt, thotë Alite, nëse do ta kishin liruar me kusht, do të ishte larguar nga Brazili. Kështu i mbeti të kalonte dy vjetët e ardhshëm duke luftuar për mbijetesë dhe duke u përpjekur për t’u arratisur.

Sherret, rebelimet dhe vrasjet ishin pjesë e rutinës së përditshme në burgjet e Brazilit. Të burgosurit ndaheshin në fraksione. Dukej se ata që qenë të lidhur me organizata, si p.sh. Komanda e Kuqe, kishin më shumë in uencë, por kjo gjë ishte relative, pasi duhej marrë në konsideratë mendësia e autoriteteve të burgut. Në nivelin më të ulët të shkallës të së burgosurve ishin brazilianët e varfër që nuk kishin as njohje, as para, dhe as mënyra për t’u mbrojtur. Shpesh ata trajtoheshin mizorisht nga gardianët. Rriheshin, torturoheshin dhe përdhunoheshin.

Edhe autoritetet e burgut ishin të ndara në fraksione. Kjo ndarje llonte me policinë ushtarake që vëzhgonte perimetrin e godinës së burgut, për të mos lejuar arratisjet dhe, të paktën teorikisht, për të ofruar kontrollin e parë për çdokënd që hynte në objekt. Ata ishin të armatosur rëndë dhe të politizuar. Brenda në burg ishin gardianët – functionaries – dhe të besuarit e tyre. Gardianët kishin për detyrë të ruanin rendin brenda kompleksit të qelive. Ata mund të ishin në anën e drejtorit të burgut, zëvendësdrejtorit ose Komandës së Kuqe. Të gjithë merrnin ryshfete, ndaj aleancat ndryshonin vazhdimisht. Nga ana tjetër, të besuarit i bindeshin drejtorit ose zëvendësdrejtorit. Këta ishin zakonisht të dënuar me burgim të përjetshëm, të cilët bënin të tilla marrëveshje me qëllim që t’u lehtësoheshin kushtet në të cilat jetonin. Shumica ishin si përbindësha. Zakonisht, njerëz të varur nga droga dhe asteroidet, ata zbatonin verbërisht urdhrat e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit. Këta kriminelë të pashpirt kryenin rrahje barbare në emër të shefave të tyre dhe shërbenin gjithashtu si informatorë të administratës brenda burgut.

Shumica e burgjeve braziliane, ashtu si “Ari Franko”, ishin të mbi-

populluara, të fëlliqura e të skëterrshme. Nevojtoret ishin pak a shumë si vrima të çara në dysheme. Këto vrima zbrazeshin në tuba të vjetër dhe të prishur. Ujërat e zeza në katet e sipërme rridhnin vazhdimisht nga këto tubacione që kalonin përgjatë tavaneve të qelive të poshtme. Era kundërmuese, zhurma, lagështira, nxehtësia dhe ndotja krijonin një mjedis të tmerrshëm.

Në mars 2005, pak kohë pasi Aliten e kishin futur në burg, BBCja, rrjeti i njohur televiziv britanik, transmetoi një dokumentar mbi kushtet në burgjet e Brazilit. Reportazhi nisi me komentet e Xhejms Kavalaros, një profesor drejtësie i Universitetit të Stanfordit dhe themelues i organizatës braziliane për të drejtat e njeriut, “Qendra globale për drejtësi”. Kavalaro thoshte se kishte qenë në shumë burgje të vendit dhe kudo paraqitej e njëjta situatë.

- Ato janë të errëta, të zymta, të ndotura dhe të lagështa, - tha ai për BBC-në. – Disa prej tyre duken si birucat mesjetare të kështjellave. Është për t’u çuditur, në të gjitha burgjet vjen e njëjta erë e keqe. Ushqime të kalbura, urinë, fekale, djersë.

Disa vjet më vonë, avokati mbrojtës i Alites në Tampa, Timoti Fitzxherald, u përpoq të parashtronte në gjyq disa prej përvojave të hidhura që kishte kaluar Alite në burgjet e Brazilit. Fitzxheraldi vuri në dukje pjesë nga raporte qeveritare dhe organizata të të drejtave të njeriut, që përpiqeshin të hidhnin dritë mbi problemet e sistemit të burgjeve në Brazil, probleme që dukeshin të pazgjidhshme. Një nga këto dokumente të paraqitura nga Fitzxheraldi ishte pjesë e një raporti mbi të drejtat e njeriut, të përgatitur nga Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2008, në lidhje me kushtet e tmerrshme në këto burgje. Ndër të tjera në këtë raport citohej si vijon:

Kushtet në burgjet e Brazilit variojnë. Në rastin më të mirë këto kushte janë të këqija. Shpesh ato janë jashtëzakonisht të ashpra dhe kërcënuese për jetën. Në

shumicën e tyre vihet re abuzim nga gardianët, nivel i ulët i kujdesit mjekësor dhe mbipopullim.

Shpesh zyrtarët e burgjeve i trajtojnë të burgosurit në mënyrë të dhunshme, duke përfshirë torturën. Kushtet e vështira ose të rrezikshme në punë, neglizhenca nga ana e administratorëve, g jendja e rënduar higjienike, shpërdorimi i detyrës nga gardianët, dhe mungesa e kujdesit shëndetësor, kanë shkaktuar një numër të madh vdekjesh në këto burgje. Sa i përket rojave të burgut, kushtet e këqija të punës dhe pagesa e ulët kanë nxitur përhapjen e korrupsionit. Të burgosur që kanë kryer krime të lehta, i fusin në të njëjtat ambiente ku mbahen edhe vrasësit. Sipas Departamentit Kombëtar të Burgjeve, në qershor kishte 392,279 të burgosur, dyzet për qind më shumë sesa kapaciteti i sistemit dhe numri i tyre shtohej me rreth tre mijë persona në muaj.

Alite vuri re gjithashtu se dhuna e rrugës (në banda të tilla si Komanda e Kuqe) depërtonte edhe në burgje, ku njëra palë ose tjetra – organet ligjzbatuese ose gangsterët – kërkonte shpagim për atë çka kishte ndodhur jashtë. Këtë e ilustron fare mirë një rebelim në një burg të Sao Paulos në vitin 2005, pak kohë pasi Aliten e kishin mbyllur në “Ari Franko”. Të burgosurit morën në kontroll një godinë të burgut dhe masakruan anëtarët e fraksionit kundërshtar. U prenë kokat pesë prej viktimave të tyre dhe më pas ua ngulën në hunj që i valëvitnin nga tarraca e ndërtesës.

Mbijetesa ishte një s dë e përditshme. Pasi e mori veten nga depresioni i ditëve të para, Alite vendosi se duhej medoemos të mbijetonte. Miku i tij i parë në “Ari Franko” ishte një i burgosur që quhej Emerson, i cili ishte kreu i Komandës së Kuqe në bllokun e qelive, ku qe vendosur Alite.

Aliten e futën në një qeli të “Ari Frankos” në mes të natës. Në shenjë respekti, Emersoni i liroi krevatin. Kjo qeli, e projektuar për të strehuar dhjetë persona, kishte rreth dyzet të burgosur. Ishte e vështirë të ije në krevate prej guri të futur në mure të trasha. Shumë nga të burgosurit mblidheshin kruspull në qoshe dhe inin në dysheme. Emersoni zuri krevatin e një të burgosuri tjetër, të cilin e urdhëroi të gjente vend tjetër. Duke parë këtë veprim, Alite kuptoi se aty brenda ligjin e bënte Emersoni.

Javën e parë e pati jashtëzakonisht të vështirë. Përjetoi një presion të padurueshëm. Ishte si një sulm emocional dhe zik kundër mendjes dhe shqisave. Alite as që e kishte idenë nëse ndokush e dinte se çfarë i kishte ndodhur atij, dhe nuk kishte se si të vihej në kontakt me botën e jashtme. Po e mbyste pisllëku dhe vuante nga pagjumësia. Vazhdonin pickimet e pafundme të mushkonjave dhe minjve. Qelitë ishin gjithashtu të mbushura me milingona të kuqe që gjatë natës turreshin mbi trupat e të burgosurve. Gjumi ishte një formë tjetër mbijetese derisa i dhanë ilaçe të improvizuara – kremra dhe pomada – që parandalonin deri diku mësymjen e milingonave. Alite e kishte të pamundur të gëlltiste ushqimin. Çdo vakt ishte i njëjtë: një kusi me oriz dhe një tjetër me fasule, që duhej të ndaheshin mes të gjithë të burgosurve të atij blloku.

- Në kusi kishte lloj-lloj insektesh, - tregon ai. – Nuk mundesha ta haja atë ushqim.

Emersoni i tha se duhej të mësohej me këtë ushqim. Ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar. Pastaj i tha Alites se ishte e rëndësishme që të tregohej i fortë dhe vigjilent, pasi kishte edhe “mundësi” të tjera. Më këtë kuptoi se ndoshta mund të manovronte në “Ari Franko” ashtu si kishte bërë në Feërton, MekKin dhe Allenud. Paratë dhe lidhjet të vijnë në ndihmë në çfarëdolloj rrethanash. Alite kishte para. Emersoni kishte lidhje.

- Më pyeti nëse doja t’i telefonoja ndokujt, pasi mund të siguronte një celular, sikur të ishte një magjistar, - thotë Alite. – Më tha edhe se, nëse kisha para, një nga gardianët mund të na e sillte nga jashtë.

Alite vuri re se Emersoni e kishte seriozisht. - Sigurisht që dua të as me dikë, - tha ai. - Atëherë, miku im, shih se ç’do të bëj, - ia ktheu i burgosuri i Komandës së Kuqe.

Ai dhe Alite ecën shpenguar drejt tualetit, ku ishte vrima që shërbente si nevojtore. Pastaj Emersoni ia bëri me shenjë një të burgosuri tjetër, një djaloshi thatanik që quhej Marselo, i cili, siç do të mësonte më vonë Alite, ishte një prej çerrave të Emersonit. Marselo u kthye në qeli. Erdhi me krahun e djathtë të mbuluar me një qese plastike plehrash nga dora deri te shpatulla. Emersoni hodhi sytë rreth e rrotull. I tha Alites të zinte një pozicion që të bllokonte shikimin e të tjerëve. Duke u ruajtur nga rojat që mund ta vëzhgonin, Marselo u ul në gjunjë, futi dorën në vrimë dhe prej aty nxori një qese të vogël plastike.

- Krahun e kishte me copa jashtëqitjeje, - tregon Alite. – Kundërmonte i tëri. Por brenda qeses së vogël plastike kishte një telefon celular.

Marselo pastroi krahun dhe qesen e vogël me ujë në një lavaman në qoshe të dhomës, që shërbente si zonë e dushit. Sigurisht që kishte vetëm ujë të ftohtë. Kur laheshin, të burgosurit ndihmonin njëritjetrin duke i hedhur ujë shokut me kanoçe. Këto të fundit shërbenin edhe për t’i hedhur ujë “tualetit”.

- Fillimisht hidhje një kovë ujë për të larguar minjtë, - tregon Alite. – Pastaj rrije galiç dhe mundoheshe të mbaroje punë sa më shpejt. Nëse vonoheshe, minjtë mund të ktheheshin, dhe të pickonin në prapanicë, në këmbë ose në testikuj.

Me sa duket minjtë nuk e kishin dëmtuar qesen plastike ku ruhej telefoni celular. Pasi e pastroi, Marselo ia dha Emersonit, i cili ia bëri me shenjë Alites që ta ndiqte për në zonën e dushit, një qoshk plot lagështirë me mure të fëlliqura. Emersoni nxori nga muri një copë sapun që kishte pamjen e një cope tulle. Me një thikë zvicerane, ai preu më dysh copën e sapunit ku gjendej një kartë telefoni. Pasi e vuri kartën, ai me Aliten ecën përgjatë mureve derisa celulari u ndez.

Alite bëri telefonatën e parë nga burgu brazilian. Do të bënte qindra të tjera gjatë dy viteve në vijim, duke përdorur celularë të futur kontrabandë në burg dhe karta të fshehura në shumë vrima.

Fillimisht i telefonoi një shoku që i kërkoi para dhe sende personale si veshje, sapun, dhe shampo. Më pas, gardiani që e ndihmoi, i solli paratë dhe sendet e tjera në burg. Ai mbajti tarifën e tij për shërbimin e kryer. Paratë u krijuan mundësi Alites dhe Emersonit që të korruptonin rojat e tjera me qëllim që të kishin kushte jetese disi më të mira.

Emersoni i shpjegoi se si funksiononin gjërat në burg dhe e njohu Aliten me Santanën, një gardian brazilian me ngjyrë, i cili do ta provonte me vepra se ishte një prej aleatëve më besnikë të të burgosurve. Santana tha se gjithçka që dëshironin mund të realizohej dhe mund të sillej në burg... dhe çdo shërbim kishte çmimin e vet. Sistemi që ai dhe disa prej gardianëve të tjerë kishin ngritur, ishte projektuar për të shmangur linjat e tjera të korrupsionit që përdoreshin nga drejtori dhe zëvendësdrejtori. Drejtuesit e institucionit kishin krijuar një treg të zi brenda mureve të burgut, duke i lejuar të burgosurit të merrnin para nga jashtë për të blerë prej tyre, me tarifa të konsiderueshme, artikuj të ndryshëm si produkte higjienike, ushqime apo rroba.

Përmes Santanës dhe rrjetit të tij, Emersoni dhe Alite anashkaluan korrupsionin e drejtuar nga drejtori. Alites i pëlqente mënyra se si sillej Santana. Ishte i sinqertë dhe i sigurt në vetvete. Në këtë sistem të korruptuar, tek ai binte në sy një formë ndershmërie që Alite e kishte ndeshur edhe në jetën e rrugës. Çdokush mund të bëhej pjesë e lojës, por jo çdokush ishte i besueshëm. Dukej se Santana ishte një njeri të cilit mund t’i besohej.

- Në qoftë se marrim atë që doni ju, ne mund të porosisim një për ju dhe një për vete, - shpjegoi Santana mënyrën se si grupi i tij realizonte manovrimet. – Për shembull, nëse dëshironi një picë, ne blejmë një për ju, një për vete. Dhe caktojmë një tarifë që bazohet te kostoja e mallit.

Alite tani vë buzën në gaz kur kujton “porosinë” e parë të tij dhe

Emersonit: dy hamburgerë, dy racione me patate të skuqura, një picë të madhe dhe gjashtë shishe birrë. Santana, sikur të ishte një kamerier në restorant, shënoi gjithçka që iu tha, tundi kokën në shenjë pohimi, dhe tha: - Do t’jua sjellim sapo të krijohet mundësia. Pas tri orësh, porosia zbriti me litar nga një kat më sipër. Alite dhe Emersoni u ulën në një oborr jashtë bllokut të qelive për të mbushur stomakun. Yndyra e patateve dhe picës u kullonte nga mjekrat, ndërsa rrëkëllenin gjithë qejf shishet e birrës. Ishte një vakt i paharrueshëm. Ishte një ndjesi lumturie që të pushtonte gjithë qenien. Ishte një eksperiencë që krahasohej vetëm me seksin, do të pohonte Alite më vonë duke buzëqeshur.

Dy orë pas këtij vakti, ai dhe Emersoni do të villnin gjithçka që kishin ngrënë dhe do t’i zinte diarreja. Ishte një “barrë” që Alite ishte i gatshëm ta mbante. Stomaku i tyre nuk ishte mësuar më kësi ushqimesh. Gradualisht, me futjen e ushqimeve të ndryshme, organizmi i tij u normalizua dhe jeta nuk ishte më dhe aq e padurueshme.

Nga burgu u telefonoi gjithashtu shokëve të tij në Amerikë, të cilët lluan të interesohen për situatën e tij. Përmes këtyre lidhjeve, ai dërgoi mesazhe në shtëpi dhe u telefonoi prindërve. Alite punësoi avokatë në Tampa dhe Rio, të cilët do të kundërshtonin urdhrin për ekstradim. Foli me shokët e tij në SHBA që t’u dërgonin para personave të cilëve ai u besonte në Brazil. U telefonoi kryesisht bashkëpunëtorëve të mëparshëm, disa prej të cilëve do të pohonin më vonë se i kishte kërcënuar dhe qe përpjekur për t’i zhvatur. Alite thotë se thjesht po u kërkonte atë që i takonte atij. Në shumicën e rasteve, ata mbanin paratë e tuara përmes drogës, basteve ose bizneseve të ligjshme. Alite zgurdullon sytë plot habi kur thotë se si ndonjë kërcënim që ai e ka bërë nga burgu i Brazilit mund të jetë marrë seriozisht. Ai nuk e dinte nëse do t’i kthehej sërish jetës së rrugës. Çdo kërcënim që mund të ketë bërë, ishte i papër llshëm; ishte thjesht një përpjekje e dëshpëruar për të marrë paratë e veta me qëllim që të mbijetonte. Udhëzoi gjithashtu prindërit që të shisnin pro-

nat e tij në Nju Xhersi dhe Nju Jork për të pasur sa më shumë para.

Alite dhe Santana u bënë miq të mirë, ose të paktën aq të mirë sa mund të bëhen dy persona në ato rrethana. Biseduan për të kaluarën e tyre. Santana, ashtu si Alite, kishte qenë sportist. I treguan njëri-tjetrit për familjet e tyre. Djali dhjetëvjeçar i Santanës kishte thyer këmbën duke luajtur futboll, gjë që e shqetësonte pa masë. Nevojitej medoemos një operacion për të vendosur kockën në vendin e duhur. Kishte frikë se mos i mbetej djali sakat. Shërbimet mjekësore në spitalet publike nuk ishin cilësore, i shpjegoi ai. Alite nuk qe fort i sigurt nëse miku i tij i ri po i kërkonte ndihmë apo thjesht po i shprehte shqetësimin familjar. Brenda pak ditësh, pas disa telefonatash, Alite mundësoi përmes kontakteve të tij një pagesë prej dhjetë mijë dollarësh në një spital privat, ku djaloshi u operua me sukses.

Santana i ishte aq mirënjohës sa nuk dinte si t’ia shpërblente mikut të tij. E gjeti një mënyrë. Në dy raste, gardiani i mirë, do t’i shpëtonte jetën Alites.

Në këtë kohë, Alite ishte miqësuar gjithashtu me një të burgosur që quhej Marko, i cili gjendej në të njëjtin bllok qelish me të. Marko iste anglisht. Kishte jetuar në zonën e Bostonit, ku kishte akoma familjen. Së shpejti do të lirohej, por kishte probleme me disa roja që i binin në qafë, pasi e konsideronin pre të lehtë.

- Vërtitej përqark duke lexuar Biblën, - tregon Alite për Markon. – Një ditë hyra në qelinë tonë dhe pashë që dy roja e kishin përkulur mbi krevat. Kishin ndër mend ta përdhunonin. I largova me forcë. Që nga ai moment u bëmë shokë të ngushtë.

Sapo u lirua nga burgu, Marko u vu në shërbim të Alites për sa u përket punëve të rrugës. Duke pasur pak alternativa, Alite vendosi t’i besonte. Marko sillte rregullisht paratë nga Nju Jorku dhe Tampa. Ai rekrutoi një avokat të mirë për ekstradimet. Shërbeu thuajse si ndihmës i avokatit që përfaqësonte Aliten në gjykatat braziliane. Me porosi të Alites, bleu një makinë dhe një apartament për Rozën, të dashurën braziliane të Alites.

Duke qenë se tani mund të bënte telefonata, Alite u lidh edhe me bashkëpunëtorë të vjetër të botës së krimit dhe juristë amerikanë, përfshirë avokatin e Roni Trukios, i cili po përgatitej për të mbrojtur çështjen në Tampa. Alite nuk ishte më pjesë e këtij gjykimi pasi ndodhej në Brazil. Trukio përfaqësohej nga Xhozef Korozo, djali i gangsterit Xhoxho Korozo.

Në këtë kohë, Alite po përpiqej t’i vinte në ndihmë Ronit dhe po i ofronte Korozos këshilla dhe informacione që mund t’i hynin në punë mbrojtjes kundër akuzave të ngritura. Gjatë bisedës, Alite e pyeti Korozon nëse ishte vënë në kontakt me Xhunior Gotin, i cili kishte gjithashtu të dhëna që mund ta ndihmonin Ronin.

- Nuk jemi të sigurt, - qe përgjigjur Korozo, - por mendojmë se Xhuniori po bashkëpunon me autoritetet federale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.