RREGULLAT E XHON GOTIT PËR LIDERSHIPIN

Gotti's Rules - - Xhorxh Anastasia -

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

8.

9. Sa herë të jetë e nevojshme, vartësit duhet të marrin përsipër krimet për të cilat mund të akuzohen Goti ose familja e tij. Asnjë pjesëtar i bandës nuk duhet të mbajë syze dielli në praninë e bosit. Anëtarët dhe bashkëpunëtorë të tjerë të familjes kriminale nuk lejohen të flasin në media. Ndalohet dhënia e intervistave dhe dalja në televizion. Bashkëshortet dhe të dashurat duhet të demonstrojnë përulësi. Ato nuk duhet të flasin në publik dhe nuk duhet të bien në sy. Sa herë që është e mundur përdorni nofka poshtëruese për njerëzit që i keni nën vete! Në këtë mënyrë përcaktohet se kush drejton dhe kush duhet të nënshtrohet. Trafiku i drogës është i ndaluar dhe i ndëshkueshëm me vdekje. (Çdo anëtar apo bashkëpunëtor që merret me drogë, duhet t’i ndajë fitimet me bosin.) Mbaji gjithmonë vartësit në tension dhe në pritje! Në këtë mënyrë u kujton atyre se kush komandon, pa u lodhur me fjalë. Çdo anëtar apo bashkëpunëtor e ka kategorikisht të ndaluar të ketë marrëdhënie seksuale me bashkëshorten, të dashurën apo bijën e ndonjë anëtari tjetër të organizatës. Të jesh gjithmonë në dijeni për praninë e bosit në çdo mjedis publik apo social! Në çdo rreth shoqëror, ku ndodhen anëtarë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.