FALËNDERIME

Gotti's Rules - - Rregullat E Gotit -

Shkrimii këtij libri do të kishte qenë i pamundur pa bashkëpunimin dhe sinqeritetin e Xhon Alites, i cili kaloi orë të tëra duke shqyrtuar me mua të gjitha detajet. Para së gjithash i kërkova Xhonit që të tregonte të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Besoj se kështu ka vepruar, dhe për këtë e falënderoj.

Gjatë viteve të kaluara, për të provuar vërtetësinë e fakteve dhe për të pasur kuptueshmëri sa më të qartë të ngjarjeve, u jam referuar dhjetëra burimeve nga organet ligjzbatuese dhe bota e krimit. Këto burime kanë qenë jashtëzakonisht të vlefshme për shkrimin e këtij libri, por, për arsye të ndryshme, ata kanë zgjedhur të mbeten anonimë. Një prej këtyre burimeve dhe një mik i mirë pranoi që t’i citohej emri. Dejv Xhentile, një agjent i FBI-së në pension, i cili ka dhënë kontribut të madh në shkatërrimin e familjes ma oze të Filadel as, më është gjendur gjithmonë pranë. E vlerësoj ndihmën e tij të vyer. Dejv Xhentile bëri të mundur njohjen time me Xhon Aliten, dhe për këtë e falënderoj.

Mark Çaiti redaktoi këtë libër dhe bëri me zotësi gjithçka që i kërkohet një redaktori. Punoi me dorëshkrimin dhe e përmirësoi dukshëm. Tom Pitoniaku kishte punën e bezdisshme por të domosdoshme të korrektimit të kësaj historie. Bëri një punë të shkëlqyer që besoj se pasqyrohet në produktin nal.

Së fundmi, dua të falënderoj bashkëshorten time, për dashurinë dhe mbështetjen e saj. Edhe një herë, siç ka bërë dhe në projektet e mia të mëparshme, ajo u tregua e durueshme dhe e mirëkuptueshme teksa punoja me orë të zgjatura dhe udhëtoja larg shtëpisë për ditë me radhë, si pjesë e procesit të të shkruarit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.