EPILOG

Gotti's Rules - - Rregullat E Gotit -

XhonAlite u dënua zyrtarisht nga gjyqtarja Suzan Baklju më 27 prill 2011, në Tampa. Prokurorët federalë të zyrave të Nju Jorkut dhe Floridës shkruan letra rekomandimi në të cilat vlerësohej bashkëpunimi “i jashtëzakonshëm” dhe “i konsiderueshëm” i Alites, dhe i kërkohej gjyqtares që dënimi të ishte më i ulët sesa ai që mund të vendosej sipas udhëzimeve federale gjyqësore, një dënim që mund të rezultonte edhe në burgim të përjetshëm.

Alite u vetëdeklarua fajtor për akuzat e vrasjes dhe mashtrimit, duke pranuar rolin e tij në katër vrasje, dy tentativa për vrasje, tra k droge, sulm personi, baste të paligjshme dhe zhvatje.

Gjatë seancës së dënimit, avokati i tij mbrojtës, Timoti Fitzxheraldi solli në vëmendjen e të pranishmëve se gjyqtarja kishte lexuar dy letra prekëse të dërguara nga të bijat e Xhorxh Grosos dhe Xhon Gebertit, vrasjet e të cilëve Alite i kishte pranuar. Me sa duket këto letra kishin ndikuar te gjyqtarja, u shpreh Fitzxheraldi. Por ala e tij mori një kthesë të papritur. Groso dhe Geberti kishin tentuar të parët për të vrarë Aliten, iu drejtua avokati gjyqtares Baklju. Alite nuk ishte vrarë dhe qëndronte para saj në atë sallë, sepse kishte arritur t’u shpëtonte plumbave të rivalëve që më pas i kishte eliminuar.

Të pyetur nga gjyqtarja, prokurorët kon rmuan se ky ishte thelbi i çështjes së Alites.

Ashtu si gjithçka tjetër në historinë e Xhon Alites, pesha që u jepet fakteve varet nga perspektiva e gjithkujt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.