KAPITULLI 19

Gotti's Rules - - Xhorxh Anastasia -

Çdo gjë e ka një çmim e sidomos në një burg të Brazilit. Kontrabanda që po u shkonte si mos më mirë Alites dhe Emersonit, nuk kishte kaluar pa u vënë re nga të burgosurit e tjerë, disa prej të cilëve ishin informatorë të autoriteteve.

Këtë kontrabandë e kishte marrë vesh edhe vetë drejtori i burgut. Disa prej gardianëve u transferuan, të tjerë morën paralajmërim për pushim nga puna. Nuk ishte kontrabanda ajo që i shqetësonte drejtorin dhe zëvendësin e tij. Këta ishin të acaruar ngaqë ryshfetet e dhëna nuk shkonin në xhepat e tyre. Në fund të fundit, gjithçka lidhet me paranë. Në këtë rast çmimin do ta paguante Marselo, djaloshi që i shërbente Emersonit.

- Drejtori nuk do të guxonte kurrë t’i qepej Emersonit, sepse ky ishte pjesë e Komandës së Kuqe, - thotë Alite. – Mendoj se ai ishte akoma në mëdyshje në lidhje me mua.

Alite e kuptoi se e gjithë buja rreth lidhjeve ma oze amerikane shkonte në favor të tij. Lidhja e tij me Gotët e ndihmoi sërish të ruante pozitat e tij në botën e krimit, këtë herë në kaosin e “Ari Frankos”.

Një pasdite, dy gardianë dhe dy të besuar të drejtorit morën Marselon. E urdhëruan të zhvishej lakuriq dhe, pasi e kontrolluan, e çuan në një qeli në katet e nëndheshme të burgut. E rrahën mizorisht; në fakt e rrahën aq keq sa e bënë për spital. Alite u informua nga

Santana se Marselo ishte në gjendje të rëndë. Alite dhe Emersoni ranë dakord se duhej të kundërpërgjigjeshin. Në rrugë, reagimi i Alites do të kishte qenë i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë. Drejtori dhe të besuarit e tij do të rriheshin ose do të qëlloheshin. Dhunës i përgjigjesh vetëm me dhunë. Sy për sy e dhëmb për dhëmb, kështu e donte puna. Por në burg nuk mund të vepronte në këtë mënyrë. Alites i lindi një ide më e mirë. Fjala u përhap qeli më qeli. Askush nuk do të blinte produkte nga “tregu” i drejtorit. Ky i fundit do ta ndjente hakmarrjen ndaj Marselos në portofolin e tij. Ky ishte vendi më i mirë për ta goditur.

Ky veprim e tensionoi jashtëzakonisht situatën. Drejtori u tërbua. Vendosi që Alite, qoftë ma oz apo jo, do të ishte personi i radhës që do të ndëshkohej në qelitë e nëndheshme. Santana arriti ta lajmëronte Aliten paraprakisht. Emersoni hodhi idenë që Alite të merrte me vete një thikë, të cilën do ta mbështillte me leckë të vajosur dhe do ta fuste në prapanicë.

Bomba, trupmadh dhe muskuloz, do të ishte i dërguari i drejtorit për të shuar këtë luftë që sa vinte e përshkallëzohej. Ashtu si Marselo, Bomba do të shtrohej në spital në gjendje të rëndë për jetën, pasi Alite i nguli disa herë thikën. Pas kësaj ngjarjeje u zhvillua një hetim i brendshëm. Një orë pas incidentit, disa gardianë, besnikë të drejtorit, u shfaqën te qelia e Alites, në kërkim të thikës. Kishin ndër mend ta nxirrnin Aliten prej aty dhe ta mbyllin në izolim, ku do ta torturonin. Por një kontingjent tjetër rojash, i dërguar nga Santana, hynë gjithashtu në qeli dhe lluan të bënin pyetje me vend. Pikësëpari, përse u dërgua Alite në një qeli të kateve të nëndheshme? Kush dha urdhër për këtë veprim? Përse u lejua që në atë qeli të hynte një i burgosur tjetër? Kush e nisi sherrin? Kush e zotëronte thikën? Ku është thika? A nuk qe zhveshur dhe kontrolluar i burgosuri?

Asnjë prej gardianëve të dërguar nga drejtori nuk mund t’u përgjigjej këtyre pyetjeve. Shumë shpejt u bë e qartë se një hetim i vërtetë, që mund të përfshinte konsullatën amerikane përderisa një i

burgosur amerikan ishte një ndër protagonistët, do të krijonte probleme të shumta. Kështu, sulmi kundër Bombës, të besuarit të drejtorit, u harrua shpejt. Si ndëshkim, Alite u transferua në një bllok tjetër qelish. Por, vetëm pas tri javësh, ai u bashkua sërish me Emersonin. I dhanë para njërit prej gardianëve që merrej me listën e të burgosurve, i cili e caktoi Aliten në seksionin e mëparshëm. Në kohën që u kthye, kishte tre të huaj të tjerë në qeli: Leonardo, një argjentinas me shumë para; Kamilo, një portugez i pasur nga një familje e njohur; dhe Klausi, një tra kant ndërkombëtar droge, biond, që dukej si viking.

Klausi ishte me origjinë nga Danimarka. Alites i dukej fytyrë e parë. Të tre të huajt u bënë pjesë e rrethit të tij të ngushtë. Të gjithë kishin para për të korruptuar rojat dhe për të lehtësuar kushtet e jetesës. Tani, pothuajse çdo darkë, u vinte ushqim nga jashtë. Porositnin edhe birrë, verë dhe alkool të fortë. Tani kishin video dhe televizor. U sillnin videokaseta që të shtynin kohën. Njëherë, kur gjërat po shkonin si mos më mirë, disa gardianë futën në qelinë e tyre disa prostituta. Sigurisht që në këtë rast shërbimi i ofruar nga gardianët do të shpërblehej me tarifën e zakonshme, plus seks me vajzat.

Grupi i të burgosurve mundohej të kalonte sa më mirë në ato kushte të tmerrshme, por biseda shkonte gjithmonë tek arratisja. Korruptimi i zyrtarëve në gjykatë dhe Ministrinë e Drejtësisë ishte një mundësi që diskutohej. Klausi dhe Kamilo krijuan kontakte me jashtë dhe po zhvillonin “negociata”. Të huajt, Alite, Klausi, Kamilo dhe Leonardo, ishin të gatshëm të paguanin nga pesëqind mijë dollarë për një arratisje të autorizuar. Zyrtarë të niveleve të larta të drejtësisë do të ofronin dokumente të falsi kuara, gjë që do t’i krijonte mundësinë secilit prej tyre të dilte nga burgu. Paskëtaj, duhej të mendonin vetë se si të largoheshin nga Brazili. Problemi ishte se zyrtarët kërkonin shtatëqind e pesëdhjetë mijë dollarë për çdo të burgosur. Pra, bëhej alë për para e jo për vështirësi për t’u arratisur. Alite zuri miqësi me të tre të burgosurit e rinj, por i hahej më shumë muhabeti me Klausin. Diçka i kujtonte. Një ditë, në orarin e vizitave,

u kujtua. Klausi i kishte thënë se motra e tij dhe ortaku i saj në biznes do të vinin ta takonin. Alite i njohu menjëherë. Ajo ishte gruaja me qen, me të cilën ishte miqësuar në Barcelonë, ndërsa ai ishte personi që e kishte ndihmuar të krijonte kontakte në Senegal për pasaportat. Paskëtaj u kujtua se ku e kishte parë Klausin. Ishte kumarxhiu biond dhe shtatlartë në kazinonë spanjolle, të cilin Mujo dhe Beni, vëllai i Xhorxh shqiptarit, donin ta grabitnin.

- Nuk më besohej se të dy ne përfunduam në të njëjtin burg, - thotë Alite.

Pavarësisht nga për timet që vinin nga ryshfetet, “Ari Franko” mbetej një ferr i vërtetë. Drejtori ose zëvendësdrejtori i burgut urdhëronin “zhvatje” të herëpashershme. Gardianë me maska dhe automatikë shfaqeshin papritur në blloqet e qelive, i detyronin të burgosurit të zhvisheshin lakuriq, dhe ashtu i nxirrnin në oborr duke i shtyrë.

- Pastaj kalonin orë të tëra duke kontrolluar dhe kthyer përmbys gjithçka, - tregon Alite. – Ndërkohë që ndodhin këto bastisje, ne qëndronim në oborr, me kokat ulur, dhe prisnim. Mund të ishte piku i vapës ose mund të binte shi me gjyma. Nuk duhej të lëviznim vendit. Kushdo që ngrinte kokën, hante ndonjë shkop gome. Ndonjëherë kërkime të tilla llonin në mëngjes dhe merrnin fund në mbrëmje. Nëse kishe nevojë të shkoje në tualet, duhej ta bëje aty. Në disa raste na çonin në një sallë të madhe që i ngjante një magazine. Aty duhej të kishte mbi një mijë të burgosur. Ulnin perdet në mënyrë që të ishte terr, dhe ne qëndronim në rresht. Kalonin orë të tëra dhe shumë prej të burgosurve urinonin dhe dilnin jashtë në atë vend.

Alite tregon se avokati i tij brazilian e vizitonte herë pas here. Një herë, erdhi me një avokat nga Florida, të cilin e kishte rekrutuar familja e Alites.

- Më thanë se kishin frikë të futeshin në burg, - tregon Alite. – Më thanë gjithashtu se nuk u pëlqente ky ambient. Ua ktheva i acaruar: “Provojeni njëherë të jetoni këtu.”

Xhelozia dhe lakmia, jo dhe aq ndryshe nga ajo që Alite kishte vënë

re te Gotët, ishin gjithashtu pjesë të pandara të kësaj bote kriminale. Pas një “rebelimi” në një seksion tjetër të burgut, u qëllua dhe u vra drejtori i burgut. Alite dhe Emersoni mësuan më vonë se gjithçka qe kurdisur nga zëvendësdrejtori, i cili kishte urdhëruar edhe vrasjen e eprorit të tij. Me sa dukej donte t’i ngjiste sa më shpejt shkallët e karrierës. Një drejtor i ri, ish-ushtarak, arriti të mbijetonte në detyrën e re vetëm pak muaj. E vranë në rrugë teksa po ecte me dy truproja dhe vajzën e tij të vogël. Sërish u hap ala se zëvendësdrejtori, që tani kishte marrë në dorë drejtimin e burgut, kishte paguar vrasës profesionistë për ekzekutimin e drejtorit.

Zëvendësdrejtori, tani në krye të vendit, donte të nënshtronte pikësëpari të huajt. Gardianët shkuan në qelinë e tyre dhe kontrolluan në çdo cep. Duke qenë se nuk gjetën gjë, njëri prej tyre hodhi një qese kokainë te krevati i Kamilos dhe një gardian tjetër “zbuloi” kontrabandën. Teksa u turrën për të futur Kamilon në izolim, Alite u doli përpara dhe i ra me grusht një gardiani. E goditën me qytën e pushkës në fytyrë, duke i thyer disa nga dhëmbët e përparmë. Plasi sherri dhe gati sa nuk e mbyti me grushte një gardian, ndërsa një tjetri i mori armën. Gardianët u tërhoqën, por një kontingjent më i madh erdhi pas pak minutash.

Emersoni negocioi një “armëpushim”, duke rënë dakord se do t’u jepnin pushkën dhe në këmbim gardianët do të premtonin se askush nuk do të merrej nga qelia dhe askush nuk do të ndëshkohej. Gardianët e dërguar nga drejtori pranuan, por pasi u larguan, Emersoni i tha Alites se me siguri që ata do të ktheheshin për t’u hakmarrë.

- Nuk i besohet atij maskarai, - tha Emersoni për gardianin që kishte premtuar se askush nuk do të ndëshkohej.

Të nesërmen Alite dhe Kamilo u zhveshën dhe u dërguan në izolim. Këtë herë Alite nuk kishte thikë me vete, por Santana dhe një kontingjent tjetër rojash arritën të ndërhynin në momentin e duhur. Pas shumë debatesh u vendos paqja, por drejtori i ri e bëri të qartë: Aliten do ta shporrte nga ai burg.

Procesi i ekstradimit vazhdonte. Alite u gëzua kur avokati i tij toi

raundin e parë në gjykatën braziliane, por u habit kur e lajmëruan se po ajo gjykatë, në një mënyrë krejt të pazakontë dhe të paprecedentë, siç tha avokati, kishte vendosur të hidhte poshtë vendimin e mëparshëm dhe të rishqyrtonte çështjen teksa një akuzë tjetër ishte ngritur kundër Alites në Tampa.

Çështja në Florida ishte bërë çorap dhe nuk kishte shumë kuptim. Akuzat e supozuara për veprimtari të paligjshme kishin të bënin me grabitje dhe zhvatje në zonën e Tampës. Sipas aktakuzës, Alite dhe bashkëpunëtorët e tij kishin kërcënuar dhe përdorur dhunë për të shtënë në dorë biznese për shërbimin e parkingut në restorante, spitale dhe klube nate. Por çështja në alë përfshinte vrasje dhe tentativa për vrasje në Nju Jork, si dhe vjedhje në Nju Jork, Nju Xhersi dhe Pensilvani, të cilat, sipas akuzës, qenë kryer nga banda kriminale e organizatës Gambino, bandë e kontrolluar nga Roni Trukio dhe Alite.

Trukio dhe tre të pandehur të tjerë dolën në gjyq në tetor 2006. Alite që kundërshtonte ekstradimin, vazhdonte t’i shkruante letra konsullatës amerikane duke u ankuar për sistemin e korruptuar të burgjeve. Duhej medoemos të arratisej nëse pranohej ekstradimi për në SHBA. Kontaktonte me një shokun e vet të paktën një herë në javë, ndonjëherë edhe më shpesh. Foli edhe me avokatin e Trukios, Xhozef Korozon, teksa po afrohej dita e gjyqit të Roni Trukios. Alite i tha Korozos që gjatë mbrojtjes ai vetëm të nënkuptonte fajësinë e Alites. Por nuk e parashikoi atë që do të ndodhte. Trukio u lejua ta bënte vetë deklaratën e hapjes përpara jurisë, sepse Korozo po merrej me një çështje tjetër në Nju Jork. Trukio ia hodhi gjithë përgjegjësinë Alites, duke e fajësuar për gjobëvëniet, zhvatjet, grabitjet, vrasjet dhe sulmet. Të gjitha u kryen dhe u orkestruan nga i pandehuri që mungonte në këtë sallë, u tha Trukio anëtarëve të jurisë. - Unë ndodhem këtu gabimisht, - tha Trukio. Deklarata e hapjes ishte një mënyrë e zgjuar e Trukios, teksa foli drejtpërdrejt me jurinë, pa u ndërprerë nga pyetjet e prokurorit nëse do të dëshmonte për t’u mbrojtur. Alite e mori me mend se deklarata e

hapjes kishte qenë ide e Xhozef Korozos dhe, kuptohet, qe bërë me miratimin e Xhoxho dhe Niki Korozos në Nju Jork. Komentet e Trukios, nga këndvështrimi i Alites, ishin të barasvlershme me bashkëpunimin. Trukio po fajësonte Aliten për të gjitha krimet.

Pavarësisht se juria nuk i hëngri pallavrat e Trukios, për Aliten kjo kishte pak rëndësi.

Duke iu referuar mënyrës se si sillej Xhon Goti në raste të tilla, vendosi të kundërpërgjigjej duke përdorur medien. I telefonoi redaksisë së gazetës “Tampa Bay Times” dhe u vu në kontakt me gazetaren që raportonte procesin gjyqësor. Më 2 nëntor 2006, ajo publikoi një intervistë ekskluzive të Alites. Kohë më pas, Alite do të pranonte nga banka e dëshmitarit se e kishte gënjyer disa herë gazetaren. Ndër të tjera, ai kishte thënë: “Nuk jam ai lloj njeriu që ata po baltosin ... A kam qenë shok i Xhunior Gotit? Po. A jam ende shok i tij? Jo.”

Por kishte treguar të vërtetën kur i kishte thënë gazetares se akuza për zhvatje në lidhje me kompaninë e tij për shërbimin e parkimit “Prestixh Parking” ishte e pabazë dhe e ngritur mbi fakte të trilluara nga dy ortakët e biznesit që përpiqeshin të shtinin në dorë kompaninë e tij. Në fakt, në Gjykatën Federale të Tampës u ngrit një padi civile në lidhje me pretendimin e Alites për pronësi; në këtë padi përshkruhej se si ortakët e tij kishin komplotuar për ta nxjerrë jashtë loje, duke i grabitur pasurinë. Por Alite ishte gangster, jo personi që bënte padinë. Ndaj Alite beson se kjo gjë luajti rol negativ në çështjen civile, gjë që e mundon edhe sot e kësaj dite.

- Më grabitën kompaninë, - thotë ai, - dhe prokuroria i ndihmoi hajdutët.

I tha gjithashtu gazetares se, ndërsa mund të kishte bërtitur apo ulëritur gjatë grindjeve në lidhje me biznesin e parkimit, nuk kishte dashur kurrë të lëndonte njeri.

- Ndonjëherë i jap shumë gojës, - tha ai në artikull. – Kur më vjen të bërtas, nuk e frenoj veten. Por kjo nuk do të thotë se jam i dhunshëm.

Sigurisht që kjo ishte një gënjeshtër. Vrasjet me armë e me thikë, rrahjet me tuba hekuri dhe shkopinj bejsbolli, ishin pjesë e mënyrës se si Alite bënte biznes. Më vonë do ta pranonte këtë gjë. Gjithsesi, vazhdon të ngulë këmbë se nuk përdori dhunë kur krijoi dhe zhvilloi biznesin e shërbimit të parkingut në Florida.

Nga fundi i vitit 2006, Alite po mbushte plot dy vjet në burgjet braziliane. Teksa luftonte për mbijetesë, po e humbte besimin te Cosa Nostra. Donte të besonte në trillimin se ma a ishte një organizatë, themelet e së cilës ishin nderi dhe besnikëria. Por, kur tregohej i sinqertë me veten, e dinte se kjo nuk ishte aspak e vërtetë. Sigurisht që kjo gjë ngrinte pyetje të tjera që e trazonin. Cili do të ishte fundi i tij dhe çfarë mund të bënte më tepër për ta mbrojtur organizatën?

Në fund të nëntorit e lajmëruan papritmas se do ta transferonin nga “Ari Franko” në “Bangu”, një burg tjetër federal në periferi të Rios. Duke shfrytëzuar lidhjet e tij me disa nga gardianët, pati një mundësi të artë për t’u arratisur gjatë rrugës për në “Bangu”.

- Gardianët donin dyqind mijë dollarë, - tregon ai. - Njëri prej tyre më tha se ata ishin të gatshëm të inskenonin një pritë të rreme dhe të pretendonin se unë ia kisha mbathur. Por duhej t’u jepja paratë menjëherë.

Alite i telefonoi Markos, por ky nuk u përgjigj. Në atë kohë, Marko mbante më shumë se gjashtëqind mijë dollarë nga paratë e Alites. I dëshpëruar për fatin e keq, i erdhi në mendje një alternativë tjetër. U tha gardianëve të shkonin në zyrën e avokatit të tij dhe kështu bënë. Një nga gardianët u fut brenda për t’i shpjeguar situatën avokatit. Në atë moment ai mund t’u jepte vetëm pesëdhjetë mijë dollarë, por mund të rmoste një çek dhe pjesën tjetër të parave mund ta merrnin të nesërmen.

- Gardianët i thanë se kjo punë bëhej o tani o kurrë, - tregon Alite teksa kujton mundësinë e humbur për “të shpëtuar nga ferri”. Kur panë që paratë nuk ishin të disponueshme atë ditë, ata vazhduan rrugën drejt “Bangusë”, një institucion ndëshkimor që konsiderohej po aq i skëterrshëm, në mos më keq, sesa “Ari Franko”.

- Në “Bangu” nuk dërgoheshin kurrë të burgosurit e huaj, - thotë Alite. – Mendoj se duhet të kem qenë i huaji i parë që përjetoi atë ferr. Një ditë pasi kisha mbërritur në “Bangu”, në “Ari Franko” kishte shpërthyer një revoltë. Në këtë periudhë në rrugë po ndodhnin shumë krime dhe hakmarrje. Policia po vriste të rinj të pafajshëm në lagjet e varfra ( favelas). Nga ata tjetër, edhe policët po vriteshin rrugëve të Rios. Një gazetar që na kishte intervistuar në burg, qe vrarë pasi kishte shkruar rreth kushteve në burg. Një i burgosur tjetër amerikan, një djalë nga Uashington D.C., ishte qëlluar dhe vrarë gjatë trazirave në “Ari Franko”. Unë nuk kisha lidhje me këtë histori, por ata u përpoqën të ma hidhnin mua fajin. Kur mbërrita në “Bangu”, po më prisnin me padurim.

Alite u “mirëprit” nga vetë drejtori i burgut dhe disa gardianë, të cilët e zhveshën lakuriq dhe e rrahën barbarisht. Më pas e futën në një birucë të izoluar ku e mbajtën për disa ditë. Për fat, Santana dhe Komanda e Kuqe kishin in uencë në “Bangu” dhe brenda dyzet e tetë orësh një gardian futi brenda një celular. U bënë disa telefonata dhe u paguan ryshfete. Për habinë e drejtorit, erdhi një urdhër nga lart për ta transferuar “gringon” në “Kampo Grande”, një burg i sigurisë së ulët në Mato Groso do Sul, në skajin jugperëndimor të Brazilit, në ku me Paraguain. “Kampo Grande” ishte si Allenudi, por me klimë më të mirë. Pjesa më e madhe e të burgosurve ishin të pasur dhe kishin lidhje politike. Sigurisht që mbetej burg, por aty kishte më pak mizori dhe nuk vinte erë e keqe. Drejtori i burgut mbeti i kënaqur, pasi Alite i mbushi xhepin me para.

- Marko mbante pjesën më të madhe të pagesave, - tregon Alite për shokun e tij që vepronte nga jashtë. – Zhvendosja në “Kampo Grande” kushtoi dyzet mijë dollarë. Paguam dhjetë mijë dollarë për një qeli private në katin e tretë dhe dhjetë mijë të tjera për të hapur një vrimë në mur për instalimin e kondicionerit.

Alite pagoi gjithashtu dhjetë mijë dollarë për një “vizitë bashkëshortore” me të dashurën e tij, Rozën.

- Nuk ishte një vend i keq, por nuk kisha ndër mend të qëndroja gjatë, - tregon ai. – Kondicioneri u instalua sepse doja një vrimë në mur, po plani koja arratisjen. Kisha menduar që llimisht të shkoja në Paraguai dhe më pas në Venezuelë. Gjithçka varej nga Marko dhe paratë që mbante ai.

Por, me sa duket, Marko vendosi se miqësia nuk ishte aq e vlefshme sa paratë. Pasi e ndihmoi Aliten të vendosej në “Kampo Grande”, ai u zhduk duke marrë pjesën e mbetur të parave.

- Nuk mund t’i besoja njeriu tjetër, - thotë ai. – Nuk doja ta përzieja Rozën në këtë mesele. Marko mbeti besnik pothuajse deri në fund. Por, kur u vendos ekstradimi për në SHBA, duhet të ketë menduar se kishte marrë fund gjithçka. Mua do të më kthenin në SHBA, ndërsa ai do të mbushte xhepat me paratë e mia.

Përpara se Alite të bënte përpjekjen e parë për t’u arratisur nga “Kampo Grande”, gjykata e Brazilit miratoi kërkesën për ekstradim nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve. Më 24 dhjetor 2006, Xhon Alite i hipi avionit për në Tampa, ku do të përballej me akuza të rënda. Me po këto akuza Roni Trukion e kishin dënuar me burgim të përjetshëm.

Udhëtimi për në Tampa u bë me avion privat, që mund të ishte në shërbim të Interpolit ose Departamentit të Drejtësisë. Sapo mbërriti në Florida, e informuan se zyra e atjeshme e prokurorit ishte përgatitur të llonte gjyqin. Parashikohej burgim i përjetshëm ose dënim me vdekje.

Alite, në një prej debateve të shumta me avokatin e rekrutuar nga familja, ishte tepër i acaruar nga mënyra se si po vepronte prokuroria. I kishte thënë avokatit që të negocionte një marrëveshje me prokurorët e Nju Jorkut. Kishte vendosur të vetëdeklarohej fajtor dhe të pranonte një dënim prej njëzet e dy vjetësh. Por nuk kishte ndër mend të bashkëpunonte.

Referuar informacioneve që i kishte përcjellë avokati brazilian, Alite mendonte se mund të dënohej deri me tridhjetë vjet burg. Ky

ishte dënimi maksimal për akuzat kundër tij sipas legjislacionit brazilian. Sipas avokatit brazilian, nëse Brazili pranonte ekstradimin e tij, gjë që tani kishte ndodhur, ai mund të merrte dënimin maksimal. Për këtë arsye, mendonte se, nëse bëhej alë për njëzet e dy vjet, ia vlente të negociohej. Por tani thotë se nuk beson se avokati i tij e njihte në shkallën e duhur legjislacionin amerikan dhe nuk ishte i interesuar që ai të ekstradohej.

Gjatë javëve në vijim, ndërsa e transferonin nga një qendër paraburgimi në një tjetër, duke i rënë kryq e tërthor shtetit të Floridës, Alite arriti të kuptonte se “të gjithë donin t’ia fusnin”. Për më tepër, shpejt kuptoi situatën në të cilën gjendej, dhe vuri re se prokurorët e Tampës dhe Nju Jorkut kishin mosmarrëveshje mes tyre. Ziheshin se kush kishte të drejtat për të menaxhuar çështjen e Alites.

I dukej sikur po zhvillohej një ndeshje mes krimit të organizuar dhe organit ligjzbatues të çorganizuar. Kjo ishte një arsye më tepër, beson ai, që Xhunior Goti ia kishte hedhur paq. Çështja e tij, sipas Alites, duhej të menaxhohej nga prokurorët e Nju Jorkut, jo ata të Tampës. I thanë se prokuroria e Tampës po shkelte një marrëveshje që lejonte prokurorinë e Nju Jorkut të merrej me këtë çështje nëse Alite ekstradohej.

Përplasja mes dy juridiksioneve do të vazhdonte përgjatë dy vjetëve në vijim.

Pak kohë pasi u kthye në Amerikë, Alite lloi të njihej me dokumentet e çështjes dhe shumë shpejt kuptoi se dhjetëra bashkëpunëtorë ishin bërë dëshmitarë të prokurorisë. Vite më vonë do të hartonte një listë të atyre që kishin bashkëpunuar me autoritetet federale, duke dhënë dëshmi kundër tij. Kishte renditur pesëdhjetë e tre emra në dy faqe të shkruara me shkrim dore.

Shpesh pyeste veten se çfarë po bënte dhe si duhej të vepronte. Ndërkohë, autoritetet e Tampës përpiqeshin ta mbanin në një gjendje të çekuilibruar.

- Më shpërngulnin shpesh, - tregon Alite, - duke më bërë “terapinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.