KAPITULLI 20

Gotti's Rules - - Xhorxh Anastasia -

Gjykimi,që lloi me përzgjedhjen e jurisë më 14 shtator 2009, ishte pjesërisht një proces penal, pjesërisht një spektakël si ata të Xheri Springerit. Ishte një ngjarje që u vu në qendër të vëmendjes së medieve.

Skena ishte Gjykata Federale e Manhatanit. Dirigjent ishte gjyqtari i distriktit, Kevin Kastel. Organi i akuzës përbëhej nga Eli Honig dhe Stivën Kuok – nga distrikti i Nju Jorkut, Xhei Trezevant – nga distrikti i Tampës, dhe agjenti i FBI-së, Ted Oto, i cili përfaqësonte zyrën e Nju Jorkut dhe ishte me të drejtë hetuesi kryesor i çështjes, pavarësisht se një gjë e tillë i kishte hidhëruar homologët e tij të FBI-së në Florida.

Organi i mbrojtjes kryesohej nga Çarls Karnesi, i cili kishte si asistent Xhon Meringolon.

Pasi u zgjodh një panel anonim jurie, deklaratat e hapjes nga akuza dhe mbrojtja u bënë më 21 shtator. Pas tetë ditësh, pas deponimeve nga dëshmitarë të prokurorisë dhe nga disa bashkëpunëtorë të tjerë ish-pjesëtarë të rrjetit kriminal, i erdhi radha Alites të ulej në bankën e dëshmitarit. U shfaq në gjykatë veshur me atlete dhe uniformë burgu ngjyrë gri. Donte të dilte me veshjen karakteristike të rrugës - këmishë dhe pantallona të gjera, ndoshta një xhuboks sportiv ose pulovër – por prokurorët i thanë se nuk u pëlqente ideja e tij. Ata donin të përcillnin te juria mesazhin se Alite ishte një i burgosur që mbahej në një qendër paraburgimi dhe se nuk po favorizohej për shkak të bashkëpunimit të tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.